BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

aktualitet-dossier

Gjergj Ruli: Smajlaj mposhti atletët e luksit, titulli europian falë zemrës e punës

Gjergj Ruli: Smajlaj mposhti atletët e luksit, titulli europian falë

Atletika Shqiptare njohu në fillim të këtij muaji një sukses historik, identifikuar me një rezultat spektakolar e të pazakontë të atletit shkodran Izmir Smajlaj, i cili fitoi titullin e Kampionit të Europës në kërcim së gjati në Kampionatin Evropian të Sallave të Mbyllura të mbajtur në Beograd. Ishte një triumf i vërtetë, qoftë për vendin ku u arrit rezultati, por njëherësh dhe për faktin se himni kombëtar shqiptar u këndua në një eveniment të tillë prestigjioz, duke bërë krenar sportdashësit shqiptarë anekëndbotës. I intervistuar nga gazeta “SOT”, ish-kampioni e rekordmeni kombëtar në kërcim së gjati, Gjergj Ruli, aktualisht president i Federatës Shqiptare të Atletikës, vuri në pah faktin e thjeshtë se pas këtij suksesi, të rinjtë do të “turren” drejt disiplinave sportive të atletikës dhe shenjat janë dhënë, pasi një hedhës çekiçi në SHBA, me origjinë nga Dibra e Madhe, ka kërkuar të garojë për Shqipërinë. Ruli nuk e fsheh emocionin dhe krenarinë që na dhuroi Smajlaj në Beograd, ashtu sikurse është optimist për të ardhmen e atletikës. Nuk mungojnë në këtë intervistë qëndrimet e Rulit për problematikën aktuale, kuadrin teknik, marrëdhëniet me atletikën kosovare dhe, ajo që është kryesorja, përgatitjet për Botërorin e ardhshëm.

Atletika jonë kurorëzoi me Izmir Smajlajn një arritje historike në rang ndërkombëtar, një titull europian. Natyrisht, sportisti është i kalibrit të lartë dhe pritshmëri të mëdha. Imazhi i tij u rrit me shpejtësi të madhe dhe gjatë kësaj periudhe ishte më i “klikuari”. Por, përtej rezultatit, medaljes dhe rekordit kombëtar, çfarë fitoi federata e atletikës nga Europiani i Beogradit?

Përveç anës morale, e cila buron nga rezultati dhe titulli, mendoj se atletika jonë mori vendin që i takon në sportin shqiptar, duke vënë në vend nderin e saj dhe duke u konfirmuar si “mbretëreshë e sporteve”. Nuk duhet të harrojmë se ky sukses i madh ktheu vëmendjen mbarëkombëtare nga atletika dhe ju siguroj se ky sport e meriton. Në atë garë kishte shumë sportistë cilësorë, nga Zvicra, Suedia, Ukraina, Italia etj, vende që kanë kushte ku e ku më të mira se tonat, por ja që kushtet sportive nuk qenkan “kusht” për të dalë kampion europe. Izmir Smajlaj na e dha këtë provë. Kushti qenka i fundit fare në këtë konkurrim. Më shumë duhet vullnet, punë dhe motivim. Jashtë çdo mburrjeje, ndihem krenar për këtë arritje madhore të sportistit tonë dhe atletikës tonë.

Atletika nuk bëhet me një sportist, edhe kur ai është kampion i Europës, por djaloshi na kujtoi se ky sport kërkon elementin e duhur në kohën e duhur...

Ne nuk jemi SHBA, ose një vend tjetër i madh e i zhvilluar që ka shumë sportistë, por kemi elementë që bëjnë diferencë dhe këtë e treguam. Sportisti ka shumë punë për të bërë në të ardhmen. Ai ka shkruar emrin e tij me plot krenari në radhën e sportistëve kampionë që regjistrohen në federatën europiane e botërore të atletikës. Atij i duhet të ruajë këtë ritëm edhe më tej. Babai e nëna i kanë dhuruar një trup gjigant, të cilin ai duhet ta shfrytëzojë për të kapur majat. Realisht, kemi të bëjmë me një sportist të nivelit europian dhe për ne të gjithë kjo është krenari. Sa i takon “shqetësimit” tuaj, se kemi pak sportistë elitarë, unë ju siguroj se ka plot talente shqiptare që garojnë në vende të ndryshme të botës, deri në SHBA, të cilët duan të pajisen me pasaportën shqiptare dhe të përfaqësojnë ngjyrat kuqezi në aktivitetet e atletikës. Së fundmi është një djalosh shqiptar i lindur në Amerikë, me origjinë nga Dibra e Madhe, 22 vjeç, që hedh çekiçin 67 m dhe ka shprehur interes të garojë për Shqipërinë. Dua të them se elementët e duhur po i ngjiten federatës tonë, ka dhe të tjerë që kërkojnë të garojnë për Shqipërinë.

E megjithatë, Gega dhe Smajlaj janë ata që bëjnë diferencë dhe janë shpresa e atletikës tonë. Cilat janë pritshmëritë e tyre në javët e muajt në vazhdim?

Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj janë dy sportistët tanë më të mirë dhe po përgatiten për sfidat e reja. Objektivat e tyre janë dhe objektiva madhore që ka federata e atletikës. Dihet që Europa ka dy liga, për sa i takon nivelit. Njëra do të zhvillohet në Maltë, ku ne kemi synime për medalje dhe jam i sigurt që do të marrim medalje. Përpara kemi dhe Lojërat Olimpike Islamike. Ne nuk jemi vend islamik, por kemi konfirmuar pjesëmarrjen tonë në këtë aktivitet, me shtatë sportistë. Në këtë veprimtari Izmiri do të kërkojë medaljen e artë. Sa i takon përgatitjeve, ato do të bëhen sipas planit, për të ruajtur rezultatet e deritanishme. Nuk duhet harruar se puna duhet të jetë e madhe dhe nuk duhet të kënaqemi me kaq. Ka kaq ditë që është në qendër të vëmendjes, pothuajse në “qiellin e shtatë”, por është në interesin e atletit që të shfrytëzojë kohën dhe momentin më të mirë. Nuk jam dakord që në Europian kishim vetëm Izmirin, sepse për mua vendi i pestë i Luiza Gegës është mjaft cilësor. Siç thashë kemi objektiva të mëdha në garat e ardhshme para se të shkojmë në Botëror, siç është Mitingu Ndërkombëtar në Elbasan. Për mua është diçka madhështore që po zgjohen atletët shqiptarë në botë dhe ky është një lajm shumë i mirë që i vjen atletikës tonë. Rezultati i Izmirit do të zgjojë klubet të punojnë më shumë me talentet e tyre dhe sportistët të rivalizojnë më tej. Në Beograd ne sfiduam atletët e luksit dhe me zemër e vullnet ia dolëm të ishim kampionë.

Ka ende trajnerë të mirë si Vildan Tufi që kanë sportistë të këtij niveli. Megjithatë, në tërësi, ky është një problem i sportit tonë. Si paraqitet niveli i trajningut?

Para se të flas për këtë çështje, dua t’ju kujtoj se kemi në duart e trajnerëve dhe përgatitësve fizikë katër libra shkencorë, të shtrenjtë, të përkthyer sigurisht, që u shërbejnë sportistëve e trajnerëve në shumë disiplina sportive. Është fatkeqësi që shumë trajnerë të atletikës i ngjiten futbollit për shkak të pagesave më të mira që japin klubet e futbollit. Por kjo nuk përbën alarm, sepse ne çdo vit organizojmë kurse trajnerësh dhe japim licensat përkatëse të kategorisë A.

Problemi i sportistëve në Shqipëri është se vlerësohen pak nga ana financiare, pra u mungon motivimi. Smajlaj doli kampion Europe, por ç’fitoi?! Çfarë keni menduar për ta zgjidhur këtë problem?

Sportistët janë të punësuar në klube, por u siguroj se federata do të bëjë kosto shtesë që t’u plotësojë kushtet. KOKSH na ka dhënë garanci nëpërmjet një marrëveshje që ne kemi me presidentin Bezhani. Duke qenë se atletët i plotësojnë kushtet, atyre u takon bursa olimpike dhe në bashkëpunim me KOKSH kemi vendosur që Smajlaj dhe Gega ta përfitojnë bursën olimpike. Marrëveshja është për përfitim burse në tre vjet, por ne si federatë kemi kërkuar që shuma në fjalë që merr sportisti për tre vjet të shtrihet në katër vjet, në mënyrë që ai të jetë aktiv gjithë kohës dhe i pashqetësuar në këtë çështje.

Këto pritjet e zyrtarëve dhe mburrja me sportistët është bërë diçka qesharake, por në aeroport sportisti kampion europe nuk pati pritjen e duhur...

Më lejoni t’ju informoj se më ka telefonuar kryeministri i vendit dhe shumë zyrtarë të lartë, të cilët më kanë uruar për suksesin e Smajlajt, por njëherësh edhe më kanë premtuar përmirësim kushtesh. Më ka premtuar edhe kryebashkiaku Erjon Veliaj dhe unë jam optimist.

Gangrenë e atletikës (dhe jo vetëm) është mungesa e infrastrukturës, veçanërisht në kryeqytet. Ju si federatë kishit një projekt për pistën pas “Sheraton”-it. Çfarë po bëhet në këtë drejtim?

Më kanë dhënë garanci zyrtarët e FSHF-së, por edhe Bashkia e Tiranës, për të bërë një fushë futbolli dhe një pistë atletike. Po nxjerrim kuotat, sepse nuk duam të dëmtojmë mjedisin dhe nuk do të pritet asnjë pemë. Stadiumi i ri do fushë ekstra dhe ku ka fushë ka dhe pistë atletike. Por, me terrenet jemi të kënaqur, pasi kemi atë të Elbasanit, do të ndërtohet ajo e Shkodrës me 8 korsi brenda datës 31 maj dhe për këtë është nisur të vijë tartani. Po punohet edhe në Durrës (pistë sintetike) dhe në Korçë (qendër olimpike). Mos harrojmë se në bazë të një marrëveshje që ka federata, palestrat private kudo qofshin mund të shfrytëzohen nga sportistët tanë.

Cilat janë marrëdhëniet tuaja me federatën kosovare të atletikës. Pse nuk janë shfrytëzuar elementët në Kosovë?

Marrëdhëniet tona (jo vetëm institucionale) janë të shkëlqyera, ju siguroj për këtë. Kjo sepse 90% e atletëve të tyre bashkëgarojnë me sportistët tanë në aktivitetet tona. Por më duhet ta them se niveli i atletikës kosovare është më i dobët se ai i Shqipërisë.

Si qëndron atletika jonë në rang ballkanik?

Shqipëria mban vendin e dhjetë në Europë, por ju e dini që në Ballkan dhe në kampionatet ballkanike ka shumë rivalitet e pjesëmarrës. Këtu janë sportistët më të fortë të Europës.

Çfarë fituat ju si atletikë nga Parku Olimpik i Tiranës?

Mendoj se ne mund të jemi më të kënaqur se të tjerët, sepse përfituam dy zyra, si dhe një ambient tjetër që na duhej për të sistemuar bazën materiale. Unë e di që ju interesoheni për terrenin, prandaj më duhet të sqaroj se do të ketë një pistë atletike e parametrave olimpike, për të cilën po punohet hap pas hapi. Infrastruktura për atletikën po përmirësohet në drejtimin e duhur, prandaj jam optimist.

Sa sportistë të regjistruar keni ju si federatë dhe nëse afrohen të rinj të tjerë, si do t’i motivoni?

Kemi 1680 sportistë të licensuar të shpërndarë në 26 klube. Sa i takon shpërndarjes këtë çështje e kemi zgjidhur në bashkëpunim me klubet. Federata i ka kapacitetet e plota për të orientuar si duhet çdo element që ushtrohet në disiplinat atletike. Nuk mund të bëhet kjo në moshën 9 ose 10 vjeç, por në një moshë të mëpasme gjithçka është e qartë.

Gjithë orientimi shkon tek Botërori i ardhshëm. A mund të besojmë tek medalja?

Ne synojmë maksimumin tonë në Botëror. Nuk e di sa do t’ia arrijmë, por e di që të gjithë do të përqendrohemi maksimalisht për të bërë më të mirën. Për momentin kemi dy sportistë të nivelit të lartë, por besoj se do të na vijë edhe djaloshi i hedhjes së çekiçit, për të cilin kam shpresa të mëdha.

Së fundi, çfarë do t’u themi ikonave të atletikës pas këtij suksesi të Smajlajt?

Në fakt, në këtë intervistë unë desha të përshëndes brezat e tërë që kanë kontribut në atletikën shqiptare dhe atletët e shquar të vendit tonë, të tillë si A.Toska, K.Mulla, N.Dionisi, K,Gjini, P.Evro, K.Shala e shumë e shumë të tjerë, të më falin që nuk po i përmend të gjithë, të cilët kanë kontribut të madh dhe ne përulemi para tyre. Këta sportistë të talentuar thjesht po ecin në gjurmët e tyre dhe po bëjnë krenare atletikën tonë.

Intervistoi: Adriatik BALLA

 

      

Më të lexuarat