BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

aktualitet-dossier

Hasan Gurabardhi: Volejbolli i femrave po kalon ngërç, prej 30 vjetësh Ligji i Sportit qëndron nul

Hasan Gurabardhi: Volejbolli i femrave po kalon ngërç, prej 30

Volejbolli në Shqipëri ka ulje-ngritjet e tij. Në përgjithësi kemi qenë më mirë me vajzat sesa me djemtë, por këto kohët e fundit po ndodh e kundërta, ndërsa infrastruktura e munguar, financat e pamjaftueshme dhe njëherësh një ligj sporti i mbetur nul prej gati tri dekadash po bëhen pengesë për zhvillimin kualitativ të këtij sporti në Shqipëri. Në planin e trajningut, një nga teknikët më të suksesshëm të viteve të fundit është Hasan Gurabardhi, ish-sportist e trajner, por që në fund të edicionit të kaluar hoqi dorë, për t’iu përkushtuar një pune tjetër. Gurabardhi nuk e fsheh skepticizmin e tij për disa zhvillime në kampionat, por në të njëjtën kohë ndihet i lumtur me atë që ka arritur, pasi në karrierën e tij ka fituar 22 kupa, diçka e pazakontë për një trajner volejbolli. Në intervistën e dhënë për “SOT”, Gurabardhi bën një bilanc të shkurtër të arritjeve të tij si teknik, por edhe vë gishtin në “plagë”, duke thënë se volejbollit sot, krahas shumë problemeve, i mungon edhe vetë dëshira e të rinjve, një fenomen shqetësues.

Kishit lajmëruar një tërheqje nga volejbolli. Mos ndoshta jeni bërë pishman e do t’ju shohim së shpejti në krye të ndonjë skuadre?

Unë jam tërhequr në mënyrë përfundimtare nga sporti, të paktën si trajner, pasi nuk mund të them i shkëputur përfundimisht pasi unë do të vijoj ta ndjek sportin në tërësi. Në fakt, kisha dhënë dorëheqjen që më parë, por e shtyva një vit, me kërkesën e presidentit të skuadrës së Barleti Volejit. Siç e dini dhe ju, tek Barleti bëra shtatë vjet dhe jam i kënaqur për emocionet dhe arritjet që pata tek kjo skuadër. Jam i kënaqur me të gjithë, veçmas presidentin Gafurr Durda.

Pse u tërhoqët?

Në dy vitet e fundit patëm ca probleme, sepse lojtaret kërkonin gjithnjë e më shumë, ndërsa gjendja nuk përputhej me kërkesat e tyre. Duke qenë se kërkesat ishin të larta, shumë lojtare cilësore na braktisnin. Këtë situatë e kuptova që para dy vitesh dhe unë tentova të tërhiqem që më 2017, por me kërkesë të presidentit e shtyva një vit. Dy vitet e fundit fitoi Partizani, një skuadër që as llogaritej të ishte pretendente. Por Partizani bëri diferencë me lojtaret e huaja dhe ky është fakt. Megjithatë, duhet pranuar se vjen një moment që tërhiqesh. Ndoshta ndikoi dhe lodhja, por mos harrojmë se ne trajnerët e volejbollit i kemi bërë të gjitha, nga trajningu, punëtori i parketit, magazinieri etj, thuajse të gjitha. Sa i takon karrierës time, jam i kënaqur, kam kapur majat e volejbollit si sportist e si trajner. Fitova 22 kupa si trajner, nga të cilat 4 kampionate, 4 kupa republike, 4 kupa të federatës, superkupa e trofe të tjerë të shumtë. Madje kam fituar dhe një trofe ballkanik, pra në aspektin personal pata një karrierë të spikatur e të suksesshme dhe për këtë ndihem i lumtur. Volejbolli më ka dhënë një sadisfaksion të veçantë dhe ndihem me fat, pasi kam arritur shumë, por nuk duhet harruar se unë i përkushtova këtij sporti jetën time. Jam i kënaqur me veten time, me sukseset e skuadrave ku kam drejtuar, me njerëzit me të cilët kam punuar, me median që na ka mbështetur në misionin tonë, me të gjithë.

Ndoshta ka diçka përtej të gjitha këtyre. Si çdo fushë e jetës edhe sporti nuk i largohet dot problematikës që po kalon shoqëria jonë. Teknikisht, si paraqitet gjendja e talentit në volejboll?

Nëse flasim në aspektin teknik, konstatoj se tek volejbolli i femrave në këtë moment ka një ngërç. Më parë në këtë sport me femrat ishin më mirë se me djemtë, por kohët e fundit po ndodh e kundërta, pasi tek djemtë po spikasin disa talente, ndërsa tek vajzat ka një tkurrje. Për momentin mund të përmend vetëm një emër që besoj se mund të çajë shumë përpara, është Joana Kushi, mendoj se mund të bëhet super lojtare. Ndërsa vajzat e tjera cilësore i përkasin brezit “të vjetër”, janë 33 vjeç. Nuk mungon dëshira e trajnerëve, por në volejbollin e vajzave po shfaqet një mungesë dëshire nga vetë lojtaret dhe kjo nuk është shenjë e mirë. Kam pasur një bisedë për këtë edhe me trajnerin Tartari, të cilit i thashë se nuk ka më prurje lojtaresh cilësore, se mungonte dëshira e volejbollisteve. Ky është realiteti, por duhet ta pranojmë. Imagjinoni, tek Barleti vinin vajza nga rrethet dhe sapo vinin kërkonin para, ndërsa sporti kërkon më së pari dëshirë dhe vullnet, punë dhe pasion, e në fund profesionalizëm për të pasur rezultate. Këtë mungesë dëshire, apo këtë frymë negative të them të drejtën nuk e kuptoj dot.

Të kesh sport cilësor nuk varet vetëm nga sportistët e trajnerët. Kërkohet bashkëveprim institucionesh, si dikasteret qeveritare përgjegjëse për sportin, klubet dhe federata, që hartojnë politikat sportive dhe listojnë përparësitë. Kjo gjë mungon në sportin tonë dhe ky është fakt evident, apo jo?

Institucionet kanë përgjegjësitë e tyre, por unë nuk dua të bëj me faj federatën, e cila ka punuar mirë, por federata nuk ka çfarë bën më shumë pasi mbi 90% e klubeve janë shtetërore dhe varen nga bashkitë. Shumë ekipe private kanë dështuar dhe kjo ka ndodhur edhe me basketbollin. Duhet ta shohim dhe analizojmë realitetin siç është në të vërtetë.

Është dhe Ligji i Sportit, specifikisht pjesa e sponsorizimit, që sjell mjaft paqartësi. Sa ka ndikuar në volejboll?

Përbën ndoshta një nga problemet themelore. Kemi 30 vjet që presim një ligj sponsorizimi, i cili preje kaq kohësh qëndron nul. Në shtator pritet të miratohet në parlament dhe shpresojmë që të fusë sportin në udhën e duhur. Po jam një shembull që vlen shumë për të kuptuar se në çfarë vështirësie serioze është sporti në aspektin e financimit. Siç e dini dhe ju, unë kam pasur një karrierë të gjatë në sport, si sportist dhe si trajner. Këtu e 20 vjet më parë, madje që nga viti 1994, për skuadrën kampione jepeshin 3 milionë lekë, ndërsa për fituesin e kupës 2 milionë lekë. Kurse sot, për skuadrën që i fiton brenda sezonit të dy trofetë, pra si kampionatin dhe kupën, jepen vetëm 2.6 milionë lekë, pra vetëm gjysmën. Në një kohë që në varësi të viteve dhe zhvillimit duhej të ishte të paktën 30 milionë lekë. 25 vjet më parë merrnin dyfishin, kurse tani llogaritë s’i dalin askujt. Është dhe ky fenomen një peng për mua. Po tërhiqem nga trajningu, por këtë s’e ndryshoj dot. Mungesë financash dhe mungesë dëshire, dy probleme serioze të volejbollit shqiptar. Informohem se trajneri Seki, që drejton përfaqësuesen, është shprehur tekstualisht “e tmerrshme”, duke iu referuar mungesës së dëshirës në procesin stërvitor. Ne kishim një lojtare amerikane dhe habitej me këtë mungesë dëshire të vajzave. Vetë trajneri Seki thotë se vajzat i vijnë në stërvitje të ngrysura dhe aspak entuziaste. Pra, vijnë në stërvitje pa dëshirë. Për të mos shkuar më tej, kur njëra nga vajzat i ka thënë se këtë model stërvitor e njeh sepse e ka parë në internet. Sa keq! Çfarë mentaliteti është ky?

Ndoshta ndikon gjendja e rënduar financiare, është shumë e besueshme...

Unë si trajner kam shpenzuar për të përmbushur nevojat e lojtareve. Kam dhënë nga financat e mia, kam dhënë para nga xhepi dhe më besoni, kam dhënë më shumë sesa kam marrë. Po, e kam bërë, pasi këtë sport e kisha pasion. Kam fituar shumë si lojtar dhe si trajner. Dy tituj i fitova me Tiranën, një me Minatorin e Rrëshenit, e katër me Barleti Volej. Ndihem i lumtur me arritjet e mia, sigurisht, nuk jam i pishmanit për asgjë. Kam shpenzuar por ndihem i plotësuar. Do të dëshiroja që këtë pasion dhe dëshirë ta kishin të gjithë djemtë dhe vajzat që ushtrojnë volejbollin.

Është folur shpesh vitet e fundit për lojtaret e huaja në volejbollin tonë. Numri është objekt diskutimi por, në syrin e specialistit, fiton apo humb volejbolli vendas?

Lojtaret e huaja nuk e dëmtojnë volejbollin në kampionatin tonë. Madje këtë sezon numri pritet të shkojnë nga 2 në 3, pasi ato kanë sjellë cilësi. Kuptohet, në këtë rast merr vlerë shprehja “çdo e mirë e ka një të keqe”, pra ka dhe mangësitë e veta, pasi lojtaret e huaja që afrohen kanë cilësi dhe paguhen më mirë. Por kjo mund të ketë anën e vet pozitive pasi rrit rivalitetin. Kemi ende volejbolliste të mira, nuk mungon talenti i volejbollit në Shqipëri, por ka një rënie të dëshirës. Mos harrojmë, dy lojtare cilësore i kemi zbuluar në Gramsh, Enkelejda Brahon dhe Erblira Bicin. Siç e dini, Bici ka kapur majat e volejbollit dhe fitoi Champions League, pra është kampione e Europës. Që të shkosh në këto nivele duhet pasion, guxim, dëshirë e madhe dhe punë e madhe. Nuk them që Joana Kushi është në këtë moment në këtë nivel, por me punë ajo do të jetë në rrugën e duhur të suksesit dhe unë besoj se do ta kapë atë nivel (europian).

Flitet shpesh për infrastrukturën e dobët sportive. Sidomos volejbolli ka nevojë për më shumë dhe ju e keni vuajtur këtë pjesë, duke u endur sa në një shkollë tek një tjetër, sa në një palestër në një tjetër. Sa ka ndikuar kjo në cilësinë e garës së volejbollit?

Është një shqetësim serioz, sepse ne paguajmë për t’u stërvitur. Ju siguroj që Kosova është shumë më lart se ne. Është fakt zyrtar që është thënë nga një deputet i lidhur me sportin që shteti ynë jep fond për federatat sportive 700 mijë euro në total, ndërsa Kosova 7 milionë euro, pra 10 herë më shumë, Mali i Zi jep 11 milionë euro. Në një kohë që futbolli s’merr asgjë nga shteti, pasi vetmenaxhohet prej vitit 2002, duhej që federatat sportive të financoheshin më shumë, por nuk ka ndodhur. Këtu ndodh që sportisti del kampion i Europës e nuk merr në kohë shpërblimin që ia jep ligji, siç ndodhi me Briken Caljen e peshëngritjes. Nëse ne nuk vemi dorë në këto probleme, Kosova do të na parakalojë në çdo aspekt dhe shenjat i kanë dhënë, pasi në shumë disiplina sportive është më lart se ne. Sepse atje kanë infrastrukturë më të mirë, ka sponsorizim më të madh dhe, ajo që është kryesorja, ka më shumë vullnet nga shteti për të investuar në sport. Ju e patë skandalin e basketbollit, pak ditë më parë, një turp i vërtetë.

Ishte rast i paprecedentë, iu mbyll dera ekipit përfaqësues...

Ju siguroj që skandali do të vazhdojë. Pse? Sepse kanë vënë fatura të pajustifikuara, kërkojnë 1 milion lekë për një ndeshje, urdhër i bashkisë. Një vit më parë ne paguanim 100 mijë lekë në “Feti Borova”, kurse tani e dhjetëfishuan. Çfarë bëhet kështu? Ku është parë kjo gjë?

Me ato që thatë dukeni skeptik për të ardhmen. Pse nuk shihni “dritë në fund të tunelit”?

Personalisht kam nevojë të shijoj pak kohën e lirë. Shumë trajnerë, madje teknikë të njohur si Alegri etj, thonë që tërhiqen përkohësisht për të gjetur pak qetësi. Edhe unë dua të shijoj këtë moment, jo për t’i ikur sportit, por për ta shijuar atë nga një dimension dhe pozitë tjetër. Dua të shkoj të ndjek Erblira Bicin në ndeshjet e saj në Itali dhe Europë. Nuk jam skeptik, përkundrazi, kam shpresë se gjërat do të përmirësohen. Uroj të bëhet më e mira që edhe ne shqiptarëve të na vijë era sport.

Intervistoi: Adriatik BALLA

Më të lexuarat