BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

aktualitet-dossier

Hektor Shaqiri: Federata të largojë injorantët nga shtanga, t’u rrijë larg atyre që janë kapur me doping

Hektor Shaqiri: Federata të largojë injorantët nga shtanga,

Peshëngritja është sport elitar në Shqipëri. Prej më shumë se gjysmëshekulli ajo vijon të prodhojë kualitete, rekorde dhe rezultate të larta që na kanë nderuar në aktivitetet ndërkombëtare. Në këtë ecuri të mirë të këtij sporti në Shqipëri, përveç sportistëve që janë në ballë të vlerësimit, një kontribut të çmuar kanë edhe teknikët, të cilët me pasion e disiplinë ia kanë dalë të korrin suksese. Një ndër ta, Hektor Shaqiri, bëri 45 vjet trajner i peshëngritjes, pothuajse një jetë të tërë në pedanat e shtangës. Nga duart e tij kanë dalë shumë sportistë, madje breza sportistësh, ndërsa vetë trajneri ka shkelur në pesë kontinente duke përfaqësuar Shqipërinë në kampionatet, kupat dhe turnetë ndërkombëtarë të peshëngritjes. Padyshim, ai është trajneri që ka qenë më afër një medaljeje olimpike në shtangë deri më sot, me Ilir Sulin,vetëm një provë larg në Sidnei-2000, gjë që është dhe pengu i tij i madh. Gjithsesi, “Tolja”, siç e njeh komuniteti i shtangës, vijon të japë ende kontributin e tij, duke stërvitur sportistë të rinj dhe duke dhënë këshilla të vlefshme për zyrtarët e federatës së shtangës. Ai është kritik në shumë aspekte, nuk i pëlqen që kuadri teknik është dobësuar, ndërsa apelon tek presidenti i federatës Elez Gjoza të largojë injorantët nga ky sport dhe t’u rrijë larg atyre që janë kapur nga tre herë me doping.

 

Ju keni një karrierë të gjatë në peshëngritje. Si e keni nisur dhe ku keni trajnuar për herë të parë?

Unë e kam nisur karrierën e trajnerit në tetor të vitit 1972. Sportistët e parë që kam pasur në grup kanë qenë Mirjan Hakani, Bashkim Groblleshi e Vasil Blici (Greku). Në atë kohë unë isha trajner i të rinjve të klubit të Tiranës. Kryetrajner ka qenë një emër i njohur i sportit në atë kohë, Telat Agolli. Ka qenë një kohë e fortë në peshëngritje, sepse në atë periudhë kemi pasur sportistë si Ymer Pampuri, Bujar Bodinaku etj, të cilët ishin shtangistë që vinin nga cirku. Në fakt, cirku ka nxjerrë shumë shtangistë, sepse ishin të përgatitur.

Sa kohë keni qenë trajner i të rinjve?

Trajner me të rinjtë kam punuar nga viti 1972 deri në vitin 1985, kur u bëra trajner i parë i ekipit të shtangës së Tiranës. Ishte një periudhë kur kishte dhe masivitet, sepse e kërkonte rregullorja. Duhej minimalisht të kishte 16 sportistë në skuadër, ndërsa Tirana që drejtoja unë kishte mbi 20 sportistë.

Ajo periudhë kishte thelbësore përfshirjen e masës në sport, kishte shumë rini, por...

Natyrisht, jo vetëm unë, por shumica e kishin trajnimin e shtangistëve punë të dytë. Unë punoja në uzinën e tankeve, por bëja trajnerin tek Tirana. E tillë ishte koha...

Sa kohë qëndruat në krye të Tiranës?

Si trajner i parë tek Tirana kam qëndruar nga viti 1985 deri më 1988, pra isha kryetrajner. Ishin vite mjaft aktive në aspektin sportiv. Më pas erdhi kalimi tek Partizani.

Pse ky ndryshim?

Ashtu erdhën rrethanat. Unë u bëra pjesë e Partizanit nga viti 1988 deri në vitin 2002, plot 14 vjet. Ishte një periudhë që Tirana nuk funksionoi, por kur klubi i Tiranës u rihap, unë u ktheva tek Tirana dhe kam qëndruar nga viti 2004 e deri sa e mbylla. Ky sport më ka dhënë kënaqësi të veçantë, këtu kam kaluar pjesën më të madhe të jetës time. Mes vështirësish, por edhe suksesesh.

Keni kaluar shumë sportistë nëpër duar, kë do të veçonit?

Janë mbi 100 sportistë që kam kaluar nëpër duar. Por këtu është momenti të përmendim elitarët, ata që u bënë pjesë e ekipit kombëtar dhe që shkuan lart me rezultatet e tyre. Unë kam punuar me Pirro Dhimën, Artur Duron, tre pjesëtarët e familjes Suli që janë Ilir, Erjoni dhe Artani. Ky është brezi që ka pasur një cilësi të lartë dhe kemi arritur suksese të rëndësishme, pra brezi i viteve 90-të, pa lënë mënjanë shtangistët e parë që përmendëm më sipër Hakanin, Grroblleshin dhe Blicin që i përkisnin brezit të viteve 70-80-të. I rëndësishëm për karrierën time si trajner ishin dhe sportistët e brezit të viteve 2000 e në vazhdim (Eljon Ago, Florian Fidani, Ferdinand Rushiti etj). Një brez tjetër është ai i pas vitit 2005, ku spikasin Endri Haxhihyseni, Endri Karina, Daniel Godelli, si dhe sportistet nge ekipi i femrave si Romela Begaj, Shqiponja Braha, Sheriana Ruci dhe Enxhi Toska.

Sa kohë keni drejtuar si trajner në ekipin kombëtar?

Prania në ekipin kombëtar është për një trajner vlerësim, përgjegjësi, privilegj por edhe përkushtim dhe seriozitet. Kam qenë trajner i ekipit kombëtar që nga viti 1986 deri në prill të vitit 2017, pra mbi 30 vjet. Në aktivitetet ndërkombëtare unë jam trajneri që ka shijuar më shumë medalje dhe vlerësime, si në Europianë dhe në Botërorë, ku kemi kulmuar me Sulin dhe Begajn, por fatkeqësisht pa e arritur medaljen olimpike, që është një peng i madh imi në këtë karrierë të gjatë si trajner.

Tani që bëni një bilanc të karrierës tuaj, si ndiheni?

Unë jam një njeri i lumtur, sepse nëpërmjet këtij sporti unë kam rregulluar edhe anën financiare, por mbi të gjitha më kanë shijuar sukseset dhe arritjet brenda e jashtë vendit. Arritjet mbeten dhe unë jam trajneri që është ngjitur më shumë në podiume, si fitues medaljesh. Kjo më lumturon, sigurisht, dhe më bën krenar për karrierën time si trajner i peshëngritjes.

Ju tani jeni në pension, por vijoni të rrini afër shtangës. Kë po stërvitni aktualisht?

Unë jam ende trajner tek Tirana, me honorare sigurisht. Stërvis një grup fëmijësh të vegjël, por kemi probleme, sepse s’kemi palestër, nuk kemi kushte. Ushtrojmë stërvitjen në një shkollë, por kjo nuk mjafton.

Ju keni fituar shumë medalje, por keni marrë dhe mjaft vlerësime tituj e vlerësime nga shteti. Kë do të veçonit?

Më kanë dekoruar tre presidentë të Republikës, filluar nga Ramiz Alia që më ka akorduar “Naim Frashëri”, Sali Berisha që më ka dhënë “Naim Frashëri i Argjendtë” dhe presidenti Alfred Moisiu që më dha “Naim Frashëri i Artë”.

Nga kjo karrierë e gjatë dhe e vlerësuar, a keni ndonjë peng që nuk e keni arritur?

E prekëm dhe pak më lart çështjen e medaljes në Olimpiadë, e cila i mungon vitrinës së arritjeve të mia. Unë isha pranë një medaljeje në Lojërat Olimpike të Sidneit në Australi në vitin 2000, me sportistin Ilir Suli. Nuk e di, madje dhe tani e kam të vështirë ta besoj se si ne nuk u futëm në zonën e medaljeve në atë garë. Ishim shumë afër, e nisëm mbarë me 162 kg dhe na duhej një provë me 167 kg në shkëputje që të siguronim një pozicion në treshen e parë. Fatkeqësisht, në Lojërat Olimpike nuk njihen medaljet në tek stil, por vetëm në dygarësh dhe kjo ne na penalizoi shumë. Afër medaljes kam qenë dhe me Romela Begajn në Pekin 2008, ku zumë vendin e gjashtë, por përfunduam në vend të katërt sepse dy konkurrente në garë dolën me doping. Ishte kënaqësi për mua sepse Begaj i realizoi të gjitha provat. Por, e shpreh dhe një herë, se emocionet më të mëdha të karrierës time si trajner janë provuar në garën e Sidneit me Ilir Sulin. Ishim kaq afër medaljes, kishim shkuar me bujë sepse e dinim se ishim për medalje, i ishin premtuar 500 mijë dollarë sportistët Suli, por ndoshta kjo e penalizoi atë. E kapën emocionet dhe gjatë garës një ngërç, një kontraktim, nuk e lejoi të ngrinte peshën e dëshiruar, një peshë që ishte fare normale për të gjatë gjithë programit stërvitor. Ne ishim përgatitur në Korçë tre muaj, kishim marrë shumë mbështetje, madje patëm edhe mbështetjen e Edi Ramës, që po atë vit u bë kryetar bashkie.

Shtanga jonë ka konkurruar denjësisht në rang ndërkombëtar. Të forta kanë qenë garat ballkanike. Si qëndronte ekipi ynë në raport me fqinjët?

Kampionatet Ballkanike ishin aktivitetet që ne vlerësonim më shumë në të shkuarën dhe kjo garë është bërë deri në vitin 1991, nuk e di pse nuk zhvillohet tani. Në vitin 1989 ne dolëm kampionë Ballkani si ekip, ndërsa Luan Shabani doli sportisti më i mirë i aktivitetit. Ky kampionat u zhvillua në Jugosllavinë e asaj kohe. Bullgarët ishin superfuqi e shtangës së atyre viteve dhe bënin “ligjin” në kampionatet ballkanike. Fitorja jonë ekipore i tërboi fare dhe ata nisën të bënin zhurmë kur u këndua himni jonë, por ndërhyri policia dhe i përzuri. Sa u takon jugosllavëve, janë treguar korrekt me ne. Nuk duhet harruar se më 1987 ne i pritëm mirë ata dhe jugosllavët nuk na e harruan këtë, prandaj edhe na pritën mirë në vitin 1989.

Si mund të shpjegohet ai masivitet i viteve para 1990-s, ndërsa sot me kaq probleme? Si ishin kushtet në atë periudhë?

Deri në vitin 1990 kushtet kanë qenë më të mira. Çdo klub kishte palestrën e tij dhe kjo krijonte rivalitet mes klubesh. Por unë dua të veçoj këtu dhe një detaj tjetër që e bënte interesant procesin e trajtimit të sportistit. Ishin mensat, të cilat shërbenin për të mbajtur nën kontroll procesin e ushqyerjes së sportistit. Sot duket e çuditshme kjo gjë, diçka e papranueshme, por unë mendoj se mensat janë të domosdoshme për një klub. Sot i japin sportistit 250 mijë lekë të vjetra trajtim ushqimor, por sportisti ato nuk i merr trajtim, por i çon në shtëpi, ia çojnë familjes, duke mos marrë trajtim ushqimor të mirëfilltë. Në atë periudhë Tirana, kryeqyteti, kishte katër palestra peshëngritjeje, sot ka vetëm 1 dhe ajo është për ekipin kombëtar. Pra infrastruktura sot është më e dobët, ndërsa pa mensa trajtimi ushqimor është edhe më i dobët.

Një problem tjetër është baza materiale...

Po ku bëhet fjalë për bazë materiale në një vend ku s’ka palestër? Atje ku palestra mungon, s’ka më vend të flasësh për bazën materiale. Kjo është situatë e rëndë për shtangën.

Tani në peshëngritje ka plot njerëz me petkun e trajnerit. Hajde merre vesh kush është trajneri i mirëfilltë. Si duket kuadri teknik në peshëngritje?

Peshëngritja është sport elitar dhe duhet ta ruajë këtë staturë për të mirën e saj dhe të brezave më të rinj që do ta ushtrojnë këtë sport. Prandaj i bëj thirrje presidentit të federatës që të largojë injorantët nga peshëngritja dhe të ruajë figurën e shtangës si sport cilësor dhe i pastër. Ai duhet t’u rrijë larg atyre që janë kapur nga tre herë me doping. Unë s’i vë faj personalisht presidentit për dopingun, por atyre që kanë qenë në kupolën drejtuese të federatës. Janë paguar 100 mijë euro gjobë që nuk duhet përsëritur më kurrë. Kuadri teknik është i dobët, ka trajnerë që s’njohin teknikën, nuk kanë as shkollën e duhur dhe as eksperiencën për ta bërë këtë profesion. Një pjesë nuk kanë qenë as sportistë. A duhen kurse? Janë bërë por nuk u kushtohet rëndësi, sepse duhet kërkuar llogari të tipit “si u bë, sa u realizua, kush e drejton kursin?”. Një teknik që nuk di të mësojë si bëhet starti, të gjithë procedurat e tjera i bën gabim. Prandaj jam paksa skeptik në këtë çështje.

Si e sheh organizimin e shtangës shqiptare?

Kryesia dhe këshilli i trajnerëve nuk funksionojnë fare. Ka sportistë që janë edhe trajnerë dhe në kryesi. Kjo është shkelje e statutit, sepse ka konflikt interesi. Duhet parë urgjentisht ky element organizimi, se shkelen rregulloret. Është dhe diçka tjetër: Të marrë fund marrëzia që shkojmë në garë pa mjek. Kjo është e pafalshme.

Intervistoi: Adriatik BALLA

Më të lexuarat