BREAKING NEWS

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me
x
BREAKING NEWS

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën,
x
BREAKING NEWS

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për
x
BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x

aktualitet-dossier

Iljaz Çeço: Fino e Duka të ulin retorikën e akuzave, zgjedhjet fitohen me platforma

Iljaz Çeço: Fino e Duka të ulin retorikën e akuzave,

Futbolli shqiptar ka ulje-ngritjet e tij që reflektohen në rezultatet dhe nivelin e garës në Kategorinë Superiore, por njëherësh edhe me ecurinë e skuadrës përfaqësuese, e cila në vitin 2016 pati kulminacionin e saj në rang ndërkombëtar pasi siguroi pjesëmarrjen në finalet e Kampionatit Europian. Por tashmë futbolli është futur në një garë të ethshme për presidentin e ri të Federatës Shqiptare të Futbollit. Në garë janë tre kandidatë, por vëmendja është fokusuar tek dy kryesorët, Armand Duka, president aktual i federatës dhe sfidanti i tij Bashkim Fino. Gara ka nisur e fortë, pavarësisht se dy rivalët janë përmbajtur të merren me gjëra personale, por komentet politike nuk kanë munguar dhe retorika e akuzave të ndërsjella ka qenë prezente. Duka e akuzon Finon si kandidaturë politike e dalë nga gjiri i Partisë Socialiste, kurse Fino e akuzon Dukën se ka krijuar shoqata sportive fantazmë dhe e ditët e fundit akuzoi madje dhe liderin e opozitës Lulzim Basha për presion te Gjykata e Tiranës. Pra gara për presidenten e federatës ka hyrë në një fazë intensive. Por, jashtë kandidatëve dhe garës së tyre, çfarë mendimi kanë njerëzit e sportit për këto zhvillime në federatë? “SOT” intervistoi njërin prej personazheve të shquar të futbollit tonë, Iljaz Çeço, i cili ka pasur një eksperiencë të gjatë edhe në menaxhimin e klubeve por edhe si anëtar komiteti i federatës. Çeço këmbëngul që rivalët në garë të lenë gjuhën e akuzave dhe retorikën që vjen nga trysnia politike e kampeve të ndryshme, e të mendojnë për platformat sportive.

 

Jemi në prag zgjedhjesh për kreun e futbollit. Duket një garë e fortë dhe deri tani e qetë, por tensionet nuk mungojnë herë pas here. Cili është mendimi juaj për këto zgjedhje, çfarë të veçante kanë ato?

Këto zgjedhje mendoj se janë të rregullta, sepse, siç e ka shprehur edhe vetë Duka, në garë si rival është futur Bashkim Fino, i cili, pavarësisht se vjen nga politika, është dashamirës i madh i sportit. Mendoj se është një garë e fortë dhe e tillë do të jetë deri në fund dhe Fino është një nga kandidatët më të fortë. E them këtë edhe për arsye të autoritetit në personat që janë pjesëtarë të asamblesë dhe kanë të drejtë vote. Megjithatë, edhe pse është krijuar një përshtypje sikur klubet që vijnë nga bashkitë socialiste do të votojnë Finon, nuk ka garanci se këta persona do të votojnë me patjetër Finon. Ndoshta me këtë mund të lidhet fakti se ai është politikan dhe se ndryshon asambleja, merr një konfigurim krejt tjetër. Ky konfigurimi tjetër është i rrezikshëm sepse bie në kundërshtim me rregulloret e UEFA-s dhe të FIFA-s, të cilat janë institucione që jo vetëm s’pranojnë ndërhyrje politike, por kanë tolerancë zero ndaj këtij fenomeni.

Kë shihni favorit për të marrë kreun e FSHF-së?

Mendoj se konkurrenca për president të federatës të zhvillohet mbi bazën e platformave të kandidatëve, të cilëve, nuk u mungon eksperienca e duhur për t’i parashtruar përballë klubeve dhe komunitetit të futbollit në tërësi. Pra projektet e tyre do të diskutohen e shqyrtohen në asamble dhe nuk kam ndonjë emër favorit për momentin, pasi gara është e gjatë dhe mund të ketë surpriza deri në fund. Unë gjykoj se nuk do të jetë një konkurrencë individuale, por një duel miqësor sepse edhe vetë rivalët janë të njohur me njëri-tjetrin.

Konflikti i vetëm i madh deri tani është ai që lidhet me shoqatat sportive që janë pjesë e federatës dhe kanë të drejtë vote. Fino pretendon se ato janë të paligjshme. A besoni se këto do të jenë vendimtare në rezultat?

Sigurisht që kandidatët për president të federatës janë duke shqyrtuar me kujdes çdo votë dhe gara në vetvete është pozitive. Janë apo jo të regjistruara këto shoqata, për këtë kanë dhënë qëndrimet e tyre dy rivalët, por ne duhet të presim fundin, pasi mund të jetë dhe çështje interpretimi juridik. E kemi të pamundur të flasim për këtë çështje kur nuk jemi të brendshëm në federatë dhe nuk e dimë si funksionojnë këto shoqata.

Në garë është futur dhe një kandidaturë e tretë, një arbitër futbolli me emër jo shumë të njohur. A besoni se do ta komplikojë garën një kandidaturë e tretë për kreun e FSHF-së?

Është e drejtë e çdokujt të garojë nëse e lejojnë rregulloret dhe statuti. Pra, gjithkush që plotëson kriteret mund të garojë për kreun e federatës dhe kjo është pozitive për garën. Në dukje Fino duket një kandidaturë politike prandaj shkakton edhe debat, por unë prirem të besoj se është gjë e mirë që ai garon për kreun e federatës, për sa kohë plotëson kriteret për të garuar.

Çfarë pret pas zgjedhjeve të 7 shkurtit në FSHF?

Unë gjykoj se kjo asamble ka përballë kandidatura miqësore, pavarësisht fushatës dhe tensionit që shoqëron herë pas here rivalët që duan të fitojnë, sigurisht. Unë dua të besoj se kushdo që të fitojë, ashtu siç i është dhënë prioritet ekipi kombëtar gjatë këtyre viteve, në platformën e tyre të parashtrojnë detyra për zgjidhje emergjente, lidhur me zhvillimin cilësor të kampionatit kombëtar.

 Pse fokusohesh pikërisht te kjo temë?

Sepse kampionati është baza e futbollit të një vendi. Unë jua them me bindje që po nuk pati “Partizan”, “Tirana”, “Dinamo”, “Vllaznia” e ndonjë tjetër, nuk bëhet futboll. Sado investime të bëhen, nëse këto skuadra i mungojnë garës, atëherë futbolli nuk e kap asnjëherë cilësinë e dëshiruar. Janë pra 3-4 skuadra që krijojnë bërthamën e garës dhe çdo ligë sportive në Europë, e ka një grup ekipesh bërthamë. Këto ekipe u shkatërruan dhe duke u shkatërruar humbi rivaliteti mes tyre dhe duke humbur rivaliteti humbi cilësia sportive. Insistoj në këtë sepse më parë kishte shumë talente, por mos harrojmë se këto talente i prodhonin pikërisht këto klube. Duke dëmtuar bazën infrastrukturore dhe duke shkëputur sistemin zinxhir të moshave u bë një goditje e rëndë. Pra duhet që këto të rikuperojnë forcat e tyre dhe të ndihmohet sa të jetë e mundur në fuqizimin e këtyre klubeve. Të rinjtë janë e ardhmja reale e futbollit tonë, por ata sot nuk funksionojnë si duhet. Mos harrojmë, më parë kishim futboll bio, prandaj ishte tërheqës dhe thithte në stadium shumë fansa. Unë e them këtë pa iu kundërvënë kushteve të reja të futbollit modern të krijuara vitet e fundit. Sepse, ishte pikërisht konkurrenca e këtyre klubeve të mëdha që solli grumbullimin e talenteve më të mëdhenj të futbollit shqiptar në Tiranë. Elementi i dytë në këtë kuadër lidhet me seleksionimin e elementit. Nëse në Gjirokastër zgjidhej një fëmijë futbollist në 20-25 fëmijë, në Tiranë raporti i seleksionimit ishte 1:100 e madje 1:1000. Pra kishte kualitet shumë të lartë. Konkretisht, klubet krijohen për qytetet e tyre, për klubet që janë në Superiore. Por unë kam konstatuar fatkeqësisht se ka skuadra që nuk stërviten në qytetin e tyre, por në Tiranë e gjetkë. Kjo nuk ka sens, prandaj unë insistoj që kandidatët ta vlerësojnë si duhet kampionatin se prej tij do të dalin elementët cilësorë, këtu do të ketë konkurrencë dhe këtij (kampionatit) duam t’i japim zhvillim.

Është diskutuar shpesh edhe formula e garës, me 10, 12 apo më shumë skuadra. Cili është propozimi juaj?

Kam mendimin që edhe modeli i kampionatit mund të ndryshojë. Madje unë nuk jam për këtë emërtim (Kategoria Superiore), e cila ngatërrohet shpesh edhe në cilësimet e zakonshme, herë Superiore e herë Superligë. Që të ndodhë kjo duhet ndryshuar kalendari sportiv. Të bëhet një formulë ku klubet e mëdha i duhen garës, sepse, nëse ikin skuadrat e mëdha e të traditës, atëherë çfarë fitoi futbolli? Unë i shoh të gjitha këto si punë që duhen bërë për të përmirësuar futbollin shqiptar.

Dakord, por përcaktimin në elitë nuk mund ta bëjmë me vendim të federatës, sepse janë rezultatet ato që përcaktojnë kush bie e kush ngjitet...

Ju kuptoj, por unë insistoj që duhet ndryshuar formula e garës, të kemi një kampionat me 12 ekipe e jo me 10 si tani.

E ndiqni kampionatin kombëtar, çfarë ndjesie keni për të?

E ndjek pjesërisht, dua të them ndjek disa ndeshje që kanë cilësi. Në fakt, kampionati ynë nuk më tërheq. Nuk ka cilësi dhe duke qenë nivel i ulët gare nuk të tërheq. Përjashtim bëjnë disa ndeshje të veçanta të Skënderbeut në Europa League, apo dhe disa përplasje të forta në kampionat, por jo të gjitha, sigurisht. Rezultatet janë sporadike sepse mungon ajo bërthama që ne përmendëm më sipër. Kur një ekip nuk ka shtyllën e grupit, ai vështirë se realizon objektivat e tij. Rezultatet e skuadrave, me ndonjë përjashtim, nuk janë të qëndrueshme.

Duket e habitshme por ju keni drejtuar më herët një shoqatë sportive. Si është e vërteta e saj?

Ishte një organizëm që quhej Bashkimi i Shoqatave të Pavarura të futbollit shqiptar, ku bënin pjesë të gjitha ekipet e moshave nëpër rrethe. Kemi pasur dhe të drejtë zgjedhjeje me disa vota, por kjo shoqatë u zëvendësua më vonë me Ligën Amatore.

Duke qenë se zgjedhjet për kreun e federatës po afrojnë, çfarë sugjeroni?

Unë i uroj të dy kandidatët kryesorë, Fino dhe Duka, duke shpresuar që të zhvillojnë një debat konstruktiv që t’i shërbejë zhvillimit të futbollit në Shqipëri.

Intervistoi: Adriatik BALLA

Më të lexuarat