BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

aktualitet-dossier

Korab Llazani: Basketbolli ynë me probleme të trashëguara, Kosova nivel tjetër

Korab Llazani: Basketbolli ynë me probleme të trashëguara, Kosova
Basketbolli shqiptar ka njohur ditët e tij të mira e të këqija gjatë këtyre 20 e kusur vjetëve, por vjetrimi dhe degradimi i vazhdueshëm i infrastrukturës sportive dhe rënia e interesit të shtetit për sportin, pa harruar rënien e vazhdueshme të mbështetjes financiare, kanë sjellë uljen e nivelit e natyrisht probleme me organizimin. Basketbolli sot operon në kushte të vështira, gati në mbijetesë dhe pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të federatës përkatëse dhe dashamirësve të këtij sporti, pa ndërhyrjen e vetë shtetit për përmirësimin e impianteve dhe krijimin e rrugëve të reja alternative të zhvillimit, niveli i basketbollit tonë do të mbetet në kufijtë e amatorizmit e të mediokritetit. Në edicionin e ri pritet me interes gara, pasi disa skuadra kanë bërë blerje të merkato dhe kanë rritur pretendimet, por risia e vërtetë lidhet me pjesëmarrjen e Vllaznisë në Balkan League, një shans për basketbollin tonë që duhet shfrytëzuar maksimalisht. i të njëjtit mendim është dhe sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Basketbollit, njëherësh ish-basketbollit e trajner i Kombëtares, Korab Llazani, i cili thekson rëndësinë që ka për koshin tonë kjo pjesëmarrje dhe benefitet që rrjedhin prej saj mbi imazhin dhe natyrisht eksperiencën e çmuar që sjell një aktivitet i tillë. Llazani komenton edhe marrëdhëniet e thelluara me koshin kosovar, nivelin e tyre më të mirë dhe përpjekjet që po bëhen për të mundësuar afrimin e sa më shumë të rinjve në këtë sport. Llazani ka besim se kryeministri si ish-basketbollist, do ta ketë prioritet basketbollin dhe ka besim e gjërat do të lëvizin në drejtimin e duhur.
 
-Vllaznia ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në Balkan League dhe kjo është një risi për basketbollin tonë. Duke qenë sekretar i federatës deshëm një qëndrim më të detajuar në lidhje me këtë pjesëmarrje, përfitimet që do të ketë basketbolli ynë nga kjo ngjarje dhe sa janë shanset që këtë aktivitet ta frekuentojnë edhe klube të tjera të basketbollit tonë?
 
-Pjesëmarrja e një ekipi shqiptar në një aktivitet të tillë është diçka shumë e mirë për basketbollin tonë, mendoj se është në interesin e vetë klubit por edhe të basketbollit tonë në tërësi që të sigurohej kjo pjesëmarrje e natyrisht bashkëpunimi të shtrihej më tej. Është një aktivitet që është i përshtatshëm për ne dhe besoj se sjell zhvillim pozitiv. Së dyti, pjesëmarrja detyron një ekip shqiptar të rritet profesionalisht, se ky është kusht, dhe kjo detyron sportistët të stërviten 5 orë në ditë dhe jo 1.5 orë siç ka ndodhur deri tani. E parë në këtë këndvështrim, duket se Balkan League sjell përfitime dhe skuadra jonë që do të bëhet profesioniste është si lokomotivë për zhvillimin e basketbollit tonë në tërësi.
 
-Kosova mori pjesë me dy klube, Pejën dhe Sigal Prishtinën. Sidomos Sigali ishte ekip që luftoi deri në fund për trofeun dhe shfaqi cilësi. Pra kemi të bëjmë me një nivel më të lartë. Nuk frikësoheni se mund të turpëroheni me pjesëmarrjen e një skuadre që nuk e ka nivelin e kundërshtarëve në garë? Apo mos ndoshta keni menduar vetëm për mundësinë që i jepet basketbollit tonë?
 
-Që të kesh sport cilësor duhet të investosh dhe investimi kërkon buxhet. Sigal Prishtina ka buxhet më të madh se sa kanë të gjitha federatat tona të marra së bashku, rreth 550 mijë euro. Klubi i tyre është i organizuar mjaft mirë. Ata kanë eksperiencë të trashëguar nga ish-Jugosllavia, që siç e dini ka pasur në vazhdimësi nivel të lartë basketbolli, të jemi koshientë për këtë. Klubet e basketbollit në Kosovë kanë infrastrukturë më të mirë se sa ne, janë më të përparuar dhe kanë punuar e investuar për të qenë në këtë nivel. Ne kemi rënë dakord që Vllaznia të jetë në Balkan League, por organizatorët kanë ardhur e parë kushtet dhe kanë vendosur afate për përmirësimin apo rikonstruksionin e pallatit të sportit, i cili nuk plotëson standardet. Më 2 korrik do të nisin punimet për rikonstruksionin, pasi organizatorët do të vijnë të shohin se si ecin punimet e se si janë kushtet. Kjo kërkon punë e kohë dhe ne kemi realisht vështirësi. Megjithatë, mendoj se lëvizja jonë ka qenë e vlefshme dhe unë kam besim se kjo pjesëmarrje do të lëvizë sistemin. Ne duhet ta shohim këtë pjesëmarrje si një nismë inkurajuese e më pas të mendojmë për rezultatet. 
 
-Klubet e tjera nuk janë më pak të forta. Ka pasur interes për pjesëmarrjen e tyre në këtë aktivitet?
 
-Ne si federatë kemi përkthyer kriteret dhe ua kemi çuar të gjitha klubeve që pretendonin titullin. Madje për t’i inkurajuar vendosëm dhe çmimin 20 mijë euro për skuadrën që del kampione, pasi automatikisht kjo skuadër do të marrë pjesë në Balkan League. Oferta iu bë pra të gjitha klubeve, por Vllaznia siguroi titullin e nëpërmjet kësaj edhe pjesëmarrjen në këtë aktivitet të rëndësishëm. Vetë Vllaznia shprehu interesim dhe ne e dhamë shtysën, por shtysa vlen dhe për ekipet e tjera.
 
-Futbolli në Shqipëri e Kosovë ka marrë vendim që lojtarët e të dy anëve të kufirit të mos quhen të huaj, një nismë që i vlen bashkimit apo ndoshta dhe një lëvizjeje pa probleme. Nuk ka qenë me vend për FSHB-në të bënte të njëjtën gjë?
 
-Ata (kosovarët) kanë marrë vendim që basketbollistët shqiptarë të mos cilësohen të huaj. Nuk jam në dijeni për vendimet e futbollit, por te basketbolli puna qëndron ndryshe. Ne si federatë jemi anëtare e FIBA-s, kurse federata kosovare është nën vëzhgim. FSHB ka bërë veprime të drejtpërdrejta. Ne ishim të parët që njohëm Kosovën dhe fill pas pavarësisë së tyre ne bëmë ndeshje dhe kemi pasur presion ndërkombëtar për këtë, por për atë që ju pyesni dhe interesoheni, më duhet të them se ka kontradiksion. Jemi dy shtete të pavarura dhe bashkimi i basketbollit apo marrja e nismave më të avancuara në këtë drejtim, kërkojnë medoemos ndërhyrje në lojë të disa mekanizmave të tjerë, që nuk varen më prej nesh. Kjo është e gjitha.
 
-Çfarë mund të presim në sezonin e ri? Keni ndonjë informacion mbi klubet dhe se si mund të jetë sezoni i ardhshëm?
 
-Klubet po bëjnë lëvizjet e tyre, ka skuadra që janë të interesuara për titull dhe që ta realizojnë këtë kanë ndërhyrë në merkato. Nga ana tjetër, ne si federatë po vijojmë me zhvillimin e turneve të ndryshëm, kryesisht të rinjve. Interes po merr përgatitja e U-16 për në kampionatin Europian të kësaj moshe. Natyrisht që situata qartësohet më mirë kur afrohet data e fillimit të sezonit të ri, pra të garave dhe klubet atëherë shfaqin potencialin e tyre dhe ambiciet për trofe.
 
-Cilat janë klubet që mund ta fitojnë titullin në sezonin e ardhshëm?
 
-Pritshmëritë janë për një sezon të fortë, me rivalitet dhe me disa skuadra që pretendojnë trofe. Por suksesi do të varet shumë nga lëvizjet që do të bëjnë vetë ekipet, nga blerjet e tyre dhe natyrisht përgatitjet e tyre. 
 
-Ndryshimet politike në vend mund të sjellin përmirësim të gjendjes dhe në basketboll. Fundja, kryeministri ka qenë një basketbollist dhe kjo mund të japë shtytje të besohet e të paktën basketbolli mund të rikthehet në ditët e tij të mira. Nuk besoni dhe ju kështu?
 
-Në finalen e Kupës së Shqipërisë ne patëm mundësinë të shohim në shkallët e pallatit të sportit shumë deputetë e funksionarë, që tregon një farë rizgjimi. Por mbi të gjitha pati interesim nga popullata. Unë shpresoj që basketbolli të marrë më shumë vëmendje dhe lëvizje pozitive në të mirë të sportit në tërësi. Kryeministri ka kaluar një pjesë të rëndësishme të jetës në këtë sporti, pra si basketbollist, por nuk duhet të harrojmë se ai është kryeministër i të gjithëve dhe i të gjitha fushave. Sidoqoftë, unë besoj se ai e ka në mendje basketbollin dhe shpresojmë që ky sport të marrë vëmendjen e duhur. Jam i sigurt se kryeministri mendon për basketbollin.
 
-Çfarë presim tjetër nga FSHB në këtë periudhë?
 
-Së afërmi nxjerrim një buletin të federatës ku qartësohet edicioni sportiv, për punën e federatës, si qysh e ku etj. Siç u shpreha dhe më lart po organizojmë dhe turne të ndryshëm, ku shpresojmë të zgjojmë interes më të madh tek të rinjtë.
 
-Meqë këto kohë po luhet kampionati botëror i futbollit dhe interesi për sportet e tjera ka rënë, ju për cilën skuadër bëni tifo?
 
-Loja që më ka kënaqur pa masë ka qenë finalja e shtatë e basketbollit italian, të cilën e ndoqa me shumë kënaqësi dhe më dhuroi emocione. 
 
-Ah, domethënë futbolli nuk qenka gjëkundi, edhe në këto ditë kur bota e ka mendjen në Brazil, ju ndiqni basketboll, interesante kjo...
 
-E dhashë përgjigjen, faleminderit. Ndihem mirë kur shoh një sport cilësor që më pëlqen dhe finalja në fjalë ishte interesante.  Intervistoi: Adriatik BALLA
 

Më të lexuarat