Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Panuçi presion kuqezinjve: Kush sillet si Cikalleshi e kthen Kombëtaren vite mbrapa

Postuar: 08/09/2017 - 07:34

Trajneri i përfaqësueses së Shqipërisë, Kristian Panuçi, doli dje në konferencë shtypi në zyrat e federatës, ku bëri një bilanc të punës së tij të deritanishme, sidomos një analizë të dy përballjeve të luajtura me Lihtenshtejnin dhe Maqedoninë. Për teknikun skuadra nuk do të ndryshojë shpejt, por ai siguroi se do të vihet në lëvizje për të kërkuar mesfushorë dhe sulmues. Panuçi foli dje për shumë çështje, duke dhënë një panoramë të qartë dhe të gjerë për zhvillimet në Kombëtare.

Dy ndeshjet e para me Shqipërinë, çfarë përshtypje ju ka dhënë Kombëtarja?

Tani i njoh më tepër futbollistët e mi. I trembesha shumë këtyre dy ndeshjeve, pikërisht prej gjendjes fizike të skuadrës. Kemi lojtarë si Memushaj, Ajeti apo Roshi që kanë vështirësi në skuadrat e tyre dhe kishin pak minuta në këmbë. Por, nuk më pëlqen të gjej justifikime nëse fiton apo humbet..

Keni ndonjë plan për të përmirësuar lojën në sulm?

Kam aq shumë respekt për veten, për presidentin, për Shqipërinë, për lojtarët, për tifozët, saqë mendoj 24 orë në ditë për punën. Në të ardhmen do të provoj të kërkojmë sa më shumë mesfushorë dhe sulmues. Kam një listë me lojtarë, të cilët do të udhëtoj t’i ndjek dhe t’i takoj.

Cila mendoni se është forca e Kombëtares?

Kemi një grup të shkëlqyer, me lojtarë që e ndjenë peshën e përgjegjësisë dhe kombësisë. Kombëtarja nuk është një vend pune, ku mund të marrësh leje dhe të mungosh. Të gjithë lojtarët kanë siguruar kontrata të mira mbi të gjitha falë Kombëtares Shqiptare.

Me Spanjën dhe Italinë çfarë mund të arrijmë?

Ndaj Spanjës e dimë që është një ndeshje shumë e vështirë, ata që thonë të kundërtën do të thotë se ke nevojë për medikamente. Italia mbetet Italia, kemi respekt, por do të bëjmë të pamundurën për të bërë rezultat.

Lojtarët e rinj që po vëzhgohen?

Nuk mund të them emra, nuk do të ishte e drejtë. Kemi grumbulluar 23 lojtarë së fundmi dhe nëse them që është një mesfushor apo mbrojtës, këta që janë në ekip do të pezmatohen.

Kërkesa për leje është thyerje e rregullores, sepse dy lojtarë erdhën me vonesë?

Avioni duhej të vinte në orën 8 të mëngjesit dhe lojtari (Cikalleshi) më telefonon në orën 9, e quaj mungesë respekti. Lojtari duhej të vinte në Tiranë. Nëse dikush ka probleme familjare apo fëmijë të sëmurë mund të vijë të mërkurën. Familja dhe fëmijët janë përpara gjithçkaje. Por, duke qenë se kontratat mund të firmosen me email lojtari duhej të paraqitej. Kjo vlen për Cikalleshin dhe për të gjithë të tjerët. Nëse kjo ndodh me të gjithë lojtarët Shqipëria do të shkonte në nivelin zero.

E keni një sfidë që të thonë kjo është Shqipëria e Panuçit për të harruar ekipin e De Biazit?

Vetëm rezultatet mund të bëjnë që puna e jashtëzakonshme e De Biazit të harrohet. Kam përshtypje pozitive, të bëj punën time dhe të respektoj presidentin tim që më dha mundësinë të bëj këtë punë. Ndoshta pas 2, 4 apo 6 vjetësh, kur unë mund të mos jem më, shpresoj të më kujtoni që isha një trajner serioz dhe që mora rezultate.

Bëtë dy zëvendësime, a gabuat me formacionin në Maqedoni?

Mund të themi çfarë të duam: që gabova, që e njihja pak ekipin. Nëse më thoni që gabova me rreshtimin, nuk mund të them që e ke gabim. Ndoshta nuk e njihja aq sa duhej ekipin, por, e kuptova që makineria nuk po funksiononte.

Xhaka dhe Kaçe a do të jenë në skuadër në vazhdim?

Lojtarët e grumbulluar do të jenë 26, sepse kemi tre të pezulluar. Por, nuk mund të të jap emra. Po i marr parasysh të gjitha alternativat.

Përse Latifi nuk luajti asnjë minutë?

“Llullaku luajti mirë ndaj Lihtenshtejnit dhe mu duk mirë fizikisht. E mendova Latifin, por bëra një zgjedhje të ndryshme. Kur doja të ndryshoja diçka në sulm, atëherë u dëmtua Agolli. 

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 12

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/11/2017 - 08:01

Gjashtë dekada Ansambli Kombëtar u shënuan përmes koncertit në skenën e Teatrit Kombëtar. Artistët ishin pjesë e tij, por për emra që prej dekadash kanë dhënë një kontribut të madh në skenën e tij nuk ishte një përvjetor ashtu si e meritonte AKKVP.

Postuar: 19/11/2017 - 07:20

Ballkani ka një nivel shumë të lartë të basketbollit, që është dhe një nga më të zhvilluarit në botë.

Postuar: 17/11/2017 - 07:49

Jeta artistike për artistët ka probleme, buxhetet e pakta apo dhe dispozitat ligjore po kundërshtohen për artistët.

Postuar: 16/11/2017 - 07:36

Ministria e Kulturës duhet të konsiderojë grupimet e piktorëve dhe të ketë një plan ndihme e inkurajimi pohojnë artistët.

Postuar: 12/11/2017 - 07:57

Pagat dhe buxhetet e teatrit vijojnë të jenë problem për artistët.

Postuar: 10/11/2017 - 07:37

Shkrimtarët shqiptarë nuk vlerëson dhe nuk kujtohen nga Ministria e Kulturës.

Postuar: 09/11/2017 - 07:30

Tirana International Film Festival (TIFF) është event i rëndësishëm kinematografik, që zhvillohet në Shqipëri jo vetëm për nga vjetërsia dhe eksperienca, por edhe për numrin e m