BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

aktualitet-dossier

Rrapo Taho: Jam me rregulloren, por FSHF e di se pa Flamurtarin nuk ka kampionat

Rrapo Taho: Jam me rregulloren, por FSHF e di se pa Flamurtarin nuk ka kampionat

Flamurtari është në një udhëkryq të madh dhe ultimatumi që i ka dhënë Federata Shqiptare e Futbollit për përjashtim nga gara nëse nuk shlyen lojtarët brenda 12 ditësh, ka shtuar tensionin në kampin vlonjat dhe kjo ka shqetësuar jo pak edhe dashamirësit e futbollit vlonjat, sidomos njerëzit që kanë kontribuar për këtë ekip ndër vite dhe kanë një lidhje të fortë shpirtërore me skuadrën kuqezi. Një ndër ta, Rrapo Taho, futbollist i madh i Flamurtarit në fundvitet 80-të të shekullit të kaluar, njëherësh ish-lojtar i skuadrës përfaqësuese të Shqipërisë. Edhe pse jashtë klubit të Flamurtarit dhe problemeve të skuadrës, Taho nuk mund të anashkalojë këtë problematikë, të paktën jo si vlonjat dhe si ish-futbollist i kësaj skuadre. Ai apelon që FSHF dhe Flamurtari të gjejnë një zgjidhje që ndihmon ekipin dhe në të mirë të futbollit, sepse, siç edhe e cilësoi vetë, “pa Flamurtarin nuk ka kampionat”. Ai nuk është kundër rregulloreve dhe zbatimit të tyre, por në rastin e Flamurtarit sheh një rast të veçantë, sheh një problem që nuk po qartësohet si e qysh nisi dhe kush është fajtori. Nga ana tjetër, ai vë theksin tek një mangësi serioze që nuk lidhet vetëm me Flamurtarin, mungesën e talentit dhe mungesën e elementëve cilësorë nga klubet, dëshmuar me mungesën e lojtarëve të kampionatit në Kombëtare. Në këtë intervistë për “SOT”, Taho nuk la jashtë vëmendjes disa momente speciale nga vitet e ndritura të Flamurtarit, atëherë kur vlonjatët linin mbresa të rralla përballë Barcelonës e Partizanit të Beogradit.

Flamurtari është ndëshkuar nga Komisioni i Disiplinës së FSHF-së me heqje të gjashtë pikëve dhe ka tashmë më pak se dhjetë ditë kohë të shlyejë detyrimet ndryshe bie nga kategoria. Si vlonjat, dashamirës i skuadrës dhe një personalitet i futbollit vlonjat dhe atij kombëtar, deshëm një mendim tuajin për këtë problematikë. Pse kemi ardhur deri këtu?

Unë nuk jam një person i brendshëm dhe duke mos qenë i brendshëm nuk e di mirë problematikën. Megjithatë, me çfarë dëgjoj këtu në Vlorë dhe kam lexuar në media, duke qartë se ka një ngërç, i cili gjendet midis bashkisë, administratorit dhe federatës. Janë thënë shumë gjëra, por unë nuk e di a janë të ligjshme kontaktet e pretenduara. Dihet që administratori ka për detyrë t’i plotësojë të gjitha kushtet, por siç thashë të vërtetën e mirëfilltë nuk e dimë, prandaj dhe jemi të interesuar të mësojmë si qëndron e vërteta. Nga ana tjetër, nuk më vjen mirë që Flamurtarit i hiqen pikët. Sigurisht, të gjithë jemi me ligjin dhe me rregulloret, por gjërat në këtë rast mund t’i zgjidhte federata në bashkëpunim me presidentin e klubit.

Pas këtyre ngjarjeve, a mund të themi se Flamurtari ka rënë tashmë nga kategoria? A ka një qëndrim ndryshe (të pretenduar) të federatës karshi klubit vlonjat?

Nuk e di..., sepse, edhe me heqje pikësh, duhet një forcë e madhe që të qëndrojë. Unë nuk jam i sigurt se si kanë funksionuar gjërat këtu, si kanë funksionuar kontratat dhe a kanë qenë ato të ligjshme, se këtu qëndron problemi. Nga ana tjetër, unë nuk mund të mos lë pa përmendur se probleme të tilla ka pasur më herët edhe me Tiranën dhe Skënderbeun, pra ka precedent që federata nuk duhet ta anashkalojë. Atyre nuk u janë hequr pikët, ndërsa me klubin e Vlorës ka një sjellje ndryshe. Se di, më duket absurde që Flamurtarit i ndodhin më shpesh probleme të tilla dhe federata të nxitojë të dënojë klubin. Megjithatë, siç thamë dhe më lart, edhe pse jemi pro rregulloreve dhe ligjit, mendoj se ka vend për një gjetje bashkëpunimi midis administratorit dhe federatës, gjithmonë në të mirë të futbollit në Vlorë.

Ju keni luajtur me një brez të artë të Flamurtarit, i cili shkroi historinë në kupat europiane. Duke bërë një krahasim mes atyre viteve emocionuese dhe problemeve të tanishme, çfarë të vjen në mend të thuash?

Eh, ishte një kohë tjetër, një emocion tjetër. Në atë skuadër luanin djem Vlore. Si t’ua them..., ishin lojtarë bio vlonjatë. Unë nuk e di a do të përsëritet ndonjëherë ajo skuadër. Sigurisht, mund të krijohet një Flamurtar shumë i fortë, ndoshta edhe më i fortë se i asaj periudhe, por kurrë nuk do të shohim një Flamurtar bio si atëherë. Një Flamurtar me 8 lojtarë vendali. Nuk kemi luajtur në fazë paraeliminatore, por direkt me kampionët e mëdhenj të asaj kohe si Goteborgu, Partizani i Beogradit apo dhe Barcelona. Ja të bëjmë një krahasim: Supozojmë të luante Kukësi i tanishëm me Barcelonën, është diferencë e madhe, kurse ne jo, ne luajtëm si të barabartë. Patëm një brez të artë, me lojtarë të mëdhenj, mes të cilëve na mungojnë sot dy, legjendat si Petro Ruci e Alfred Ziaji. Nuk është se kam thjesht nostalgji, apo ta kujtojmë atë kohë me nostalgji, por bëmë ndeshje të mëdha dhe bëmë krenar gjithë kombin tonë. Ndërsa sot futbolli është biznes, ndryshon në varësi të financave, kurse dashuria për skuadrën e qytetit ishte e madhe në atë kohë. 

Nga ndeshjet e asaj periudhe spikasin duelet me dy skuadra të forta në atë kohë: ajo me Partizanin e Beogradit dhe ajo me Barcelonën. Kë do të veçonit ju personalisht, si ndeshjen që ju la më shumë mbresë?

Secila ndeshje ka veçantinë e saj, por unë do të veçoja ndeshjet me Barcelonën një skuadër shumë e fortë, ndoshta edhe më e fortë se e tanishmja. Ishte e veçantë Barça, pasi edhe në atë kohë aty luanin kampionë të mëdhenj si Lineker e shumë të tjerë. Fatkeqësia jonë ishte se na ra në short pikërisht kjo skuadër e fortë. Ne ndaj tyre jemi skualifikuar me golavarazh, ndërsa me fitore ishim njëlloj, nga një secili. Ata na mundën në takimin e parë 4-1, kurse ne i mundëm në Vlorë 1-0, pra u eliminuam për golavarazh. Kemi bërë ndeshje të mëdha në ato vite. Goteborgu me të cilin luajtëm ne, arriti deri në çerekfinale të Ligës së Kampioneve në atë periudhë. Kurse sa i takon ndeshjes me Partizanin e Beogradit, ajo mori disi ngjyra politike, por nuk mund ta fsheh që na la mbresë kualifikimi përballë tyre.

Është folur shumë për atë takim, por më befasueset janë ato historitë me sigurimsat. Është thënë që në Beograd s’keni qenë vetëm...

Jo vetëm për atë ndeshje, por në përgjithësi, në çdo takim ndërkombëtar kishte një përfaqësues të Sigurimit që na shoqëronte. Ne na gëzoi shumë kualifikimi, por më pas na keqtrajtuan. Kjo ndodhi pasi ai i Sigurimit foli keq, duke thënë se ne ishim sjellë keq, se gjoja kishim shkelur ligjin. Ne në fakt nuk kishim shkelur asnjë ligj. Dakord, e pranoj se kur shkonim jashtë argëtoheshim, kjo është e vërtetë. Shkonim në diskoteka e dyqane, por më pas na persekutonin. Televizorë e magnetofona që kishim blerë na i mbajtën në kufi, madje desh na futën në burg, pasi kishim marrë më shumë se sa parashikonte ligji.

Gjithsesi, kur u kthyet nga Beogradi populli ju priti mirë. Mbaj mend që në Shkodër ju dolën para t’ju përgëzonin për suksesin...

Populli na priti mjaft mirë, sidomos populli i Shkodrës na bëri pritje të jashtëzakonshme. Por ne në një farë mase i ofenduam, pasi nuk qëndruam, për shkaqe të ndryshme (ishim vonë e duhet të ktheheshim).

Duke u kthyer tek ky Flamurtar, pra ekipi i tanishëm, a keni shpresë se mund të realizojë ndonjë surprizë, të pretendojë për trofe, gjithnjë nëse nuk e përjashtojnë nga gara?

Ekipi është i mirë dhe me lojtarë cilësorë. Trajneri Magani bëri një punë shumë të mirë. Mungesa e rezultateve vjen nga fakti se lojtarët nuk janë paguar në rregull. Më pas, kjo heqja e pikëve i dëmton moralisht futbollistët. Unë kam besim tek grupi, por nuk përjashtohet mundësia e shpërbërjes së tij nëse skuadra ndëshkohet me rënie nga kategoria. Nëse kjo ndodh, futbolli vlonjat merr fund. 

Të flasim dhe një herë për raportin mes klubit të Flamurtarit dhe FSHF-së. E parë nga jashtë, por edhe sipas precedentëve, a nuk është kjo një marrëdhënie e acaruar?

Qëndrimet që ka mbajtur FSHF ndaj klubit të Flamurtarit në tërësi kanë qenë të padrejta. Ka një tendencë të shprehur, jo pozitive, ndaj klubit të Vlorës dhe kjo ndjehet. Ndoshta shumë vetë nuk janë dakord me mua, por FSHF e di se pa Flamurtarin nuk ka kampionat. Ky ekip, ky klub, duhen marrë në konsideratë seriozisht. Megjithë respektin për rregulloret, po flasim për Vlorën, për futbollin vlonjat.

Desha një mendim tuajin edhe për një problem jo të vogël që kanë klubet në Shqipëri. Prodhojnë shumë pak talente, kampionati në tërësi ka pak lojtarë cilësorë dhe për këtë dëshmitar është fakti se asnjë lojtar i kampionatit nuk luan në Kombëtare. Çfarë do të ndodhë me këtë aspekt të rëndësishëm të futbollit tonë?

Pyetja është me shumë vend dhe konstatimi jo vetëm qëndron por është një plagë e futbollit tonë. Ja ta nisim nga klubi i Vlorës (Flamurtari), i cili nuk mban talentet e tij, nuk u jep mundësi. Lojtarët që prodhohen në Vlorë luajnë kudo gjetkë, por jo me skuadrën tonë. Na mungon një ekip me vlonjatë, për hir të së vërtetës. I huazojnë tek Gjirokastra, Berati, Fieri, Lushnja, Ballshi etj, kudo, por ne s’i mbajmë dot. Pse? Sepse nuk i paguajmë, prandaj na ikin lojtarët. Shpresoj shumë që këta futbollistë të luajnë në Vlorë, të japin kontribut për skuadrën e qytetit dhe të kemi një ekip me vlonjatë. Ndoshta kështu do të rrisim edhe praninë e tifozëve në stadium, lind një lidhje e fortë dhe rritet ndjeshmëria ndaj skuadrës. Sa i takon grupit, shpresoj e besoj se do të mbijetojë. Vlora ngelet Vlorë dhe për këtë kërkohet elasticitet. Për këtë apeloj tek FSHF të jetë më e përgjegjshme në vendimet që merr, sepse nuk mund të largohet nga gara Flamurtari, për më tepër skuadër e Vlorës.

Perspektiva duket e zymtë, kur mendon se kampionati nuk prodhon prej vitesh një lojtar të nivelit të Kombëtares, apo jo?

Kombëtares i duhen elementët cilësorë nga kampionati shqiptar, por nuk mendohet për perspektivën. Dikur Vlora eksportonte futbollistë, tani importon me shumicë. Edhe ata elementë që dalin cilësorë, siç thamë shkojnë e luajnë me skuadrat e qyteteve të tjera. Flamurtari më dhimbset, prandaj i them këto. Lypset korrektesë, ndërkohë që trajneri i mirë largohet, lojtari i mirë largohet. Që këtu nis problemi, i cili bëhet serioz dhe fut në krizë klubin e futbollit të një qyteti të madh si Vlora. Gjithsesi, duhet të pranojmë se problemi nuk është vetëm në Vlorë, sepse kampionati ynë në tërësi i ka njohur këto zhvillime negative, fatkeqësisht.

Intervistoi: Adriatik BALLA