BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

aktualitet-dossier

Rrapo Taho: Reja trajneri më vizionar në krye të Kombëtares, ekipit i duhet ende punë për të qenë kompetitiv

Rrapo Taho: Reja trajneri më vizionar në krye të Kombëtares,

Shqipëria ka ende dy ndeshje për të luajtur në grupin H eliminator për Euro-2020, por nuk ka asnjë shans matematikor për t’u kualifikuar. Megjithatë, paraqitja e kuqezinjve në tri ndeshjet e fundit ka qenë vërtet e mirë dhe këtë e dëshmoi edhe dueli ndaj Turqisë i luajtur në Stamboll, ku pavarësisht se humbi ekipi dha një performancë cilësorë dhe deri diku më të mirë se rivali. Ekuilibrat e gjetur në skuadër, loja në rritje dhe rezultatet e pranueshme, po e ndihmojnë trajnerin Edi Reja jo vetëm të marrë komandën e grupit, por të rinovojë kontratën me kreun e FSHF-së Armand Duka. Është loja dhe rezultati që bindin për punën e Rejës dhe pro rinovimit të tij kanë dalë thuajse të gjithë. I këtij mendimi është dhe ish-futbollisti i shquar i Flamurtarit dhe Kombëtares, Rrapo Taho, i cili pranon se Reja është trajneri më i mirë që ka drejtuar Kombëtaren, më vizionari dhe pavarësisht moshës së tij ka punuar mirë me grupin dhe e meriton një shans. Sidoqoftë, Taho është i mendimit që ekipit i duhet ende shumë punë që të jetë kompetitiv.

-Kombëtarja luajti në tetor dy ndeshje të mira, një ndaj Turqisë të cilën e humbi dhe një ndaj Moldavisë që e fitoi thellë. Cili është mendimi juaj për lojën e skuadrës dhe për trajnerin Edi Reja?

Unë dua ta lidh suksesin me trajnerin dhe është gjynah që se kemi pasur më herët këtë trajner në krye të ekipit. Një trajner që komunikon me lojtarët, ka ide të qarta dhe që i zbaton në fushë, një trajner që e zotëron mirë aftësinë e grupit dhe i merr më të mirën atij. Ne luajtëm dy ndeshje të mira, ku ndaj turqve, edhe pse humbëm, duhet të pranojmë se krijuam shumë raste, mund edhe të merrnim pikë apo ta fitonim ndeshjen. Reja si trajner nuk është egoist dhe kjo i jep avantazhe të dukshme. Ajo që e bën atë të suksesshëm është se u jep shansin dhe u beson lojtarëve që gëzojnë formë të mirë sportive dhe që janë në gjendje të japin maksimumin në fushë. Këto nuk janë fjalë boshe, por të dala nga ajo çfarë u pa nga ndeshjet e ekipit. Dhe këtë e dëshmojnë më mirë loja dhe rezultatet. Për mendimin tim dy ndeshjet e fundit treguan progres dhe trajneri ka dorë të fortë në këtë trend në rritje të ekipit.

-Cili është mendimi juaj për sjelljen tekniko-taktike të skuadrës?

Taktika është e rëndësishme në futboll dhe Reja luajti në mënyrë ideale. Është tjetër gjë, dhe ndoshta mund të them është dobësia jonë, që nuk kemi lojtarë idealë, por skuadra u prezantua mirë dhe e interpretoi mirë skemën. Më parë kishim probleme pasi nuk mbanim dot topin, por nuk është gjë e mirë që edhe ta mbash topin më shumë sesa duhet. Mbajtja e topit më shumë seç duhet krijon probleme dhe skuadrës tonë këto i dalin në pah menjëherë. Unë e kuptoj presingun e lartë në sulm që ushtroi ekipi ynë në dy ndeshjet e fundit, por ky lloj presingu kërkon një repart mesfushe që të jetë në lartësinë e kërkuar, por në këto takime mesfusha ishte larg. Sidomos ndaj Turqisë ra në sy kjo, pasi ndaj Moldavisë patëm përballë një kundërshtar realisht të dobët. Unë mendoj se ishte fatkeqësi që nuk kishim në kalendar më parë Moldavinë sesa Turqinë, pasi Reja do të kishte kohë në dispozicion për të rregulluar disa gabime. E vërteta është se ne nuk kemi lojtarë të mëdhenj që marrin barrë përgjegjësie mbi vete. Ne kemi lojtarë që bëjnë gabime dhe gabimet tona kushtojnë. Kur lojtarët tanë gabojnë, kjo është vendimtare, pasi ka ndikim në lojë dhe në rezultat. Pra luajtëm mirë dhe kemi progres, por disa mangësi në planin tekniko-taktik ekzistojnë, gjë që duhen korrigjuar hap pas hapi dhe unë kam besim se Reja do t’i ketë evidentuar pikat ku ka probleme dhe në sfidat e ardhshme do të marrë masat e duhura. Askush nuk është perfekt, kështu që ekipit i duhet të evitojë problemet që ka për të qenë më pas kompetitiv. Sa i takon trajnerit, unë besoj se Reja është tekniku më i aftë që ka drejtuar ndonjëherë Kombëtaren.

-Sidomos kur e krahason me Panuçin....

Panuçi kishte iluzion tjetër, kishte idetë e tij por që nuk funksionuan. Panuçi kishte idetë por nuk kishte grupin, skuadra në drejtimin e tij ishte e përçarë dhe rezultatet mungonin. Kurse Reja është trajner me vlera, i sprovuar falë eksperiencës së tij. Ajo që e bën të veçantë Rejën është komunikimi që ai bën me grupin, i beson, përcjell energji pozitive, jep këshilla me butësi dhe di të bëjë manovrat e duhura në kohën e duhur. Në fakt, ne kemi një skuadër që ka nevojë për një taktikë të mirë. Por duhet të kemi edhe futbollistët që duhet të punojnë në këtë drejtim. Unë shoh që ata me skuadrat e tyre janë më vigjilentë në këtë aspekt, ndërsa kur vijnë në Kombëtare “çlirohen” paksa nga përgjegjësitë, gjë që duhet të mos ndodhte. Bare ka luajtur mirë, por atij i lipset të bëjë shumë më tepër në skuadrën kombëtare. Jo vetëm ai, por edhe të tjerët, kur vijnë në Kombëtare duhet të lënë mënjanë egon e tyre personale e të mendojnë për ekipin, duke qenë të disiplinuar në skemën taktike.

-Ne vazhdimisht kemi pasur probleme në mbrojtje, por këtë herë ky repart dukej i stabilizuar. Si u paraqit prapavija këtë herë?

Mbrojtja ishte disi më mirë se herët e shkuara, por unë mendoj se mbrojtja jonë lë për të dëshiruar, sidomos në momentin kur sulmohet nga kundërshtari. Rasti tjetër është kur kanë zotërimin e topit dhe i bien kot. Mbi të gjitha, lojtarët e prapavijës duhet të kenë qetësi në veprimet e tyre, është elementi kyç në këto pozicione. Mbrojtja e skuadrës tonë nuk e ka qetësinë e duhur, vihet shpejt në panik dhe në momentin vendimtar gabon. Sidoqoftë, në dy duelet e fundit ka një përmirësim të performancës, kjo është e dukshme, pasi edhe të rinjtë janë përshtatur mirë dhe ka vend për vlerësim cilësor për lojtarët.

-Këtë herë, këtij reparti i mungonte Hysaj, që nuk është mungesë dosido, apo jo?

Hysaj është mungesë e rëndësishme në skuadër. Dihet që ai ka cilësi të mira, madje mund të bëjë edhe sulmuesin. Megjithatë, unë mendoj se në këto dy takime që luajtëm ndaj Turqisë dhe Moldavisë, mungesa e tij nuk u ndje aq shumë, sepse lojtarët e tjerë të cilëve u kishte besuar Reja shprehën në fushë cilësi dhe ishin në harmoni me pjesën tjetër të grupit.

-Çfarë note do t’i vinit skuadrës për paraqitjen dhe rezultatet në dy takimet e fundit?

Unë e preka disi edhe më lart, që ishte prezantim pozitiv, por dua të veçoj trajnerin Reja, me notë maksimale, sepse kur erdhi gjeti një skuadër të çakorduar, por arriti të stabilizonte grupin dhe në aspektin taktik i ka zgjidhur mirë ndeshjet. Edhe në dy duelet e fundit zgjedhjet e tij taktike rezultuan ideale. Fatkeqësisht, paçka se luajmë mirë dhe kemi progres, nuk shkojmë dot në Europian. Megjithatë, kjo skuadër, kështu si e ka ndërtuar Reja, jo vetëm funksionon por jep shpresë për vazhdimësinë.

-Domethënë Reja mund të vazhdojë, edhe pse i kaloi 74 vjetët. A jeni ju për rinovimin e kontratës së tij?

Unë do të dëshiroja që ai të rinovojë kontratën dhe pavarësisht moshës së tij, mendoj se ka energji dhe ide për ta çuar përpara këtë skuadër. Reja nuk është vetëm trajner teorik, por di t’i zbatojë në terren idetë e tij dhe kjo e bën të suksesshëm atë. Jam për rinovimin e kontratës së tij pasi ai ka vizion për lojën dhe mund të ndërtojë një skuadër kompetitive. Është trajner që bën lojë bindëse dhe i jep besimin e duhur ekipit. Edi Reja është trajner me vizion, njeh peshën e grupit dhe u jep lojtarëve mundësinë të shprehen në fushë. Për cilësitë që ka dhe komunikimin shumë njerëzor, mendoj se e meriton rinovimin. Është në interesin e skuadrës që Reja të vijojë punën edhe në vijim. Është moshë e madhe, por kjo nuk do ta pengojë atë të zbatojë idetë e tij për lojën e Kombëtares. Shpresojmë që Kombëtarja të kthehet më kompetitive në sezonin e ardhshëm kualifikues.

Intervistoi: Adriatik BALLA

Më të lexuarat