BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

aktualitet-dossier

Sahit Prizreni: Sporti po trajtohet si “fundi i kavallit”, kampionët s’dalin nga hiçi

Sahit Prizreni: Sporti po trajtohet si “fundi i kavallit”,

Mundja është një nga sportet e traditës në Shqipëri dhe nga ky sport kanë dalë sportistë të mëdhenj, kampionë të mirëfilltë, dhe ndër breza ky sport është ushtruar masivisht. Megjithatë, edhe pse e shkuara e mundjes është e madhe, sot ky sport po tretet ngadalë dhe po humbet peshën e tij. Jo se mungojnë talentet, por si në çdo disiplinë tjetër sportive mundja po harrohet dhe nuk po merr rëndësinë e duhur nga instancat. Prindërit nuk i çojnë fëmijët e tyre në palestra, sepse nuk ka palestra klubesh që të kenë hapësirë për fëmijët e të rinjtë. Mungon tërësisht sponsorizimi financiar dhe gjithnjë e më pak kampionë po dalin nga ky sport elitar i Shqipërisë. Fajtorët nuk duhen kërkuar larg, por këtu në Tiranë, nëpër institucionet që administrojnë sportin. Është bërë shumë pak në infrastrukturë, për të mos thënë se nuk është bërë asgjë dhe askush nuk mendon për kualifikimin e kuadrit teknik apo që të sponsorizohen teknikët e rinj që të gjejnë talente dhe të bindin fëmijët ta ushtrojnë këtë sport. Ky skepticizëm ka zënë vend edhe në radhët e vetë komunitetit të mundjes, i cili prej 7-8 vjetësh ka luftuar me demonët e institucioneve për të mbajtur në këmbë federatën dhe mundjen shqiptare. I intervistuar nga “SOT”, ish-mundësi i madh i Kombëtares, Sahit Prizreni, aktualisht trajner i skuadrës Golloborda, analizon elementët sipas një rendi bazik, duke kujtuar se jo vetëm mundja por sporti në përgjithësi në Shqipëri, po trajtohet si “fundi i kavallit” dhe se investimet e strategjitë e zhvillimit të sportit kombëtar mungojnë. Prizreni beson se dy-tre sportistë që stërvit mund të arrijnë nivele të kënaqshme, pse jo edhe në rang ndërkombëtar, por ai është pesimist mbi të ardhmen, pasi deri më tani nuk është bërë pothuajse asgjë për të përmirësuar gjendjen. Si shembull ai merr faktin e thjeshtë por domethënës që Shqipëria sot nuk ka në kryeqytet një palestër mundjeje me standarde dhe ky është detyrimi më minimal që një shtet duhet të ketë ndaj këtij sporti.

Ju keni qenë vazhdimisht një zë kritik në zhvillimet e sportit në përgjithësi në Shqipëri dhe në sportin e mundjes në veçanti. Një nga aspektet ku ka çaluar sporti ynë në tërësi është ai i raporteve që krijohen midis sportistëve e trajnerëve nga njëra anë me institucionet nga ana tjetër. Pas kaq kohësh, si i shihni këto raporte dhe cili është pozicioni juaj?

-Së pari duhet të shohim evolucionin e ngjarjeve në përgjithësi, pra ecurinë e sporteve përkatëse dhe rezultateve të tyre. Dhe e vërteta është se nuk ka ndryshime të mëdha. Nuk është se ka trajtim më të mirë ndaj sportit dhe ky është fakt. Gjërat maten në terren me rezultate, por sporti ynë ka probleme dhe unë personalisht e konstatoj këtë.

Është folur vazhdimisht për një ligj për sportin. Besohej se do të vinte zgjidhja e shumëpritur me këtë ligj, pse nuk ka përparim?

-Ligji për Sportin është bërë, si ligj është bërë, por ai konsiston në shndërrimin në ligj të VKM-së së mëparshme për shpërblimet e sportistëve elitarë. Por kjo nuk e përmirëson gjendjen e sportistëve, e nuk u jep atyre prioritet dhe lehtësira që të ushtrojnë sportin dhe të kenë një karrierë sportive. Sportistët në Shqipëri nuk kanë ende një status. Sa i takon marrëdhënieve midis institucioneve, janë bërë disa përmirësime, në dukje duket një gjë e mirë, por unë vetë jam skeptik dhe nuk flas në aspektin personal, pra për marrëdhëniet e mia personale me institucionet e drejtuesit e tyre, por flas në parim për këto marrëdhënie që krijohen midis komunitetit të sportit dhe institucioneve përkatëse.

Rasti i sportistit L.Frrokaj që u dëmtua në garën e Europianit ishte një fatkeqësi për sportistin, por shërbeu për të shpalosur solidaritet midis pjesëtarëve të komunitetit të mundjes. Nuk e teprojmë të themi që edhe institucionet reaguan shpejt dhe pati ndjeshmëri e solidaritet nga të gjithë. A është ky shembulli që tregon se mundja e ka forcën të ecë përpara?

-Ky ishte një rast i veçantë, unikal do të thosha. Pati një solidaritet të madh dhe një angazhim për t’u admiruar edhe nga vetë institucionet. Thuajse të gjitha institucionet u ngritën në këmbë dhe unë i përshëndes për këtë. Nuk e di KOKSH , por di që drejtoria e sportit në ministri ishte në lartësinë e kërkuar. Pati një suport të rrallë dhe për këto kushte që ka sporti ynë sensibiliteti apo ndjeshmëria ishin në lartësinë maksimale. Edhe bashkëpunimi ndërinstitucional ishte në nivelin e duhur. A u bë mjaftueshëm për të shëruar sportistin? Kjo mbetet të shihet në vazhdim kur çështja të diskutohet më me detaje, por si fillim më duhet të them se kjo ngjarje e ndjeshme solli një solidaritet të spikatur të komunitetit të sportit dhe të institucioneve. Mbi të gjitha, rëndësi ka që sportisti është gjallë, po përmirësohet dhe po shkon drejt rikuperimit dhe do të gëzohemi shumë që ai të kthehet sërish mes nesh.

Dikur KOKSH-i nuk mbajti një qëndrim dashamirës ndaj federatës së mundjes. Si qëndrojnë këto raporte tani? A ka ende neglizhencë nga këto institucione?

-Unë nuk u heq presjen atyre që kam thënë më parë për institucionet në fjalë, por më duhet të pranoj se kohët e fundit ka një qasje tjetër. Ka rënë ai ritmi i sulmit që i bëhej federatës dhe sportistëve tanë të mundjes. Ka shenja të mira bashkëpunimi dhe në këto marrëdhënie unë vërej përmirësime. Ku e shoh këtë? E shoh tek ndihma që u dha për mundjen, pasi dy tapete i kaluan mundjes. Më në fund, pas 7-8 vitesh “luftë”, pati reflektim në drejtimin e duhur. Por kjo nuk mjafton, duhet bërë më shumë dhe bashkëpunimi duhet të vazhdojë. Rasti i sportistit Frrokaj, pra solidarizimi me sportistin dhe mundjen shqiptare në tërësi, është një tjetër shembull pozitiv në këtë drejtim.

Si paraqitet gjendja e mundjes sot, në aspektin infrastrukturor?

-Në pamje të parë duhet të jemi të kënaqur, por nuk duhet harruar një fakt: ne sot nuk kemi një mjedis për tapet olimpik. Pra na mungon tapeti në përmasa olimpike. E vetmja që plotëson deri diku këtë kriter është ajo te salla sportive “Feti Borova” në Parku Olimpik, por ajo nuk është ende funksionale. Dhe sa kohë nuk është në funksion, gjendja është dëshpëruese. Unë do të thosha se jemi në kushtet ekstreme, ku na mungon funksionaliteti i ambientit. Si shembull duhet marrë ekipi kombëtar, i cili duhet të kishte kushte optimale. Sot ekipi kombëtar nuk ka ende një tapet olimpik dhe ajo që e bën më të dhimbshme situatën e që nuk ka të bëjë me federatën, është se ne kryejmë fazën përgatitore në Bullgari. Pjesa tjetër bëjnë stërvitje në palestrat e klubit të Tiranës që përmbush pjesërisht kriteret. Praktikisht, ne si mundje sot nuk kemi një impiant me përmasa dhe standarde olimpike.

Jo vetëm mundja por sporti ynë në përgjithësi vuan shumë mungesën e financave. Nuk bëhet sport pa para dhe mungesa e financimit nuk e lejon zhvillimin e sportit. Në raport me fqinjët tanë në Ballkan, edhe këtë element ne e kemi dobët. Sa ka ndikuar kjo në performancë dhe në rezultatet e sportistëve shqiptarë në aktivitetet ndërkombëtare?

-Do të habiteni por federata e mundjes fiton fond grant nga shteti pak më shumë se 50 mijë euro. Ky është një buxhet qesharak, me të cilin nuk mund të bësh asgjë pozitive. Limitet në fonde kushtëzojnë numrin e aktiviteteve dhe cilësinë e tyre. Le të gjykojë secili se çfarë mund të bësh me kaq para në harkun kohor të një viti. Në raport me fqinjët ne jemi copë-copë. Po marr si shembull Bullgarinë, e cila, njësoj si ne, e ka traditë këtë sport. Bullgaria i jep federatës së saj të mundjes 2 mln euro në vit. Dakord, dikush mund të thotë se ne nuk kemi sportistë medalistë. Po Bullgaria sa ka? Për momentin edhe atje nuk ka kampionë të mëdhenj, por shteti investon ama, jep para që të rinjtë të angazhohen me sportin dhe tradita të ruhet. Shembulli i dytë është Kosova, e cila dukshëm krahasuar me ne ka shumë avantazhe. Shteti më i ri në Europë ka një superpalestër në Prizren (ka dhe në qytete të tjera), fare pranë nesh, e cila është model. Kjo palestër ka dy tapete olimpike apostafat për mundjen. Këtë e ka bërë pushteti lokal në Prizren. Po ne ku jemi me infrastrukturën dhe investimet? Krahasimi nuk ka nevojë për koment.

I jeni futur rrugës së trajnerit prej disa muajsh. Ndër elementët që stërvisni, a ka ndonjë sportist që mund të arrijë në nivelin kampion europian apo kampion bote?

-Dëshira është shumë e madhe, por mes dëshirës dhe arritjes së objektivit është një terren që kërkon punë dhe mundim të madh. Dy-tre elementë janë cilësorë dhe nëse punohet fort e marrim vëmendjen e duhur të shtetit, mendoj se arrijmë në zonën e medaljeve në Europian e Botërorë. Por, duke parë dhe njohur situatën, nuk mund ta fsheh që jam pak skeptik. Populli thotë “do të korrësh çfarë ke mbjellë”. Unë them, çfarë kemi mbjellë deri tani që ta korrim? Gjithsesi, shpresoj të arrijmë të bëjmë diçka pozitive për mundjen shqiptare, për vendin tonë e për flamurin tonë kombëtar.

Një tjetër element që ka pikëpyetje të mëdha është ai i kuadrit teknik. Të rinjtë ende nuk po e tregojnë veten si përgatitës të aftë. Cili është mendimi juaj?

-Edhe ky është një problem i mprehtë që kërkon vëmendje. Nevojiten kurse, kualifikime dhe padyshim investime. Mos harrojmë se kemi 7-8 vjet që po bëjmë luftë frontale me institucionet për mbijetesën e mundjes. Unë nuk e di sinqerisht se çfarë mund të bëhet më shumë me këto kushte që kemi? Ju po përmendni teknikët, por bashkë me ta nevojë për përmirësim ka edhe për arbitrat. Përmirësimi i performancës së tyre duhet bërë me urgjencë.

Cilat janë objektivat tuaja të afërme?

-Kemi në dispozicion mundës të mirë të moshës U-23. Janë dhënë shkëndijat e para të një cilësie në rritje dhe shpresojmë të shkojmë larg. Këto shkëndija u dhanë në Botërorin e të rinjve, ku arritëm pozicione të mira. Por siç e thamë dhe më lart këta elementë kanë nevojë për suport financiar, për mbështetje morale e institucionale.

Sportisti juaj Egzon Shala nuk është shfaqur më....

Me dalje në skenë të mundjes kosovare, pra ku Kosova ka të drejtë të marrë pjesë në aktivitetet ndërkombëtare, Egzoni ka vendosur të përfaqësojë Kosovën. Natyrisht, ne duhet ta përgëzojmë dhe falënderojmë për vitet që ai kontribuoi nën ngjyrat kuqezi.

Së fundmi, pse të rinjtë e sotëm i ngjiten kaq pak mundjes. Më parë ky sport kishte masivitet të paparë...

Ky është një konstatim i drejtë, mjaft i saktë. Kjo ndodh sepse më parë kishim klasa sportive. Unë vetë kam dalë nga klasat sportive. Sporti kishte rëndësi dhe nuk shihej si sot.

Pse, si shihet sot?

Sot në Shqipëri sporti shihet si “fundi i kavallit”. Shkollat nuk kanë palestra e nuk kanë ambiente ku të ushtrojnë sportin. Nuk ka as kuadër të aftë për sporte të veçanta. Dhe problemi ynë i madh është se ne nuk kemi kushte e mbështetje dhe në sport ky është një realitet i hidhur. Të mos bëhemi hipokritë e të themi se gjërat shkojnë mirë. Të flasim realitetin siç është. Kampionët e vërtetë nuk dalin nga hiçi dhe pa kushte e mbështetje s’do të kemi as kampionë, kjo është e sigurt.

Intervistoi: Adriatik BALLA