BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

aktualitet-dossier

Saimir Dauti: Kampionati shqiptar do të ketë cilësi kur të ringrihen “gjigantët” e kryeqytetit dhe Vllaznia

Saimir Dauti: Kampionati shqiptar do të ketë cilësi kur të

Futbolli shqiptar po përjeton një moment transformues si në kampionatin kombëtar, ashtu dhe në nivelin përfaqësues. Ky transformim vjen si pasojë e një stadi të ri kërkesash, por edhe dalja në skenë e Ligjit për Sportin, në nenin që flitet për sponsorizimet, ku me zbatimin në praktikë do të ketë një impakt të ri në të gjitha disiplinat sportive dhe shpresohet të kalohet në një sport profesionist me rregulla të qarta dhe me kushte “fair-play”, aq të domosdoshëm për mbarëvajtjen e lojës në të gjitha nivelet. Ndërkohë, pas dështimit të Panuçit, në krye të Kombëtares erdhi një tjetër italian, Edoardo Reja, një teknik veteran, me eksperiencë të gjatë dhe sinjalet e para të drejtimit të tij janë mjaft pozitive. Megjithatë, problem mbetet grupi, i cili nuk ka cilësinë e duhur për të pretenduar kualifikimin në Europian. Duke folur për këto zhvillime, ish-dinamoviti dhe njëherësh specialisti i futbollit, Saimir Dauti, theksoi se gjërat duhen parë me objektivitet dhe optimizëm, edhe pse cilësia e kampionatit lë për të dëshiruar. Ai ka një qasje disi ndryshe për ekuilibrin e forcave në Superiore, por edhe “brumit” jo fort cilësor në ekipin përfaqësues. Për Dautin, kampionati shqiptar do të rritet në cilësi kur në garë për kreun të vihen “gjigantët” e kryeqytetit (Tirana, Dinamo, Partizani), si dhe Vllaznia e Shkodrës.

- Në krye të Kombëtares erdhi sërish një teknik italian, por këtë herë një teknik i moshës së tretë. Ka përvojë, sigurisht, por mosha e tij nuk është premtuese. Si duhet ta përkthejmë këtë në kushtet ku operon përfaqësuesja kuqezi? Është një sinjal i mirë apo i keq?

Nuk besoj se ka ndikim negativ mosha e tij. Nëse trajneri është mirë fizikisht, mendërisht dhe ndihet i fortë për ta bërë këtë punë, atëherë është korrekte. Për më tepër Edoardo Reja vjen nga shkolla italiane e futbollit dhe ne vetë kemi krijuar një traditë me teknikët italianë gjatë këtyre viteve. Në mos gaboj ky është trajneri i katërt italian që vjen në krye të përfaqësueses tonë (para tij ishin Dosena, De Biazi e Panuçi). Unë nuk shoh probleme tek mosha e tij, por tek koha e paktë që ka në dispozicion. Më gëzon fakti që ai ka përvojë dhe stili italian i përshtatet lojës tonë.

- Cili është mendimi juaj për performancën e skuadrës kombëtare nën drejtimin e Rejës?

Në këndvështrimin tim loja që bëmë ndaj Islandës ishte më e mirë se ajo që bëmë ndaj Moldavisë, edhe pse rezultatet janë të kundërta me lojën e zhvilluar, pasi në Reikjavik skuadra jonë humbi 1-0 e këtu (Elbasan) fituam 2-0 me moldavët. Për t’u kthyer tek Reja, mendoj se është një trajner i shkëlqyer dhe i tillë është shfaqur sidomos kur drejtonte Napolin, që e ngjiti në Serinë A. Ka një eksperiencë të gjatë dhe të shkëlqyer dhe ka fituar traditën e suksesit tekniko-taktike të shkollës italiane. Shpresoj që kjo eksperiencë e tij të korrë maksimumin në krye të Kombëtares tonë.

- Ka një tendencë kthimi tek filozofia e De Biazit. Edhe loja që ka bërë skuadra në këto dy ndeshje ngjan me atë që aplikonte Xhani...

Nuk mendoj se është kjo. Secili trajner ka filozofinë e tij të lojës, të cilën e bazon në një modul taktik. Në tërësi, çdo trajner ka konceptin e tij, edhe Reja ka konceptin e vet të lojës. Ky koncept duhet të përshtatet me mentalitetin e lojtarëve tanë dhe të futbollit tonë. Dhe unë besoj se stili i tij i përshtatet temperamentit të skuadrës tonë përfaqësuese. Nuk mendoj se janë të njëjtë me De Biazin, s’bën të jenë njëlloj, sepse secili trajner ka “rregullat” e veta mbi të cilat ndërton grupin dhe funksionimin e tij.

Në tërësi vendimtar është “brumi” që ka grupi. Ne s’kemi ndonjë skuadër të madhe në cilësi, kështu që vështirësitë janë të mëdha. Çfarë mund të arrihet me këtë skuadër në eliminatoret e Euro-2020?

Mendoj se krahasimet me skuadrën që na çoi në Europian tre vjet më parë nuk qëndrojnë, pasi ai grup kishte më shumë cilësi dhe lojtarët luanin rregullisht me skuadrat e tyre. Pati konkurrencë të fortë për pozicionet në fushë dhe harmonia e reparteve dhe interpretimi i detyrave taktike ishte në nivel më të mirë. Pra grupi ka rëndësi dhe cilësia e grupit të tanishëm nuk është ajo e nivelit që kishte skuadra e De Biazit. Me këtë ekip unë mendoj se ne qëndrojmë në vend të katërt në grupin H eliminator. Nëse arrijmë më shumë do të ishte diçka pozitive.

- A ka ndonjë gjë që të pëlqen tek kjo skuadër?

Po, ka, mënyra se si sulmon. E them këtë duke pasur parasysh lojën që bëmë ndaj Islandës. Rastet u krijuan, lojtarët dolën disa herë para portës dhe ne atje mund të kishim shënuar. Kjo është meritë e mënyrës se si sulmon. Mendoj se ka funksionuar edhe mesfusha dhe krahët kanë qenë mirë. Ka një koncept të Rejës drejtpërdrejt në lojë dhe ky modul taktik, duke u interpretuar nga lojtarë të shpejtë si Roshi e ndonjë tjetër, jep rezultate pozitive. Sa më shumë të zgjasë eksperienca e Rejës në skuadër, aq më mirë do të jetë, pasi do të harmonizohen repartet dhe elementët.

- Të flasim pak për Superioren. Ju jeni dinamovit, e di, por këtë sezon titulli shkoi për Partizanin, që ktheu trofeun pas një pritje 26-vjeçare. Çfarë e bëri të veçantë Partizanin e këtij sezoni?

Me kampionatin që kemi fitorja e Partizanit ishte e merituar. Mund të mos na pëlqejë ne, ndoshta dhe loja nuk ishte spektakolare etj, por është fakt që garën e dominoi pikërisht Partizani. Diferencën e bëri karakteri fizik i ekipit, por edhe vrulli që pati grupi gjatë gjithë sezonit. Shoh një titull të merituar për Partizanin, kjo është e vërteta.

Ishte një skuadër që nuk pati sulm dhe duket e habitshme si ia doli të fitonte me gola të rrallë e shpesh nga mesfushorët. Megjithëse, të gjitha klubet kishin mangësi në sulm, më i miri kapi 13 gola. Duhen parë statistikat e 30 apo 40 vjetëve për të gjetur një kampionat kaq të varfër në sulm....

Kjo është e vërtetë, sulmi la për të dëshiruar, sepse niveli nuk është i duhuri. Por nuk duhet të harrojmë se në një skuadër nuk mund të ketë vetëm një sulmues të mirë. Ndodh që disa lojtarë të shënojnë mbi 10 gola dhe kjo e kompenson fuqinë realizuese të grupit. Unë kujtoj Dinamon kur kam luajtur vetë, ku dola kryegolashënues një edicion, por atë vit shënuan dhe të tjerë gola me peshë dhe në total skuadra kishte realizuar mjaftueshëm. Nuk janë pak 13 gola të realizuar në kampionatin tonë, kështu që situata nuk është vetëm gri.

- Tani që është mbyllur sezoni, çfarë note do t’i vinit kampionatit shqiptar?

Kampionatit shqiptar i vë notën 5.5, sepse i mungojnë shumë gjëra. Ana speciale është teknika, por edhe qarkullimi në tërësi. Por skuadrave tona u mungon funksionimi i dy fazave të lojës dhe vetë loja është e shkëputur. Kemi një kampionat të mefshtë që vjen nga loja me cilësi të dobët. Nëse gjërat do të përmirësohen niveli do të rritet dhe me siguri që edhe nota vlerësuese do të jetë më e madhe, por në kushtet aktuale mendoj se ka hak një notë të tillë (5.5).

Kur sheh kushtet e zhvillimit të futbollit tonë, ndiheni optimist apo pesimist?

Me Kombëtaren jam optimist, pasi Shqipëria ka lojtarë të mirë, shumë syresh luajnë jashtë vendit në kampionate profesioniste elitare. Ka vend për besim dhe premisa të mira për rezultate, kurse për klubet brenda vendit shoh një gjendje jo dhe aq optimiste. Marr shembull Flamurtarin, ku dëgjoj në media që ka 3-4 muaj pa u paguar. Gjendja ekonomike është bazike sot në sport. Pa ekonomi të shëndetshme nuk bëhet sport cilësor. Nëse nuk vihet dorë, me siguri që edhe niveli do të bjerë.

- Klubet tona, që kanë të drejtën e pjesëmarrjes në kupat e Europës, kanë mësuar kundërshtarët e tyre. Sa shanse kanë ato të avancojnë më tej?

Dëshira është e madhe që të shkojnë më tej, të kalojnë një e disa raunde, por e di, gjithashtu, se kjo është e vështirë. Nga sa kam mësuar, shorti për skuadrat tona është i vështirë, sepse kanë përballë kundërshtarë shumë të fortë. Partizani luan me Karabagun që ka pasur vitet e fundit pjesëmarrje të rregullt në fazën e grupeve. Edhe Kukësi ka short të vështirë. Gjithsesi, uroj të bëjnë më të mirën dhe të na japin emocione pozitive, që të përfaqësojnë denjësisht futbollin shqiptar.

- Së fundi, duke qenë dinamovit, të gjithë e thonë fjalën e tyre, por Dinamo është katandisur keq në kategoritë inferiore. Çfarë do të ndodhë me këtë emër të madh të futbollit kombëtar?

Dinamos s’i kanë vënë dorën e përkujdesjes dhe sa kohë nuk ka dorë mbështetëse nuk do të ngrejë krye. Për Dinamon është e nevojshme një strategji ringritjeje. U përfol se do ta merrte një dashamirës i madh i futbollit, që ka financuar më parë edhe Tiranën, por nuk e di pse nuk u realizua. Nuk e di çfarë do të ndodhë në të ardhmen, por një gjë e di të sigurt: nëse largohen nga futbolli tre gjigantët kryeqytetas si Partizani, Tirana dhe Dinamo, si dhe Vllaznia e Shkodrës, atëherë bie kampionati. Shqipëria nuk mund të ketë kampionat cilësor e konkurrues në rang europian nëse nuk ngrihen në elitë “gjigantët” e mësipërm dhe Vllaznia, sepse, pa i mohuar vlerat e të gjithë skuadrave të tjera, këto klube janë baza e vërtetë e futbollit në Shqipëri.

Intervistoi: Adriatik BALLA

Më të lexuarat