BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

intervista-sport

Shyqyri Rreli: Kjo Kombëtare ka mundësinë të na bëjë krenarë si komb

Shyqyri Rreli: Kjo Kombëtare ka mundësinë të na

Kush është Shyqyri Rreli?
Datëlindja: 18.05.1930
Vendlindja: Tiranë
Roli në fushë: Mbrojtës
Numri i fanellës: 3
Karriera si futbollist
Erzeni, sezoni 1948-1949. Tirana (Puna), sezoni 1949-1951. Dinamo, sezoni 1952-1962.
Gola të shënuar 1 (Flamurtari-Dinamo 1-2, vitin 1953).
Trofetë e fituara 4 tituj kampion dhe 4 Kupa të Shqipërisë (Dinamo).
Pjesëtar i ekipit kombëtar 1955-1958 (kur trajner ka qenë Adem Karapici, më pas Loro Boriçi dhe Andrea Lukshinov).
Karriera si trajner
Trajner-futbollist me ekipin e moshave Petro Nini Luarasi, në vitin 1961. Mësues i edukimit fizik. Trajner i klasave sportive. Pedagog i Mjeshtërisë së Lartë Sportive. Trajner-Pedagog me ekipin e Shkëndijës, fillimisht me të rinjtë në kategorinë e dytë dhe më pas në të parën. Trajner i Tiranës nga viti 1987-1990. Trajner dhe drejtor teknik i ekipit të sapoformuar, Albanët nga 1994-1998, duke dalë në vendin e dytë, në kategorinë e dytë. Konsulent dhe më pas trajner i Teutës në vitin 1993.
Trajner i Shkumbinit për disa muaj në vitin 1996.
Trofetë e fituara si trajner 2 tituj kampion me Tiranën.
Trajner i ekipit Shpresa 1972-1982 (2 herë kampion ballkanik).
Trajner i ekipit kombëtar 1982-1990.

Ish-trajneri i njohur i ekipit kombëtar dhe një nga figurat kryesore të futbollit shqiptar, Shyqyri Rreli, duke komentuar fitoren e skuadrës tonë përfaqësuese dy ditë më parë ndaj Norvegjisë në Oslo, beson se ky grup me elementë të rinj kanë mundësinë e madhe që t’i krijojnë shqiptarëve një kënaqësi akoma më shumë nga një fitore, pse jo për të pasur një kualifikim historik. Ish-tekniku kuqezi e ka përshkruar fitoren të shkëlqyer, në momentin  duhur dhe me shpresë për të ardhmen e skuadrës. Natyrisht që Rreli është përfshirë nga optimizmi i fitores, që ka sjellë shumë gëzim te sportdashësit, ndërkohë që ka përmendur si më të mirën nga ky takim lojën e bukur kolektive dhe natyrisht rezultatin që i dha tri pikë ekipit tonë përfaqësues. Për Rrelin meritat dhe urimet i shkojnë trajnerit De Biazi dhe grupit të futbollistëve, të cilët e bënë gjithçka mirë në këtë ndeshje. Tekniku i mirënjohur flet fjalë të mira për Migjen Bashën, si prurja e re e De Biazit, por ka fjalë po aq të mira për secilin nga futbollistët e ekipit përfaqësues, duke shtuar se njëri meritonte lëvdata më shumë se tjetri. Ish-tekniku i përfaqësueses tonë në v itet 80-të, ka gëzuar për shumë e shumë vite dhe vijon të gëzojë respekt të madh për skuadër e bukur kombëtare të atyre viteve, e cila u përball me dinjitet e madje shfaqi dhe superioritet ndaj gjigantëve të kontinentit në atë periudhë. Shyqyri Rreli do të mbahet mend si trajneri i kastës së shkëlqyer të futbollistëve si Arben Minga, Shkëlqim Muça, Mirel Josa, Perlat Musta, Sulejman Demollari, Agustin Kola etj, të cilët formonin një ekip yjesh, për ta pasur zili. Por fatkeqësisht në atë kohë zhvilloheshin shumë pak takime ndërkombëtare.

Pas kësaj fitoreje historike, cili është mendimi juaj për lojën dhe rezult6atin e skuadrës tonë kombëtare?
Duke parë këtë ndeshje unë jam kënaqur shumë. Ishte nga ato ndeshje që më kanë dhuruar emocion dhe më kanë gëzuar pa masë. Nuk më pëlqeu vetëm rezultati, që ishte më i rëndësishmi në këtë takim për ekipin tonë përfaqësues, por loja e skuadrës tonë ishte e bukur. Mënyra se si luajtën më gëzoi jashtë mase. Kjo skuadër kombëtare po bën gjëra të mira dhe duhet të mbajmë shpresë që këto rezultate pozitive të fuqizohen. Më vjen mirë kur e cilësoj ekip kombëtar se është tamam një skuadër e një kombi, ku nuk është vetëm Shqipëria por edhe viset e tjera shqiptare, pra një ekip kombëtar i përfaqësuar gjerë. Duke u kthyer tek ndeshja mund të them se ishte e bukur në lojë e rezultat. Bukurinë ia shtoi sidomos prezenca e madhe e tifozëve kuqezi. Të gjitha bashkë bëjnë një sinjal pozitiv. Pra kjo fitore ishte një shenjë e mirë që na jep besim për vazhdimësinë. Natyrisht duhet të shpresojmë, por pa vetëkënaqësi, pasi kundërshtarët do të motivohen më shumë në ndeshjet e ardhshme dhe ne duhet të bëjmë kujdes. Me pak fjalë, kjo ishte një fitore e bukur dhe e rëndësishme. Unë uroj trajnerin dhe lojtarët, duke këshilluar të kenë më shumë përkushtim. Kam ndjerë një kënaqësi të madhe nga fitorja e këtij takimi, duke më kujtuar emocionet si atëherë kur ekipin e drejtoja vetë.

Mendoni se kjo skuadër mund të pretendojë kualifikimin pas kësaj fitoreje?
Objektivi është i vështirë, por ambicia duhet të mbetet. Motivi është i fortë, mbështetja është e madhe. Natyrisht që Shqipëria nuk ka ndonjë element super të talentuar, por ka një grup harmonik dhe të ri në moshë që premton shumë për të ardhmen. Pse të mos besojmë te kualifikimi? Pra janë të gjitha mundësitë që ekipi ta thotë fjalën e vet më me forcë në ndeshjet e ardhshme. Natyrisht që këtu ka një meritë të madhe dhe trajneri De Biazi, që ka punuar mirë me grupin.

De Biazi ka bërë një rinovim gati radikal në pak më shumë se një vit në krye të skuadrës. Afrimi i fundit ishte mesfushori kosovar i Torinos Migjen Basha. Çfarë përshtypje ju la juve ky futbollist?
Mua më pëlqeu i gjithë grupi. Mu duk njëri më i mirë se tjetri. Unë s’mund të them ky futbollist ishte më i mirë se ky tjetri. Mua më pëlqen që grupi luajti me profesionalizëm. Natyrisht që Basha bëri ndeshje të mirë, por fjalë të mira mund të thuhen dhe për portierin Berisha, që bëri pritje shumë efikase e të bukura. Një portier me vlera të mëdha për ekipin tonë kombëtar. Nuk mund të mos përmendim Salihin që realizoi një gol mjaft të bukur. Por për Salihin s’kemi ç’të themi më shumë pasi ai ka shënuar gola të rëndësishëm për ekipin edhe në ndeshjet e shkuara. Në fund të fundit goli i Salihit ishte shumë i bukur, por mos harrojmë se ai gola të tillë ka shënuar disa. Madje më parë se të shënonte këtë gol ai pati rast me roveshatë që e kishte më të lehtë për ta bërë, por në fund realizoi këtë perlën tjetër që na dha fitoren.

Mund të themi se grupi që ka ndërtuar De Biazi është më efikasët nga ata që akne ndërtuar trajnerët e huaj këto vite?
Ndoshta nuk mund të flasim në këtë mënyrë, por është fakt që grupi i tanishëm me elementë të rinj është pozitiv. Duhet që një ekip kombëtar të rinovohet vazhdimisht dhe të afrohen lojtarë të rinj. Një grup të tillë të mirë ka pasur më papara dhe trajneri Brigel, por nuk i patëm rezultatet e dëshiruara. Ajo që mua më ngjall entuziazëm lidhet me faktin e ky grup i ndërtuar nga De Biazi premton edhe për edicionin e ardhshëm. Madje edicionin e ardhshëm do të jetë më i fortë e harmonik. Kam besim për këtë.
De Biazi duket se ka bërë shumë ndryshime, për hir të së vërtetës....
Po, ka pasur afrime elementësh të rinj dhe mundësi për disa futbollistë dhe kjo është pozitive e domethënëse për vazhdimësinë. E pëlqej atë që ka bërë trajneri De Biazi dhe sidomos motivimin që i ka dhënë grupit të futbollistëve. Gjërat deri tani flasin pozitivisht për trajnerin dhe unë e uroj dhe përgëzoj për këtë fitore të bukur që solli në Oslo ndaj Norvegjisë. Kjo fitore na kënaqi shumë.

Të flasim për objektivin e ekipit. Në këndvështrimin tuaj, a është kjo skuadër e aftë të shkojë në Botëror?
Gjithçka mund të ndodhë në këtë grup, sidomos pas kësaj fitoreje të bukur ndaj Norvegjisë. Të flasim për kualifikimin nuk duhet të jetë thjesht një ëndërr, por mendoj se ky grup që përbën sot Kombëtaren ka mundësinë që të bëjë krenar një komb të tërë. Ishalla e arrij dhe unë e shijoj një kualifikim historik, pasi e kemi pritur për dekada me radhë. Do të ishte diçka e bukur për futbollin tonë kombëtar dhe për Shqipërinë. Kjo skuadër na dha shpresë dhe mua sinqerisht më ka gëzuar shumë fitorja e saj. Më ka ngjallur besim dhe le të shpresojmë se lojtarët tanë do të dinë të marrin rezultatin e duhur. Adriatik BALLA



 

Më të lexuarat