BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

aktualitet-dossier

Sokol Kushta: Boshatisja e “Elbasan Arenës” alarmante, FSHF urgjentisht të ulë çmimin e biletave

Sokol Kushta: Boshatisja e “Elbasan Arenës” alarmante, FSHF

Shqipëria fitoi ndeshjen e parë në grup me Izraelin në kuadër të Ligës së Kombeve me rezultatin 1-0 dhe mori një trepikësh që në aspektin psikologjik i jep avantazhe të padiskutueshme në grupin e saj, por nga ana tjetër shfaqi edhe mangësi që nuk janë të reja, si gabimet e përsëritura në mbrojtje. Gjithsesi, e përgjithshmja tregoi për një performancë në rritje nga ndeshjet e fundit që ishin katastrofike dhe disa të rinj treguan potencial në rritje, si Strakosha, Guri, Gavazaj e Binaku që japin siguri për të ardhmen. Duke analizuar ndeshjen, ish-sulmuesi i Kombëtares, Sokol Kushta, personalitet i futbollit shqiptar, nxori në pah disa elementë pozitivë nga ndeshja e së premtes në “Elbasan Arena”, ku veçon përmirësimin e grupit në aspektin mental, disiplinimin taktik dhe natyrisht, punën e mirë të lojtarëve të rinj, që arriti kulmin me pritjet magjike të Strakoshës. Por ka dhe kritika për mjaft elementë, ku mbrojtja gjatë pjesës së parë “fuste ujë” dhe nuk ofronte siguri. Madje patëm fat që nuk pësuam të paktën dy gola në fraksionin e parë që do të kishin qenë fatalë për kuqezinjtë. Për Kushtën pjesa e dytë ishte korrekte dhe siguroi fitoren. Panuçi sipas tij bëri eksperimentin e radhës, por ndryshe nga eksperimentet e mëparshme ky i Elbasanit ishte më solid e më premtues. Kritika dhe për Hysajn, të cilin dëshiron ta shohë të marrë më shumë përgjegjësi, ndërsa për sfidën e radhës me Skocinë, Kushta ofron “recetën” e tij për të dalë sërish kryelartë nga fusha.

Shqipëria, pas kaq muajsh eksperimente dhe disfata, më në fund gjen fitoren. E parë në tërësi, cili është mendimi juaj për këtë ndeshje dhe performancën e skuadrës tonë?

Ishte një ndeshje me interes për Kombëtaren tonë, pas një periudhe të gjatë me rezultate negative dhe eksperimente të shumta. Edhe në këtë ndeshje 40 % e lojtarëve ishin të rinj. Në pjesën e parë u bënë mjaft gabime. Nuk them se nuk pati gjëra pozitive, pasi skuadra funksiononte dhe unë dua të veçoj sulmuesin e ri Guri që mori përsipër vijën e parë dhe krijoi raste, por edhe Memushajn që e tregoi dhe në këtë ndeshje që është i rëndësishëm. Por mbrojtja në pjesën e parë nuk më pëlqeu dhe një lojtar si Hysaj duhet të marrë më shumë përgjegjësi, sepse është futbollist me personalitet dhe luan në një kampionat shumë të fortë e me një skuadër elitë, nga më të fortat në Itali, siç është Napoli.

Në fakt, të gjithë e thonë se nga Hysaj pritet më shumë si lider në Kombëtare.

Natyrisht, të gjithë ne presim më shumë prej tij dhe ai duhet ta shpalosë personalitetin që ka. Ndoshta këtë rol në Elbasan e bëri Strakosha, që u tregua vendimtar, por këtë rol lideri në mbrojtje duhet realisht ta ketë Hysaj. Memushaj, Guri dhe Strakosha për mua ishin lojtarët më të mirë në këtë ndeshje. E vërteta është se një ekip duhet të ketë shtyllën e tij kurrizore në fushë. Ka një aks ku mbështetet ekipi dhe duke qenë se në sulm më parë ne kishim Sadikun, këtë herë patëm një djalë të ri, Gurin, që për mendimin tim pati paraqitje pozitive. Duhej të ishte më i qetë para portës, por edhe më i shkathët. Kam bindjen se në pjesën e parë, nëse do të kishim përballë një kundërshtar tjetër do të na kishte ndëshkuar rëndë, sepse gabimet që bëmë ishin të rënda. Kurse në pjesën e dytë situata ishte ndryshe, ekipi shfaqi siguri, në aspektin mental dominant, por në aspektin e rezultatit duhej të kishte shënuar më shumë. Edhe në aspektin e organizimit në pjesën e dytë ishim më lart, goli erdhi i rrjedhshëm nga aksioni, realizim i mirë. Dhe fitorja të gëzon, sepse të jep pikët, por edhe qetësinë dhe motivimin e nevojshëm për sfidat e ardhshme.

Ka një problem me eksperimentimet. Kjo fitore ndihmoi dhe Panuçin, vinte nga një periudhë pasigurie. Sa mund të ketë ndikuar kjo te trajneri?

Panuçi ndërtoi tre ekipe për të ardhur deri këtu dhe ky i fundit ishte më solidi që na është paraqitur. Megjithatë, unë mendoj se nuk është më i miri, pra ai që presim. Ndoshta ka mungesa, dëmtime etj, por ndeshja në Elbasan tregoi se ka mjaft gjëra që duhen përmirësuar. Kjo ishte një ndeshje ku Izraeli mund të na kishte ndëshkuar rëndë dhe mund të flisnim ndryshe në fund të takimit, por meritë e Strakoshës me ndërhyrjet e tij, ai është lojtar i Lacios, te një skuadër e madhe, në formë të mirë dhe evitoi më të keqen. Dua të evidentoj, gjithashtu dhe Xhakën, i cili përveçse shënoi golin, për mendimin tim bëri dhe një ndeshje mjaft pozitive. Edhe mbrojtësi i krahut të majtë (Binaku) u paraqit mirë. Siç thashë, në mbrojtje Hysaj duhet të marrë më shumë rol lideri.

Ju e dini që mesfusha është reparti që bën lidhjen e lojës dhe kush ka mesfushën e mirë e dominon ndeshjen. Në këtë repart Panuçi u tregua i matur, sepse u besoi lojtarëve me eksperiencë si Memushaj e Basha, dhe ata ia dolën.

Në mesfushë ishin tre lojtarë që u paraqitën të tre mirë. Memushaj, Xhaka dhe Basha, padyshim performancë pozitive, eksperienca tregoi se është e rëndësishme. Ishin mirë në ndërtim aksionesh sulmues, por edhe kanë markuar fuqishëm dhe kjo i bëri të bëjnë diferencë. Megjithatë, unë insistoj që skuadra ka 11 lojtarë dhe që të fitojë duhet që të japin kontribut të gjithë e të funksionojnë të gjitha rolet. Mos harrojmë, në Elbasan luajtën 4-5 lojtarë të rinj, gati gjysma e ekipit dhe për mendimin tim ishte performancë pozitive.

Pas fitores gjithmonë flitet mirë, sepse funksionon postulati i vjetër “fituesi nuk gjykohet”. Por, e parë përtej rezultatit, sa ndikon te grupi kjo fitore?

Euforia e shqiptarëve nuk hiqet, e kemi këtë “sëmundje”. Për mendimin tim kjo ishte një fitore mentale dhe uroj që të mos mbetet e vetme. Pse? Mos harrojmë: ne jemi ekip i vogël, jo ekip i madh. Ne nuk jemi Spanja, apo Gjermania. Pra ne jemi ekip i vogël, por që mund të arrijmë gjëra të mëdha. Që të shkojmë atje ku ishim (Europian) duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, të dimë kapacitetet, nivelin dhe mundësitë që kemi. E që të bëjmë më të mirën duhet të përmirësohemi vazhdimisht. Edhe ndaj Izraelit, unë e quaj me fat që s’pësuam gol dhe e parë në këtë formë, mua më pëlqente loja e De Biazit, ku mbrojtja ofronte siguri dhe ne gjithmonë ishim të frikshëm në kundërsulm. Kundërsulmi prodhon gola dhe këtë duhet të mos e nënvlerësojmë si strategji. Edhe në Elbasan pati përpjekje kundërsulmi, por nuk u shfrytëzuan si duhet.

Në radhë vjen Skocia, kundërshtar i një natyre tjetër, me cilësi sportive të tjera nga Izraeli. Ata janë të fortë fizikisht, kanë taktikën e tyre dhe i njohim pak. Mendon se Shqipëria ia del dhe në Skoci?

Ata janë ekip me lojtarë që luajnë në Britani, kryesisht në Premier League, pra kampionat cilësor. Unë do të shikoj pozicionin e lojtarëve në fushë që do të programojë Panuçi. Natyrisht, të dy palët do të kërkojnë fitoren, por unë gjykoj se në këtë ndeshje ne duhet të kemi mbrojtje të mirë, të pakalueshme, ndryshe ndëshkohemi. Ata kanë armë të fortë lojën në ajër, e cila kërkon efikasitet në lojën në krahë. Nëse Shqipëria ia bllokon lojën në krahë dhe i merr mesfushën, atëherë do t’ia dalë. Çështja e dytë është ritmi. Ata imponojnë ritëm të lartë, është në stilin e tyre. Kjo do të kërkojë nga tanët të ndërtojnë një strategji taktike që të frenojnë ritmin e tyre, ose, më saktë, të ndërtojnë ritmin tonë, që të mos bëjmë lojën e kundërshtarit. Trajneri duhet të tregojë aftësitë e tij në këtë ndeshje, të mbrohet me kujdes e të godasë rrufeshëm në kundërsulm. Nevojitet një markim i rreptë para 16-shes, në të kundërt, po na morën krahët dhe mesfushën, do të na rrezikojnë rëndë. Mos harrojmë që kemi plot disavantazhe, ku grupi nuk është ende i plotë, lojtarët nuk vijnë nga gjendja e tyre më e mirë, jemi të lodhur luajmë në transfertë në fushën e kundërshtarit, fizikisht ata janë më mirë etj.

A ka kohë trajneri të përmirësojë?

Sigurisht, ka kohë të përmirësojë defektet që u shfaqën në Elbasan dhe unë insistoj në mbrojtje, por në futboll ka enigma, ka dhe shpresë dhe duhet të besojmë për më të mirën e skuadrës tonë përfaqësuese. Edhe Shqipëria është e fortë. Mbrojtja të jep siguri, goli të jep shpresë për fitore. Kur gërshetohen bashkë sjellin sukses dhe gëzim.

Të flasim për një çështje krejt tjetër, tifozët. Besoj që pamja e “Elbasan Arenës” gati e zbrazët, na ka zhgënjyer jo pak. Nuk e di nëse ishte për prej situatës që ndodh me Izraelin për shkaqe sigurie apo një indiferentizëm i tifozëve, por kjo kishte vite që nuk ndodhte me Kombëtaren. Çka ndodhur me tifozët?

Jam mjaft i zhgënjyer. Dhe të imagjinoni që po ndërtojmë në Tiranë një stadium të madh mi 22 mijë vende, e në një ndeshje të tillë të të vijnë 3 mijë vetë. Ai ngjan i boshatisur. Unë kam luajtur në “Kamp Nou” në Katalonjë me Flamurtarin kundër Barcelonës, në atë kohë 120 mijë vende. Kishin ardhur në stadium 60 mijë, vetëm gjysma, dhe stadiumi dukej sikur të ishte bosh. Duke u kthyer në Elbasan, kishte kohë që përsëriteshin këto termat jo policia, kontrollet, vonesat etj. Kudo ka kontrolle e polici, por nuk i pengon stadiumet të mbushen.

Çfarë ka ndodhur?

Çmimet janë për turp, paguhet lekë i çmendur për të parë një ndeshje, në një realitet që nuk është ai i Europës së zhvilluar. Çmimi shumë i kripur i biletës nuk e justifikon as nivelin e ndeshjes, as vendin ku zhvillohet ndeshja dhe kushtet që të ofron. Ne jemi vend i varfër dhe FSHF duhet të ulet me këmbë në tokë të njohë realitetin e këtij vendi. Dhe që të njohë realitetin duhet të ulë urgjentisht çmimin e biletave sepse kështu rrezikojmë të lëmë vetëm Kombëtaren. Ishin ca vite kur kishim kohë fukarallëku dhe vuanim shumë nga vitet 90-të, por fenomeni mbetet ende i fortë. Dëgjoj çmim bilete 150 apo 180 mijë lekë. Unë kam parë Milanin në Champions me 50 euro dhe quhej shtrenjtë, e jo kjo shifra e “Elbasan Arenës”. A e kuptoni ku jemi? Fukarallëku në kulm, çmimet në tavan. Në një ndeshje të tillë bileta nuk duhet të jetë mbi 10 mijë lekë të vjetër.

Në mbyllje, cila është nota juaj për skuadrën për ndeshjen ndaj Izraelit?

Nuk më pëlqen kjo gjë, për më tepër të vë nota. Unë kam luajtur vetë me skuadrën kombëtare dhe i di emocionet, vështirësitë, krenarinë, përgjegjësinë dhe dëshirën që ka çdo lojtar që vesh fanellën e përfaqësueses. S’e bëj dot, por mund të them se ishte paraqitje pozitive, sidomos e krahasuar kjo me 3-4 ndeshjet e fundit. Elementi i ri ishte mjaft pozitiv, kurse fenomenet negative duhen analizuar dhe besoj se stafi do t’i marrë përgjegjësitë sipas rasteve. Kombëtarja është e të gjithëve dhe shpresojmë të vijojë me rezultatet e mira.

Intervistoi: Adriatik BALLA

Më të lexuarat