BREAKING NEWS

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me
x
BREAKING NEWS

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën,
x
BREAKING NEWS

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për
x
BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x

aktualitet-dossier

Teodor Vaso: Ndeshja Shqipëri-Gjermani e vitit 1967 ishte sensacion botëror, maja e përfaqësimit të futbollit shqiptar

Teodor Vaso: Ndeshja Shqipëri-Gjermani e vitit 1967 ishte sensacion

Gazeta “Sot” sjell për lexuesit këtë fundjavë intervistën me një prej figurave të shquara të futbollit tonë, personalitetin e sportit kombëtar dhe protagonistin e ndeshjes monumentale Shqipëri-Gjermani e vitit 1967, Teodor Vaso, i cili sot mbush 78 vjeç. Lojtari që i bëri të gjitha në fushë, me përjashtim të portierit, që tregoi shpirt sakrifice në duelet e mëdha e në kohë të vështirë, me të cilat u përball futbolli shqiptar në arenën ndërkombëtare, por edhe specialisti laps-mprehtë që rrok me profesionalizëm problemet e futbollit në Shqipëri, rrëfen kështu emocionet e rralla nga karriera e tij, por jep mendime të vyera edhe për zhvillimet e fundit në ekipin përfaqësues, daljen në skenë të futbollit shqiptar të Kosovës dhe padyshim cilësia e munguar aktuale në punën e klubeve. Të rrallë janë ikonat e futbollit, por Teodor Vaso futet në rangun e më të mëdhenjve të futbollit shqiptar, brez i Panajot Panos me shokë, që shkruan faqe të ndritura në historinë e futbollit shqiptar.

Kush është Teodor Vaso?

Datëlindja: 15.09.1941

Vendlindja: Korçë

Pozicioni: Mbrojtës (i ka bërë të gjitha rolet)

Përfaqësues i klubeve të: Skënderbeut, Dinamos, 17 Nëntorit, Partizanit

Me Kombëtaren e Shqipërisë: 20 ndeshje

Duele ndërkombëtare: 40 ndeshje

Pjesëmarrës në duelin monumental Shqipëri-Gjermani (dhjetor 1967)

Dekoruar nga Presidenti i Republikës me “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”

Vlerësuar së fundmi si “Ambasador për paqen”

 

-Jeni një nga njerëzit që ka përjetuar momentet epokale të futbollit shqiptar dhe për shkak të kontributit tuaj në futbollin korçar dhe atë kombëtar, para pak kohësh jeni dekoruar nga Presidenti i Republikës me “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”. Çfarë do të thotë për ju ky vlerësim dhe pse brezi juaj arriti, qoftë dhe me një ndeshje të madhe si ajo e vitit 1967 ndaj Gjermanisë, të ketë këtë një vëmendje kaq të lartë të opinionit sportdashës shqiptar?

Ndeshja Shqipëri-Gjermani pati jehonë të jashtëzakonshme në gjithë botën sportive të kohës. Që të kuptohet kjo rëndësi e papërsëritshme mbi 50-vjeçare duhet të cilësohet veçantia e karakterit sportiv të saj. Ndeshjet e futbollit në çdo kohë mund të japin produkt nga trukimi i ndeshjes, nga një marrëveshje te dy ekipeve nga lëshimi i karikimit të lojtarëve për ta fituar lojën me një angazhim tërësor. Te tre lidhen me objektivat e secilës lojë futbolli. Veç këtyre janë ndeshjet me garë sportive. Kësisoj janë me mijëra ndeshje të pastra dhe reale. Ndeshja e vitit 1967 Shqipëri-R.F.Germane ishte ndeshje që, për arsye të objektivit të kombëtares gjermane, nuk mund të ndikohej kurrsesi nga tre faktorët subjektivë të lartpërmendur sepse gjermanëve ju duhej vetëm fitorja. Përkundrazi, kjo ndeshje dha produktin e një sensacioni botëror, sepse barazimi (0-0) dhe loja e shkëlqyer e 11 lojtarëve shqiptarë eliminuan një skuadër të rrafshit potencial botëror (N/Kampione e botës më 1970 dhe Kampione e Evropës më 1972). “Ndeshja e shekullit”, në tërësinë e saj, pati dhe detaje përjetimesh disi të çuditshme. Kështu, autobusin nga Kovalishenca për në stadiumin “Q.Stafa” e drejtoi lojtari i ekipit kombëtar Taqo Dembo sepse në çastin e fundit të nisjes shoferi u sëmur.

-Si erdhën rrethanat tek kjo ndeshje e madhe, me çfarë taktike u përballët me gjermanët? Çfarë kujton ndonjë gjë të veçantë nga pjesëmarrja juaj në këto ndeshje “lapidare” e të tjera të asaj kohe?

Ishte ndeshja e fundit në grup. Patëm humbur 6-0 në Dortmund me RF Gjermane dhe 4-0 në Beograd me Jugosllavinë. Në Tiranë endej jehona e një pezullimi pa afat i përfaqësueses shqiptare të futbollit për ndeshje ndërkombëtare. Ekipi ishte nën një trysni psikologjike si pasojë e klimës në fjalë. Por në gjendjen shpirtërore tonën vepronte forca e një koncepti revolte, sepse nuk ishte e vërteta e gjendjes sonë futbollistike që vinte si pasoje e humbjeve ne fjalë. Me Gjermaninë janë luajtur dy takime të mëdha, ajo e vitit 1967 dhe ajo e vitit 1971. Në opinionet e dhëna ka një tjetërsim të lidhur me ndeshjen e 17 shkurtit 1971 veçanërisht për planin taktik, sepse me 1971 ekipi ynë doli në nxemje me 3 mbrojtës të majtë: T.Vason, që i kishte bërë të gjitha ndeshjet në grup, si dhe G.Kasmin e A.Ziun që kishin luajtur pjesërisht. Ishte një ndjesi çoroditëse sepse lindte pyetja ku do të futen 3 mbrojtës të majtë? Kurse më 1967 ekipi ynë luajti me rreshtimin 4:3:3 por çudia lindte sepse trajneri L.Boriçi futi në sulm një mbrojtës, J.Kazanxhi, për goditje me kokë në portën gjermane.

-Specialistët kanë evidentuar tre periudha me kulminacion futbollin kombëtar: së pari brezi i rinisë tuaj, pra ai i fundviteve 50-të dhe deri në vitet 70-të. Brezi i dytë ai i viteve 80-të dhe fillim-viteve 90-të, dhe brezi i tretë ai pas vitit 2000, që arriti kulmin me përfaqësimin në “Francë-2016”.Cili është këndvështrimi juaj për këto etapa të futbollit shqiptar?

Dy të vërteta apo më shumë nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën. Është e vërtetë që ne u kualifikuam për në Kampionatin Evropian 2016, duke marre tri pikë në Beograd, por po aq i vërtetë është fakti që kualifikimin e parë ekipi kombëtar e ka bërë në eliminatoret e Euro-1964 sepse mori në tavolinë 4 pikë në ndeshjet me Greqinë, e cila nuk pranoi të luante me ne. Është fakt, gjithashtu, që e gjithë Europa Lindore, (ish-socialiste) pas vitit 1990 nuk pati rezultatet e viteve të mëparshme. Polonia u rreshtua e 3-ta në Botëror me plejadën Lubanski-Denia-Gadoha. Kurse Jugosllavia finaliste me Italinë dhe doli N/kampione e Evropës. Bullgaria përgatiti gjithë plejadën e Stojçkovit që doli e 4-ta në Botëror 1994. Në fakt, niveli dhe rezultatet e sportit dhe futbollit janë produkt i zhvillimit ekonomik e shoqëror të një vendi dhe të një shteti. Tani, në vlerësimet për ndeshjet e ekipit kombëtar janë akoma vlerësimet dhe dëshirat që vijnë nga kualifikimi në Euro-2016. Zoti De Biazi në media deklaroi “ta harrojnë sportdashësit shqiptarë kualifikimin në Francë-2016”. Është dhe kjo një enigmë. Kujt i adresohet kjo thënie që lë nënkuptime? U arrit për meritë profesionale të tij, për meritë të një ekipi që nga vitet do të zbehet, nga një fitore në tavolinë me Serbinë dhe një ndeshje me Armeninë pa motive nga ana e saj, apo ka tjetër faktor që nuk dihet?

-Si specialist me përvojë dhe njohës i zhvillimeve futbollistike në vend, cili është mendimi juaj për kampionatin shqiptar? Pse klubet tona nuk po prodhojnë lojtarë që kapin nivelin e ekipit përfaqësues?

Kampionati ynë dhe të gjitha aktivitetet e futbollit nga baza e në majë janë në funksion të çështjes së cilësisë dhe rezultateve të futbollit tonë. Formulat e zhvillimit të aktiviteteve kanë rëndësi dytësore. Është e dukshme që shumë futbolliste të huaj shquhen për elegancën, nacionalitetin etj, dhe kur bëhet një krahasim direk i veprimeve taktike tregojnë se janë produkt i stërvitjeve në shkollat e tyre të futbollit. Të gjithë futbollistët e kombëtares shqiptare luajnë në ekipet e Evropës e më tej, por ata dhe të tjerë pas tyre bazat e formimit të tyre i marrin në shkollën e formimit shqiptar. Në tërësinë e faktorëve dytësorë në kampionatet shqiptare të të rriturve duhet të ketë një numër më të kufizuar lojtarësh të huaj që duhet të luajnë njëherësh në formacion. Nëse flasim për probleme te tjera madhore ato pasqyrohen thuajse përditë në shtyp e në media për gjendjen financiare të klubeve shqiptare marrëdhëniet trajner-lojtarë dhe drejtues-lojtarë.

-Dalja në skenë e Kosovës, qoftë me kampionatin e saj, qoftë me ekipet kombëtare të saj, e dëmton apo e ndihmon futbollin shqiptar? Sepse edhe në këtë pikë diskutimet janë plot antagonizëm...

Tashmë në historinë e futbollit shqiptar hyri përfundimisht futbolli shqiptar i Kosovës. Institucionalisht dhe zyrtarisht janë tashmë dy ekipe shtetesh të një kombësie. Vetë përmbajtja e kësaj fraze kërkon kuptimin që normalisht brenda rregulloreve përkatëse të komunikohet profesionalisht në shkëmbimet e mundshme. Është e qartë që largimi i disa lojtarëve shumë cilësore të Kosovës në ekipin e saj përfaqësues e dobësoi dhe e dobëson performimin e përfaqësueses së Shqipërisë. Patjetër ka dhe do të ketë diskutime, ka çështje të cilat mund të kenë ndryshime të vogla, por këmbimi i eksperiencave, prurjet e reja, çështjet organizative, konsulta të përbashkëta deri në zhvillim të aktiviteteve të përbashkëta (p.sh. 3-4 ekipet te rreshtuara në Kupën e Republikës në secilin shtet mund të bëjnë një kupë të quajtur “Kupa Shqiptare”, ndeshje të cilat mund të ndihmojnë në përgatitjen e ekipeve pjesëmarrëse para kompeticioneve evropiane).

-Ditët e fundit, ekipi kombëtar ka luajtur dy ndeshje me paraqitje krejt të kundërt nga njëra-tjetra. Cili është mendimi juaj konkret për skuadrën dhe trajnerin Reja?

Që në fillim më duhet të cilësoj që shumë mendime që sugjerojnë dhe zgjidhje jo vetëm në situatën e futbollit tonë mund të jenë të diskutueshme. Së pari, një ndeshje duhet parë nga situata dhe koha kur zhvillohet. Situata dhe koha në ndeshjen me Francën është krejt ndryshe për ndeshjen me Islandën. “Nuk është shumë i rëndësishëm sistemi i lojës, janë interpretuesit” është shprehur trajneri Reja. Në vitin 1972, unë kam botuar një artikull “Rreshtimi apo Koncepti”. Secili ka rëndësinë e vet në situata të ndryshme, në të kundërt zbatimi i tyre sjell rrjedhime të këqija. Në kuptimin e rreshtimit, duhet të cilësojmë që mbrojtja, në një ndeshje me ekip kampion bote në shtëpinë e vet, nuk duhej të ishte me më pak se 4 lojtarë. Ata duhet të luanin me interpretimin (konceptin) që sasia e vogël e lojtarëve mbrojtës ndihmon sulmin rival, sepse 3 lojtarë apo 2 duhet të mbulojnë një hapësirë 70 deri 75 m që është gjerësia e fushave. Kurse dendësia e lojtarëve mbrojtës ndihmon prapavijën dhe u ngushton hapësirat sulmuesve rivalë. Ky koncept mungoi. Gabimin tjetër e evidentoi vetë Reja, pasi futi në rreshtim të gabuar Roshin, i cili në atë pozicion bëri gabime të papranueshme për një mbrojtës të përfaqësueses. Në vendosjen e tij të gabuar, pozicionalisht ai tregoi se i mungonte shikimi periferik që i duhet një veçanërisht një mbrojtësi. Dhe e dyta, ky rol nuk i përshtatej përgatitjes së tij, apo pozicionit të tij natyral, ku ai ka mjaft vlera. Sa i takon Islandës, ishte një fitore ekzaltuese që vjen pas një humbjeje të keqe. Por më kujtoi një ngjashmëri të fortë, zhgënjimin para ndeshjes së madhe me Gjermaninë më 1967, pikërisht atëherë kur nuk pritej bëmë sensacion botëror. Është një fenomen që ndodh rrallë, por çudi të tilla loja e futbollit i njeh, sikurse është humbja 7-1 e Brazilit ndaj Gjermanisë (2014), apo fitorja 3-2 e Gjermanisë ndaj Hungarisë brilante etj. Por në këtë ndeshje qëndrimet dhe zgjedhjet e stafit ishin për t’u vlerësuar, sepse nuk pati dobësi. Kombëtares i uroj suksese të reja.

-A ka sot në futbollin shqiptar, në rang klubesh apo ekipit përfaqësues, një apo disa “Teodor Vaso”. Cilët janë?

Sa për lojtarët e futbollit aktual krahasimet gjithnjë çalojnë sepse nuk mund të përputhen cilësitë e veçanta të dy apo disa lojtarëve për shkak të aftësitë teknike, ku hyjnë eleganca, precizioni, por dhe disa elementë teknikë si shpejtësia, shkathtësia, loja konstante në rendiment, kapacitetet e taktikës individuale në funksion të taktikës në grup etj. Unë i mëshoj faktit që vlerat, si në çdo garë sportive, duhet të maten në aktivitetet me rivalë të rangjeve të larta.

Intervistoi: Adriatik BALLA

Më të lexuarat