BREAKING NEWS

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me
x
BREAKING NEWS

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën,
x
BREAKING NEWS

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për
x
BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x

aktualitet-dossier

Viron Toska: Basketbolli në rrezik, arbitrat janë shndërruar në ushtarë të sekretarit

Viron Toska: Basketbolli në rrezik, arbitrat janë shndërruar

Basketbolli në Shqipëri shfaq dy pamje të ndryshme. E para një përmirësim i performancës tek meshkujt, dëshmuar me rivalitet, cilësi në rritje dhe një garë mjaft të nxehtë, dhe, e dyta, basketbolli i femrave në vështirësi për shkak të numrit të paktën të klubeve që operojnë dhe natyrisht mungesën e strategjisë në ekipet zinxhirë për shkak të numrit të paktë të të interesuarave. Sidoqoftë, edhe pse në vështirësi, basketbolli i femrave këtë edicion shfaq një rivalitet shumë të fortë midis dy skuadrave të Tiranës (njëra SH.K.B.F.Tirana e trajnerit Erdal Borova dhe tjetra SH.B.F.Tirana e trajneres Mirza Alibegaj) dhe asaj të Vlorës (Flamurtarit). Por debati ka qenë i fortë jo vetëm midis dy Tiranave, por edhe vetë Flamurtarit me drejtuesit e federatës, ku trajneri Viron Toska ka shigjetuar ashpër “xhaketat e zeza” (jo të gjithë), për tendenca negative në gjykim, që sipas tij vijnë ngaqë arbitrat janë shndërruar në ushtarë të sekretarit të federatës Korab Llazani. Gazeta “Sot” intervistoi Toskën në lidhje me këtë çështje, por edhe për probleme të tjera që shqetësojnë basketbollin e femrave, si dhe rivalitetin që ka Flamurtari me dy skuadrat e Tiranës në rrugën drejt titullit.

Ju humbët Kupën e Shqipërisë në fillim të shkurtit sepse u mundët nga një prej skuadrave të Tiranës (SHBF Tirana). Ju nuk i kursyet akuzat ndaj gjyqtarëve dhe për këtë temë ka pasur debat në media edhe nga aktorë të tjerë të basketbollit. Madje ditët e fundit edhe trajneri i Partizanit të meshkujve, Arben Fagu, ka pasur kritika për mënyrën se si menaxhohet basketbolli në vend. Kur do të mund të pranoni, qoftë dhe një herë, që humbjet janë pjesë e lojës? Pse gjithmonë humbësit kanë ankesa? Dhe, së fundmi, ku i bazoni akuzat tuaja?

Le ta nis me një falënderim, së pari për presidentin e Federatës Shqiptare të Basketbollit, zotin Avni Ponari, me insistimin e të cilit në ndeshjet ndërmjet dy Tiranave dhe në finale midis skuadrës së Flamurtarit dhe njërës prej skuadrave të Tiranës, e realizoi vendosjen e gjyqtarisë në bazë të shortit. Hoqi nga lista disa ushtarë të sekretarit dhe t’i hapej rruga menaxhimit të arbitrave. Pra, ishte Ponari që e bëri këtë, ndryshe do të vazhdonim të kishim në fushë arbitra kamikazë. Sjellja me arbitrat është bërë skandaloze. Ata të Vlorës nuk zgjidhen dhe, akoma më tej, ata të Shkodrës nuk janë fare në listë. Prandaj insistoj që kjo që ndodhi me shortin ishte një risi pozitive e Ponarit.

Ku qëndron konkretisht problemi me arbitrat?

Të kuptohemi, Shqipëria ka gjyqtarë shumë të mirë basketbolli, por federata ata të mirët i përjashton qëllimisht. A nuk i keni parë ndeshjet e basketbollit? Arbitrat janë gjithandej të Tiranës dhe e bëjnë këtë hapur fare, pa u skuqur. Ne nuk po akuzojmë pa baza, sikurse përpiqen ta servirin, përkundrazi, kemi fakte. Në Vlorë kemi një arbitër ndërkombëtar të basketbollit, të cilin nuk e futën fare në short. Prandaj dhe në mes u fut Ponari që e rregulloi këtë çështje.

Është tepër e rëndë të përdoret nga një trajner basketbolli me përvojë, siç jeni ju, për më tepër i një skuadre pretendente si Flamurtari dhe njëherësh i ekipit kombëtar të basketbollit, termi “ushtarë të sekretarit”...

Më vjen keq, por unë kam emra, nuk flas pa fakte. Dhe po të them vetëm një emër, E.Tiko, që rri gjithë ditën në federatë. Jo vetëm kaq, por “ushtarët” e sekretarit janë dhe të paaftë, në një kohë kur basketbolli ynë ka arbitra shumë të mirë. Nuk është rastësi që ka dhe të tjerë që kanë vërejtje për arbitrimin, sepse ka veprime skandaloze, të papranueshme dhe me pasoja në garë. Nëse një arbitër sillet keq, atëherë çfarë tu themi vajzave që derdhin djersë për të fituar trofe?

Jo të gjithë ankohen. Shumica e klubeve nuk ankohen.

Po, keni të drejtë, është Kamza, klubi i vetëm që nuk ankohet. Dhe e dini arsyen? Sepse Kamza është skuadra e sekretarit, i bën ai stërvitje dhe, kuptohet, ia çon edhe arbitrat.

Gjyqtaria është pjesë e rëndësishme e lojës, s’ka ndeshje pa arbitër, por gjyqtarët nuk luajnë në parket, ata thjesht fërshëllejnë për të dhënë drejtësi. A e besoni vërtet që një arbitër mund të caktojë fatet e ndeshjes apo të sezonit?

Sigurisht që e besoj, është kaq e vërtetë kjo sa në kushtet kur rivaliteti është i madh dhe diferencat janë të vogla, arbitri bëhet protagonist dhe devijon rezultatin. Megjithatë, unë do të thosha se kulmi i hipokrizisë është kur del Mirza Alibegaj dhe thotë që ankohen ata që humbasin. Ky është me të vërtetë kulmi! Në sezonin 2005-2006, ishte pikërisht Mirza Alibegaj, në atë kohë kapitene e Tiranës, dhe motra e saj Edra Alibegaj, trajnere e skuadrës, që i mësuan vajzat të linin topin në fushë, duke detyruar ndeshjen të ndërpritej dhe në fund të fitonte Flamurtari aforfe. Ky është një rast i turpshëm dhe i pashembullt në historinë e basketbollit, që lidhej drejtpërdrejt me ankesën ndaj arbitrimit. Nga ajo ngjarje e rëndë, ish-trajnerja Edra Alibegaj ka marrë gjobë me vlerën 50 mijë lekë të reja, të cilën ende nuk e ka shlyer. Dy motrat, në atë kohë njëra trajnere e tjetra kapitene e skuadrës, në një ndeshje finale bënë këtë gjest të pashembullt e të turpshëm pikërisht për shkak të arbitrimit.

E megjithatë, Flamurtari humbi këtë vit në finalen e Kupës së Shqipërisë pikërisht përballë skuadrës së Mirza Alibegajt. A nuk është kjo dëshmi e një suksesi në parket e rivales tuaj?

Edhe një herë: Flamurtari nuk është ankuar pas zhvillimit të finales së Kupës së Shqipërisë, por para se të luhej ndeshja finale. Të jeni të sigurt që ne si skuadër shohim punën tonë, stërvitemi dhe punojmë për objektivat tona, pa qenë dashakeqës ndaj askujt, por ne konstatojmë se arbitrat po tallen. Janë ca gjëra që duhen riparë, duhen marrë masat që të mos kemi incidente, pakënaqësi dhe padrejtësi. Prandaj, mua më ka pëlqyer ndërhyrja e Ponarit për të vendosur shortin, duke u treguar i drejtë dhe unë e falënderoj. Arbitrat, është fakt, kanë qëndruar në krahë të SHBF Tiranës. Këto ankesat tona vlejnë që të përmirësohet gjendja, të ketë drejtësi sportive dhe jo vendime që cenojnë rivalitetin në kampionat dhe mundin e skuadrave.

Kështu si e përshkruat ju i bie që gjyqtarët qenkan një “bandë”, apo jo?

Jo, unë nuk do t’i quaja kështu, por realisht ndikojnë shumë në lojë dhe në rezultat. Megjithatë, siç thashë dhe më lart ne kemi gjyqtarë shumë të mirë të nivelit ndërkombëtar. Nuk mund t’i fusim të gjithë në një “thes”, sepse realisht kemi dhe gjyqtarë shumë të mirë.

Të flasim për një çështje tjetër, atë të merkatos. Çfarë përfituat ju nga kjo periudhë?

Merkato nuk është mbyllur ende, ajo vijon të jetë e hapur dhe mundësitë për të bërë lëvizje janë të mëdha. Ka rritje të rivalitetit në kampionat dhe e vërteta është se lojtaret e huaja e rrisin cilësinë sportive. Por kjo ka dhe efektet e veta negative që lidhet me lojtaret shqiptare që marrin pak angazhim në parket. Fakt është se lojtaret shqiptare po luajnë pak dhe unë kam insistuar që të ketë rregulla për aktivizimin e tyre, madje kam bërë propozimet e mia për këtë rast.

E çfarë keni propozuar konkretisht?

Kam propozuar që në fushë të mos ketë më shumë se dy lojtare të huaja. Në rastin më të madh në parket do të luanin njëkohësisht 2 të huaja e 3 shqiptare e jo 5 të huaja siç ka SHBF Tirana. Momentalisht nuk ka një rregull që e pengon aktivizimin e lojtareve të huaja, por unë këtë propozim kam bërë, maksimumi në parket dy të huaja. Kuptohet, një klub mund të bëjë blerje sa të dojë, por rregullorja do të ndihmonte basketbollin vendas nëse e vendos këtë kriter. Është e domosdoshme, në të kundërt dëmtohet e ardhmja e basketbollit shqiptar, sepse lëmë në stol vajzat tona, gjë që do të ishte e padrejtë dhe e dëmshme për vazhdimësinë. Megjithatë, ne vetëm kaq mund të bëjmë, pra të shtrojmë propozimet tona, pasi vendimin e merr kryesia e federatës.

Ju keni drejtuar Kombëtaren në eliminatoret që lamë pas, a nuk duket paksa e zymtë e ardhmja e skuadrës, nisur dhe nga këto zhvillime të fundit?

Kombëtarja është një problem tjetër, por i lidhur në një farë mase me shqetësimin e sipërpërmendur. Sa më shumë të huaja luajnë në kampionat, aq më pak hapësirë do të ketë për basketbollistet vendase dhe rrjedhimisht më e dobët do të jetë përfaqësuesja. Prandaj duhet zgjidhur çështja e lojtareve të huaja që të marrë drejtim edhe puna e Kombëtares, pasi situata duket e zymtë. Elementi tjetër është kategoria ku marrim pjesë. Nuk ka kapacitete përfaqësuesja jonë e basketbollit të femrave të përballet me rivale të nivelit më të lartë të basketbollit botëror, si Rusia etj, siç na ndodhi në kualifikueset e shkuara. Është e pamundur për ne, për nivelin dhe kushtet që kemi, të përballemi me më të fortët. Ne na duhet pjesëmarrje në një kompeticion si Kupa e Promocionit, apo aktivitete të vendeve të vogla. Pse? Sepse po luajtëm me të mëdhatë ne kurrë nuk do të fitojmë asgjë, kurse në vendet që kanë pak a shumë kapacitetin tonë mund të rivalizojmë dhe të përballemi me dinjitet e pse jo edhe të fitojmë, duke rritur nivelin hap pas hapi. Duke u përballur me më të mëdhenjtë ne turpërohemi në rezultat, por në aktivitete të kategorisë B mund të kemi shanset tona. Pra edhe kjo çështje duhet parë.

Së fundmi, sa shanse ka Flamurtari për të fituar titullin?

Na janë kundërvënë shumë, kjo është evidente. Jam i bindur se “play-off”-i ndihmon Tiranën e trajnerit Borova që është në vend të parë, sepse formula është e tillë që vendi i parë luan më shumë ndeshje brenda fushe. Megjithatë, formula është e rregullt, të jep mundësinë të pretendosh trofeun dhe ne do të përpiqemi të përsërisim suksesin tonë të viteve të fundit. Nuk e nisim si favoritë, por mos harrojmë se Flamurtari ka mundur ta fitojë titullin edhe kur ka qenë në vend të dytë apo të tretë në renditje. Kështu që do të shpresojmë deri në fund për të mundësuare fitimin e titullit kampion.

Intervistoi: Adriatik BALLA