BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

aktualitet-dossier

Viron Toska: Lojtaret e huaja i bëjnë nder kampionatit, por vëmendja tek talentet shqiptare

Viron Toska: Lojtaret e huaja i bëjnë nder kampionatit, por

Basketbolli shqiptar po përjeton një moment tranzicioni, ku po bëhen përpjekje për të kaluar në një stad më të lartë si në kategorinë e meshkujve, ashtu dhe në atë të femrave. Sigurisht, tek meshkujt niveli është më i mirë dhe pjesëmarrja më e gjerë, dëshmuar me një numër më të madh ekipesh në kampionat dhe më shuma të rinj në ekipet zinxhirë. Kurse tek femrat ka më shuma probleme, sepse ka pak ekipe që garojnë, por në të njëjtën kohë edhe infrastruktura lë për të dëshiruar. Vitet e fundit basketbollin e femrave në Shqipëri e ka dominuar skuadra e Flamurtarit, e cila i ka fituar të gjitha trofetë kryesorë. Në Vlorë basketbolli ka qenë më i suksesshmi ndër sportet dhje kjo e ka bërë krenare skuadrën vlonjate dhe veçanërisht trajnerin Viron Toska, i cili është ndër teknikët më jetë gjatë në krye të një ekipi basketbolli dhe ndër më të suksesshmit. Në intervistën e dhënë për gazetën “Sot”, Toska analizon garën që luajti javën e dytë të saj, por edhe pritshmëritë e këtij sezoni, ku bën një pasqyrim teknik të forcave në garë që lindin nga rivaliteti midis Flamurtarit të tij dhe dy ekipeve të tjera pretendente e rivale si Tirana e Goga Basket. Për Toskën kampionati do të jetë i fortë dhe gara për titull e hapur. Ai vuri theksin tek afrimi i lojtareve të huaja dhe risitë që ato sjellin, pa hequr vëmendjen nga ekipet kombëtare të U-16 dhe U-18 që këtë edicion ishin pjesëmarrëse në veprimtaritë europiane të kësaj moshe. Toska nuk i fsheh problemet që ka basketbolli i femrave, si në infrastrukturë dhe në përgatitje, por ai beson se ka vend për optimizëm sa kohë ka talente që u ngjiten klubeve.

Kampionati ka nisur dhe po luhet java e dytë e tij. Natyrisht, pretendimet e klubeve janë të mëdha, por në këto vitet e fundit, skuadra juaj e Flamurtarit ka dominuar me trofe. Si paraqitet starti i garës për Flamurtarin dhe si qëndrojnë raportet e rivalitetit me ekipet e tjera që pretendojnë titullin?

Flamurtari është një skuadër që futet në garë gjithmonë për titullin kampion. Edhe këtë sezon skuadra jonë është futur në garë për të fituar titullin dhe kemi besim se do t’ia dalim. Rivaliteti do të jetë më i madh se vitin e kaluar, sepse kundërshtarët tanë në luftën për titull janë fuqizuar dhe kanë shpalosur objektiva serioze. Nisur nga përbërja dhe ambiciet që kanë shpalosur, mund të them se deri në fund, në garën për titull, do të jenë Flamurtari, Tirana dhe Goga Basket. Nuk janë të rastësishëm këta kundërshtarë, pasi rivaliteti gjatë viteve të fundit ka qenë pikërisht ndërmjet këtyre skuadrave.

Pse pikërisht këto skuadra dhe cila paraqitet më e fortë? Si është niveli i tyre?

Raporti i forcave matet hap pas hapi e javë pas jave. Gara është e gjatë, por në dy javët e para të kampionatit konstatohet se përveç Flamurtarit, që është realisht një pretendent, Tirana dhe Goga Basket synojnë të përmbysin këtë epërsi që ne kemi krijuar vitet e fundit, pra duan titullin. Duke parë objektivat, mund të pretendohet një rritje e nivelit për shkak të rivalitetit, por edhe motivim për të gjithë skuadrat që janë në garë. Niveli i deritanishëm është aty-aty, kështu që do të ketë rivalitet deri në fund të edicionit.

A ka qenë vendimtare për skuadrat që pretendojnë titullin merkato e verës. Cila skuadër ka dalë e fituar nga lëvizjet verore?

Skuadrat ë pretendojnë titullin e kanë të nevojshme të bëjnë blerje të lojtareve të huaja. Goga Basket ka marrë dy lojtare amerikane, kurse Tirana ka një malazeze dhe një tjetër lojtare të huaj që janë pjesë formacioni. Ne si Flamurtar kemi bazën tonë shqiptare, pra e bazojmë forcën dhe objektivat tona në lojtaret shqiptare. Natyrisht, lojtaret e huaja rrisin pretendimet e skuadrave ku luajnë, por njëkohësisht shërbejnë për marrje eksperience, në këndvështrimin tim i bëjnë nder kampionatit dhe sjellin përmirësimin e tij. Nëse duam garë të fortë, lojtaret e huaja janë të domosdoshme.

Për Flamurtarin ka qenë një pikëpyetje e ngritur prej kohës, që ka të bëjë me moshën e skuadrës. Sa do të ndikojë ky element në objektivat tuaja në garë?

Ne nuk kemi lojtare të vjetra, përkundrazi, kemi shumë të reja në grup. Kemi dy basketbolliste në skuadër, ku njëra është 16 vjeç e tjetra 18 vjeç, janë të dyja lojtare të U-18 të Shqipërisë. Pra s’kemi ekip të vjetër, por ekip që rinohet vazhdimisht.

Problemi i basketbollit në përgjithësi dhe ai i femrave në veçanti është infrastruktura, një shqetësim i hershëm. Ju në Vlorë e keni pallatin sportit, por në Shqipëri ky është problem i madh. Sa ndikon kjo në cilësinë dhe pjesëmarrjen në garë?

Skuadrat që janë në elitë, pra në kampionatin kryesor, nuk vuajnë për infrastrukturën. Unë kam në vëmendje ekipet që luftojnë për titull dhe Tirana që është pretendente e ka infrastrukturën, po ashtu Goga Basket, e cila ka bërë investime të mëdha në Durrës dhe ka një infrastrukturë moderne dhe të plotë. Nuk është infrastruktura që bën diferencën, unë mendoj se diferencën e bën grupi dhe Flamurtari ka bërë diferencë këto vite falë grupit, por edhe kualitetit të tij. Nuk them se nuk është element i rëndësishëm, por mbi të gjitha është grupi. Skuadrat e tjera që kanë luajtur këta vite përballë nesh nuk e kanë pasur forcën tonë në garë.

Po, dakord, por ka pak ekipe në elitë, pra që luftojnë për titull, çfarë bëhet me të tjerat?

Unë fola për tre skuadrat që garojnë për titull, nisur nga përbërja dhe forca e deritanishme, por në garë ka ekipe të tjera të mira si Studenti, Vllaznia dhe Skënderbeu. Por këto ekipe nuk bëjnë dot diferencën për titull sepse nuk kanë buxhetin e skuadrave të mësipërme. Buxheti është element i rëndësishëm në sportin tonë. Kush paguan rrit nivelin dhe merr lojtare të mira, kjo është e gjitha.

Këtë sezon është dhe formati që ka ndryshuar. Sa rol luan ndryshimi i formulës së garës?

Formati i garës ka ndryshuar dhe është ndryshim për mirë. Këtë e them nisur nga duelet direkte që do të kemi. Kështu, vjet ne kishim nga dy përballje direkte në kampionat, kurse këtë sezon do të kemi katër takime direkte. Kjo do të rrisë nivelin dhe do të kemi më shumë mundësi në garë për të rikuperuar edhe nëse e humb një ndeshje. Pra formati është më i mirë, mbi të gjitha rrit numrin e ndeshjeve direkte dhe kjo e bën interesante garën për titull. Rivaliteti dhe duelet direkte i bëjnë mirë cilësisë dhe vetë klubeve.

Këtë vit u luajtën kampionatet europiane për meshkuj e femra. E përgjithshmja është se niveli i aktivitetit ishte shumë i lartë dhe basketbolli europian po ngjan gjithnjë e më shumë me atë amerikan (NBA). Ka përmirësim në skemat taktike, teknikë e lartë dhe shumë shpejtësi. Duke bërë një krahasim me kampionatin tonë, si do ta përkufizonim?

U zhvillua një aktivitet që ishte i një niveli shumë të lartë. Krahasimi në këtë rast nuk shkon, sepse ne duhet të dimë deri ku arrijnë limitet tona. Unë ju siguroj se edhe basketbolli ynë ka shpejtësi. Përfaqësueset e vendeve që morën pjesë në Europian kishin lojtarë që luanin në NBA dhe këta lojtarë kishin sjellë eksperiencën e tyre në ekipet nacionale, prandaj ishte një aktivitet shumë i fortë e emocionues. Këtu është çështja tek niveli që realizojnë kualitetet dhe ata që luajnë në NBA kanë nivelin më të lartë. Lojtare të tilla me nivel kanë ardhur dhe në kampionatin tonë dhe unë u them me bindje se ato e kanë rritur nivelin e garës.

Ju po thoni se është me interes ardhja e lojtareve të huaja. Po talentet tona ku do të luajnë nëse e mbushim kampionatin me lojtare të huaja?

Këto janë dy elementë që nuk e kundërshtojnë njëra-tjetrën. Lojtaret e huaja sjellin nivel të lartë gare, sjellin eksperiencë dhe shërbejnë për të rritur objektivat e skuadrave. Nga ana tjetër, talentet tona marrin eksperiencë prej tyre dhe për të kapur nivelin që ato kanë duhet të punojnë shumë, pra rrisin konkurrencën, duke rritur nivelin e performancës.

Është momenti të thuhet se shtegtimit tuaj të suksesshëm për shumë vite po i vjen fundi. Në kampionat po dalin forca të reja dhe Flamurtari duhet të dorëzohet.

Jo, nuk ka ardhur ky moment akoma. Flamurtari nuk dorëzohet dhe do të luftojë për titull. Gara sapo ka nisur dhe ne e kemi shpalosur objektivin tonë për fitore. Aftësia jonë për të rivalizuar është e padiskutueshme, por fatet e titullit nuk dihen, sepse në garë janë dhe dy kundërshtarë shumë të fortë si Tirana dhe Goga, që kanë bërë blerje me lojtare të huaja dhe kanë rritur cilësinë e grupit të tyre.

Ju vazhdimisht flisni mirë për Flamurtarin dhe kjo është normale. Por, si paraqitet gjendja e rivalëve tuaj në kampionat?

Kundërshtarët tanë kanë bërë investime serioze dhe kanë shumë cilësi këtë vit, prandaj gara pritet me interes. Sidomos Goga ka bërë investime dhe u takon një “Bravo!” e madhe nga unë. Ata kanë kompleksin e tyre në Durrës dhe kanë projekt ambicioz. Po kështu, rivalja tjetër, Tirana, ka lojtare mjaft cilësore, prandaj kampionati pritet me interes.

E megjithatë basketbolli ynë është më i dobëti në nivel rajonal, fakt ky i pamohueshëm. Bota kanë cilësi, kurse ne qëndrojmë në vend. Cili është mendimi juaj, pse ndodh kështu?

Këtu janë dy çështje të ndryshme. Është kampionati dhe përfaqësimi. Në rastin e parë, kampionati, gjërat nuk janë keq. Kampionatin e kemi të mirë. Problemi është tek skuadrat përfaqësuese, ku ka mungesa dhe absurditete që nuk na lejojnë të ballafaqohemi në nivel të lartë. Kjo është temë që duhet parë dhe analizuar.

Si e sheh të ardhmen e basketbollit tonë?

Kam arsye të jem optimist, sepse skuadrat tona të U-16 dhe U-18 morën pjesë në veprimtaritë ndërkombëtare dhe madje korrën edhe nga një fitore, që është sinjal shumë i mirë. Këto fitore ngjallën shpresat për një ripërtëritje serioze të basketbollit të femrave. Nuk bëhet menjëherë kampionati dhe përfaqësimi ndërkombëtar të jenë në nivele të larta, përkundrazi, duhet punë e madhe dhe nevojitet sponsorizim. Klubet duhet të kenë buxhet të mirë që të investojnë tek moshat dhe të rrisin kualitetin e grupit. Nevojitet të kemi pjesëmarrje në aktivitete të ndryshme dhe të ballafaqohemi. Mbi të gjitha kërkohet punë serioze dhe e fuqishme në çdo nivel. Duke i plotësuar të gjitha këto do të kemi me siguri rezultate më të larta. Por këto të gjitha vijnë me kohën. E rëndësishme është se nuk na mungon talenti.

Intervistoi: Adriatik BALLA