BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

aktualitet-dossier

Ylli Shehu: Panuçi zgjedhja e duhur për kombëtaren, me këtë ekip kualifikohemi në euro 2020

Ylli Shehu:  Panuçi zgjedhja e duhur për kombëtaren, me

Merkatoja e futbollit është futur në ditët e saj më të nxehta gjatë këtyre ditëve dhe skuadrat shqiptare janë vënë në lëvizje për të siguruar elementë cilësorë për të realizuar objektivat. për të analizuar zhvillimet e deri tanishme të skuadrave shqiptare ka folur gjatë një interviste për gazetën Sot, trajneri i Partizanit u-19, Ylli Shehu. Ish-sulmuesi i Partizanit dhe i Kombëtares Shqiptare, fillimisht ka folur për skuadrën e Partizanit duke vlerësuar ndryshimet në stafin drejtues, por edhe në stafin teknik me emërimin në krye të pankinës së Mark Julianos. Shehu është shprehur se ish-mbrojtësi i Juventusit, është zgjedhja e duhur për skudrën e Partizanit, por për të arritur objektivin final, fitimin e titullit kampion duhen bërë edhe blerje lojtarësh cilësore. Në intervistën e tij për gazetën, Shehu ka folur edhe për zhvillimet e fundit në skuadrën kampione të Kukësit duke vlerësuar edhe trajnerin e sapo emëruar Milinkoviç, ndërsa ka shprehur vlerësime për korçarët të cilët janë pranë kualifikimit në UEFA Europa Ligë. Shehu shprehet se, korçarët me golin e shënuar në Çeki kanë hedhur një hap të rëndësishëm për kualifikimin në fazën e playy-off. Në analizën që ish-lojtari i Partizanit bën për skuadrat pretendente për titullin kampion, mes ekipeve që mund të shpallen kampion shton edhe Flamurtarin e Shpëtim Duros. Sipas tij skuadra e ndërtuar nga Duro ka patur prurje cilësore dhe tekniku tiranas ka patur dorë të lirë në ndërtimin e skuadrës. Ndërkohë legjenda e Partizanit ka vlerësuar edhe zgjedhjen në krye të pankinës kuqezi të trajnerit Kristian Panuçi. Ish-sulmuesi i Kombëtares Shqiptare shprehet se, Panuçi është një trajner me eksperiencë dhe mund të ndihmojë skuadrës kuqezi për përsëritur suksesin e Xhani De Biazit dhe për të siguruar një kualifikim në evropianin e 2020-tës.

Tek Partizani kanë bërë ndryshime të mëdha, pasi në drejtimin e skuadrës është afruar trajneri Mark Juliano, si e shihni këtë lëvizje?

Këto ndryshime priteshin në stafin e Partizanit, tani pas trajnerit të emëruar në krye të pankinës do të shihet edhe merkatoja që do të kryejnë drejtuesit. Akoma nuk mund të bëjmë parashikime se si do të jetë Partizani i ri, pasi nuk janë afruar akoma në ekip lojtarë që mund të bëjnë diferencën. Çdo lëvizje që bëhet tek Partizani ka vetëm një objektiv, titullin kampion në fund të sezonit. Akoma jemi në pritje të skuadrës që do të projektohet, pasi merkatoja nuk ka sjellë ende ndonjë lojtar të afirmuar.

Luçiano Moxhi ka marrë në dorë fatet e Partizanit, si vlerësoni deri tani punën e tij?

Moxhi erdhi në fund të kampionatit të vjetshëm dhe pasi ndoqi skuadrën në disa ndeshje, krijoi edhe një ide për lojtarët që i nevojiten skuadrës për të arritur objektivin kryesor, pra titullin kampion dhe kush janë lojtarët që duhet të largohen nga skuadra. Këtë sezon Moxhit, i lind detyra të krijojë një Partizan të ri. Presidenti Demi bashkë me Moxhin janë duke projektuar një Partizan elitar për ta rikthyer në majën e futbollit shqiptar atje ku i takon.

Ju mendoni që objektivi i vetëm i Partizanit është titulli kampion?

 

Normale, titullin mezi po e presim, jo vetëm unë por çdo tifoz i Partizanit, pasi mungon prej 25 vitesh dhe mendoj se me investimet e reja këtë vit do të rikthehet tek Partizani. Edhe drejtuesit me në krye presidentin Demi, janë duke punuar fort për të arritur këtë objektiv. Gjithashtu lëvizjet e fundit që janë bërë në klub, duke nisur nga afrimi i Luçiano Moxhit, i cili po merret drejtpërdrejtë me krijimin e skuadrës. Pastaj edhe me emërimin në krye të pankinës të trajnerit Mark Juliano, i cili është një emër i njohur në arenën evropiane. Pra është e qartë çdo lëvizje që bëhet në skuadrën e Partizanit bëhet me qëllim e vetën për të fituar titullin kampion.

Emërimi në krye të pankinës së kuqe i Mark Julianos, është një sinjal i fortë i klubit për fitimin e titullit?

Juliano është një trajner me eksperiencë dhe kam besim se do ti shërbejë shumë skuadrës për të arritur objektivin final fitimin e titullit kampion . Por besoj se nuk është i mjaftueshëm vetëm emri i trajnerit, pasi për të fituar një trofe të rëndësishëm siç është titulli kampion duhen edhe lojtarë cilësore. Drejtuesit e Partizanit janë vënë në lëvizje gjatë këtyre ditëve për të përforcuar skuadrën me lojtarë mjaft cilësore, pasi flitet se do të investohen shuma të mëdha monetare për blerjen e tyre. Deri tani janë larguar disa elmentë të rëndësishëm për Partizanin si, Mazrekaj, Torasa, si dhe sulmuesi Kaleb Ekuban i cili ishte edhe krye golashënuesi i skuadrës për sezonin që lamë pas. Nuk di të them ndonjë emër konkret, por mendoj se drejtuesit me në krye Moxhin dhe trajnerin Juliano tashmë i kanë idetë e qarta për afrimet në skuadër për të realizuar objektivin final, titullin kampion.

Profesor kalojmë tek skuadra kampionë e Kukësit që ditën e djeshme ka emëruar në krye të pankinës trajnerin serb Mladen Milinkoviç, mund të rikonfirmohen sërish kampion?

Skuadra kuksiane sezonin që sapo u mbyll fitoi me meritë titullin kampion, por mos harrojmë që edhe skuadrat që e ndiqnin nga pas, e humbën titullin me diferencë të ngushtë pikësh. Gjithçka do të varet nga merkatoja që do të zhvillojnë drejtuesit, pasi për të mbrojtur titullin duhen lojtarë cilësore. E them këtë pasi edhe Partizani e Skënderbeu e kanë boshtin e lojtarëve për ta rrëzuar nga froni skuadrën kuksiane dhe mund ti rrëmbejnë titullin kampion. Siç e thashë edhe më sipër, gjithçka varet nga merkatoja dhe përforcimet që drejtuesit do të bëjnë në ekip. Përsa i përket trajnerit Milinkoviç, ai e tregoi veten që është mjaft i përgatitur, pasi në drejtimin e Luftëtarit jo vetëm siguroi mbijetesën, por e çoi ekipin në vendin e katërt, duke luftuar deri në fund për një vend në Europë. Por mendoj se jemi ende herët për të përcaktuar një fitues.

Në cilin qytet shkon këtë vit titulli kampion?

Për mendimin tim, tre skuadrat që rivalizuan me njëra-tjetrën sezonin e kaluar janë të favorizuara për të tu shpallur kampion, por mos harrojmë që edhe Flamurtari i shpëtim Duros ka bërë disa blerje dhe e shoh në të njëjtin nivel me, Skënderbeun, Partizanin dhe Kukësin. E them këtë pasi drejtuesit vlonjatë i kanë lënë dorë të lirë trajnerit Duro dhe ky i fundit ka bërë ato blerje që ka dashur. Deri tani janë afruar tek Flamurtari 10 lojtarë, por me “firmën” e Shpëtim Duros gjë që e bën skuadrën më të fortë. Kam dëgjuar në media të ndryshme që vlonjatët presin të bëjnë edhe 2-3 përforcime të tjera cilësore dhe realisht mendoj se do të luftojnë deri në fund për të bërë për vete titullin kampion duke rivalizuar me Kukësin, Skëderbeun dhe Partizanin.

Skënderbeu është e vetmja skuadër shqiptarë që garon në kupat e Europës, mendoni se do të kualifikohet përballë çekëve të enjten e 3 gushtit?

Skenderbeu deri tani ka luajtur një futboll të bukur dhe ka treguar se meriton kualifikimin. Përballjet në këtë fazë mund tu quajmë si ndeshje me të “ngecur”, pavarësisht se u duk sikur skuadra në pjesë të parë nuk luajti mirë, në pjesën e dytë e rritën forcën goditëse në portën kundërshtare dhe më pas erdhi edhe goli. Mendoj se në përballjen e së enjtes në “Elbasan Arena”, korçarët do të kualifikohen, pasi i favorizon shumë edhe goli i shënuar në fushën kundërshtare. Skuadrës së Ilir Dajës mendoj se iu mungon një sulmues goli, pasi sezonin e kaluar disa ndeshje i zgjidhte i vetëm Hamdi Salihi. Gjithsesi në ndeshjen e kthimit që Skënderbeu do të luajë në Elbasan, kthehen dy lojtarë të rëndësishëm si Sabjen Lilaj dhe sulmuesi nigerian Xhejms që mendoj se do të ndihmojnë shumë ekipin në fazën sulmuese, për të siguruar kualifikimin e mëtejshëm.

Ndryshime kanë ndodhur edhe në stolin e Kombëtares Shqiptare, pasi në drejtim të pankinës kuqezi është emëruar Kristian Panuçi, mendoni se mund të përsëritë arritjet e De Biazit? Pse trajnerët shqiptarë nuk janë të preferuarit e FSHF-së për të marrë drejtimin e Kombëtares?

 

Trajnerët e huaj kanë eksperiencë më të madhe dhe njohur më të madhe në europë. Mendoj që trajnerët e huaj kanë treguar që janë më të përgatitur se trajnerët shqiptarë, këtë mund ta shohim edhe në kampionatin shqiptar, nisur nga emërimi i Mark Julianos tek Partizani si dhe emërimi në krye të kampionëve aktualë i Milinkoviçit. Afrimi i Panuçit në Kombëtare besoj se është i duhuri për skuadrën tonë. Mendoj se Panuçi do të përsërisë suksesin e De Biazit, e them këtë pasi boshti i skuadrës është po ai dhe eksperienca e fituar pas Europianit të zhvilluar në Francë mund të ndihmojë ekipin për të arritur një kualifikim për Europianin 2020. Nëse Panuçi punon me seriozitet do të na dhurojë një kualifikim tjetër në evropian, pasi edhe formula e re e favorizon daljen nga grupi. Mendoj se skuadra nën drejtimin e Panuçit do të kualifikohet për finalet e europianit që do të zhvillohet në 2020 në Angli. Gjithashtu Panuçi mund të marrë ndonjë këshillë të vlefshme qoftë nga ish-trajneri De Biazi qoftë nga ish-ndihmësi i tij Paolo Tramexani, pasi ata i shoh ende të lidhur emocionalisht me skuadrën tonë kombëtare.

Ju vazhdoni të jeni nën drejtimin e të rinjve të Partizanit, sa ua vështirëson punën mungesa e terreneve sportive në përgatitjen e skuadrës?

Në jemi në pritje të përfundimit të kompleksit të Partizanit dhe nëse punimet ecin me këtoo ritme besoj se në dhjetor të 2017-së mund të përfundojnë punimet dhe të fillojmë të stërvitemi atje. Me përfundimin e kompleksit do të kemi përfitime të mëdha, qofte në trajnerët në lehtësimin e punës pasi kushtet atje do të jenë perfekte, por përfitimet më të mëdha do të jenë për lojtarët. Është një investim i madh për Partizanin, pasi të gjithë trajnerët do të vendosen atje, që nga trajneri i ekipit të parë deri tek drejtorët dhe administrata. Në këtë lloj mënyrë do të projektohet një Partizan evropian dhe çdo lojtar që do të jetë pjesë e skuadrës do të jetë nën vëzhgimin e të gjithëve. Edhe presidenti e ka shprehur disa herë që dëshira e tij është përfundimi sa më shpejt i punimeve në kompleksin e ri të skuadrës.

A ka ndonjë element cilësor tek të rinjtë e Partizanit që mund të bëhet pjesë e skuadrës së parë?

Mendoj që do të afrojmë lojtarë tek skuadra e parë, pasi të rinjtë janë gjithmonë prioritet tek Partizani. Sezonin që sapo mbyllëm, Bajrami u paraqit mjaft mirë dhe mund të shihet si një element për të ardhmen tek skuadra e parë, por edhe lojtari tjetër Haxhiu. Ditën e hënë kam edhe një takim pune me trajnerin e Partizanit Mark Juliano dhe jam informuar nga drejtuesit që gjatë gjithë javës do të ketë takime për të koordinuar punën për sezonin e ri futbollsitik, gjithmonë në shërbim të skuadrës së parë. 

Intervistoi: Ermal Vija

Më të lexuarat