BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Intervista

Armir Grima: Trukimet nuk i lufton dot Prokuroria, duhet t’i heqim ndeshjet nga bastet

Armir Grima: Trukimet nuk i lufton dot Prokuroria, duhet t’i heqim
Kampionati mbylli të premten edicionin e tij të radhës, duke nxjerrë kampionin e vet, Skënderbeun, si dhe duke konfirmuar skuadrat që do të marrin pjesë në Europa League. Po kështu, dy ekipe ranë nga kategoria (Apolonia dhe Elbasani), ndërsa të tjerat në mestabelë bënë “udhëtime të këndshme” në Superiore, pa pasur ndonjë objektiv, sepse dolën shpejt nga gara e pretendimeve për titull e po kaq shpejt siguruan mbijetesën në një formulë të çuditshme kampionati.
 
Një ndër këto skuadra, Vllaznia, ishte e privilegjuar në këtë drejtim, pasi nuk rrezikoi në asnjë moment të binte një kategori më poshtë, por edhe me mundësitë që kishte justifikoi mestabelën. Duke folur për ecurinë e skuadrës këtë sezon dhe pritshmëritë e saj, zyrtari i Vllaznisë dhe njëherësh ish-portieri i skuadrës shkodrane, Armir Grima, justifikoi plotësisht ekipin, duke thënë se mundësitë ishin të kufizuara.
 
Por Grima është optimist për të ardhmen, duke përmendur suksesin e Akademisë së Vllaznisë, si një fidanishte e vërtetë e prodhimit të elementëve të talentuar, që për hir të së vërtetës Shkodrës nuk i kanë munguar. Grima flet dhe për sezonin në përgjithësi, problemet e kampionatit dhe pritshmëritë e Kombëtares për ndeshjen me Serbinë, ku në Shkodër ka nisur puna për rikonstruksionin e “Loro Boriçit”. Në intervistën e dhënë për “SOT”, nuk mungoi dhe një propozim për një debat të gjerë që zhvillohet në futbollin tonë e që ka të bëjë me trukimin e ndeshjeve. Për Grimën, Prokuroria nuk mund të bëjë më shumë, dhe ai propozon që ndeshjet tona të hiqen nga kompanitë e basteve.
 
Sezoni u mbyll dhe Skënderbeu doli kampion. U përcaktuan edhe skuadrat që shkojnë në Europa League, megjithëse ka dhe një finale kupe për t’u luajtur. Vllaznia e mbylli në mestabelë. Ju si zyrtar i klubit dhe si teknik, si e shihni ecurinë e skuadrës tuaj këtë sezon? Mos harrojmë, s’fituat asgjë. A është ky një dështim?
 
Jo, jo, nuk mendoj se është dështim, përkundrazi. Kuptohet, Vllaznia është emër i madh i futbollit shqiptar dhe pritet më shumë, por objektivat janë në varësi të grupit që ke dhe asaj që investon. Parë në këtë kuadër, ne jemi brenda objektivit. Mos harrojmë problemet që patëm në fillim, por edhe ato që na dolën rrugës. Unë e kuptoj dhe e di që sportdashësit prisnin më shumë, madje ne vetë si drejtues klubi prisnim më shumë, por me këto financa dhe mundësi që kishim nuk mund të bënim më tepër. Rëndësi për ne ka që sezonin e mbyllëm korrekt, duke i lënë të kënaqur lojtarët. Që të ndryshojë situata për më mirë, kërkohen më shumë para dhe ndoshta këtë na e mundëson afrimi i një sponsori të fuqishëm.
 
Kishit “GeaSport”. Unë e kuptoj që ju nuk arritët të bashkëpunonit me ta, por në rrethana të tjera mund të ishte një mundësi më shumë. Është folur shumë në media për këtë firmë, por shpesh akuzojmë të tjerët e nuk shohim problemet reale që kemi krijuar. Ç’mendim keni?
 
Për këtë firmë nuk ka koment, ishte një fantazmë e asgjë më shumë. Absolutisht një fantazmë. Nuk solli asgjë, nuk pruri asnjë gjë dhe s’kemi faj në sjelljen e tyre. Kur merr përsipër të financosh një klub si Vllaznia duhet të derdhësh para, gjë që ata nuk e bënë.
 
Po thoni që ishin mashtrues?
 
Më pëlqen ta quaj një firmë fantazmë. Ishin... asgjë, nuk e ndihmoi Vllazninë njohja me ta.
 
Si do të shkojë puna me financimin e skuadrës për vazhdimësinë?
 
Ky është problemi, pasi ne nuk duam të humbasim kohë dhe kërkojmë të vëmë piketat e duhura për sezonin e ardhshëm. Probleme kemi shumë dhe ato që ofron bashkia nuk mjaftojnë. Një klub i madh dhe me ambicie ka nevojë për shumë më tepër. Ne do t’i bëjmë kërkesë bashkisë të shtojë më shumë para për klubin. Të shohim se sa do të na ndihmojë. Gjithçka është në dorën e tyre.
 
Duhet të keni projekte konkrete për zhvillim, në të kundërt....
 
Gjithçka është në dorën e bashkisë. Klubi varet nga bashkia dhe jemi të detyruar të presim prej saj. Unë nuk i di planet e bashkisë për klubin, por shpresojmë të marrim më shumë, pasi, siç thashë, ky klub ka nevojë për shumë para që të ngrihet në nivelin e pretendentëve.
 
Është folur shumë për ekipet zinxhirë dhe Akademia e Vllaznisë ka bërë diferencë në gjithë këta vite. Kanë dalë prej aty shumë lojtarë cilësorë, nga Salihi, Sukaj, Balaj, Vajushi e shumë të tjerë (shumica sulmues). A është kjo akademi në nivelet e saj të mira sot dhe si do të jetë e ardhmja e saj?
 
Akademia është një nga gjërat e bukura dhe domethënëse të Vllaznisë. Në gjithë këta vite, e them me plot gojën, Akademia ka qenë krenari e Vllaznisë. Ajo funksionon normalisht dhe sot në ekipin e parë të skuadrës tonë ka 7-8 lojtarë të ardhur nga gjiri i akademisë. Nuk është gjë e vogël për një klub ku 7-8 elementë të akademisë luajnë në ekipin e parë. Ndërkohë, kemi ekip të rinjsh dhe paratërinjsh, të cilët luajnë në finalet e aktiviteteve të moshave si me U-16 dhe U-15. Siç thashë, Akademia mund të quhet e vetmja gjë e mirë e Vllaznisë.
 
Stadiumi “Loro Boriçi” pritet të ketë një pamje tjetër, për sa kohë është angazhuar vetë kryeministri Edi Rama për rregullimin e impiantit. Ju vetë keni pasur batuta surprizuese me kryeministrin për këtë investim. Cili është roli i klubit në këtë nismë dhe investim të qeverisë shqiptare?
 
Në investimin e qeverisë palë në projekt është bashkia dhe kur themi klubi nënkuptojmë se klubi është i bashkisë. Stadiumi është ndërtuar në masën 70% dhe investimi i ri do të plotësojë dhe 30% e paplotësuar, si dhe do të rregullojë pjesën ekzistuese. E mira është se puna ka nisur dhe po punohet normalisht. Të gjithë urojmë të bëhet shpejt e të jetë gati në kohën e duhur për ekipin kombëtar. Por problem është dhe vetë skuadra jonë, pasi nevojiten terrene për stërvitje dhe ndeshje. Ne kemi në dispozicion një fushë, që shpresojmë të rikonstruktohet dhe të marrë licencim nga ana e FSHF-së. Këtë gjë ne e kërkojmë se i bie të luajmë dy faza të kampionatit të ardhshëm jashtë Shkodrës, gjë që na dëmton shumë. Nëse ia dalim ta bëjmë këtë fushë dhe të na e licencojë federata, atëherë do të luajmë aty.
 
Është natyrale?
 
Fusha do të jetë me bar sintetik, pra artificiale, por të tilla ka në disa stadiume, si i Kukësit etj, por ne do të na ndihmonte shumë. Janë dy faza kampionat dhe kjo duhet parë si një mundësi. Realisht ne po e vlerësojmë si të tillë.
 
Desha një mendim për kampionatin. Thuhet shpesh në media se kampionati i sivjetëm ishte nga më të mirët. Për ju personalisht, çfarë cilësie kishte ky kampionat?
 
Unë mund të them se ishte një nga më të mirët e viteve të fundit. E them këtë sepse gara për titull u luajt deri në javët e fundit. Madje gara për pjesëmarrje në Europa League vijon ende dhe kjo e bën një sezon pozitiv. Në këndvështrimin tim ky ishte kampionati më i mirë në 4-5 vitet e fundit. Mos harrojmë, nuk ishte Skënderbeu si gjithnjë pretendent absolut, pasi Kukësi, Tirana e Partizani ishin deri në javët e fundit rivalizues të fuqishëm. Parë në këtë kuadër, mund të shtoj se pati më shumë rivalitet dhe kur ka rivalitet ka më shumë emocion dhe, natyrisht, gara është më e fortë.
 
A mendoni se gara prodhoi një renditje të drejtë?
 
Skënderbeu fitoi titullin kampion dhe unë nuk dyshoj se ishte më i miri, pra e meritoi. Edhe ekipet e tjera morën atë që dhanë. Në tërësi mund të them, dhe e besoj, që secila skuadër mori atë që meritoi. Ishte një klasifikim i drejtë për atë që dhanë skuadrat në fushë.
 
Jo gjithçka shkon mirë. Ju e dini që trukimet janë problem në futbollin tonë. Dhe nuk gjendet zgjidhja. Ka një komision etike në FSHF, por nuk ka bindur me vendimet e veta. Prokuroria, megjithë përpjekjet e UEFA-s, s’po bën gjë. A është Vllaznia e përfshirë dhe si e mendoni zgjidhjen?
 
Ky është një problem serioz jo vetëm tek ne, por zgjidhje mund të ketë, të paktën për ta minimizuar fenomenin. Mendoj se fenomeni këtu ka qenë më shumë për individë të caktuar, jo për klubet. Mua më takon të flas për Vllazninë dhe skuadra jonë nuk është përfshirë. Raportet e ardhura nga UEFA në federatë nuk kanë gjë të pistë për Vllazninë, pra ekipi ynë nuk përflitet nga UEFA për trukim. Sa i takon Prokurorisë, mendoj se ajo nuk mund ta zgjidhë këtë problem, e ka të pamundur ta zbardhë. Por fenomeni mund të luftohet, duke i hequr ndeshjet tona nga kompanitë e basteve.
 
Kjo duket e tepërt, sepse kompanitë kanë logjikën e tyre. A është propozimi juaj një zgjidhje afatgjatë?
 
Kjo gjë duhet të diskutohet, sigurisht, por unë e shoh si një zgjidhje heqjen nga bastet të ndeshjeve tona. Rrugët e tjera i shoh të vështira.
 
Meqë në Shkodër po punohet për një stadium ku do të luajë ekipi kombëtar, si dashamirës i ekipit kuqezi dhe njohës i futbollit, si e shihni të ardhmen e ekipit të De Biazit?
 
Kombëtarja ka përcjellë emocione në këto eliminatore dhe ka një ecuri pozitive. Trajneri De Biazi ka punuar shumë mirë dhe për mendimin tim ka bërë një punë të madhe me afrimin e shumë lojtarëve të rinj. Ai ka sot 30 lojtarë që mund të zgjedhë për formacionin titullar dhe fakti që ka shumë të rinj në mesin e tyre, i jep një interes të veçantë ekipit. Parë në këtë drejtim, mendoj se skuadra përfaqësuese ka të ardhme. Dhe garancia janë siç thamë baza e lojtarëve të rinj. Për mendimin tim Kombëtarja është “qershia mbi tortë” e futbollit tonë. Kjo Kombëtare na ka surprizuar, pasi ka arritje të mëdha. Ndryshon nga herët e shkuara, ku ndeshjet me ekipet e të fortëve nuk mendoheshin dot se mund t’i fitonim, kurse kjo Kombëtare jep garanci se mund të fitosh dhe me të mëdhatë, siç ndodhi me Portugalinë e në ndeshje të tjera. Unë mendoj se kemi shanse reale për kualifikim.
 
Kam një pyetje të fundit. Meqë Kryeministri Rama e ka vendosur vetë, madje pa pyetur as federatën, që ndeshja me Serbinë të luhet në Shkodër, qoftë dhe për faktin se pritet të jetë një ndeshje e nxehtë, çfarë e bën të veçantë “Loro Boriçin” dhe Shkodrën për ta pritur këtë takim?
 
Së pari, unë mendoj se kryeministri e njeh mirë harmoninë fetare, por edhe me komunitetin e vogël malazez, si dhe kulturën qytetare të Shkodrës dhe jo rastësisht ai vendosi që ndeshja të luhet këtu. Do të jetë një ndeshje ku më shumë se çdo gjë tjetër ne duhet të tregojmë se sporti nuk duhet ngatërruar me politikë dhe ne nuk duhet kurrsesi të sillemi si kundërshtari ynë në Beograd. Është e gabuar të mendohet e kundërta. Sporti përcjell mesazhe paqeje e respekti dhe ne duhet ta shfrytëzojmë këtë ndeshje për të përcjellë vlerat tona më të mira. Është në interesin tonë dhe sidomos të Kombëtares, që gjithçka të shkojë mirë në atë ndeshje, duke uruar që “Loro Boriçi” do të jetë gati për këtë takim të veçantë dhe emocionues.
 
Diçka për të shtuar?
 
Asgjë të veçantë, ju falënderoj!
 
Intervistoi: Adriatik Balla
 

Më të lexuarat