Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Avokati shqiptar në Londër: SHBA e Britania kanë dijeni për krimet e Berishës, ja si theu embargon e naftës me jugosllavët dhe lidhjet me rusët

Postuar: 19/04/2019 - 21:55

Ish-pjesëtari i Forcave Speciale të Ushtrisë Shqiptare, njëherësh juristi i njohur në Londër, Kelmend Banushi ka shpërthyer në sulme dhe akuza në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, avokati shqiptar me nënshtetësi britanike, është kthyer pas në kohë, kur ka theksuar se Berisha ka bëri shumë krime ndaj Shqipërisë dhe qytetarëve shqiptare, duke iu shkaktuar vetëm vuajtje, përsa kohë ka qenë në pushtet. Dhe për të argumentuar akuzat e tij në adresë të ish-kryeministri, të cilin e konsideron si një njeri të Moskës, zoti Banushi zbuloi se Berisha duke qenë se nuk i do amerikanët dhe britanikët, i privojë atij të drejtën për të bëri karrierë në Forcat e Armatosura të Shqipërisë, edhe pse ai kishte mbështetjen e SHBA-së dhe Gjermanisë. Në këtë kontekst, juristi risolli në kujtesë për publikun shqiptar, kohën kur ishte pjesë e Forcave Speciale të Ushtrisë Shqiptare, por që Berisha dhe qeveria e tij, e përndoqën vetëm e vetëm se ishte një njeri i trajnuar nga amerikanët. Po ashtu, Banushi theksoi se SHBA dhe Britania e Madhe, sipas tij, janë dijeni për të gjitha krimet dhe aferat që ka bëri Berisha dhe shpura e tij gjatë mbretërimit të tyre në pushtet. Megjithatë, në kushtet kur në Shqipëri shumë shpejt pritet të ngrihet SPAK, zoti Banushi u shpreh besimplotë se kjo strukturë do të vendosë drejtësinë e munguar në Shqipëri, duke çuar para drejtësisë të gjithë të korruptuarit, përfshi këtu ish-kryeministrin Sali Berisha.

 

-Z. Banushi, ju keni një kontribut të vyer në ushtrinë shqiptare, duke qenë në shumë misione paqeruajtëse, ndërkohë që keni shërbyer dhe mbështetur fort UÇK gjatë luftës së vitit 1998-1999. Tani që ju jetoni prej dy dekadash në Londër dhe jeni një jurist i suksesshëm, a mund të na thoni më shumë rreth vetes suaj?

Vitet e mia gjate kohës qe unë kam qenë pjesëtar në forcat e armatosura kanë qenë vitet më të vështira por edhe me bukurat e jetës sime. Gjate këtyre viteve, unë kam bashkëpunuar në përgjithësi me ushtarakë amerikanë, pasi në SHBA kam bërë edhe disa specializime me trupat special amerikane por edhe me ushtarakë; turq, gjermane, etj. Është e vërtetë se pas përfundimit të misionit tim të dytë paqeruajtës në Bosnje dhe Hercegovinë, ku dhe m’u akordua medalja e NATO-s për suksesin që arrita në atë mision të vështirë, në mënyrë krejt vullnetare i jam bashkëngjitur UÇK-së. Pjesëmarrja ime aty ishte me dijeni të shtetit shqiptar dhe përfaqësive të huaja ushtarake në Shqipëri në atë kohe. Ndërkohë që, dua të theksoj se gjatë periudhës që unë kam qenë me trupat e UÇK-së, ka qenë edhe një tentativë për të më asgjësuar nga persona që kurrë nuk u identifikuan brenda territorit shqiptar dhe pikërisht në qendrën stërvitore në Burrel, duke qenë se unë isha një njeri i trajnuar në SHBA dhe anti-Berisha. Megjithatë, ndihem shume krenar për përfshirjen time në radhët e UÇK-së, pasi edhe unë kam dhënë një kontribut sado të vogël në lirinë e Kosovës.

-Po më pas çfarë ndodhi me ju?

Më pas u largova nga ushtria shqiptare në vitin 1999 dhe u zhvendosa në Londër. Asokohe aplikova t’u bashkohem forcave speciale britanike dhe këta kërkuan referenca edhe nga akademia e forcave speciale në “Fort Bragg” në Karolinën e Veriut në USA, ku unë isha trajnuar. Kur erdhi dosja nga ata, ishte një raport prej amerikaneve ku qeveria e Saliut më akuzonte për gjera të pa vërteta dhe si një kundërshtar i regjimit “Berisha”. Madje, në raport qeveria “Berisha” u kërkonte amerikanëve që të më izolonin. Por qëndrimi i shtetit amerikan ishte shumë i ashpër dhe si kundërpërgjigje, i kishin propozuar Ministrisë së Mbrojtjes të asaj kohe që unë të merrja një post shumë të rëndësishëm, duke qenë se isha trajnuar nga amerikanët dhe kisha marrë mjaft medalje me meritë. Mirëpo, prej kthimit tim nga specializimi në SHBA, deri në largimin tim të plotë nga Shqipëria, kam qenë i pa dëshiruari i Ministrisë së Mbrojtjes së drejtuar nga PD, ku pa përkrahjen e amerikanëve edhe mund të isha burgosur. Kështu që nisa jetën në Londër, ku dhe jam një jurist dhe një avokat i suksesshëm.

-Po shteti britanik çfarë rruge ndoqi sa i takon kërkesës suaj?

Vetë autoritetet britanike u surprizuan nga përndjekja që Berisha asokohe iu bënte njerëzve të trajnuar jashtë, sikundër isha edhe unë. Dhe të ndodhur para asaj situate, më propozuan të hap një çështje gjyqësore ndaj Ministrisë së Mbrojtjes, pasi arrita të vë në dorë dokumenta të rëndësishme dhe ashtu bëra. Në fillim prezantimet e mia, iu dërguan Ministrisë së Mbrojtjes nëpërmjet Ambasadës Shqiptare në Londër dhe më vonë Presidenteve të atyre kohëve; Alfred Moisiut dhe Bamir Topit. Po kurrë nuk pati një reagim nga ata. Më vonë u kërkua dëshmi zyrtare nga Ambasada Amerikane në përkrahje të çështjes sime dhe në atë kohë ishte ambasador Z. John Ëithers. Mirëpo, kur çështja kishte marrë një fazë shumë serioze dhe pritej që gjithçka të finalizohej në Gjykatën e Lartë në Londër, nga burime shume të sigurta të Ambasadës shqiptare në Londër, me njoftuan se Fatmir Mediu kishte udhëtuar në Londër, ku iu kërkonte zyrtareve të Ambasadës Shqiptare në Londër të më mbyllin gojën. Të ndodhur përpara kësaj situate të pa precedent, shërbimet sekrete britanike u vunë në dijeni dhe me është kërkuar një takim i menjëhershëm i imi me zyrtare të lartë të “Scotland Yard” që zgjati për disa orë dhe që më mbështetën. Kështu që, të gjitha këto që kam thënë më sipër janë të dokumentuar. Madje, për informacion dua t’iu them se si shetit amerikan, ashtu edhe ai britanik kanë dijeni për gjithë krimet dhe aferat që ka bërë qeveria “Berisha” në vite, sikundër është viti 1997, tradegjia e “Gërdecit”, “21 janari”, etj. Po iu them edhe diçka, që gjatë një takimi që pata në Scotland Yard, më pyetën për vrasjen e dëshmitarit të “Gërdecit” të ndierit Kosta Trebicka. Por unë iu thashë se: “Nuk e kam njohur dhe nuk kam informacioneve. Pra, si amerikanët, ashtu edhe britanikët janë në dijeni të të gjitha aferave që ka bërë qeveria “Berisha” në vite, duke filluar nga korrupsioni e kontrabanda, deri tek pastrimi i parave. Çdo dosje është e dokumentuar nga të huajt.

-Si shkoi beteja më shtetin shqiptar dhe a u rikthyet me rritje në detyrë, sikundër kishin propozuar amerikanët?

Jo, nuk u riktheva, pasi dihet që Berisha është një anti-amerikan dhe një anti-europian radikal.

-Përse mendoni se iu përndiqte Berisha?

Sali Berisha dhe njerëzit e tij janë njerëz pro rusë dhe nuk e perceptonin dot që të kishin nëpër këmbë njerëz të amerikanëve, sikundër isha unë. Kjo duket qartë, pasi ata janë bashkëpunëtore me rusët, sepse ushtrojnë modelin rus të eliminimit të kundërshtarëve, apo dëshmitarëve të rëndësishëm, sikundër kanë bërë me shumë njerëz, të cilët i kanë përdorur dhe më pas i kanë vrarë apo zhdukur.

-Le të kthehemi tek aktualiteti. Në Shqipëri gjatë gjithë këtyre viteve, e sidomos edhe në korridoret e politikës aludohet se ish-kryeministri Sali Berisha ka thyer embargo, duke furnizuar me naftë tanket e Millosheviçit. Ju si një protagonist i kohës dhe duke qenë se keni një kontribut të vyer në çlirimin e Kosovës, a kini dijeni për këto fakte?

Është shume e vërtetë se Qeveria Shqiptare e asaj kohe ka fuqizuar Qeverinë e Beogradit me naftë nëpërmjet liqenit të Shkodrës dhe Malit të Zi. Madje, do të desha t’iu referohem në disa shkrime edhe prestigjiozes “Neë York Times”, e cila asokohe, kritikonte ashpër qeverinë shqiptare për thyerjen e embargos ndaj Serbisë. Nga ana tjetër, është shume e vërtetë që Serbia furnizohej me naftë atë kohe nëpërmjet lumit Danub. Megjithatë, në dijeni time, por edhe të shtetit amerikan një sasi e konsiderueshme nafte është lejuar të dërgohet në Serbi nga Qeveria “Berisha” e asokohe. Kështu që është shumë trishtues fakti që më një sasi të konsiderueshme të naftës shqiptare është djegur Kosova. Ndërkohë që djem shqiptarë dhe jo vetëm lanë jetët e tyre në perëndim dhe u kthyen dhe rrëmbyen armët të gatshëm të vetëflijoheshin për hir të lirisë së Kosovës. Mirëpo, kjo është vetëm njëra anë e asaj që Berisha ka bërë asokohe, pasi ai nuk ka furnizuar Beogradin vetëm me naftë por edhe me armë. Thënë më drejtë, Sali Berisha nuk donte që amerikanët dhe aleatët ta çlironin Kosovën nga okupatori serb. Berisha dhe kopeja e tij e konsideronin luftën e Kosovës, biznes. Atyre iu interesonte tregtia e armëve dhe naftës dhe jo çlirimi i Kosovës.

-Po politikën e Sali Berishës si e shihni gjatë këtyre viteve? Si e shikoni sjelljen e opozitës, e cila prej disa muajsh ka djegur mandatet dhe proteston me qëllimi çuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme?

Është shumë trishtues fakti për gjendjen aktuale në Shqipëri. Politika e Sali Berishës dhe rrymës së tij politike është përçarëse dhe sunduese. Opozita aktuale ka si qëllim ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme në mënyrë që të shpëtojë eksponentët kryesorë lidera të kësaj force nga përballja me drejtësinë që do të ndodh duan apo nuk duan ata. Reformat në drejtësi janë prioritet i politikave të BE-së ndaj Shqipërisë dhe një kusht parësor për integrimin e Shqipërisë në bashkimin Europian. Nëse këto do të ndodhin, shumë figura të njohura të opozitës duke përfshirë atë të Sali Berishës do të përballen me drejtësinë.

-Keni një koment për qeverinë Rama dhe a ka ndryshuar Shqipëria gjatë këtyre viteve?

Qeveria Rama ka sjellë ndryshime në Shqipëri. Megjithatë do të thosha se ndryshimet janë vetëm sipërfaqësore. Qeveria “Rama” nuk ka bërë asgjë për të sjellë para drejtësisë eksponentin kryesor të ngjarjeve të vitit 1997-ës, ku Shqipëria rrezikonte të copëtohej nga shtetet fqinjë si Greqia dhe Serbia dhe vdekjen e mijëra njerëzve, Sali Berishën. Qeveria “Rama” nuk po kontribuon fare në zbardhjen e vrasjes së Azem Hajdarit, ku dëshmitari kryesor, Izet Haxhia është shprehur qartë se ishte Sali Berisha, i cili asokohe i kërkoi Azem Hajdarit të dilte në pritë, ku edhe u ekzekutua. Qeveria “Rama” zgjodhi si President të Republikës, Ilir Metën që konsiderohet njeriu me i korruptuar në historinë e Shqipërisë. Kjo për ta imunizuar atë nga çdo gjykim i mundshëm.

-Në Shqipëri pas disa muajsh pritet të ngrihet Struktura e Posaçme Antikorrupsion, e cila mbështetet fort nga SHBA-BE, në fokus të së cilës do të jetë lufta ndaj korrupsionit në nivel zyrtarësh të lartë. A mendoni se ka ardhur koha që në Shqipëri politikanët e korruptuar t’i shikojmë pas hekurave për të dhënë llogari për krimet dhe aferat që kanë bërë në kurriz të qytetarëve?

Ashtu siç edhe e kam thënë me sipër, dita që politikanët shqiptarë duke përfshirë edhe Ramën të përballen me drejtësinë nuk është largët. Kjo do të ndodhë se ndryshe Shqipëria nuk mund të anëtarësohet në Bashkimin Europian. Normalisht që si rrjedhojë e gjykimeve të drejta, ku drejtësia do të thotë drejtësi do të ketë edhe pasoja dhe shumë politikanë shqiptarë pritet të përfundojnë pas hekurave. Edhe këtu në Britani gjatë gjithë takimeve që unë zhvillo me zyrtarë të lartë, duke qenë se kam profesionin e juristit dhe më duhet të bëj shumë punë, kanë bindjen se Struktura e Posaçme Anti-korrupsion do të vendosë pikat mbi (i), duke dërguar para drejtësisë të gjithë zyrtarët dhe ish-zyrtarët e korruptuar.

Intervistoi:Rigels Seliman

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/08/2019 - 07:35

Artistët shprehen se sot ndihen të pavlerësuar nga institucionet dhe sipas tyre trajtimi nuk është ai që duhet.

Postuar: 15/08/2019 - 07:26

Sporti në Shqipëri po kalon një krizë, e shfaqur në forma dhe përmasa të ndryshme, por është fakt

Postuar: 11/08/2019 - 08:01

 Saimir Strati është një artist i rekordeve Guinnes.

Postuar: 11/08/2019 - 07:52

Volejbolli në Shqipëri ka ulje-ngritjet e tij.

Postuar: 04/08/2019 - 08:17

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ka komentuar situatën politike në vend dhe aksi

Postuar: 03/08/2019 - 07:30

Atletika është një prej sporteve më të vjetra, por edhe më jetëgjata e padyshim sporti më i ndjek

Postuar: 02/08/2019 - 07:24

Problematikat në jetën artistike nuk janë të pakta, por për skulptorin Bujar Vani shqetësues ësht