BREAKING NEWS

Kreu i Shtetit, Bajram Begaj takim ‘kokë më kokë’ me presidentin amerikan Joe Biden në SHBA, çfarë u diskutua

Kreu i Shtetit, Bajram Begaj takim ‘kokë më kokë’ me
x
BREAKING NEWS

Amerikanët e përzunë me “shkelma” nga politika, Lindita Nikolla e fut Sali Berishën nga dritarja nëpërmjet karremit Bardhi, kryetarja e Kuvendit “kamikaze” anti-SHBA e “Trekëndëshit të Bermudës” dhe ortakërisë së Zenit

Amerikanët e përzunë me “shkelma” nga politika,
x
BREAKING NEWS

SPAK në oborrin e “non gratës”, ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes “Berisha”, në skaner pasuritë e fëmijëve, dhëndri,  aferat “Partizani”, “CEZ-DIA” dhe “Gërdeci”, zbardhen kabllogramet amerikane

SPAK në oborrin e “non gratës”, ja si SHBA i ka qepur
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron lajme “bombastike”: Ja pse Sali Berisha po sulmon prokuroren ‘e hekurt’ Enkeleda Millonai që po i heton dhëndrin për pastrim parash dhe skema që po ndjek Ilir Meta për të shpëtuar nga prangat e SPAK

Spartak Ngjela paralajmëron lajme “bombastike”: Ja pse Sali
x
BREAKING NEWS

Ja të gjitha dhuratat e kryeministrit Rama për oligarkun Samir Manen, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga falja e tokave private dhe shtetërore, tenderët,  te pista e helikopterit dhe hangar për avion privat

Ja të gjitha dhuratat e kryeministrit Rama për oligarkun Samir Manen,
x
BREAKING NEWS

Kongresi amerikan thellon hetimet për aferën “Rama-McGonigal”, ja si skandali mund të shkaktojë tërmet në Tiranë dhe Uashington, Robert Papa zbardh të rejat e fundit

Kongresi amerikan thellon hetimet për aferën
x
BREAKING NEWS

Përplasjet për kreun e grupit PD, Ambasada Amerikane ia bën të qartë Berishës: Nuk ndryshojmë qëndrim për “non-gratat”, nxisim aktorët të shqyrtojnë me kujdes angazhimet në parti

Përplasjet për kreun e grupit PD, Ambasada Amerikane ia bën
x
BREAKING NEWS

Miratohet rritja e pensioneve, 767 mijë persona përfitojnë indeksim me 8.6 për qind nga 1 tetori, Ministria e Financave dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore zbardhin detajet

Miratohet rritja e pensioneve, 767 mijë persona përfitojnë
x

Intervista

Bashkim Shala: Shoqata “Atdheu” promovuese e vlerave shqiptare në Austri, ja pse Samiti i Diasporës do të na çojë tek Shqipëria e Madhe

Bashkim Shala: Shoqata “Atdheu” promovuese e vlerave shqiptare

Kryetari i Shoqatës “Atdheu” me qendër në Graz të Austrisë, Bashkim Shala ka komentuar aktualitetin në Shqipëri dhe Kosovë duke e ndalur theksin tek çështjet kulturore dhe patriotike, si promovimi i gjuhës shqipe në botë dhe festat kombëtare. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, zoti Shala u shpreh i bindur se shoqata që ai drejton është një hambar, tek e cila merr dije diaspora, ndërsa vuri në dukje faktin se në Austri diaspora shqiptare, sidomos fëmijët e kanë ruajtur gjuhën dhe vlerat shqiptare. Nga ana tjetër, zoti Shala i bëri thirrje qeverive shqiptare që të japin sa më shumë mbështetje për diasporën, ndërsa u shpreh se Samiti i Diasporës është rruga që do të bëjë realitet Shqipërinë e Madhe.

-Zoti Bashkim Shala, ju jeni një emër i njohur në diasporën shqiptare sidomos në Austri, ku ju jetoni prej 3 dekadash dhe keni kontribuar shumë në luftën e Kosovës dhe njëkohësisht keni qenë një promovues, duke mbrojtur vlerat shqiptare. A mund të na thoni diçka me shumë për veten, se kush jeni?

Unë quhem Bashkim Jakup Shala. Jam prej komunës së Malishevës dhe prej 30 vitesh jetoj në Graz të Austrisë. Sot jam i lumtur që jam në Samitin e Dytë të Diasporës shqiptare që mbahet në Tiranë. Në Austri si zakonisht si çdo shqiptar punoj dhe merrem me përditshmërinë. Ndërkohë që jam dhe kryetari i Shoqatës “Atdheu” me qendër në Graz, Austri,  cila merret me promovimin e vlerave, kulturës dhe traditave të Shqipërisë, madje dhe me aktivitet të ndryshme sportive. Pra, duke qënë se shumë shqiptarë, që nënkupton këtu edhe Kosovën prej nga vij unë, jetojnë në kurbet, gjuha shqipe dhe tradita jonë duhet të rruhet dhe të transportohet edhe në breza. Kështu që unë me anë të shoqatës “Atdheu” me mundësitë që kam zhvilloj aktivitet të ndryshme përgjatë vitit, sidomos në ditët e shënuara si Festat e Pavarësisë dhe Flamurit të Shqipërisë në 28-29 nëntorin, po ashtu edhe ditën e Pavarësisë së Kosovës. Ndërkohë që kontribuoj me mbështetje edhe në shkolla, duke dhuruar libra, fletore dhe plotësuar gjithë kërkesat dhe nevojat që kanë komunitet shqiptare në Graz të Austrisë, me qëllim rruajtjen e gjuhës shqipe dhe vlerave të Shqipërisë, të cilat janë më të mirat në botë. Thënë më troç, shoqata jonë është e gatshme që të ndihmojë çdo shqiptar. Madje, për hyrë më në temë të aktualitetit, më lejoni t’iu bëj më dije se në vigjilje të Festës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë shpalos në qendër të Grazit një flamur gjigand të Shqipërisë, i punuar nga artizanët me një madhësi 10 metra dhe një gjerësi 5 metra.

-Domethënë gjithë qëllimi i shoqatës që ju keni ngritur dhe përfaqësoni është të promovoni dhe të rruani traditë dhe vlerat shqiptare?

Absolutisht po. Unë më herët kam drejtuar shoqatën “Besa”. Por pas 4 vitesh qëndrimi në krye të kësaj shoqate, drejtoj shoqatën “Atdheu”. Ideja ime që i kam lënë emrin “Atdheu” shoqatës, ka të bëjë me arsyen se në vitin 2003 kam pasur një revistë me të njëjtën emër, e cila i kushtohej tërësisht rinisë shqiptare dhe gjithë komunitetit shqiptar në Austri. Madje, prej shumë vitesh ne çdo aktivitet e publikojmë edhe në faqen zyrtare të shoqatës “Atdheu” edhe në YouTube. Pra me pak fjalë jam krenar dhe i lumtur që jam në krye të kësaj shoqate, e cila ka si kauza dhe kryefjalën e saj promovimin e Shqipërisë në çdo dimension të saj.

-Sa e kënaqur është Diaspora shqiptare me mbështetjen që qeveritë shqiptare dhe ajo e Kosovës iu ka dhënë juve?

Me thënë të drejtën në Austri si qeveria shqiptare ashtu edhe ajo e Kosovës nuk na ka ofruar mbështetje, qoftë edhe në infrastrukturë dhe logjistikë, sa i takon kazus që ne kemi. Ne gjithçka që bëjmë e bëjmë me kënaqësi dhe obligim duke përdorur astet tona.

-Kush janë pritshmëritë tuaja dhe përse vendosët të jeni prezent në Samitin e Dytë të Diasporës në Tiranë?

Ne kemi shumë shpresa nga Shqipëria dhe qeveria e kryeministrit Edi Rama se do mbështesë kauzën tonë. Kështu që përfitoj nga rasti që t’iu bëj thirrje juaj dy qeverie përmes gazetës “SOT” dhe medias online Agjencia e Lajmeve “Sot News”, të cilën e lexojmë dhe informohemi për lajmet që ndodhin në Shqipëri dhe jovetëm, që të bëjnë më shumë për Diasporën. Por mbi të gjitha do të bëjë realitet edhe ëndrrën e ka motshme tonë, për bashkimin e trojeve shqiptare, sic është Shqipëria e Madhe. Ne jemi besim plot se kjo ëndërr shumë shpejt do të bëhet realitet. Për mua dhe për të gjithë diasporën kosovare flamuri zyrtar është ai kuqezi dhe më pas ai që ka zyrtarisht Kosova.

Intervistoi: Rigels Seliman

Më të lexuarat