BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Intervista

Dashamir Shehi: 21 Qershorit shansi i Bashës për drejtimin e PD, pas Doshit dhe Frrokut duhet të largohen edhe deputetë të tjerë

Dashamir Shehi: 21 Qershorit shansi i Bashës për drejtimin e PD, pas
Kryetari i Partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, njëherësh dhe aleati i Partisë Demokratike, Dashamir Shehi, në një intervistë për gazetën “Sot”, deklaroi se zgjedhjet janë mundësia më e mirë që kreu i opozitës të tregojë se mund të drejtojë PD-në.
 
Shehi u shpreh se deri më tani kreu i Partisë Demokratike ka drejtuar burokracinë e kësaj partie, duke shtuar se zgjedhjet për pushtetin vendor, do të jenë shans për Bashën që ta drejtojë politikisht të djathtën. I pyetur nëse është i gatshëm të kandidojë për Bashkinë e Tiranës nëse strukturat e Partisë Demokratike do ta propozonin, Shehi nuk e përjashtoi mundësinë. Ndërkohë sa i përket largimit të disa partive nga koalicioni i djathtë në atë të majtë, Shehi u shpreh se në politikën shqiptare kjo është normale, dhe po ashtu deklaroi se kjo është një mundësi për qytetarët për të orientuar zgjedhjet e tyre. Kreu i LZHK-së u shpreh edhe për arrestimin  e dy deputetëve javën e fundit. Ai tha se në këtë proces një ndikim të madh kanë edhe ndërkombëtarët, ndërsa sa i përket politikës shqiptare, Shehi u shpreh se drejtuesit kanë mundësi që më në fund ta çojnë deri në fund sfidën me të inkriminuarit në Parlament. 
 
Këtë javë Parti Demokratike mblodhi për herë të parë aleatët në tryezë sa i përket përgatitjes për zgjedhjet vendore. Në çfarë faze janë negociatat për zgjedhjet e 21 qershorit?
 
Ne kemi bërë takimin e parë, ku secila parti shprehu pretendimet e veta. Besoj se ajo tryezë shkoi shumë mirë dhe në ditët në vijim do të flasim për kandidat konkret dhe për shanset që secili ka për të fituar. Në ditët e ardhshme, gjithësekush nga ne do të kontribuojë për një kandidat të përbashkët. Ky është fillim i mirë besoj unë. Pastaj, sa i përket këshilltarëve, çdo parti do të hyjë me peshën e vetë; sa vota do të merren aq këshilltarë do të kenë. Kështu që nuk do të ketë një listë të përbashkët për këshilltarët, por do të ketë një listë të përbashkët vetëm për kryetarët. Ka parti të cilat pretendojnë që të kenë  kryetar nëpër bashki të ndryshme nga këto 61. Ne si LZHK nuk kemi të tilla pretendime. Ne do t’i hymë rrugës për këshilltarë.
 
Pse partia juaj nuk kërkon kryetarë por vetëm këshilltarë?
 
Ne besojmë që përgjegjësi për këtë çështje, për kryetarët, duhet t’i marrë partia më e madhe.  Pushteti lokal nuk është një byrek që ndahet feta-feta, sepse nuk do të kishte logjikë. Ky është arsyetimi jonë i vjetër, është logjika e një grupi, formacioni shtet-formues. Pretendimi jonë është që edhe për ato që do të vendosë partia më e madhe, Partia Demokratike, të na pyesë edhe ne aleatët. Dhe këtë lloj formule po bëjmë ne. Deri tani bisedimet më duken të kënaqshme, kemi bashkëpunim me disa kolegë të PD-së që “hanë” arsye dhe që e njohin këtë punë të politikës, sepse brenda PD-së ka lloj-lloj aventurierësh që pretendojnë se po ndahet ndonjë gjë e madhe, pretendojë të vendosin ndonjë njeri që e kanë të afërm. Por, unë gjykoj që duhet të vihen njerëz që kanë shanse më të mëdha për të fituar dhe për t’i dhënë shanse PD-së dhe opozitës në përgjithësi, të ringrihet për këto zgjedhje dhe për zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen pas dy vitesh. Kjo është e para. E dyta, duhet t’i jepen shanse qytetarëve që të kenë përpara njerëz  të cilat janë të aftë për të menaxhuar politikën e njësive. Kjo do të thotë që përtej politikës, të kemi njerëz që i vlejnë qytetarëve në radhë të parë. Ky duhet të ishte funksioni i parë, por meqë këtu tek ne funksioni në radhë të parë është politikë, ne si KZHK gjykojmë që e rëndësishme është që përtej dëshirës për të mbledhur vota, duhet të vihen njerëz që do t’i shërbejnë qytetarëve.
 
Në atë tryezë u bisedua diçka konkrete sa i përket emrave, kush do të ishin njerëzit të cilët edhe kanë shanse për të fituar në zona të caktuara?
 
Në atë tryezë u diskutua vetëm për principet. Emrat po diskutohen gjatë këtyre ditëve. Ne si  LZHK kërkojmë që PD-ja të na pyesë sa i përket kandidatëve. Ka njerëz shumë të mirë dhe besojmë që do të arrijmë të fitojmë shumë bashki nëse do t’i mbahemi kësaj ideje të përbashkët, e cila për mua duhet të ketë dy pika kryesore. E para, një platformë e shkruar politikë e cila t’i ofrojë qytetarëve zgjidhje për situatën e re komunitare që po krijohet, sepse do të hymë në zgjidhje me kushte të reja, d.m.th me një hartë të re territoriale. Dhe e dyta, të jenë personazhe të cilat janë në gjendje ta interpretojnë me dinjitet këtë platformë të re. Kur them personazhe, kam parasysh jo vetëm zotësinë për të interpretuar këtë hartë por dhe një pastërti morale, sepse po bëjmë zhurmë pa fund për dekriminalizimin e politikës dhe gjykoj që ky është rasti më i mirë  për të gjithë partitë ta tregojnë këtë, të caktojnë njerëz të cilët janë të pastër moralisht. Përtej letrave zyrtare të shtetit shqiptar, qytetarët e kuptojnë kush është i korruptuar dhe kush jo.
 
Ju besoni që përtej letrave zyrtare sërish ka probleme sa i përket pastërtisë morale?
 
Një parti e madhe, siç është dhe Partia Demokratike, përtej letrave zyrtare është në gjendje të kuptojë se kush nuk janë të pastër moralisht, ose nuk janë përfshirë në vepra penale. Rasti më i mirë për të dhënë një shembull sesi klasa politike, shefat e mëdhenj që janë 2-3 jo më shumë, të tregojnë në këtë rast se e kanë marrë seriozisht këtë punë. Kjo është një mundësi për të treguar  nëse janë të vendosur t’i ofrojnë qytetarëve njerëz të pastër dhe jo si deri më tani ku ofrohen shpesh herë biznesmenë që nuk janë kristalin të pastër. Në këtë rast këtu do të bëjmë vetëm fjalë pa fund dhe kriminelët do të ulen sërish këmbëkryq nëpër zyrat e shtetit.
 
A  është e vonuar PD-ja në këtë proces dhe si i komentoni paralajmërimet e Mediut?
 
Nuk është e vonuar. Sa për Mediun, ai i thotë vetë fjalët e veta. 
 
Si e shihni largimin e PDIU-së nga koalicioni me Partinë Demokratike?
 
Nuk shoh ndonjë hata të madhe. Si erdhën dhe ikin. Do të ketë gjithnjë njerëz që vijnë dhe ikin, aq më tepër që shpesh herë ato që vijnë kanë qenë përpara dhe vinë sërish. Pra, nuk ka asgjë të re në këtë mes. Unë them që do të vijë një ditë kur këto ikje-ardhjet në politikë nuk do të kenë asnjë lloj rëndësie dhe populli do e kuptojë dhe do të votojë ata që qëndrojnë në një krah. Unë për shembull kam qenë gjithnjë disident, sherrxhi me partinë mëmë dhe do të vazhdoj të jem i tillë, por jam gjithnjë djathtas dhe i përkas kësaj linje. Nuk kam shkuar majtës dhe nuk kam për të shkuar ndonjë herë. Kjo është çështje bindjesh, po të jetë çështje interesash ndodh ndryshe. Unë besoj që kombi shqiptar pas 2-3 dekadash do t’i kthehet votës së bindjes dhe jo votës së interesave. Sot për sot dominon kjo lloj kategorie që shkojnë e vijnë; këto janë akrobatët e politikës, këto janë të suksesshmit, këto ngjiten lartë në pushtet. Por sa herë që këta ngjiten lartë,  populli bie poshtë. Kështu që populli duhet ta kuptojë që ai të qëndrojë lartë, duhet që akrobatët t’i hedh poshtë.  
 
Çfarë komenti keni për largimin e disa partive nga koalicioni i djathtë në atë të majtë?
 
Pushteti ka gravitet. Kjo bën që këta të mblidhen përreth pushtetit. 
 
A mund të themi që në këtë mënyrë dobësohet opozita e sotme?
 
Absolutisht jo. Unë them që ky është një proces i shëndetshëm për demokracinë shqiptare. Shqiptarët duhet ta marrin vesh ku qëndron një palë, në cilin krah janë; në të majtë, në të djathtë, në qendër. Ditën që do e kuptojnë këtë kanë avancuar në shkollën e vështirë të demokracisë. Kështu që, edhe ky është një proces i formimit. Procesi në vetvete është një provim shumë-vjeçar, çdo dy vjet bëhen një palë zgjedhje dhe në këtë mënyrë njerëzit kanë mundësi të rikonfirmojnë orientimet e veta dhe njerëzit e politikës kanë mundësi po ashtu t’i orientojnë preferencat e veta politike. Unë nuk shoh ndonjë dramë të madhe në këtë mes, as ndonjë zgjidhje të madhe. Ky është procesi normal të cilin do e kalojë shoqëria shqiptare. Do të thuash kanë kaluar 25 vjet! Po kanë kaluar, po 25 vjet janë një pikë ujë dhe nuk ka lëvizje të madhe. 25 vjet më parë ishin po këta njerëz që janë edhe sot në pushtet. Nuk është bërë ende ndërrimi i gjeneratës së parë. Ditën që do të vijë gjenerata e dytë do të gjykojmë historikisht për gjeneratën  parë. 
 
Do të pranonit ju të kandidonit për Bashkinë e Tiranës nëse do të propozoheshit nga kryetari Basha?
 
Ditën që do të më propozoj, do ta mendoj. Jam shumë i vjetër në politik për të marr vendime parakohe dhe jam akoma shumë i ri për t’u tërhequr përpara vendimmarrjes. Por, gjërat në politikë janë gjëra që shkruhen e zeza në të bardhë, bëhen serioze. Deri më sot kemi pritur vendimin e  zotit Basha, do të kandidoj apo jo. Basha nuk kandidoi për arsyet e veta. Tani do të bëhet gara post z. Basha, kush do të jetë tjetri. Kam njerëz dashamirës që do të dëshironin që unë të hyja në garë por, deri tani nuk e kam menduar. Ditën që do të më propozohet do ta mendoj. Unë kam dy kushte. E para, është të më propozojnë dhe pastaj të bëjmë një marrëveshje serioze. Ky është kushti im. Tani nuk them as po dhe as jo. Ndërkohë mes atyre kandidatëve që unë dëgjoj, janë pak a shumë në të njëjtin nivel.
 
Si e drejton Basha, Partinë Demokratike?
 
Unë them që ky është një shans për të treguar se Basha e drejton Partinë Demokratike. Pra, zgjedhjet janë prova. Shefat tregohen në zgjedhje. Deri më tani Basha ka drejtuar burokracinë e PD-së. Tani për zgjedhjet do të drejtojë politikën e PD-së. Ai do e ketë mbështetjen time për sa kohë do të drejtojë mirë punët. Them që ky është një shans dhe ai nuk duhet ta humbë këtë shans.
 
Ju besoni se zgjedhjet janë i vetmi shans për Bashën?
 
Po! Dëgjoj shumë komente nga të gjithë llojet. Ka disa që i thonë ti je yll që ndriçon rrugën përpara etj, etj. Unë nuk jam nga ata që bëjnë kështu lloj komentesh. Unë i them që ke një shans përpara, shfrytëzoje këtë shans, jepi  mundësi vetes dhe na jep dhe ne të tjerëve që populli shqiptar të shoh mundësinë e një alternative.
 
Prokuroria më në fund foli për çështjen “Doshi”. A besoni ju në inskenimin e ngjarjes dhe çfarë po ndodh me mazhorancën?
 
Unë gjykoj që kjo është një temë për policë, për prokurorë dhe jo për ne. Tom Doshi nëse ka prova le t’i paraqesë para drejtësisë, siç paraqitën edhe të tjerët dhe besoj se brenda pak muajsh do të përfundojë kjo çështje. Po gjithë këtë zhurmnajë, gjithë këtë rrëmujë që është bërë, do të konsideroja një gjë pozitive. Përtej shijes së hidhur që na ka lënë neve, unë besoj se uji ka nevojë të turbullohet në mënyrë që të pastrohet. Prandaj, unë them që nga e gjithë kjo zhurmë sikur të largoheshin edhe disa të tjerë nga parlamenti do të ishte një fat i mirë për Shqipërinë. Unë besoj se nuk duhet të largohen vetëm këta të dy, por disa dhe uroj shumë që kjo punë të shkojë deri në fund. Gjithashtu, shpresoj që edhe ndërkombëtarët të na japin një dorë në këtë mes. Ne jemi një komb i vogël, i kompromentuar në punë të pista.
 
Sa dorë kanë ndërkombëtarët në këtë proces?
 
Kanë shumë për të bërë. Po të duan e pastrojnë një pjesë e Shqipërisë.
 
Pse reagoi kaq vonë drejtësia për deputetët e inkriminuar në Parlament?
 
Unë gjykoj që bota ka shumë probleme të mëdha për t’u marrë edhe me pisllëqet e Shqipërisë, por meqë e kanë parë që zullumi është trashur më shumë se sa duhet erdhi dhe reagimi ndërkombëtar. Si duket e kanë kuptuar që shqiptarët vetëm nuk ia dalin dot, nuk janë  as aq të fortë dhe as aq të pastër. Drejtësia shqiptare nuk është një “gurë që shkëlqen”. Drejtësia shqiptare është një administratë publike shqiptare e korruptuar po aq sa pjesa tjetër, bile do të thoja edhe më shumë. Megjithatë, unë nuk jam kaq i pashpresë se edhe brenda drejtësisë shqiptare herë pas herë ka shkëndija ndërgjegjësimi që nuk mund ta lejojnë zullumin përtej asaj që është e lejuar, përtej kufijve. 
 
Intervistoi: Erneta Shevroja
 

Më të lexuarat