BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Intervista

Elvin Beqiri: Nëse duam Europianin, De Biazi duhet të kontrollojë euforinë e Kombëtares

Elvin Beqiri: Nëse duam Europianin, De Biazi duhet të kontrollojë
Futbolli shqiptar ka prej disa vitesh që nuk prodhon elementë cilësorë dhe gara në Kategorinë Superiore dominohet nga skuadra që arrin të mbledhë lojtarët më të mirë në qakurllim. Klube të ndryshëm kishin filozofinë e tyre të prodhimit të talenteve, por kjo gjë sot nuk ndodh dhe kjo është pasojë e një menaxhimi të keq në sport.
 
Vllaznia që dikur mbahej si fidanishte e prodhimit të talenteve në futbollin tonë ka humbur, gjithashtu, shkëlqimin e saj. Si të mos mjaftonin problemet e vjetra, kjo skuadër u bënë vite që nuk njeh sukses në kampionat, duke e irrituar jo pak tifozerinë e shkëlqyer të qytetit të Shkodrës. Ditët e fundit u tërhoq nga futbolli i luajtur njëri prej lojtarëve kryesorë të Vllaznisë, njëherësh mbrojtës i skuadrës kombëtares për disa vite, duke regjistruar shumë ndeshje me fanellën kuqezi. Elvin Beqiri “vari këpucët në gozhdë”, duke mos pranuar të negociojë me klubin uljen e pagës së tij, diçka që nuk duhej të kishte ndodhur, të paktën jo me Beqirin. Padyshim që tërheqja e Beqirit bëri bujë mediatike dhe sjellja e klubit shkodran u kritikua ashpër. Vetë Beqiri nuk ka dashur t’i fryjë “zjarrit”, duke zgjedhur fjalë të matura për “divorcin” e tij me Vllazninë, por pa e tradhtuar atë, pasi ai nuk zgjodhi ekip tjetër për të luajtur, por preferoi të linte futbollin e luajtur. Në intervistën e dhënë për “SOT”, Beqiri kujtoi se klubi e pati mundësinë ta gjente gjuhën e bashkëpunimit me të, por mungoi dëshira.
 
Megjithatë, mbrojtësi e kupton situatën dhe uron që Vllaznia të bëhet më mirë, pavarësisht se ai rendit disa argumente që sezonin e ri skuadra do të vuajë shumë dhe do të jetë në garë për mbijetesë e jo si pretendente për trofe. Një mendim dhe për Kombëtaren e De Biazit, për të cilën Beqiri thotë se duhet të kontrollojë euforinë, si armikja më e madhe e përfaqësueses tonë në garat eliminatore. Ai ka fjalë të mira për lojtarët dhe stafin dhe e beson fuqishëm se këtë herë Europiani është shumë afër.
 
Jeni tërhequr nga futbolli, pasi nuk gjetët bashkëpunimin e mëtejshëm me klubin e Vllaznisë. Ishte një tërheqje e papritur, po të mendohet fakti se tani lojtarët luajnë deri në 40 vjeç. A mendoni se kjo lëvizje juaja ishte më e mira në aspektin personal?
 
Gjatë këtyre ditëve që unë kam marrë vendim të tërhiqem kam pasur kontakte të shumta dhe këto dilema janë të kuptueshme, por unë u tërhoqa jo nga dëshira, por se nuk mu dha një mundësi tjetër. Dëshira ime ishte të luaja prapë për Vllazninë, por nuk u gjet konsensus. Vendimi është i drejtë, sepse unë isha i vendosur që të mos luaja me ekip tjetër në Superiore jashtë Vllaznisë, prandaj ishte e pashmangshme të tërhiqem. Nuk jam bërë pishman, pasi Vllaznia si klub nuk më respektoi kontratën në nivelin që ishte më parë dhe një ofertë e re më e vogël ishte e papranueshme për mua. Pra s’pati zgjidhje tjetër.
 
Të flasim hapur, vendimi juaj për tu tërhequr ngjante më shumë me një rebelim ndaj klubit. A besoni se Vllaznia e kishte mundësinë të ruante të njëjtat kushte kontraktuale me ju, pa arritur në këtë gjendje?
 
Pyetja shtrohet me vend, pasi largimi im mund të ngjajë si kryeneçësi dhe një lëvizje jo e matur nga ana ime. Por nuk është tamam kështu. Me aq sa jam në dijeni, klubi e kishte mundësinë ta respektonte kontratën time në nivelin e mëparshëm dhe ishin të gjitha mundësitë për gjetjen e një marrëveshje. Natyrisht, unë nuk dua të paragjykoj, pasi dua të mirëkuptoj dhe drejtuesit e klubit. Megjithatë, unë konstatoj se ata janë duke blerë lojtarë, ofrojnë kontrata të reja etj, por mua nuk më ofruan. Pra unë mendoj se nuk u duhem më. Ndoshta mund të ketë ndikuar dhe ana financiare. Klubi nuk ka një gjendje të shëndoshë financiare, sepse, siç e dini, varet nga bashkia dhe fondet janë të kufizuara. Ndryshe do të ishte të kishte një president. Unë kërkova një kontratë me kushtet e vjetshme, por nuk ma plotësuan dhe me kaq mbaroi bashkëpunimi. 
 
Gjatë karrierës tuaj te Vllaznia, a ka diçka që të ka mbetur peng?
 
Në përgjithësi unë këtu kam kaluar shumë mirë, fundja kam qenë në shtëpinë time. Por, natyrisht, kam peng faktin se në tre vjet që pas kthimit nga Azerbajxhani nuk munda të fitoj trofe. Vllaznia e kësaj periudhe nuk ishte pretendente, por luftoi për mbijetesë dhe më vjen keq që unë dhashë kontribut vetëm për të mos lejuar që Vllaznia të mos binte nga kategoria. Duhej të kisha kontribuar për trofe, por skuadra nuk ka qenë në gjendjen e saj më të mirë këto vite. Jo vetëm që nuk fitova trofe, por si skuadër desh ramë nga kategoria dhe mund ta quaj fat që nuk ramë nga Superiorja.
 
Si është pritur vendimi juaj nga të afërmit, tifozët?
 
Jam takuar me disa tifozë, të afërm natyrisht, dhe pranojnë që kanë mbetur të habitur nga vendimi që mora. Kuptohet, dëshira e tyre ishte që unë të luaja e të kontribuoja për skuadrën, por në fund të fundit të gjithë e kuptojnë që një ditë kjo do të ndodhte.
 
Si e sheh të ardhmen e Vllaznisë? E shtrojmë këtë pyetje duke pasur parasysh grupin dhe vështirësinë e formulës së garës, ku me sa shihet Vllaznia nuk mund të jetë pretendente. Çfarë do të ndodhë?
 
Klubi administrohet nga bashkia dhe nuk mund të rivalizojë me klubet që kanë investitorë të fuqishëm. Unë nuk e shoh pretendente për trofe, madje besoj se për Vllazninë ky sezon do të jetë shumë i vështirë, pavarësisht blerjeve që janë bërë. Klubit i ka ikur boshti i skuadrës dhe kanë ardhur të rinj, të cilët nuk e njohin njëri-tjetrin. Unë nuk do ta dëshiroja, por Vllaznia e sezonit të ri do të rrezikojë rënien. Shoh skuadrat e tjera më lart, që kanë bërë blerje më të goditura dhe i kanë vënë punët në vijë, kurse të rinjve që ka marrë Vllaznia u duhet kohë të harmonizohen në lojë me njëri-tjetrin. Do të jetë e vështirë të mbijetojë. 
 
Të flasim për diçka tjetër, për Kombëtaren. Ju keni qenë pjesë e saj dhe keni emocionet tuaja të mëdha nga ndeshjet e përfaqësueses. CAS i Lozanës na “befasoi” (në fakt e meritonim) me trepikëshin për Shqipërinë. Duke e parë këtë situatë, ku ndodhemi me pikë të barabarta me Danimarkën e vendit të dytë, lojën dhe gjendjen e grupit, si e shihni të ardhmen e skuadrës në këto eliminatore?
 
Performanca e skuadrës kombëtare në këto eliminatore ka qenë shumë e mirë. Ky ekip përcjell besim sepse ka rritje cilësore në lojë e rezultate. Për herë të parë ka realisht pretendime kualifikimi dhe kjo është e justifikuar pikërisht nga performanca e bërë. Sa i takon vendimit të CAS-it, ky trepikësh është një plus i madh dhe unë e shoh me optimizëm situatën dhe besoj se këtë herë do të kualifikohemi. Ndeshjet e mbetura janë duele nervash deri në fund. Janë ndeshje të karakterit psikologjik dhe mendoj se këtu jemi ne favoritë, pasi kundërshtarët kanë kuptuar se kjo skuadër nuk thyhet lehtë. Vendimtare duket ndeshja me Danimarkën, ku duhet të marrim pikë, qoftë dhe një barazim.
 
Duke parë lojën dhe ecurinë e Kombëtares, çfarë këshilloni?
 
Euforia është armikja jonë kryesore në kuadër të eliminatoreve. Kjo gjë ka qenë dobësi edhe kur luaja unë në radhët e përfaqësueses. Ka qenë një defekt i përhershëm i Kombëtares, e cila entuziazmohet shpejt dhe në fund lëshon terren, duke mos realizuar objektivat. De Biazi duhet të kontrollojë euforinë e tepruar të grupit. Që të shkojmë në Europian duhet që të marrim pikë në çdo ndeshje të mbetur. Me pak fjalë nuk duhet të humbasim. Janë dhe katër takime dhe të parën në radhë kemi Danimarkën. Pikërisht këtë ndeshje ne nuk duhet ta humbasim. Unë mendoj se duhet të marrim pikë edhe ndaj Portugalisë. Luajmë në fushën tonë dhe e kemi plus.
 
Mendoni se mund ta përballojmë Portugalinë? Mos harrojmë se ajo vlerësohet më e mira e grupit...
 
Pse të mos i marrim pikë? Ne e mundëm në ndeshjen e parë atë, kështu që s’ka asgjë të pamundshme. Skuadra e De Biazit mund t’i marrë pikë çdo kundërshtari. Për mendimin tim Shqipëria mund t’u marrë pikë të dy rivalëve, si Danimarkës, ashtu dhe Portugalisë. Nga një barazim në secilën ndeshje nuk do të ishte keq.
 
Gjatë kohës që keni luajtur me Kombëtaren, kë do të veçonit ndeshjen më të mirë tuajën dhe cilën më të dobëtën?
 
Varet si e shikon. Ka pasur raste kur kam luajtur shumë mirë dhe skuadra ka humbur, sikurse ka pasur raste kur kam luajtur dobët dhe ekipi ka fituar. Jam i mendimit se ndeshja me Gjeorgjinë në kualifikueset e Botërorit 2006 ishte më e keqja, pasi dola me karton të kuq dhe skuadra e humbi atë takim. Ndër ndeshjet e mira mund të përmend dy fitoret e bujshme të Kombëtares, fillimisht me Rusinë në Shkodër, ku fituam 3-1 dhe me Greqinë në Tiranë të cilën e mundëm 2-1. Janë dy ndeshje që kanë pasur emocion të madh për mua.
 
Kur shihni Kombëtaren dhe lojën e saj, cili nga mbrojtësit ju duket më afër që ju ngjan nga cilësitë?
 
Lojtarë të ndryshëm kanë karakteristika të ndryshme, por besoj se Ajeti është ai që më ngjan më shumë. Është dhe Cana, një lojtar lider, një futbollist shumë i fortë.
 
Shkodra ka nxjerrë vazhdimisht elementë cilësore. Vllaznia ka qenë fidanishte e prodhimit të talenteve, por duket se kjo traditë është zbehur. Për më tepër, Vllaznia nuk shijon frytet e veta. Si do ta përkufizonit këtë?
 
Shkodra gjatë këtyre viteve të fundit ka vijuar të prodhojë lojtarë, por fatkeqësisht ajo nuk ka fituar trofe. Kur kishim Valterin president (Valter Fusha, ish-president i Vllaznisë) ishim disa vite radhazi pretendentë për titull, madje u fitua edhe një kupë. Më vonë dikush mendoi se do të ishte më mirë me bashkinë, por në këtë formë nuk eci. Talente Shkodra ka nxjerrë plot, por është mëkat që klubi nuk po gjen dot rrugën e duhur të suksesit. Megjithatë, prirem të besoj se kjo situatë do të kalojë dhe Vllaznia do të rikthehet në skenën e kampionatit si skuadër e denjë për trofe.
 
Diçka për të shtuar?
 
Shumë gjëra mund të thosha, por dua të falënderoj familjen për mbështetjen, gjithashtu miqtë dhe sidomos fansat e Vllaznisë që ma bënë karrierën të pasur dhe më ndihmuan të jap kontributin tim në fushë gjatë këtyre viteve. U jam borxhli atyre për mbështetjen që më kanë dhënë. Ndërkohë, edhe pse kam vendosur të merrem me trajningu, për momentin kam nevojë për pushim dhe pastaj do ta mendoj se çfarë mund të bëj.
 
Intervistoi: Adriatik BALLA
 

Më të lexuarat