BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Intervista

Fatos Berisha: Shqipëri-Kosovë kanë shkëmbyer aktorë dhe regjisorë, të shkëmbejnë dhe para për teatrin

Fatos Berisha: Shqipëri-Kosovë kanë shkëmbyer aktorë
 Trupa e Teatrit të Kosovës mbyll sezonin artistik në Teatrin Kombëtar në Tiranë. Shfaqja “Shopping and Fucking” shkruar nga autori britanik Mark Ravenhill vjen sonte në skenë nga regjisori i njohur Fatos Berisha. Shfaqje trajton probleme sociale si drogën, homofobinë, ku regjisori Berisha në këtë vënie ka bërë bashkë aktorët dhe publikun si pjesë e debatit.
 
Në intervistën dhënë për gazetën, regjisori Berisha flet mbi projektin që sipas tij ka qenë një vepër, e cila që kur erdhi premierë në vitet ’90 tronditi skenat në Europë. Në fjalën e tij regjisori i njohur nga Kosova që sonte në Tiranë prezanton shfaqjen e tij më të fundit, flet dhe mbi jetën artistike dhe kulturore. Ndalet në problemet që janë sot në skenën e pavarur kulturore në Kosovë dhe në Shqipëri, duke kërkuar më shumë vëmendje nga dy ministritë e Kulturës.
 
Vini në Tiranë me shfaqjen teatrore “Shopping and Fucking”, çfarë mund të na thoni për këtë projekt teatror, që sipas jush hap dhe debate sociale?
 
Ky tekst ishte më i vështirë se të tjerët, për shumë arsye. Njëra është se hap shumë tema tabu kudo që vihet në skenë. Kjo ka filluar që nga premiera që është dhënë për herë të parë në Londër në vitet ’90. Është pjesë e një lëvizje teatrore. Një teatër avangard, shpesh herë brutal, eksplicit, i dhunshëm, skena seksuale, por gjithsesi teatër i kohës, lëvizje teatrore bashkëkohore që i ka bërë mirë teatrit në përgjithësi në Europë dhe botë, sepse e ka shkundur dhe mendoj se dhe kjo është një nga misionet e teatrit. Jo vetëm të zbavisë, por dhe hapë debate sociale. Se sa ia kemi arritur ne, kjo i takon ta thotë publiku. Ajo që ndodhi nga janari kur e shfaq shfaqja dhe në vijim, ishte plot me publik salla.
 
Madje ne dhe brenda një nate kemi dhënë dhe dy herë shfaqje. Shfaqja fatkeqësisht trajton tema të rënda, problemet e shoqërisë bashkëkohore, sidomos të rinjve për një shtresë të margjinalizuar të të rinjve. Është një dramë e mbijetesës. Është thënë për këtë tekst që flet për shoqërinë ku qendrat tregtare janë shndërruar në katedrale, ku aty jetojnë, bëjnë dashuri, etj., të gjitha nevojat materiale dhe shpirtërore kryhen aty brenda. Ku gjithçka është në shitje, edhe emocionet, ku dhe eksitimi seksual bëhet më shumë me shopping se sa me aktin seksual.
 
Kur e keni marrë këtë tekst, cili qe impakti, si e përfytyruat shfaqjen të vendosur në skenën e teatrit para publikut shqiptar?
 
Këtë tekst e kam lexuar në fillim në vitin 2000 kur isha në Londër, në atë teatër ku kjo vepër ka qenë dhe premierë botërore në vitet ’90. Kam takuar edhe autorin. Por unë u shokova jo vetëm me gjuhën eksplicite që përdorej në vepër, por me temat që trajtonte. Ka 15 vjet që e kam në mendjen time këtë tekst, duke menduar se kur do të ishte koha e përshtatshme për ta sjellë në skenë, sepse mendoj që në atë kohë kur unë e kam lexuar nuk ka qenë koha e mirë, mendoj se koha ka ardhur tani. Fokusi im ka qenë më shumë tek drama sociale e të rinjve, të cilët janë në një luftë të tmerrshme të mbijetesës.
 
Ju jeni një nga emrat e artit që jeni me jo pak angazhime në Kosovë por nuk keni munguar dhe në Shqipëri. Çfarë mund të na thoni mbi nënshkrimin që është bërë për kalendarët kulturorë, si i keni parë deri tani mes Kosovës dhe Shqipërisë?
 
Në këto shtetet tona që janë në tranzicion varet shumë se kush e udhëheq Ministrinë e Kulturës, nga dinamika e tij, nga personaliteti i tij, cilat janë fokuset e tij të interesit. Si ndërrojnë ministrat, ndërrojnë dhe personalitetet. Është vështirë të takohen dy ministra të Kulturës të dy shteteve që ndoshta kanë një energji të ngjashme për të lëvizur gjërat para. Ndoshta nënshkrimet janë të marrëveshjeve, të kalendarit të përbashkët, është mirë që janë. Mendoj se ka lëvizje, sepse dhe vetë kalendari në një mënyrë i imponon edhe lëvizjet andej dhe këtej kufirit. Po në këtë rast duhet të jemi dhe kritikë ndaj vetvetes, dhe unë flas si pjesëtar i komunitetit artistik, sepse dhe ne duhet ta bëjmë presionin tonë. Ne nuk mund të rrimë tërë ditën në kafe dhe të flasim me nesh, presioni duhet të bëhet publik tek ministritë tona përkatëse. Mendoj se duhet të bëjmë kërkesa të vazhdueshme, që të ketë bashkëprodhime filmike, në fushën e artit dhe kulturës. E them këtë duke kritikuar shtetin e Kosovës nga vij dhe vetë dhe mendoj që ministri aktual i Kulturës nuk e ka zhvillimin, sensin jo vetëm për bashkëpunimin bilateral apo multilateral me një shtet tjetër, por nuk e ka sensin e zhvillimin të vetë kulturës vendore të Kosovës fatkeqësisht, dhe kjo mund të sjellë ngecje dhe në bashkëpunim në raport me Shqipërinë.
 
Ju, si i keni parë projektet që janë zhvilluar?
 
Mendoj se ka pasur projekte dhe në teatër, por mendoj se Kosova ka bërë më shumë hapa në bashkëpunim me Shqipërinë. Në këtë rast mund të flas dhe në kompetencë dhe për filmin, sepse kam qenë drejtor i QKK në Kosovë, dhe Kosova ka bërë financime të drejtpërdrejta me fonde drejt projekteve që vijnë nga Shqipëria, por natyrisht që ligji në Shqipëri e ka vështirësuar këtë shumë. Por tani kjo do të ndryshojë me rregulloret e reja që ka sjellë QKK në Shqipëri. Por sa i takon teatrit mendoj se ka hapësirë për të bërë më shumë.
 
Çfarë duhet të ndryshojë tek teatri?
 
Mendoj se ne kemi shkëmbyer regjisorët dhe aktorët, por duhet të marrim një lloj forme si tek filmi. Pra nëse në film bëhet një kooproduksion, që futen buxhetet, mendoj se dhe teatri mund të koordinohet në projekte të tilla, duke futur një pjesë të barabartë të parave, të jete një bashkëprodhim i barabartë mes shteteve dhe institucioneve, dhe kjo mendoj se është e mundshme. 
 
Artistë nga Shqipëria kanë pohuar se kur flitet për skenën e pavarur kulturore, pra projektet që nuk janë të institucioneve, duhet të ketë një tjetër vëmendje nga Ministria e Kulturës. Në gjykimin tuaj, si e shikoni këtë?
 
Në Kosovë skena e pavarur kulturore është dëmtuar rëndë nga Ministria e Kulturës, nga ministri aktual dhe kabineti i tij. Kanë treguar që nuk kanë sens dhe nuk kanë kuptuar, që skena e pavarur kulturore është skena kryesore. Nëse e mendojmë se ajo nuk ekziston do të mbetet një shkretëtirë kulturore me vetëm disa institucione shtetërore. Ne tani ne Kosovë jemi bërë një organizatë, rrjet që mbron interesat tona, dhe jemi më të fortë ndaj padrejtësive aktuale dhe për të dhënë ide se si do të dalim nga kriza dhe do shkojmë më tutje. Mendoj se e njëjta duhet të vlejë dhe për Shqipërinë. Mendoj se shteti shqiptar sikurse dhe për Kosovën, duhet të ketë dhe sensibilitetin dhe ndaj skenës së pavarur kulturore, jo vetëm ndaj institucioneve. Po flas për financimin e skenës së pavarur kulturore, si festivalet, eventet, OJQ të ndryshme, që do ta zhvillojnë jetën kulturore. Kjo, siç vlen dhe për Kosovën duhet të vlejë dhe për Shqipërinë. Vetë aktorët e skenës së pavarur kulturore duhet të bëhen bashkë dhe ta ngrenë zërin, siç u bëmë ne bashkë ne Kosovë, edhe në Shqipëri duhet ti mbrojnë të drejtat e veta, për ta potencuar që kjo skenë është e rëndësishme për jetën kulturore.
 
Në Shqipëri është pohuar nga artistë se projektet që janë financuar kanë marrë pak buxhete, edhe ato të traditës, ndërsa akuzat nuk kanë munguar dhe ndaj atij bordi që ka bërë vlerësimin dhe që nuk është bërë publik?
 
Ky projekt “Shopping and fucking” është mbështetur nga Shqipëria. Jo vetëm që është bërë ky bashkëpunim, por MK në Shqipëri në këtë rast ka treguar një guxim artistik që e ka mbështetur këtë shfaqje. Një guxim artist dhe intelektual i Ministrisë së Kulturës në Titanë që e ka mbështetur këtë projekt. Unë e falenderoj dhe meritat i ka. Por se si vlerësohen projektet, dhe po marr si shembull Kosovën, është se në Kosovë projektet që vijnë nga skena e pavarur kulturore dhe kjo që ndodhi këtë vit, janë bërë vlerësimet fare pa pjesëmarrjen e komunitetit artistik. Mendoj se ajo që duhet bërë atje, duhet bërë dhe këtu. Pra vendimet që do të bëhen mbi projektet duhet të kenë në vendimmarrje dhe përfaqësues të komunitetit artistik. Kjo e bën me transparente procesin si në Kosovë dhe në Shqipëri, e bën edhe më kualitativ. Modelin e kemi në QKK në Shqipëri, ku bordi ka emra nga shoqatat e kineastëve.
 
 Sa i takon projekteve tuaja, çfarë mund të na thoni mbi projektin filmit “Cirku fluturues”?
 
Projekti im i filmit me metrazh të gjatë, me skenar dhe regji nga unë do të jetë bashkëprodhim Kosovë-Shqipëri-Kroaci dhe Afrika e Jugut. Ky projekt fillimisht është mbështetur për zhvillim edhe nga QKK Shqipëri dhe Kosovë. Këtë vit kemi aplikuar për fonde për prodhim dhe presim që të miratohen, për të vijuar më pas dhe me bashkëproducentët e tjerë, dhe vitin që vjen mund të fillojmë xhirimet nëse gjërat shkojnë sipas planeve. 
 
Intervistoi: Julia Vrapi
 
 

Më të lexuarat