BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Intervista

Fatos Klosi i përgjigjet Isa Mustafës: SHISH furnizoi me armë UÇK për të luftuar serbët, s’kam dijeni për vrasjen e Ahmet Krasniqit, je dashakeqës

Fatos Klosi i përgjigjet Isa Mustafës: SHISH furnizoi me armë
Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, në një intervistë për gazetën “Sot”, i është përgjigjur akuzave të Kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa. Klosi ka pohuar se SHISH ka ndihmuar UÇK me armatime për të luftuar kundër ushtrisë së Millosheviçit. Klosi ka theksuar se SHISH i asaj kohe ka qenë pjesë e rolit të shtetit shqiptar, i cili ka dhënë ndihmesën e tij në luftën e Kosovës, kundër pushtimit serb.
 
Ish-kreu i SHISH ka hedhur poshtë akuzat e Kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, se SHISH u shërbyer serbëve kundër Kosovës. Pas këtyre akuzave, Klosi e ka cilësuar dashakeq kryeministrin e Kosovës. Duke u ndalur te vrasja e ish-ministrit të Brendshëm të Kosovës, Ahmet Krasniqi, Klosi ka pohuar se nuk di asgjë dhe se i takon prokurorisë dhe gjykatës të zbardhë të vërtetën. Ish-kreu i SHISH i përmbahet deklaratës së tij të dhënë gjatë një emisioni në RTK, se ishte kundër politikave të ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova dhe veçanërisht takimit me Sllobodan Millosheviçin. 
 
-Cili ka qenë roli i SHISH gjatë luftës së Kosovës?
 
SHISH ishte pjesë e rolit të shtetit shqiptar që u përpoq të ndihmonte me aq sa ishte e mundur në kuadrin e të gjithë asaj situate që ishte. Pra, ishte një përpjekje për t’i ndihmuar edhe në furnizim me armatime. 
 
-Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka pohuar se SHISH ka bashkëpunuar me serbët. A keni një koment për këtë?
 
Unë nuk e besoj se mund ta ketë thënë një gjë të tillë kryeministri Mustafa. Nëse e ka thënë këtë gjë, pavarësisht se është Kryeministër i Kosovës dhe unë e respektoj si kryeministër, ja ka futur kot, ose nuk di gjë ose është dashakeqës. 
 
-Si qëndron e vërteta e vrasjes së kolonel Ahmet Krasniqi?
 
Kjo është kompetencë e prokurorisë dhe duhet ta sqarojë ajo. Askush nuk mund të thotë të vërtetën, përveç prokurorisë dhe gjykatës. Unë kam opinionet e mia për gjërat, por s’kam asnjë garanci që ky opinion është i vërtetë. Fjalë kemi dëgjuar shumë, jam akuzuar unë i pari. Këtë e di unë me siguri që s’është e vërtetë. 
 
-Zoti Klosi i qëndroni deklaratës tuaj se jeni kundër politikave të ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rrugova dhe se po të ishte për të, Kosova nuk do të çlirohej?
 
Sigurisht që i qëndroj. Unë jam kundër politikave dhe bëmave që ndoqi Rrugova dhe jo kundër figurës së tij. Nuk kam asnjë të drejtë të them se jam kundër figurës së Rugovës. Filozofinë e tij nuk e kam pëlqyer, ishte një rrugë pa krye. Po të ishte për të, kurrë Kosova nuk do të ishte çliruar. Takimi me Millosheviçin nuk më ka pëlqyer. Ne nuk e dimë se çfarë kanë thënë ata atje dhe nuk më intereson fare. Vetëm pranimi për t’i bërë këto gjëra ishte një thyerje për luftën, ishte një mesazh negativ për luftën.
 
-Si qëndron e vërteta e zhdukjes së biznesmenit Remzi Hoxha?
 
Zhdukja e Remzi Hoxhës si çështje nuk ka një përfundim. Kështu që duhet të rihapet si çështje dhe fajtorët bashkë me urdhëruesin duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të shkojnë përpara drejtësisë. Zhdukja e tij është bërë brenda zyrave të SHIK të asaj kohe. Duhet të pyetjet edhe presidenti i asaj kohe.
 
-Tashmë është nënshkruar marrëveshja me SHBA për luftën kundër terrorizmit dhe sidomos korrupsionit, ndërsa nga ana tjetër BE bën thirrje që të shkojnë para drejtësisë zyrtarë të lartë që dyshohen se kanë kryer vepra korruptive. Realisht, a po luftohet korrupsioni në Shqipëri, si një kusht parësor për integrimin në BE?
 
Korrupsioni duhet të luftohet kudo. Nuk ka një skemë fikse për ta luftuar. Korrupsioni duhet të luftohet nga sipër. Kështu edhe vartësit nuk do munden të bëjnë korrupsion. Unë mendoj se Sali Berisha është koka e korrupsionit në Shqipëri, dhe, sigurisht që duhet të nisin hetimet për ish kryeministrin. Hetimet duhet të nisim me Berishën. Ka kaluar shumë kohë pa gjykuar Berishën, ai duhet të gjykohej me kohë. A jemi ne të zotë ta hetojmë? A kemi këllqe? Deri tani duket se jo. Duket se punët janë të ngatërruara, meqenëse ai ka qenë kryeministër.
 
-Gjykata Kushtetuese rrëzoi Byronë Kombëtare të Hetimit, me argumentin se nuk është në përputhje me Kushtetutën. Nga cili institucion duhet të varet Byroja?
 
Varet nga qëllimi për të cilin është krijuar. Qëllimi dhe detyrat përcaktojnë se nga kush duhet të varet.
 
-A keni një koment për akuzat e fundit të Ben Blushit në drejtim të qeverisë?
 
Ato janë akuza brenda Partisë Socialiste. Janë probleme të brendshme të PS dhe duhet të zgjidhen brenda forumeve të PS. Ben Blushi, para se t’i bënte publike kritikat e tij, duhet t’i diskutonte aty brenda. Nëse i ka diskutuar dhe nuk ka nxjerr dot gjë, kjo është çështje tjetër.  
 
-Së fundmi, është hapur debati se a duhet të flasë shqip Kryepeshkopi Janullatos në ritet fetare. Keni një koment?
 
Mendoj se Janullatos duhet të flasë shqip. Kisha Ortodokse, Autoqefale Shqiptare është një kishë që pretendohet të jetë e pavarur, që në kohën e Nolit. Pjesa më e madhe e shqiptarëve nuk dinë greqisht. Para besimtarëve shqiptarë Janullatos flet greqisht, por në fakt duket vjershë e deklaruar në gjuhë të huaj. Kjo nuk është një kërkesë absurde, por është krejt normale. Pas 25 vitesh, u pretendua që kisha do ndihmohej të merrte veten pas rënies së diktaturës komuniste. Duket se kjo është bërë në mënyrë që të qëllimshme. Intervistoi: Eneida Jaçaj
 

Më të lexuarat