BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Intervista

Ferdinand Hysi: Një festival për dramën shqipe, që të mos mbetemi në kuadrin e një konference...

Ferdinand Hysi: Një festival për dramën shqipe, që të
Veprat e dramës shqipe nuk janë të pakta, autorë të ndryshëm shkruajnë pjesë shqiptare, por mungon organizimi i duhur për të qenë në skenë veprat më të mira. Me këtë mendim është dramaturgu i njohur Ferdinand Hysi, i cili pohon se që nga konferenca për dramaturgjinë shqipe që u bë dy vjet më parë, shumë pak hapa konkret janë ndërmarrë për zgjidhjen e problemeve.
 
Një nga emrat e vlerësuar të dramës shqipe, Ferdinand Hysi, në intervistën dhënë për gazetën flet jo vetëm mbi problemet që shikon sot në teatrot e ndryshëm për të sjellë në skenë pjesët shqiptare, por dhe thekson faktin se për dramën shqipe mungon një aktivitet në rang kombëtar. Për dramaturgun që ka marrë vlerësime me veprat e tij dhe nderuar me çmime të ndryshme, kur flitet për dramën shqipe sasia që nuk është e paktë, që jep mundësinë që në skenë të jenë veprat më të mira shqiptare. Me veprat e tij dramaturgu Hysi është pjesëmarrës në jo pak aktivitete kombëtarë dhe ndërkombëtare. Ka marrë pjesë në festivalet mbarëkombëtare të teatrit më 1994, Tiranë me “Tri mëndje në ankand”; më 1995, me dramën “Aziloidi” që u zhvillua në Vlorë, më 2005 me “Shpirtin e Ujkut” dhe në 2012 me dramën “Testamenti” zhvilluar në Tiranë.
 
Në këto pjesëmarrje ka marrë dy herë çmimin e parë “Aleksandër Moisiu” për dramën më të mirë të festivalit dhe konkretisht: Më 1994 me dramën “Tri mendje në Ankand”, më 2005 me dramën “Shpirti i Ujkut”. Më 2001 me dramën “Para Semaforit” morri pjesë në Festivalin e 3-të Ndërkombëtar “Skampa” zhvilluar në Elbasan. Po kështu shfaqja e dramës së tij “Shpirti i Ujkut” ka marrë çmime të para dhe në disa festivale tradicionale të zhvilluara në rajon si në Gjilan dhe Dibër. Më 1995 drama “Tri mëndje në ankand” dhe ai vetë u prezantuan në javën e kulturës shqiptare zhvilluar në DI të Francës. Në 2010 dhe 2012, në edicionet e 9 dhe 10 të ETC (Europiean Theatre Convertation) është shpallur ndër 120 autorët më të mirë në Europë ( Of dhe 120 best contemporary).
 
-Jeni nga emrat e njohur dhe të vlerësuar në dramaturgjinë shqiptare, për ju si ka qenë ky sezon që kaloi për dramën shqipe në teatro?
 
Për këtë sezon artistik që u mbyll, dy drama shqipe u shfaqën në skenën e Teatrit Kombëtar, ishte vepra e autores Arta Arifi dhe e Saimir Gongos. Me atë premtim që mbajti TK për leximin e dramës shqipe u prezantua me dy drama. Me sa kam dëgjuar edhe drama e tretë që u shpall si rezeve mbeti për tu vënë në skenë, por u la përgjysmë. Pra sezoni u mbyll me dy drama shqipe, dhe nuk janë pak. Teatri Kombëtar atë që ka thënë e ka realizuar. Por nëse do të flasim në përgjithësi mbi dramën shqipe, sot po dëgjojmë shumë fjalë ka apo nuk ka dramë shqipe. Unë e kam thënë dhe në intervista të tjera, nga ana sasiore më fjalë që nuk ka dramë shqipe nuk duhet të jenë. Kemi kaq kohë që bëhen konkurse, apo dhe “Netët e leximit të dramës shqipe” ku vitin e kaluar ishin rreth 33 drama, këtë vit gati 43 vepra, mos harrojmë që po kaq drama lexohen dhe në Prishtinë në konkursin “Katerina Josipi”. Por kur flitet për sasi dhe dramaturgë që shkruajnë, ne kemi një bum. Duke e lidhur me këtë që ka apo nuk ka dramë shqipe, ndoshta lidhet me këtë, që sa e shohim këtë dramë shqipe në teatrot tona?
 
-Pra për ju nuk ka mungesë të shkrimit të veprave, por nuk ka mundësi që të jenë në skena?
 
Nëse Teatri i Metropolit është dalluar për vënien e disa dramave shqipe, Teatri Kombëtar po ashtu vuri dy vepra në skenë në sezon, në teatrot e tjera vihet re që ka mangësi. Ka më shumë ç’organizim se sa organizim mbi dramën shqipe në teatrot e tjera. E them këtë, sepse para dy vitesh u bë Konferenca për Dramën Shqipe, ishte një konferencë që u përshëndet nga të gjithë mbi problemet që trajtoi dhe zgjidhjen e tyre. Por nga ajo konferencë unë shikoj që nuk është bërë ndonjë gjë e madhe. Më përjashtim të leximit të dramës shqipe, që dhe kjo ishte një nga detyrat e TK dhe teatri atë pjesë të asaj konference po e realizon, në drejtim të përgjithshëm nuk ka gjë tjetër, që drama shqipe të organizohet më mirë, të kishte tjetër ecuri dhe zhvillim. Atëherë u hodhën ide për konkurse dhe festivale të dramës shqipe, madje ka qenë mendimi festival rajonal mbi dramën shqipe, një vit në Tiranë dhe një vit në Prishtinë. Madje unë pata mendimin që të ishte dhe Shkupi për këtë festival, ku të bëhej një herë në tre vjet. Në vendimet e konferencës ishte, që veç leximit të dramës shqipe që bën TK do të shikoheshin dhe mundësitë e tjera. Por çfarë u bë këto dy vjet?
 
Asgjë, me përjashtim të leximit të dramës shqipe. Asnjë konkurs, asnjë festival. Për mua Ministria e Kulturës duhet të organizonte një festival kombëtar më dramën shqipe, një herë në vit, apo çdo dy vjet. Një nga format për të fuqizuar dramën shqipe janë dhe festivalet, që duhen bërë vetëm për dramën shqipe, kjo mund të shoqërohet dhe me konkurse letrare me dramën shqipe, ku mund të dalin fituese vepra të ndryshme, që mund tu sugjerohen teatrove. Nëse leximin e dramës shqipe e bën TK në Tiranë, teatrot e tjerë i shohim jashtë këtij organizimi. Nëse këtë drejtim mund ta merrte Ministria, mund të krijonte mundësi që në këto net leximi të ftoheshin dhe drejtorë të teatrove nga qytete të tjera, apo dhe regjisorë të ndryshëm, të cilët mund të vinin të shikonin dramat që u lexuan në Teatrin Kombëtar. Nga kjo edhe teatri i Vlorës, Durrësit, etj, mund të merrnin vepra. Ndaj them që ky organizim mungon. Flitet për dramën shqipe, kemi shqetësime, por kur vjen puna nga ajo konferencë deri më tani unë nuk shikoj gjë konkrete me përjashtim të leximit të dramës, që e bën dhe organizon TK, por nuk është aktivitet në rang kombëtar. Në rang kombëtar drama shqipe nuk është marrë në dorë për tu zgjidhur problemet. Ndaj është dhe kjo mangësi që ne dëgjojmë shpesh, sa e shohim dramën shqipe? Fakti që në thirrjen që bëri TK morën pjesë 44 dramaturgë, tregon që po u bë thirrje ka dramaturgë që shkruajnë. Por edhe këtë vit në netët e leximit të dramës shqipe në TK ka një handikap, që për mua nuk shkon.
 
-Çfarë nuk shkon sipas jush?
 
Ka dy komisione që bëjnë vlerësimin e dramës shqipe. I pari merr dramat e dorëzuara dhe zgjedh ato që janë për tu lexuar, ndërsa i dyti, bordi artistik, që vendos nga dramat se cila do të jetë në skenë si fituese. Por ndoshta ky bordi i dytë padashur rrëzon edhe mendimet dhe vendimet e bordit të parë. Pra duke u mbledhur dy borde, kundërshtojnë njëri-tjetrin. Mendimi im është, që një bord që duhet të jetë të bëjë përzgjedhjen e parë dhe të dytë për në skenë. Bordi duhet të jetë shumë profesional, nëse ai zgjedh 4-5 për tu lexuar, ato vepra duhet të jenë potencialisht të vëna në skenë, jo të arrihet në përfundimin që ne i lexuam, por nuk vlenin dhe mezi zgjodhëm një ose dy. Pra duke qenë bord i përcaktuar, ai mban përgjegjësinë e zgjedhjes së tyre për lexim dhe për të qenë në skenë, gjë që këtë vit nuk shkoi si duhet. Pra të jetë i njëjti bord, që të bëjë të dyja përzgjedhjet e veprave. Tjetër problem, koha e leximit të dramë shqipe nuk është e përshtatshme, është qershor-korrik kur njerëzit nuk janë, mungojnë nxënës dhe studentë për diskutime. Por edhe pse unë po flas mbi disa probleme, e theksoj që leximi i dramës shqipe ia vlen, duhen bërë vetëm disa rregullime. Për në skenë duhet të jenë vetëm ato drama që e meritojnë. Drama shqipe në skenë nuk duhet ti lihet spontanitetit, dëshirës së regjisorëve. Ne e dimë që sot regjisorët tentojnë më shumë te drama e huaj. Fakti që për këtë sezon në TK janë 6 drama të huaja, apo dhe ka vëmendje në teatro të rretheve, tregon që regjisorët janë të joshur me dramën e huaj.
 
-Pra për ju edhe regjisorët nuk e kanë sa duhet në vëmendje dramën shqipe?
 
Duke qenë se regjisorët kërkojnë dramën e huaj, nuk arrijnë ta gjejnë dramën shqipe. Pra ndodhemi para një fenomeni, dramaturgu ose do të bredhë pas regjisorit dhe ti propozojë dramën shqipe, por çalon më shumë nga ana administrative se sa nga ana e marrëdhënies njerëzore. Teatrot duhet të mbajnë marrëdhënie në mënyrë të përhershme me dramaturgët, nëse bëjnë këtë atëherë rreth vetes do të krijojnë dramën shqipe.
 
-Pra për ju deri tani më shumë flitet se sa janë vënë në zbatim projektet dhe ide konkrete për dramën shqipe nga Ministria e Kulturës?
 
Ministria bëri një konferencë për dramën shqipe, por ministria nuk mbulon vetëm Teatrin Kombëtar, mbulon gjithë Shqipërinë, megjithatë ka dhe një argument tjetër, që teatrot e tjera janë në varësi të bashkive dhe ministria po të dojë thotë nuk kam punë me teatrot e rretheve. Teatri Kombëtar e ka për detyrë ta vërë në skenë dramën shqipe, por duhet të gjithë të punojnë për këtë. Drama shqipe duhet të ngrihet në rang republike. Nëse në TK për sezonin artistik u pohuan 6 vepra të huaja, dhe nga netët e leximit të dramës shqipe vepra ime “Kompleksi i Edipit” u përzgjodh si fituese dhe sërish do të kalojë në një proces, sërish e quaj nënvlerësim për dramën shqipe. Nuk kishte se pse të gjendet një formë e tillë, që drama shqipe kalon në një proces përpunimi dhe 6 të tjera të huaja kalojnë direkt.
 
-Gjithsesi bordit të teatrit për veprën tuaj mori vendimin, që do t’i nënshtrohet një procesi laboratorik “Work Process" gjatë sezonit teatror 2015 - 2016 më synim vënien në skenë?
 
Me veprën time quhem fitues i netëve të leximit, por kalimit në një proces laboratorik unë nuk i jap ndonjë gjë të re. Nga leximi i dramës shqipe dolën dy fitues nga mbledhja e fundit e bordit, drama ime dhe vepra e Stefan Çapalikut. Nga 44 drama shqipe, dy iu paraqitën bordit për aprovim. Nga këto njëra për arsye teknike nuk u arrit, ndërsa tjera që është drama ime u vendos të kalojë në proces laboratori me mendimin për të dalë në skenë. 
 
-Jeni i vlerësuar me dramat që janë vënë në skenë, çfarë trajtoni me “Kompleksin e Edipit”?
 
“Kompleksi i Edipit” është një lloj komedie, megjithatë unë e kam quajtur dramë satirë. Kjo vepër ngre probleme të rëndësishme. Diku në një institucion të madh, ka vdekur drejtuesi i parë dhe vendin e tij e zë shefi i ri. Në momentin që ai vjen, i pari për të nuk ka vdekur por është gjallë, edhe pse për të tjerët ka vdekur. Ideja ime është hija e të parit. Vepron dhe tek i dyti, edhe pse ai vjen me mendim pozitiv për të bërë gjëra të mira nuk bën më shumë se çka bërë i pari. Të njëjtat gabime që ka bërë i pari i bën dhe i dyti, vetëm në forma të ndryshme. Mesazhin e ka të fortë, që në dikastere, drejtuesit, njerëzit që vijnë sado që mundohen të bëjnë diçka të mirë nuk bëjnë më shumë se çka bërë i pari, sepse është vetë sistemi që i tërheq dhe i bën po të njëjtat gabime.
 
Intervistoi: Julia Vrapi
 

Më të lexuarat