BREAKING NEWS

Frrok Çupi zbulon planin e errët që thurën Meta dhe Berisha një natë para vrasjeve në “21 janar”: Ja të fshehtat e ekzekutimit të Aleks Nikës që mund t’i hapë rrugën SPAK të zbardhë dhjetëra viktima që kanë ‘hequr qafe’ dy shefat kur ishin në pushtet...

Frrok Çupi zbulon planin e errët që thurën Meta dhe
x
BREAKING NEWS

Evi Kokalari tregon “puçin” e Ilir Metës për Sali Berishën, ish-presidenti fut në lojë kushëririn e tij, ja kush është politikani që po kërkon ta vendosë në krye të opozitës dhe posti që po synon të marrë vetë në fund kryetari i Partisë së Lirisë...

Evi Kokalari tregon “puçin” e Ilir Metës për Sali
x
BREAKING NEWS

Ja përmbysja që pritet të bëjë Rama me drejtuesit politik të qarqeve të PS, nga largimi i Peleshit, Ballukut dhe Gjiknurit, te zhvendosja e Taulant Ballës dhe afrimi i Erion Braçes, Benet Becit dhe Pjerin Ndreut, zbardhet lista me emrat e rrezikuar...

Ja përmbysja që pritet të bëjë Rama me drejtuesit
x
BREAKING NEWS

Dalin detaje të tjera për rritjen e pensioneve, zbulohet sa lekë do të përfundojnë në xhepat e tyre, nga shpërblimet dhe deri te mënyra se si do ta marrin pensionin, flasin ekspertët

Dalin detaje të tjera për rritjen e pensioneve, zbulohet sa lekë
x
BREAKING NEWS

Artur Meçollari zbardh detajet e forta: Ja si po qepen prej 3 vitesh nga SPAK dosjet e aferave me pronat në ushtri, emrat ‘VIP’ që po hetohen me themel, skandalet që rrezikojnë të fundosin Bajram Begajn dhe pse imuniteti nuk e shpëton dot nga prangat e...

Artur Meçollari zbardh detajet e forta: Ja si po qepen prej 3 vitesh
x
BREAKING NEWS

Industria e armëve mashtrim i madh, gjithë fabrikat janë shkatërruar në Shqipëri, Nasip Naço nxjerr blof Niko Peleshin dhe zbardh skandalet e Ministrisë së Mbrojtjes, si përfunduan për skrap uzinat e municioneve   

Industria e armëve mashtrim i madh, gjithë fabrikat janë
x
BREAKING NEWS

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të ndodhi nga nënkryetarët deri te emërimet e mbështetësve që janë në pozicionin e anëtarëve të Kryesisë

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO, Samiti për Ukrainën nuk ishte reklamë për kryeministrin, ja plani amerikan që po thuret në fshehtësi të plotë për Shqipërinë

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO,
x

Intervista

Gjergj Hani: Dyshja Berisha-Meta, është si të vesh bashkë ‘djallin me temjanin’

Gjergj Hani: Dyshja Berisha-Meta, është si të vesh bashkë

Zoti Gjergj Hani rrëfehet gjatë një interviste për gazetën “SOT” për ligjin e lustracionit dhe zhvillimet politike, sociale dhe psikologjike në Shqipërinë post-tranzicion! Z. Gjergj Hani i dënuar në moshën 16-vjeçare për tentativë arratisjeje me akuzën "Tradhti ndaj atdheut". Më pas dënohet për "Tradhti ndaj atdheut dhe agjitacion dhe propagandë". Ka kryer dënimin në burgun e Qafë-Barit. Gjergj Hani ishte vetëm 16 vjeç kur mori guximin të kalonte kufirin vetëm. Ishte me fat sepse plumbat që u derdhën natën e 27 Majit mbi të, nuk e kapën, por kishte përpara ferrin e burgut komunist. Doli në bankën e të akuzuarve si “armik i popullit”. Z. Gjergj Hani tregon ditën e arratisjes, dënimin dhe dhunën e vendosur nga komandanti Edmond Caja, në kampin e Qafë-Barit, ku vuajti dënimin. “Nuk mendoj se është çështje ligji, por vullneti; Si shembull po të sjelli një rast që në këndvështrimin tim është emblematik, atë te zonjës Jonila Godole, e cila nën petkun e titullares së Departamentit të të Përndjekurve pranë PDSH-së, në ditën e memories së viktimave të komunizmit, në stendat e përgatitura në qytetin e Korçës kishte vënë fotografinë e Koci Xoxes, duke vënë kështu shenjën e barazimit mes qëndrestarëve të komunizmit!?; Shoqëria e jonë kaloi rrëmbyeshëm e dhunshëm, nga filozofia e materializmit dialektik, në atë të materializmit të aplikuar; Dyshja Berisha – Meta, paradox sa absurd po aq edhe grotesk, është si të vesh bashkë 'djallin me temjanin'”, thotë ndër të tjera zoti Hani për gazetën “SOT”.

 

-Zoti Hani, çfarë mendimi keni për ligjin e lustracionit?

Ligjin e lustracionit është ligj i domosdoshëm për të tentuar në rindërtimin e një shoqërie normale, që arrin të kapërcejë vetveten nëpërmjet Katarsisit. Mendoj se është një domosdoshmëri, që gjithmonë do të shtrohet për zgjidhje, për aq kohë, sa nuk do të gjejë të tillë.

-A i plotëson ligji i lustracionit kriteret ligjore dhe morale!?

Nuk mendoj se është çështje ligji, por vullneti! Dhe ky ka munguar e vazhdon të mungojë për një pjesë të mirë të shoqërisë e të kastës politike, e kjo për arsye objektive e subjektive. Kur bëhet fjalë për një projekt-ligj si ky i lustracionit, që të mund të japë rezultat ka nevojë për një kuadër të tërë ligjorë, që të rregulloje historinë, simbolet e komunizmit, dhe përdorimin e tyre, propagandën e vazhdueshme e konstante që i bëhet direkt e indirekt së shkuarës përmes filmave, emisioneve, e përkujtimoreve të datave të caktuara me simbolet e komunizmit. Pra vetëm një ligj, në këndvështrimin tim, mund të konsiderohet vetëm si një hap i parë në këtë rrugë të vështirë. Sa për kriteret morale, padyshim që është në kuadër të tyre, pasi përpiqet të normalizojë 'vetëdijen e traumatizuar' të një populli, dhe ky vullnet është mëse i moralshëm e për tu përshëndetur.

-A do të ndihmonte ky ligj në ndërtimin e një demokracie perëndimore ose më saktë a do të ishte fundi i manipulimit me ish komunizmin dhe hedhjen e themeleve të shtetit të së drejtës?

Në këndvështrimin tim, demokracia nuk ndërtohet me ligje e me shtet ligjorë, por me shtetin e së drejtës! Në pamje të parë shteti ligjor dhe shteti i së drejtës mund të duken e njëjta gjë, por në të vërtetë janë diametralisht të kundërt! Ligji si i tillë, nuk është domosdoshmërisht i drejtë. Mund të jetë në funksion të diçkaje apo të dikujt. Parë në këtë këndvështrim edhe shteti i Enver Hoxhës ishte shtet ligjor, por ligjet e tija nuk kishin as qasjen më të vogël ndaj së drejtës. Po, ky ligj do të ndihmonte relativisht në përpjekjet e disa individëve të caktuar politikë në hedhjen e themeleve për një shtet të së drejtës, i cili më pas mund edhe të sjellë demokracinë duke favorizuar evolucionin e individëve që përbëjnë shoqërinë.

-Përse viktimizuesit ish-nomenklatura u pasuruan dhe viktimat nuk u vlerësuan?

Të them të drejtën, nuk e di se kujt i referohesh me termin 'viktimizues' e 'viktima', por imagjinoj që i referohesh PPSH dhe 'mekanizmave' të saj të pushtetit nga njëra ane, dhe popullit shqiptar nga ana tjetër dhe ish të persekutuarve! Në këndvështrimin tim nuk kish si të ndodhte ndryshe, pasi ata që përbënin PPSH dhe organizmat e saj të pushtetit ishin të avantazhuar që në partencën e së ashtuquajturës demokraci, pasi ata njihnin më së miri mënyrën e funksionimit të kapitalizmit, kishin njohjet politike, ekonomike e tregtare, dhe po ashtu edhe mundësitë financiare, që 'viktima popull' nuk i kishte. Një arsye tjetër se përse 'viktima' nuk u vlerësua ishte dhe është për faktin e thjeshtë se; është gati e pamundur të vlerësosh viktimën! Tek e shumta viktima mund të ngjallë keqardhje që mund të shkojë edhe deri në mëshirë, dhe këtë të fundit vetëm një hap e ndan nga përbuzja, ndaj nuk mund të presësh vlerësim për diçka, apo dikë që mëshiron apo përbuz.

-Ç’mendim keni për pseudo të persekutuarit dhe sa ndikuan ata në mbrojtjen e persekutorëve?

Këtu çështja bëhet disi më komplekse, e për rrjedhojë edhe përgjigjia për të qenë shteruese! Duhet të kemi parasysh që komunizmi nuk lindi si nevojë organike e shoqërisë shqiptare, por u importua nga realitete të tjera që e nisën këtë eksperiment monstruoz, dhe që natyrisht e kolauduan me anë të eksperiencës, duke ndërtuar strukturën e tij ideologjike dhe funksionale. Ndaj në Shqipëri ai u eksportua me formula të gatshme zbatimi, njëra prej të cilave ishte edhe shkalla e shtypjes, e përndjekjes në përqindje të popullsisë! Sipas manualeve Jugosllave e Ruse kjo përqindje nuk duhej të kalonte 35% te popullatës, pasi në të kundërt mund të përbënte një mase kritike e cila do të vinte në rrezik mbijetesën e vetë diktaturës. Qe një ndryshim të ishte i vërtetë, duhej eliminuar fizikisht klasa politike paraardhëse dhe elita e saj. Dhe është pikërisht çfarë bëri PPSH-ja duke filluar që nga viti i mbrapshtë 1943. Zelli, metodika sistematike në aplikimin e kësaj metodologjie solli që rreth viteve ’65 – ’70 të mos kishte ngelur më gjallë apo në gjendje të lirë asnjë kundërshtar ideologjik i sistemit, ndërkohë që popullsia ishte rritur dhe politika e terrorit kërkonte kurbane të vazhdueshëm për të mbajtur gjallë frikën që garantonte kohezionin e dhunshëm të shoqërisë rreth pushtetit. Meqenëse revolucioni është një 'bushtër' që herët a vonë ha pjellën e tij, për të përligjur këto dinamika të domosdoshme në funksion të mbijetesës, diktatura filloi të godasë edhe anëtare të organizmave të saja, që bëheshin pre e intrigave, e luftës brenda llojit për pushtet duke u shtrirë deri tek të pakënaqurit ekonomikë që ankoheshin për kushtet e jetesës, duke i interpretuar këto të fundit si padrejtësi lokale që bëheshin poshtë nga administratorët e vegjël të pushtetit, pasi nga lart uji vinte i kulluar! Pra në thelb këta nuk kishin asnjë kundërshtim ideologjik e aq më pak filozofik, por ishin pre e filozofisë komuniste të pushtetit; atë të luftës së të gjithëve kundër të gjithëve. Ky kaos i organizuar krijonte frymën e mosbesimit, që çonte individët drejt vetizolimit dhe konformizmit ndaj direktivave të pushtetit. Pra, pas viteve ’70 ishin shumë të paktë kundërshtaret e regjimit të pajisur me një farë filozofie politike që te jep qartësinë e vetëdijes. Ndaj me të drejtë pjesën më të madhe mund ti quash viktima, por nuk mund të presësh prej tyre që të shembin iluzionet e tyre! Shumë prej tyre dërgonin letra e telegrame urimi për ditëlindjen e diktatorit, apo me rastet e përvjetorëve apo kongreseve te PPSH-së. Dhe këtë e bënin të bindur se partia e tyre ishte gënjyer, e herët a vonë do ti rehabilitonte, apo edhe nëse ishin dënuar, patjetër që do të kishin bërë diçka që nuk e dinin, por që partia e tyre e dinte e ajo dinte gjithçka e gjithmonë kishte të drejtë. Ata i mbrojtën persekutorët e tyre, e vazhdojnë ti mbrojnë, pasi besojnë se ishin thjesht viktima të fatit te keq, intrigave, apo fajeve që as vetë nuk i dinin por që duhej të ekzistonin.

-Çmendim keni për rrëfimin e viktimizuesve dhe sa ndikon kjo në planin njerëzor?

Besoj se e ke formuluar këtë pyetje duke iu referuar një neni të projektligjit që u jep mundësinë persekutorëve, apo bashkëpunëtorëve të sigurimit të rrëfehen. Nuk besoj se kjo do të ndodhë pasi rrëfimi dhe pendesa janë dinamika të brendshme psiqike e shpirtërore që nuk mund të kushtëzohen nga asnjëlloj ligji. Dhe kjo jo vetëm që nuk ka ndodhur, por ka ndodhur pikërisht e kundërta e saj, apo quajtur ndryshe një lloj apologjie e së shkuarës dhe shumë prej personazheve me të përgjakshëm. Si shembull po të sjelli një rast që në këndvështrimin tim është emblematik! Ate te zonjës Jonila Godole, e cila nën petkun e titullares së Departamentit të të Përndjekurve pranë PDSH-së, në ditën e memories së viktimave të komunizmit, në stendat e përgatitura në qytetin e Korçës kishte vënë fotografinë e Koci Xoxes, duke vënë kështu shenjën e barazimit mes qëndrestarëve të komunizmit qe e paguan me jetë qëndresën e tyre, dhe ministrit të punëve të brendshme të diktaturës që ishte i tëri 'i larë në gjak', dhe që u bë pre e luftës se brendshme e të jashtme për pushtet, që ishte ajo mes Hoxhës e Kocit si zgjatim i asaj mes Stalinit e Titos. Ndaj nuk besoj se do të ketë rrëfime të tilla pendese, të cilat nuk kanë ndodhur edhe në vendet e lindjes ku diktatura ka qenë shumë më e butë në raport me atë që kaluam ne.

-Si e konsideroni mbrojtjen ligjore që gëzojnë viktimizuesit, dhe çfarë ndikimi do të ketë kjo për zbardhjen e krimeve!?

Personalisht nuk besoj se është çështje ligjesh, por vullneti! Dëshirë e kurajo për tu përballur me të vërtetën, që në Shqipëri ka qenë shpesh tragjike! E për ta bërë këtë duhet një kurajo e një vetëdije e madhe, për të mos thënë superiore, gjë e cila i mungon shoqërisë tonë që kaloi rrëmbyeshëm e dhunshëm, nga filozofia e materializmit dialektik, në atë të materializmit të aplikuar. Kalim ky që ka ngushtuar ndjeshëm hapësirat e nevojave shpirtërore ky hyn pendesa, toleranca, bashkëpunimi e falja. Në këndvështrimin tim do të vazhdojmë të përpëlitemi mes dhimbjes të së shkuarës të cilën e konkretizojmë duke e bërë prezente në përditshmërinë tonë falë verbërisë së vetëdijes.

-Çfarë mendoni për të burgosurit ordiner që morën statusin e të përndjekurit politik?

Për mua, ky ishte një akt i qëllimshëm i trashëgimtarit të Ramiz Alisë, Sali Berisha, ashtu siç ishte e qëllimshme edhe 3. teza e tij; bashkëvuajtës e bashkëfajtorë! Qëllimi i kësaj strategjie ishte mos lejimi i kristalizimit të mundshëm të një të djathte konservatore që do të rrezikonte pushtetin që ishte e mbetej në duart e PPSH-së e cila e transformoi në nje shfaqje groteske politike mes dy forcave politike ne thelb të njëjta e në aparencë të kundërta! Lojë e cila në rrjedhën e këtyre 32 viteve degradoi gradualisht në absurd mes retorikes konservatore e aleancave qeverisëse mes aktorësh që në teori nuk duhej të kishin asgjë të përbashkët, siç ishte, e siç është ajo Berisha – Meta. Ky paradox sa absurd po aq edhe grotesk, është si të vesh bashkë 'djallin me temjanin'.

-A mendoj se trashëgimtarët e tretë duhet të përfitojnë dëmshpërblimin!?

Patjetër që po! Për mua duhet dëmshpërblyer një popull i tërë që punoi në kushte skllavërie të mjerueshme në mbajtjen në këmbë të një prej pushteteve më gjakatare që historia moderne ka njohur! Dhe kjo qoftë për shtrirjen në kohë, e qoftë për dhunën e ushtruar. Dhe në fund me pyet se

-Si e shikoni të ardhmen politike dhe ekonomike të Shqipërisë, dhe a ka shpresë ky vend?!

Edhe kjo është një pyetje komplekse, që për tu shteruar do të kërkonte vëllime të tëra, por unë me ndihmën e vetëdijes së kufizuar që përkthehet në; mungesë modestie, do të mundohem te jap një përgjigje! Një defekt në arsyetim që kam, është ai ta shikoj vendin tim si qendrën e botës, e jam i prirur të shoh atë që ndodh këtu si një fenomen i pavarur nga sapo ndodh në botë e në rrethin e aleancave ku jemi përfshire si përkatësi gjeografike, shpirtërore, e aspiratash. Por në këtë rast do të mundohem të jem me 'këmbë në tokë' duke e parë fenomenin globalisht. Natyrisht qe revanshi i së majtës globaliste që ka përfshirë të gjithë hemisferën perëndimore, nuk luan në favorin e asaj që unë e konsideroj si një e mirë e domosdoshme për Shqipërinë. Aktualisht ne ndodhemi përballë një eventi historik që zakonisht ndodh çdo 32 deri në 40 vjet, dhe është ai i një 'riambalazhimi' të shoqërisë nëpërmjet formulash të reja konceptuale që përfshijnë edhe politikën e vendim marrjen e saj. Është fakt i pamohueshëm që jemi në mes të një krize sa politike, po aq edhe identitare të asaj që duhet të koagulohet për-rreth vlerash që kanë treguar të jenë të zonja ti mbijetojnë çdo kohe e ndryshimi, e që janë vlerat e filozofisë konservatore. Që qëndrojnë si katrori mbi trekëndëshin e shenjtë! E ato jane Zoti, Atdheu, Familja e Prona private. Nëse një masë kritike e shoqërisë do të arrijë të zgjohet e të bashkohet rreth këtyre vlerave të pa negociueshme, atëherë do të krijohet simetria reale e të kundërtave që ruan ekuilibrat sociale! Vetëm kështu mund ti hapet rrugë stabilitetit social e mirëqenies individuale. Nëse kjo nuk ndodh, atëhere shoh një periudhë trazirash nga të cilat padrejtësia do të marre statusin e ligjit! E për sa i përket se; a ka apo jo shpresë ky vend, është e kotë ti ngremë sytë nga qielli, a thua se shpresa është një i tretë që vjen nda diku si dhuratë! Ne fakt ky iluzioni i shpresës që vjen nga diku, dje nga lindja e sot nga perëndimi, është mekanizmi më eficent i distopisë historike e sociale, që e majta propagandon. Shpresa nuk është gjë tjetër veçse një dëshire e parealizuar, e dëshirat duhet ti realizosh ti, unë, nëpërmjet identifikimit të këtyre dëshirave që pasqyrohen e kristalizohen në ide e jo individë që sado të aftë të jenë, janë të kufizuar e të rrejshëm për faktin se janë njerëz e jo perëndi! Gjithsesi çfarëdo që të ndodhë do të jetë patjetër në rrugën e mundimshme drejt vetëdijes, që të çon pashmangshmërisht drejt hyjnores, prej nga vijmë. Faleminderit!

Intervistoi: Qamil Gjyrezi

Më të lexuarat