BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Intervista

Kujtim Buza: Problemet e akumuluara ndër vite, e pafalshme sot gjendja e veprave të fondit në Galerinë Kombëtare

Kujtim Buza: Problemet e akumuluara ndër vite, e pafalshme sot gjendja e
Peisazhet shqiptare kanë qenë gjithmonë frymëzimi kryesor i piktorit të njohur Kujtim Buza. Si një prej artistëve më të njohur në pikturën shqiptare para dhe pas viteve '90, me veprën e tij ka marrë shumë vlerësime brenda dhe jashtë kufijve shqiptarë. Pjesëmarrës në shumë ekspozita brenda dhe jashtë vendit, edhe këto ditë vere piktori i njohur nuk ndahet nga studioja e tij e pikturës.
 
Tregon se vijon punën e tij, duke theksuar dhe organizimet e kolonive të pikturës ku ka qenë pjesëmarrës. Piktori Kujtim Buza në intervistën dhënë për gazetën vjen me një rrëfim mbi artin e tij në pikturë. Flet për momente të veçanta të aktiviteti të punës së tij, duke theksuar se për piktorin nuk ka pushim. Dekada më parë, nga 1967-‘70 drejtor i GKA, për piktorin e njohur sot ky institucion përballet me probleme, të cilat fatkeqësisht të akumuluara ndër vite kërkojnë vëmendjen e institucioneve. Por kur flitet për vëmendje të artistëve, piktori Kujtim Buza kujton  se ekspozitat “Nëntori” dhe “PranverArt” nuk kanë vëmendjen e institucioneve qëndrore shtetërore. Sipas piktorit, arti në vend në këto 25 vite nuk ka pasur vëmendje.  
 
-Si po kalojnë ditët e verës për piktorin Kujtim Buza, ku ju gjen kjo stinë?
 
Kryesisht në studio, në shtëpi, mes bojërave, penelave dhe telajos. Por edhe mes shokëve, miqsh dhe kolegësh në kafen tonë ku mblidhemi zakonisht. Shkruaj dhe pikturoj. Telefoni bie pa rreshtur. Për piktorin nuk pushim. Ditët e nxehta apo të ftohta janë ditë pune. Nga qershori i vitit 2013 e deri tani si pjesëmarrës i Kolonive të Pikturës, organizuar nga shtëpia botuese “Toena”, kam realizuar 74 punime duke kaluar mes malesh, qytetesh dhe vendesh piktoreske, historike, mahnitëse, nëpër atdhe këtej dhe matanë Drinit. Munda dhimbjen, plotësova një boshllëk që më mundonte dhe freskova palitren. Janë 2 vjet shkollë pranë natyrës, mësuesit të madh të gjithë kohërave. U çmalla, pikturova dhe plotësova një koleksion pikturash në plain-ar. Kalova ditë të paharruara mes shokësh dhe miqsh. U përtëriva mes të rinjsh dhe miqsh të vjetër, gjithmonë mirënjohës.
 
-Ju jeni nga emrat më të vlerësuar në artin shqiptar, por kur flasim për pikturën në gjykimin tuaj si është zhvilluar ajo, tendencat e saj gjatë këtyre viteve?
 
Populli ynë është i talentuar, veçanërisht në art dhe sport. Kemi pasur shkolla të mira dhe pedagogë të zot, kryer studimet në Akademi arti me emër. Liceu Artistik ka qenë një vatër nga dolën talente me emër, kombëtar dhe ndërkombëtar, në pikturë, skulpturë, muzikë, teatër, etj. Akademia e Artit e çoi më tej aftësinë dhe talentin, me kulturë dhe dituri profesionale nëpërmjet pedagogëve shumë të mirë. Hapja që u bë me ndryshimin e sistemeve krijoi mundësi shkollimi dhe përgatitje në Akademi e skena dhe vende elitë të artit dhe kulturës. Liria e krijimit dhe zgjedhja e secilit solli larmim shpërthim talentesh pa kufizime dhe privime gardhesh të politizuar shkollash dhe metodash. Erdhën dhe u paraqitën në ekspozita gjithë rrymat dhe drejtimet, të vjetra dhe të reja, sipas mjeshtërve realistë, impresionistë, surealistë dhe hiperealistë. Mësuan artin kinetik, op artin dhe pop artin, dhe morën pjesë në ekspozita kombëtare dhe ndërkombëtare, me video-instalacione dhe gjithfarë performancash. Kjo solli gjallërim. Por sigurisht që në këtë shpërthim pati dhe keqkuptim, imitimeve pa vlerë dhe plagjiatura, shfaqje amatoreske dhe konfuzion që dhe ndikoi për keq. U hapën dyer dhe dritare, shpërtheu nga të katër anët arti, dikur i kufizuar pati të mirat, por dhe të këqijat e veta, sipas talentit dhe formimit kulturor  e profesional.
 
-Profesor Buza ju jeni nga emrat e vlerësuar në artin pamor shqiptar. Për ju me çfarë problemesh po përballet sot arti, ndërkohë që jo pak artistë pohojnë se nuk kanë vëmendje nga institucionet?
 
Problemet e artit pamor sot në vendin tonë janë ato që karakterizojnë dhe vende të tjera në këto kohë tranzicioni, specifike për vendin tonë por të përafërtat edhe me atë që ndodh në vende të tjera. Talentet dhe mostalentet përplasen çdo ditë dhe kudo. Madje ata më të pazotit luftojnë më shumë, kërkojnë shtysë për afirmim, hapje ekspozitash dhe shkrime për gjëra që nuk kanë të bëjnë me artin. Plagjiaturat dhe kopjimet, imitimet shabllone që shiten për gjetje origjinale dhe frymëzuese individuale. Mungesë profesionalizmi, kulture dhe kuptimi të asaj çka do të shprehë autori gjoja modern dhe bashkëkohor. Shfaqje të mohimit të traditave dhe vlerave të trashëgimisë kombëtare për të rrokur flamurin e globalizmit dhe për tu bërë lider i artit kontemporan. Ndërsa për sa i takon ankesave që kanë artistët lidhur me institucionet përkatëse, edhe kanë të drejtë por edhe jo. Më parë shteti siguronte gjithçka, studioja, bojëra, leje krijuese, etj, kushte dhe rrethana ekspozuese. Sigurisht që bënte dhe porosi dhe i angazhonte artistët në muzeume, pajisje me vepra arti të mjediseve shtetërore ( nga ministri dhe dikastere qendrore,  shkolla, vatra e shtëpi kulture, kooperativa bujqësore edhe Posta Kufitare). Tani jo. Ndërrimi i sistemeve ndryshoi rolin e disa mekanizmave që kujdeseshin deri në detaje. Nuk ka më Lidhje Shkrimtarësh dhe Artistësh, por ka institucione qendrore, ministri, galeri, teatër, opera, etj. Roli tani ka kaluar në institucione për hapjen e ekspozitave, në Galerinë Kombëtare të Arteve apo në galeri private, salla muzeumesh apo institucionesh që bota i përdor me sukses. Kthimi i katit të parë të kryeministrisë në sallë ekspozimesh është shembulli më i mirë për më gjerë. Këto salla kulturojnë dhe zbusin çehren e rëndë administrative të institucionit shtetëror. Në  Gjenevë, në një sallë të veçantë të Kombeve të Bashkuara funksionon një mjedis për ekspozita, ndër banka ekzistojnë salla ekspozimi, etj. Pse të mos kemi dhe ne të tilla? Mblidhen piktorët për të bërë një ekspozitë të përbashkët. Paguajnë për sallë, drita, fletëpalosje, etj, paguajnë në institucione shtetërore. Materialet gjej dhe bli vetë. Askush nuk interesohet për të sjellë materiale të mira. Sigurisht që tregtia është e lirë e hapur, private, por kjo nuk do të thotë që të mos sillen dhe kontrollohen cilësia e materialeve. Dikur shteti kishte shumë halle, por bojërat që silleshin ishin cilësia e parë. Ekspozitat “Nëntori” dhe “PranverArt, që janë të vetmet kolektive dhe ku përfaqësohen artistët të shquar dhe të rinj nga gjithë vendi, nuk planifikohen nga institucionet qëndrore, nuk ka asnjë lloj përkujdesi dhe respekti.
 
-Problem në GKA mbetet dhe mungesa e buxhetit për të blerë vepra për fondin. Si ndikon kjo kur pasurimi i fondit me vepra ka munguar prej vitesh?
 
Për galerinë, ministrinë, piktorët kanë vdekur që para 25 vitesh. Në galeri edhe pse ata jetojnë, punojnë dhe vazhdojnë të marrin pjesë zakonisht në procesin krijues, nuk përtërihen dhe merren punime të viteve të fundit. Edhe Ibrahim Kodra, tre punime të tij janë blerë që në 1970 nga galeria. Ku është 25 vjet shteti shqiptar? Arti i këtyre viteve? Ku janë çmimet e para të ekspozitës “Onufri”? Me cilat punë mbylli sytë Jakup Keraj, Danish Jukniu, Sadik Kaceli, Shaban Haderi, Fuat Dushku, etj.
 
-Edhe vetë fondi i veprave në GKA po përballet me rrezikun e insekteve?
 
Vlerat tona kombëtare po kalojnë ditë të vështira, sigurisht të akumuluara me kohë. Dhe jo vetëm fondi, por dhe ato të ekspozuara. Kur në vitin 1967 morën në dorëzim një ekspozitë tonën jashtë shtetit, nuk numëruan thjesht punimet, autorët dhe titujt, por edhe gjendjen e tyre fizike. Kornizat briruar nga mikrobet dhe telajot “ulçeroze”, sigurisht që atëherë qe fillimi dhe Galeria kishte 3 vetë ( drejtor, shpjegues, roje, dhe qenin e Dullës që sorollatej në oborr). U bë një laborator restaurimi me njerëz të zot dhe të përkushtuar. Ç’u bë? Është e pafalshme gjendja sot, sigurisht e akumuluar në vite, stafetë drejtorësh, ministrash dhe studiuesish.
 
-Po flisni për GKA, por në gjykimin tuaj si është ndërtuar linja muzeale?
 
Linja muzeale e GKA me probleme qysh kur u ribë nga drejtorë partiakë, inatçinj, ziliqarë dhe zullumqarë. Linja muzeale duhet të shkojë sinkron me zhvillimin e historisë së artit tonë kombëtar, me zigzaget e veta, majat dhe turbulencat në vite. Autorë me personalitet dhe ndikim të rëndësishëm në pikturën shqiptare janë ekspozuar keq, me dashje, në dëm të personalitetit të tyre. Autoritet e artit tonë duhet të plotësohen dhe rishihen, të gjejnë vendin e duhur. Sikur e kanë bërë me qëllim për të thënë se, ja ne nuk kemi vlera dhe bazament kombëtar, ja këta janë ata që mburreshin, duke theksuar dhe në linjën e ekspozimit qëndrimin e tyre partiak. Edhe në  linjën e realizmit socialist nuk duhet ekspozuar gjithçka, edhe punime butaforike, të dobëta profesionalisht. Ne nuk duhet të bëjmë muze arti ku të demaskojmë vetveten, rruga dhe drejtime, por edhe nga rryma e drejtime të tilla, që profesionalisht janë realizuar me nivel artistik. Galeria me studiuesit duhet të jetë selektor në këtë drejtim. Kur në galeri ekspozohet dhe Sali Shijaku dhe një tjetër pranë tij, amator, këtu s’jemi mirë.
 
-Ju folët mbi probleme në art, por sipas jush a kemi piktorë që janë shquar në botë?
 
Elidon Xhixha është një artist që është shquar në Milano dhe gjetkë me skulptura publike, monumentale në çelik dhe inoks të ndërtuara me teknika të reja. Vepra e tij “Ajsberg” me të cilën do të marrë pjesë dhe në Bienalen e 56 të Artit në Venecia pritet të lërë përshtypje të veçantë të një artisti shqiptar me përmasa evropiane. Ardian Paci me performancën e tij një rrallë udhëtarësh refugjatë, që ecin mbi shkallë...Avioni iku!? Një gjetje e mrekullueshme e këtij artisti, që bëri bujë në rrethet artistike të Italisë dhe më tej. Anri Sala me vide-instalacionin e tij që do të bëhet pjesë  e ekspozitës “The Freedom Principle” në Muzeun e Arti Bashkëkohor në Çikago është gjithashtu një sukses i rrallë i artit tonë bashkëkohor. Artistë të talentuar të dalluar në aktivitete botërore janë dhe të tjerë, që jetojnë dhe punojnë jashtë atdheut, që studiojnë në shkolla dhe Akademi të rëndësishme. Unë mendoj se artisti i zot edhe çan përpara me talentin dhe aftësitë e tij. Sigurisht që dikush bëhet shkas, profesori, shoku, kolegu, gazetari, etj. Dhe se një shtysë duhet të marrë dhe nga institucioni.
 
Intervistoi: Julia Vrapi
 
  

Më të lexuarat