
Amerikanët e përzunë me “shkelma” nga politika, Lindita Nikolla e fut Sali Berishën nga dritarja nëpërmjet karremit Bardhi, kryetarja e Kuvendit “kamikaze” anti-SHBA e “Trekëndëshit të Bermudës” dhe ortakërisë së Zenit

SPAK në oborrin e “non gratës”, ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes “Berisha”, në skaner pasuritë e fëmijëve, dhëndri, aferat “Partizani”, “CEZ-DIA” dhe “Gërdeci”, zbardhen kabllogramet amerikane

Spartak Ngjela paralajmëron lajme “bombastike”: Ja pse Sali Berisha po sulmon prokuroren ‘e hekurt’ Enkeleda Millonai që po i heton dhëndrin për pastrim parash dhe skema që po ndjek Ilir Meta për të shpëtuar nga prangat e SPAK

Ja të gjitha dhuratat e kryeministrit Rama për oligarkun Samir Manen, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga falja e tokave private dhe shtetërore, tenderët, te pista e helikopterit dhe hangar për avion privat

Kongresi amerikan thellon hetimet për aferën “Rama-McGonigal”, ja si skandali mund të shkaktojë tërmet në Tiranë dhe Uashington, Robert Papa zbardh të rejat e fundit

Përplasjet për kreun e grupit PD, Ambasada Amerikane ia bën të qartë Berishës: Nuk ndryshojmë qëndrim për “non-gratat”, nxisim aktorët të shqyrtojnë me kujdes angazhimet në parti

Miratohet rritja e pensioneve, 767 mijë persona përfitojnë indeksim me 8.6 për qind nga 1 tetori, Ministria e Financave dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore zbardhin detajet

Kryetarja e Kuvendit në pazare antiamerikane, ja skema e Lindita Nikollës për të kthyer Sali Berishën në politikë, aleanca e kullave të Zenit pushton Parlamentin, zbardhen skenarët e minutave të fundit mes kryeparlamentares me dyshen Noka-Bardhi

Muharrem Xhafa nxjerr prapaskenat e forta: Dosjet origjinale të ish-Sigurimit të Shtetit janë në duart e disa vendeve të fuqishme, ja pse janë alarmuar politikanët shqiptarë

Shkruar nga Rigels Seliman 18 Gusht 2022

Muharrem Xhafa, ish-Sekretar i Parë i KQ të PPSH, në një intervistë për gazetën “SOT”, u është përgjigjur “flakë për flakë” akuzave të kreut të Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi mbi Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, ndërsa ka komentuar edhe cështjen që ka shkaktuar debat sa i takon dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit dhe të shkuarën e ish-krymeinistrit Sali Berisha. Zoti Alimadhi javën që shkoi i cilësoi komunistët dhe partizanët kriminelë. Gjatë intervistës për gazetën “SOT”, e cilësoi Alimadhin budalla dhe njeri antishqiptar që i fryn zjarrit të përçarjes, partizanët janë krenari kombëtare ndërsa Balli Kombëtar llumi. Më tej zoti Xhafa e cilësoi ish-kryeministri Berisha si një komunisti që tani hiqet si anti-komunist, ndërsa shtoi se askush nuk ia ul dot vlerat LANÇ-it.
-Zoti Xhafa, javën që shkoi kryetari i Partisë Balli Kombtar, Adriatik Alimadhi ka reaguar për një propozim të disa deputetëve të Partisë Demokratike, të cilët i kërkojnë Kuvendit të miratojë një ligj për shpalljen muze kombëtar të Kampit të Spaçit dhe Kampit të Internimit të Tepelenës, për hapjen e dosjeve të ish-sigurimit të shtetit, për dekomunistizimin e shoqërisë e shtetit të sotëm dhe për nevojën e shlyerjes së borxhit ndaj së shkuarës e përmbushjes së detyrimit ndaj së ardhmes?
Jam njohur me mendimet e tij, ndërsa nuk kam dijeni për propozimin e disa deputetëve të PD-së. Rigels, jetojmë në shoqërinë kapitaliste dhe deputetët e opozitës, në rastin konkret të PD-së, mund të propozojnë çfarë të duan! Alimadhi është në të drejtën e tij të reagojë, ashtu si mendon. Po edhe të tjerët kanë të drejtë të shprehin mendimet e veta. Apo jo? Më së pari, unë u them deputetëve të opozitës se kolegët e tyre deputetë të krahut të majtë borgjez, d.m.th të mazhorancës së sotme, d.m.th të PS-së, nuk janë përfaqësues të popullit dhe as i përkasin sistemit socialist. Ashtu si deputetët e partive të tjera, edhe ata janë po aq borgjezë dhe përfaqësues të borgjezisë. Deputetët e PD-së në fakt kanë bërë autogol,sepse PD-ja ka qenë vetë në mazhorancë, d.m.th në pushtet, por le t'i lëmë ata, sepse pyetja juaj është për Alimadhin. Për mendimin tim, Alimadhi është tejet konfuz për çfarë kërkon e thotë. Alimadhi dhe shokët e tij ballistë i kanë borxh së shkuarës tradhtinë që iu bë prej tyre LANÇ-it e më pas, në dekadat e socializmit, sabotimin dhe shkatërrimin e vendit, ndërsa së ardhmes i kanë borxh përçarjen që kanë mbjellur në radhët e popullit. Si duket, Alimadhi harron se Shqipëria nuk është Gjermani! Shqiptarët nuk merakoset fort bëhen apo jo muze kombëtarë ose seli të Ballit Kombëtar Burgu i Spaçit e Burgu i Tepelenës, po merakosen për nivelin e ulët katastrofik të jetesës dhe për mbushjen e barkut me bukë!
-Alimadhi i quan kriminelë komunistët dhe partizanët! Ju si mendoni?
Rigels, nga budallenjtë çfarë nuk pritet! Një ballist i thekur, edhe pse e di të vërtetën, nuk mund të flasë ndryshe! Në kapitalizëm është borgjezia ajo që ka në dorë pushtetin e shtetin, gjykatat e gjithçka tjetër. Ndonëse ka 32 vjet që nuk ka lënë gjë pa bërë kundër komunizmit e komunistëve, borgjezia nuk ngopet. Gjatë viteve të LANÇ-it, janë ballistët ata që kanë bërë krime, jo komunistët e partizanët komunistë. Se komunistët, partizanët komunistë dhe të gjithë partizanët e tjerë kanë bërë luftën kundër pushtuesve nazifashistë e bashkëpunëtorëve të tyre ballistë a të tjerë, kanë çliriruar Atdheun dhe kanë dalë fitimtarë mbi pushtuesit nazifashistë dhe bashkëpunëtorët e tyre vendës. Dikush mund të thotë : po Alimadhi e ka fjalën më shumë për vitet e socializmit, d.m.th të pasçlirimit. Jo, i dashur, se ky, Alimadhi, nuk ka deklaruar se çlirimtarë janë partizanët, jo ballistët, dhe se LANÇ-in e ka udhëhequr PKSH-së me Enver Hoxhën në krye Komisar dhe Komandant i Përgjithshëm i UNÇ, jo Balli me Mitat Frashërin. Balli Kombëtar me kryetar Mitat Frashërin atëhere bashkëpunonte me nazifashistët dhe iu kundërvunë me armë partizanëve dhe Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar. S'ka nevojë të sjellim argumente të tjera, se flasin qartë dokumentet e pushtuesve italiane dhe gjermane të kohës së luftës. Alimadhi me shokë "harrojnë" se rendi socialist e pushteti i tij i kanë rrënjët në LANÇ. Dhe formën e regjimit populli ynë e vendosi pas çlirimit me zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945. Ishte populli shqiptar ai që vendosi me votën e tij plebishitare, që vendi të ishte Republikë Popullore. Pastaj erdhi puna e madhe transformuese e progresive në të gjitha fushat e jetës së vendit, që u bë në dekadat e socializmit, e cila nuk ka shoqe në historinë e popullit tonë. Në socializëm, partizanët komunistë e komunistët e vërtetë nuk kanë bërë krime, po kanë ndërtuar vendin, kanë ndriçuar vendin dhe kanë zbukuruar në çdo skaj të tij Atdheun, jo për veten e tyre, po për gjithë popullin. Si në LANÇ, ashtu edhe në socializëm krimet e kriminelët, janë dënuar me të drejtë, jo si sot. Kur thotë Alimadhi se duhet të ndëshkohen vrasjet e padrejta e krimet e tjera të kryera "nga komunistët kriminelë dhe kriminelët partizanë", ai duhet të vërë gishtin, që populli të dijë se cilët qenkan ata që paskan bërë krime, ndryshe Aliumadhi flet në tym, pa adresë dhe do ta vërë në lojë vetë borgjezia që e ka nxitur. Aliu i madh e di se kriminel e tradhtar të shpall gjykata në bazë të ligjit dhe provave reale, jo të sajuara. Ata që Alimadhi merr në mbrojtje janë shpallur kriminelë e tradhtarë nga ligjet e gjykatat e kohës së socializmit, jo nga rruga. Poooo, le të bëhet edhe rigjykimi i atyre që kanë tejkaluar e shkelur ligjet e kohës; por kjo duhet të bëhet në bazë të ligjeve të socializmit, jo të kapitalizmit. Si mendon ti Alimadh për ata që vranë deputetin Bardhok Biba, komandantin e rrethit, Babë Rexha, mësuesin e popullit, Ndrec Ndue Gjoka, pionierin hero, Nikë Pjetër Ndreka, heroin e popullit, Nuri Luçi, heroinat e Mirditës dhe shumë kuadro të tjerë komunistë e jo komunistë? Si mendon ti Alimadh për ata që bënë sabotime në socializëm në ekonomi, në ushtri dhe në fusha të tjera? A duheshin puthur ata si patriotë apo duheshin dënuar nga ligjet e gjykatat e popullit? Ti Ali e di se çdo sistem shoqëror i dënon krimet e autorët e tyre. Franca, Anglia, SHBA-ja kështu kanë vepruar, apo jo?
-Gjithashtu Alimadhi thotë se duhet të hapen dosjet për të gjithë ata që janë vrasës dhe që kanë lyer duart me gjak shqiptari të pafajshëm!
Ok, le të hapen dosjet për të gjithë, madje qysh nesër! Se dikush që për interesat e veta dhe që ka qenë ose është në pushtet i ka pastruar dosjet, ai ka gënjyer spiunin dhe ka ngatërruar veten, sepse dosjet që Alimadhi kërkon të hapen janë siç kanë qenë origjinale, i ka edhe bota, së paku disa vende të fuqishme, andaj dhe politika në Tiranë është alarmuar, pasi dosjet origjinale i kanë vendet e fuqishme, e theksoj këtë. Aliu do të njihet me këtë rast me shumë njerëz, shokë e miq të tij! Si mendon Alimadhi për ata që kanë vuajtur dënimin me burg në Burgun e Spaçit e në burgje të tjera të vendit në vitet e pushtetit popullor socialist se janë dënuar kot së koti? Jo, zotëri, ata janë dënuar me gjyq e në bazë të ligjit nga gjykatat popullore. Shumë janë dënuar me burg pse kanë qenë kriminelë, vrasës, sabotatorë, rrugaçë, vjedhës, dhunues grash, kurvarë e për krime të tjera. Në socializëm krimi e kriminelët nuk toleroheshin! Ata tolerohen sot! Po, tolerohen borgjezët e pasur, oligarkët, jo hallexhinjtë! Alimadhi e di këtë, se i ka spiunët e SHIK-ut oligarkë në Kuvend, në krye të partive politike, në administratën e lartë të shtetit borgjez, jo për t'i shërbyer socializmit, përkundrazi! Ok, që spiunët e Sigurimit i paskan shërbyer socializmit, po sot ata i shërbejnë borgjezisë. Spiunët e SHIK-ut, a nuk i shërbejnë borgjezisë, kapitalizmit? S'ka shtet në botë pa organe të inteligjencies! Alimadhi e di se spiunët janë me bollëk nga radhët e ish të burgosurve dhe të atyre që bërtasin më fort se të tjerët "o njerëz, kapeni hajdutin"! Nëse ka sot nga ata që i kanë lyer duart me gjak shqiptari të pafajshëm, edhe ata le të dënohen, sepse kanë shkelur ligjet e kohës, por, siç thashë, nga gjykatat e në bazë të ligjeve të asaj kohe dhe me prova, përndryshe vendi përfshihet nga një kaos vëllavrasës vetëgjyqësie!
- Alimadhi thotë se duhet të bëhen (hapen) dosje të reja për çdo vendim gjyqi për pushkatim, burgosje, torturë e hetim nën torturë, për çdo shqiptar që është vrarë gjatë regjimit kriminal komunist, për çdo person që u ka shërbyer shërbimeve të huaja e të Sigurimit të Shtetit dhe i ka sjellë dëme çështjes kombëtare.
-Duhet të jesh Alimadh për të qenë aq konfuz dhe kontradiktor! Se dosjet e reja as hapen kot e as mbushen me gjëra falso, o Alimadh! Çdo vendim i marrë nga gjykatat e kohës së socializmit ishte i bazuar dhe i argumentuar. Komunizmi është regjimi më human i shoqërisë njerëzore. O Alimadh, rendin shoqëror komunist e lindin shtypja dhe pabarazia e thellë e njerëzve, sundimi i borgjezisë pakicë mbi popullin shumicë! Ali, në komunizëm nuk do të ketë as borgjezi, as parti politike, as shtet, as shtypje, as pabarazi, as burgje. Ndaj ato që thua ti, nuk mund të bëhen pa vendime gjykate, të cilat, sado politike të jenë në shërbim të borgjezisë, e kanë aq guxim sa të mos bëjnë shkelje të ligjit të të drejtave të qytetarëve. S'ka dekomunistizim të vendit sa kohë që pabarazia e popullit “bën muuuu”!
-Dakord po zoti Alimadhi thotë të hapen dosje për çdo politikan, institucion kushtetues e zyrtar të nivelit të lartë, si : president, kryeministër, ministra e deputetë, gjykatës e prokurorë të të gjitha niveleve, për çdo nëpunës të administratës publike dhe të ndërtohet një administratë e re, që ushqen frymën e vëllazërimit dhe dashurisë ndër shqiptarët.
Adriatik Alimadhi në pushtet ka qenë, në Kuvend ka qenë, më duket kryetar i një partie balliste është, pse nuk i ka realizuar ato që kërkon të bëhen? Apo i "lindi" mendimi tani që doli çështja e Ilir Metës dhe e Autoritetit të Dosjeve? A kështu mendon Alimadhi me Ballin Kombëtar të bashkojë e të vëllazërojë shqiptarët e të realizojë bashkimin kombëtar të shqiptarëve? A kështu mendon Alimadhi me Ballin Kombëtar të bëhet historia kombëtare e shqiptarëve! Sa i paditur tregohet, për të mos thënë ndonjë fjalë tjetër! Alimadh, historia nuk zëvendësohet, historia shkruhet e rishkruhet mbi bazën e fakteve dhe dokumenteve të reja, historinë e bën populli me udhëheqësit e tij dhe e shkruajnë historianët patriotë, jo politikanët e historianët sharlatanë, që flasin e shkruajnë sipas interesave personalë dhe e dredhin "nga fryn era"!Kaq kësaj here!
-Nga ana tjetër ish-kryeministrit Berisha, vijon të hedhe baltë mbi luftën partizane dhe komunistët në veçanti. Kryesore është të kuptohet se kjo deklaratë s'është e re. S'është e re as për vet Berishën. Keni një koment?
Koha ka provuar se me të poshtrit njerëz të një kombi janë ish-komunistët të kthyer në antikomunistë! Sali Berisha ka qenë funksionar i lartë në Partinë e Punës dhe ai me sulmet që bën, po tregon se po kafshon dorën që i dha bukë e madje shumë privilegje. Në një intervistë të dytë do tregoj si Berisha bashkëpunoi me tradhtarin Ramiz Alia. Berisha ka qenë komunist dhe ky fakt nuk fshihet, paçka se ai bën si antikomunist. Ndërkohë që LANÇ-i ka qenë luftë jo çlirimtare po luftë vëllavrasëse, këtë kanë thënë humbësit bashkëpunëtorë të pushtuesve nazifashistë dhe agjentë të agjenturave të huaja, të UDB-së etj. E sajuar në interes të borgjezisë ndërkombëtare dhe e paguar prej saj për shërbëtorët e vet, kjo ka qenë një nga mënyrat për t'iu kundërvënë Frontit Antifashist Botëror dhe fuqive më përfaqësuese të tij: SHBA-ve, Anglisë dhe BS. Asnjë shtet serioz antifashist në botë nuk e ka cilësuar LANÇ-in të udhëhequr nga PKSH me Komisarin e Komandantin e Përgjithshëm të saj, Enver Hoxhën luftë vëllavrasëse! Të këtillë e kanë vlerësuar bijtë shpirtërorë të shovinistëve serbë, grekë e të Rajersonit dhe Millosheviçit. Gjithë bota antifashiste e di se për çlirimin e Shqipërisë dhanë jetën 28 mijë dëshmorë. Enver Hoxha e njoftoi këtë shifër të vërtetë botërisht në Konferencën e Paqes në Paris. Këtë të vërtetë e dinte dhe e di si më parë edhe OKB-ja! Në Konferencën e Paqes askush nuk e kundërshtoi kontributin e popullit shqiptar kundër nazi-fashizmit, përveç kryeministrit grek, Caldaris, me të tijtë! Tamam siç thonë sot bijtë shpirtërorë të Caldarisit, Millosheviçit, Vuçiçit, të cilëve nuk u eci lufta vëllavrasëse e vitit 1997, e cila synonte ndarjen e Shqipërisë në Jug e në Veri, në shërbim të tyre, në përgjithësi të monarko-fashistëve grekë dhe reaksionit grek e botëror. Ashtu si parashikonte dhe marrëveshja e detit me Greqinë, që, për fat të mirë, e hodhi poshtë Gjykata Kushtetuese e Republikës.
Më të lexuarat


Gjergj Hani: Dyshja Berisha-Meta, është si të vesh bashkë ‘djallin me temjanin’

Bashkim Koçi: Intervista e fundit me Kreun e LANÇ, Odhise Porodini: Nëse injorohet e kaluara nga ke ardhur, kurrë nuk mund të kesh një të ardhme dijnitoze. Ja vlerat më në zë të veterantëve

Muharrem Xhafa nxjerr prapaskenat e forta: Dosjet origjinale të ish-Sigurimit të Shtetit janë në duart e disa vendeve të fuqishme, ja pse janë alarmuar politikanët shqiptarë

Florian Riza rrëfen ditët e vështira në spitalin infektiv dhe kalvarin për tu shtruar pasi ishte infektuar

Luçiano Boçi: Zgjidhja e krizës vjen vetëm me zgjedhje të parakohshme, Rama s’ka rrugë tjetër veç largimit, ja ku do të fokusohet aksioni opozitar

Pandeli Koçi: Mundësitë për botimin e librave sot janë zero, nuk ka ndihmë për autorët

Petro Koçi: Ilir Meta, ushtari i fundit i Berishës për të dobësuar drejtësinë, afrimi i SPAK i ka alarmuar të gjithë, Basha bën mirë të distancohet

Avokati shqiptar në Londër: SHBA e Britania kanë dijeni për krimet e Berishës, ja si theu embargon e naftës me jugosllavët dhe lidhjet me rusët

Afrim Ajredini: Bashkimi i trojeve shqiptare domosdoshmëri, qeveria meriton përgëzime për Samitin e Diasporës

Bashkim Shala: Shoqata “Atdheu” promovuese e vlerave shqiptare në Austri, ja pse Samiti i Diasporës do të na çojë tek Shqipëria e Madhe
