BREAKING NEWS

Ilir Meta plas bombën: Basha ka bërë dopio lojë me marrëveshjen e detit me Greqinë

Ilir Meta plas bombën: Basha ka bërë dopio lojë me
x
BREAKING NEWS

Basha flet për përjashtimin e Berishës: Një vendim i pashmangshëm për dy arsye të rëndësishme

Basha flet për përjashtimin e Berishës: Një vendim i
x
BREAKING NEWS

30 qershori legjitim, Meta: Vendimin për zgjedhjet në 6 bashki do ta jap kur të...

30 qershori legjitim, Meta: Vendimin për zgjedhjet në 6 bashki do ta
x
BREAKING NEWS

Blendi Gonxhe del me njoftimin e rëndësishëm: Para 31 dhjetorit duhet të dorëzoni këto dokumente

Blendi Gonxhe del me njoftimin e rëndësishëm: Para 31 dhjetorit
x
BREAKING NEWS

Rama jep lajmin fantastik, zbulon shumën e lekëve bonus për pensionistët për vitet 2022-2024

Rama jep lajmin fantastik, zbulon shumën e lekëve bonus për
x
BREAKING NEWS

Rritet numri i rasteve të reja, Ministria e Shëndetësisë: Në 24 orët e fundit ka humbur jetën 3 qytetarë në Shqipëri

Rritet numri i rasteve të reja, Ministria e Shëndetësisë:
x
BREAKING NEWS

Detaje të reja nga ekzekutimi i Pashko Ujkës/ 30 mijë euro u bënë shkak, si e vrau 20-vjeçari ish-deputetin, cili ishte roli i bashkëpunëtorit në atentat

Detaje të reja nga ekzekutimi i Pashko Ujkës/ 30 mijë euro u
x
BREAKING NEWS

Mbyllen hetimet, SPAK i jep goditjen e fundit Enkelejda Hoxhës dhe Aldo Tabakut, zbardhet vendimi

Mbyllen hetimet, SPAK i jep goditjen e fundit Enkelejda Hoxhës dhe Aldo
x

Intervista

Petro Koçi: Ilir Meta, ushtari i fundit i Berishës për të dobësuar drejtësinë, afrimi i SPAK i ka alarmuar të gjithë, Basha bën mirë të distancohet

Petro Koçi: Ilir Meta, ushtari i fundit i Berishës për të

Reforma në drejtësi, ngritja e SPAK, marrëdhëniet mes mazhorancës dhe opozitës, përplasjet Qeveri-Presidencë, si dhe menaxhimi i situatës pas tërmetit të 26 nëntorit, kanë qenë disa nga çështjet për të cilat ka folur me detaje zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi. 

Ky i fundit gjatë një interviste për gazetën “SOT” përgëzoi punën e qeverisë dhe instancave shtetërore sa i takon situatës pas tërmetit të 26 nëntorit, ndërsa u shpreh se solidariteti i partnerëve ndërkombëtarë duke iu gjendur pranë Shqipërisë në kësisoj tragjedish është i domosdoshëm. Duke komentuar reformën në drejtësi, të cilën e konsideron si një histori suksesi, numri dy i Ministrisë së Mbrojtjes shprehu bindjen se ngritja e SPAK i ka alarmuar të gjithë, sidomos politikanët dhe ish-pushtetarët.

Nga ana tjetër, duke e ndalur theksin tek akuzat që po i bëhen SPAK, ku më i ashpri është treguar ish-kryeministri Sali Berisha, zoti Koçi akuzoi këtë të fundit se po përdor si mashë presidentin Ilir Meta në mënyrë që të bllokojë dhe dobësojë punën e drejtësisë së re. Sipas tij, kreu i shtetit nuk është gjë tjetër se veçse një ushtar i Berishës dhe që po punon në prapavijë për të dobësuar drejtësisë, në mënyrë që të shpëtojë ish-kryeministrin nga përballja me SPAK.

-Zoti Koçi, Shqipëria u godit nga një tërmet i fuqishëm më 26 nëntor të vitit që lamë pas. A mendoni se u menaxhua si duhet situata?

2019-ta e goditi Shqipërinë me disa tërmete, të cilët janë pasojë e tekave natyrore tektonike. Jemi një zonë sizmike relativisht me intensitet të konsiderueshëm. Por shkundjet e tokës në 26 nëntor ishin të mëdha dhe me shumë pasoja. Reagimi ishte i menjëhershëm dhe gjithëpërfshirës. Kapacitete tona reaguese u shfrytëzuan 100% dhe ndërkohë nuk mungoi as solidariteti ndërkombëtar. Për një vend si Shqipëria solidariteti ndërkombëtar është i domosdoshëm dhe ka nevojë të institucionalizohet me tej. Rajoni ynë duhet të bashkojë kapacitet reaguese ndaj fatkeqësive natyrore. Kjo është rruga më efektive për këtë çështje. Sigurisht që kapacitet tona kombëtare kanë nevojë të shtohen më tej. Brenda një kohe relativisht të shkurtër, jo vetëm u përballua emergjenca kritike, por filloi dhe stabilizimi i të pastrehëve në vendbanime të përkohshme.

-Si paraqitet situata sot. A janë strehuar të gjitha familjet dhe a po marrin ndihmën e nevojshme?

Sistemi i strehimit të përkohshëm po funksionon plotësisht për të gjithë. Problem mbeten familjet në zonat rurale, të cilat kanë zgjedhur të strehohen në çadra për shkak të kujdesit që duhet të mos shkëputet ndaj ekonomisë shtëpiake. Ndihma ushqimore dhe mjekësore garantohet në standarde të kënaqshme. Sigurisht që askush se ka fuqinë që të rikthejë gjendjen e paratërmetit me shkop magjik. Prandaj duhen mirëkuptuar shqetësimet e të gjithë personave që në këtë periudhë dimri të ftohtë i shprehin nganjëherë me padurim.

-Një ndër gjërat që presin me padurim të prekurit nga tërmeti është rindërtimi i banesave. A ka një plan konkret qeveria në këtë aspekt?

Për rindërtimin ka një program të qartë. Një pjesë do t’i financohet rindërtimi nëse vetë banorët e marrin përsipër procesin. Të tjerëve do t’u rindërtohen apo rikonstruktohen shtëpitë me financim nga shteti pas kryerjes së proceduarve të projektimit dhe lejë dhënies së ndërtimit. Ndërsa pjesa më e madhe, kryesisht e të pastrehëve në qytete do të akomodohen në apartamente të ndërtuar në qendra të reja urbane të cilat do shoqërohen edhe me infrastrukturë moderne shërbimesh. Ministria e Rindërtimit udhëheq procesin ne tërësi, ajo e Kulturës ka përgjegjësinë e hartimit të projekteve, Financat do të përgjigjen për mbështetjen financiare.

-Të gjithë do të përfitojnë nga rindërtimi i banesave, apo do të bëhet një kategorizim?

Të gjithë të pastrehët që i bëri tërmeti si të tillë do të përfitojnë. Përfshi dhe ata që i kishin banesat informale. Në këtë rast shteti po vepron si shoqëri sigurimesh. Pra, po merr përsipër një proces që në vende të tjera rregullohet nga tregu i sigurimeve dhe më pak nga shteti. Qeveria s’do bëjë asnjë dallim. Të gjithë të dëmtuarit do përfitojnë nga angazhimi publik i kryeministrit Edi Rama për të rindërtuar çdo shtëpi të rrëzuar nga tërmetet.

-Por pavarësisht përpjekjeve dhe mbështetjes së ekzekutivit, opozita ka adresuar një sërë sulmesh ndaj mazhorancës qeverisëse. Si i shihni kritikat e opozitës se qeveria po mbështet vetëm një kategori të caktuar?

Opozita do bënte mirë të dëshmonte solidaritet dhe propozime konstruktive në këtë situatë të rëndë të krijuar nga natyra. 26 nëntori nuk është si tërmeti i Gërdecit që e shkaktoi papërgjegjshmëria qeverisëse e Partisë Demokratike.

-Presidenti Ilir Meta në pranverën e vitit që lamë pas ka dërguar një shkresë, ku ka kërkuar të merren masa për tërmetet. Sigurisht që askush nuk mund t’i parashikojë, por ai pretendon se nëse do ishin marrë masa do ishte më i ulët bilanci i viktimave. Sa qëndrojnë këto pretendime?

Presidenti Ilir Meta si tërmetolog fallxhor mund të nxjerrë edhe dekret për anulim tërmeti, por kjo nuk zgjidh gjë. Veprimet reaguese të pas-tërmetit ishin në lartësinë e duhur edhe se çdo tërmet lë mësimet e veta pas. Asnjë qeveri apo president nuk ndalon dot tërmetet. Çdo pretendim tjetër kalon nëpërmjet organeve të drejtësisë.

-A do shërbejë tërmeti si mësim, në kuptimin që do i kushtohet një rëndësi më e madhe forcave të emergjencës dhe pajisjeve speciale të kërkim-shpëtimit?

Nuk ka fushë të kujdesit publik në Shqipëri që s’ka nevojë të fuqizohet. Edhe Mbrojtja Civile që tani po reformohet nuk bën përjashtim.

-Megjithatë në kuadër të tërmetit të 26 nëntorit që la pas një tragjedi të madhe, kryeministri Edi Rama ka hedhur idenë që politikanët në Shqipëri të bëhen bashkë për të mirën e vendit. Si e shihni ftesën e tij drejtuar opozitës dhe kryedemokratit Lulzim Basha?

Kryeministri Edi Rama bëri një ftesë tejet normale në raport me një kulturë politike perëndimore. Por kryedemokrati Lulzim Basha është i komplekësuar dhe se ka fuqinë të tejkalojë psikologjinë e prapambetur ballkanike të Partisë Demokratike.

-A mendoni se gjatë vitit 2020 do të gjendet konsensusi mes palëve politike, në mënyrë që t'i jepet fund krizës politike?

Reforma zgjedhore besoj do të kryhet sipas rekomandimeve të OSBE/ODHIR. Opozita nuk ka rrugë tjetër veçse t’i bindet nevojës për konsensus. Tashmë që organet e reja të drejtësisë po ngrihen ajo s’ka më motiv të qëllojë mbi institucionet me bomba molotov, pavarësisht pasionit që ka për ndërmarrje të tilla.

-Pak ditë më parë u shtynë afatet e komisionit hetimor, ndërkohë që  mazhoranca dhe opozita do i drejtohen sërish Komisionit të Venecias duke i kërkuar përgjigje sa i takon veprimeve të presidentit Ilir Meta me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Por opozita ka hedhur akuza se ju po e çoni në "Kalendat greke" procesin, pasi po bëni pazare me kreun e shtetit. Sa qëndrojnë këto akuza?

Kjo është një axhendë parlamentare ku shumica ka bindjen se presidenti ka shkelur rëndë Kushtetutën. Ndërkohë gjithkush duhet të kuptojë që Parlamenti ka vetëm kompetenca të hetimit dhe konkludimit parlamentar, por është Gjykata Kushtetuese që jep verdiktin final. Prandaj procesi është i nderuar.

-Qeveria së fundmi ka miratuar disa ligje, sikundër është ai "Anti-shpifje". Pse nxituat ta bënit një ligj të kësaj natyre në një kohë që grupet e interesit dhe opozita e kundërshtojnë atë?

Ky është një ligj që përkrah viktimat e shpifjes. Ata që s’kanë fuqi të përgjigjen me të njëjtat mjete mediatike ndaj akuzave të falsifikuara për motive politike apo hakmarrëse. Është i standardit europian. Nuk është shpikje shqiptare. Është zgjidhje që nuk i mbyll gojën askujt që ka gjykimet apo opinionet e veta mbi qeverisjen. Por askush s’ka të drejtë të shpikë fakte për interesa të xhepit apo hakmarrjes primitive.

-Një hap shumë i rëndësishëm është edhe ngritja e SPAK, e cila ka pak ditë që ka marrë jetë. A mendoni se do të ketë një frymë të re sa i takon luftës kundër korrupsionit?

Sigurisht. SPAK ka në dorë realizimin e një ëndrre publike për drejtësi ndaj të fuqishmeve,  qofshin këta oligarkë të financave apo të politikes.

-Si i shihni sulmet e ish-kryeministrit Sali Berisha ndaj reformës në drejtësi dhe thirrjet e tij për revolta ndaj qeverisë?

Sali Berisha mbetet antikomunisti që sheh ëndrra komuniste me revolucion proletar për të marrë pushtetin. Më vjen keq që Basha nuk shkëputet dot prej kthetrave të tij e ta çlirojë Partinë Demokratike nga krimet e së kaluarës. Mesa duket korrupsioni i përbashkët i ka lidhur fort dhe kjo e tërheq zvarrë partinë e tyre në tentativa dhune. Tani që SPAK dhe BKH po jetësohen, motivet kryengritëse të PD janë dobësuar. Sepse të gjitha ndërmarrjet e dhunshme të lidershipit të Partia Demokratike kishin për qëllim destabilizimin përmbysës të procesit të ngritjes dhe funksionimit të drejtësisë së re. Tashmë e vetmja kartë në duart e tyre është Presidenti i Republikës që po mundohet të pengojë sa mundet këtë drejtësi dhe të kapë Gjykatën Kushtetuese për t’i shpëtuar shkarkimit. Falë këmbënguljes perëndimore të gjithë ata që u përpoqën të ndalin reformën në drejtësi dështuan. Kjo edhe sepse mazhoranca s’pati asnjë dilemë në mbështetjen e këtij projekti shpëtimtar për Republikën. Ilir Meta është ushtari i fundit i Sali Berishës për të dobësuar veprimin e drejtësisë së re mbi krimet dhe korrupsionin e tij.

Nga Rigels Seliman

Më të lexuarat