BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Intervista

Shenasi Rama: Në 21 Qershor të gjithë ia futën njëri-tjetrit, e ardhmja e PD është familja Malltezi, në shtator nisin sherret

Shenasi Rama: Në 21 Qershor të gjithë ia futën
Shenasi Rama, një nga themeluesit e Partisë Demokratike dhe pjesë e Lëvizjes Studentore, në një intervistë për gazetën SOT, ka komentuar rezultatet që prodhuan zgjedhjet e 21 Qershorit, zhvillimet politike postzgjedhore, turbullirat e PD, vizitën e kancelares Merkel si dhe raportet mes amerikanëve dhe qeverisë shqiptare.
 
Veprimtari shqiptar në SHBA ka pohuar se në zgjedhjet e 21 Qershorit, të gjithë krerët e parisë së Tiranës tentuan dhe luajtën për t’ia hedhur njëri-tjetrit, duke shtuar se në këto zgjedhje opozita shqiptare dështoi plotësisht.  Shenasi Rama tha se objektivi kryesor i Sali Berishës dhe Lulzim Bashës ishte që partia e tyre të mbetej forca kryesore në opozitë, ndërsa shprehu bindjen se e ardhmja e Partisë Demokratike do të jetë familja Malltezi, pra dhëndri dhe e bija e Berishës. Rama pohon se Partia Demokratike e ka kryer me turp misionin e saj historik, ndërsa shprehet kundër idesë së propozimit për rithemelimin e saj. Duke u ndalur tek vizita e Merkelit në Tiranë, Rama pohoi se lidhjet e forta të Shqipërisë me Gjermaninë, nuk mund t’i zëvendësojnë marrëdhëniet e konsoliduara me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  
 
Koalicioni i majtë fitoi 75 përqind të bashkive dhe 98 përqind të këshillave bashkiakë. Si e lexoni ju votën e shqiptarëve në zgjedhjet e 21 Qershorit? 
 
Po, e vërteta është që mbas një fushate monstruoze fitoi paria e Tiranës. Megjithatë, ligji për ndarjen e re territoriale ka krijuar një bllok te madh bashkish lokale që do të kontrollohen bashkërisht nga mafia lokale dhe nga paria e Tiranës që ka policinë, kuletën dhe subvencionet. Pati një konsolidim të kontrollit të parisë edhe në këtë nivel, sepse me këtë numër bashkish e me nevojat që kanë, janë të gjithë të varur nga Tirana. Paria e Tiranës tregoi se edhe në kohë krize ka struktura efektive dhe që strukturat e saj funksionojnë. Ra në sy që opozita ka dështuar tërësisht dhe është e pazonja që të përballet me palën tjetër të parisë, por është e lumtur me aq sa i është dhënë. Spikati jo vetëm dalja e kandidatëve të pavarur, por edhe masa e madhe e njerëzve që i bojkotuan zgjedhjet sepse e shohin se këto që ofrohen si zgjidhje, në fakt janë problemi e jo zgjidhja. Sipas mendimit tim, këto zgjedhje treguan se ka ndarje të qarta Jug-Veri, fshat-qytet, ndasi fetare që po thellohen dhe mbi të gjitha një ndasi etnike që me ligjin territorial është theksuar e ligjëruar. Natyrisht që të bie në  sy numri i lartë i njerëzve të kriminalizuar, e kur nuk janë vegla të krimit, numri i mashtruesve ordinerë që u kandiduan dhe u zgjodhën në të gjithë nivelet. Po ashtu të bie në sy se si mbas fasadës së rregullit e qetësisë, paria fitoi por ishte një fitore e vështirë sepse ia futën njëri-tjetrit, shumë keq, me thënë të drejtën, dhe nuk ka fare besim midis tyre. Shqiptarët e shitën votën dhe votuan ashtu si votuan, sepse e shohin qartë se i kanë mashtruar dhe i mashtrojnë ditë për ditë. Njerëzit e kuptojnë se po skllavërohen, por nuk kanë zgjidhje tjetër. Por, në vend që të jetojnë me nder, e kanë shitur votën për vendin e punës, për bukën e gojës. Shkurt, mendoj se këto zgjedhje, treguan se paria ka forcë të madhe, por se shqiptarët e shohin se me këtë rrugë po shkohet drejt askundit. Kjo ishte ana tjetër e votës së protestës që duhet analizuar me kujdes dhe që e bën gjendjen shpërthyese. Sepse e vërteta është që gjendja është katastrofike në çdo drejtim, por këta të gjithë po ecin me parimin e famshëm katundar, ‘Të dalë ku të dalë”. 
 
Si po e menaxhojnë humbjen Sali Berisha dhe Lulzim Basha, fillimisht thanë se i kishin fituar zgjedhjet, më pas pranuan humbjen, por deklaruan se PD po ringrihej, ndërsa në fund e shpallën procesin të manipuluar si dhe kanë nisur aksion për ndërkombëtarizimin e dhunimit të standardeve? 
 
Ashtu si janë sjellë kur ishin në qeverisje, dhe me krimet që kanë bërë, PD dhe Sali Berisha janë ndarë shumë mirë me vota. Objektivi i tyre është që PD të mbesë relevante dhe të jetë opozita. Normal që do të nisin aksione të tilla, sepse, si do t’i mbajnë mbështetësit e militantët bashkë. Mirëpo, mbas shitjes që Lulzim Basha i bëri Ilir Metës, dhe mbasi të gjithë ia futën njëri-tjetrit, gjërat do të kthehen në normalitet. Shumë llafe, sherr për mustaqet e Muçit dhe asgjë në shërbim të kombit e të shtetit!
 
Si e parashikoni fatin e Partisë Demokratike pas kësaj humbjeje? 
 
Unë nuk shtij fall, por fatin e PD e ka në dorë Sali Berisha. Kjo është partia e tij dhe do të vdesë me të!!
 
Pse Berisha u pozicionua kundër një dorëheqjeje të mundshme të Bashës? 
 
Sepse nuk iu beson të tjerëve, sepse z. Basha është një mburojë e mirë për familjen e tij, edhe pse nuk lidhet kund prej fjale, sepse nuk paraqet rrezik dhe tani është krejt i varur nga Saliu. Por e ardhmja e PD është në familjen Malltezi. 
 
A duhet rithemeluar Partia Demokratike? A do t’i përgjigjeshit ju thirrjes për t’u rikthyer dhe për të dhënë kontributin tuaj? 
 
Jo. Unë nuk do të punoja kurrë më me PD-në, kështu siç është anipse do të punoja me shumë miq të mi që janë në PD. Për mua, Partia Demokratike e ka kryer misionin e vet historik dhe e ka kryer me turp. Mirëpo, në politikën shqiptare nuk ka zgjidhje në se nuk jepen garanci që disa nga eksponentët politikë do të kenë imunitet dhe të tërhiqen nga politika. Unë kontributin tim e jap ashtu si di dhe si mundem. Por, unë besoj tek e njëjta zgjidhje që kam besuar në fillimet e PD-së dhe ajo zgjidhje është kombëtarizmi, puna për ndërtimin e një shtet-kombi që kultivon identitetin shqiptar, me një sistem politik që nuk lejon kapje të tilla nga një pari e kriminalizuar, me një shtet dhe një administratë ku korrupsioni dënohet maksimalisht, me sisteme të mbrojtjes shëndetësore, arsimore, të infrastrukturës dhe të mbrojtjes ashtu si duhet, dhe me një ekonomi të institucionalizuar tregu ku iu jepet përparësi prodhuesve shqiptarë. Kanë ndryshuar kushtet dhe rrethanat, si dhe raportet shoqërore, ekonomike e politike, por nuk ka ndërruar zgjidhja. Dhe në politikë nuk duhet nisur nga pragmatizmi i asaj çka mund të bësh në një pikë, por nga qëllimi që duhet të kesh, sepse e ke vetëdijen se ku duhet arritur.  
 
 Ka një shqetësim në Partinë Socialiste dhe Partinë Demokratike, pozitat e të cilave sa vijnë e dobësohen nga Lëvizja Socialiste për Integrim. LSI rezulton me një rrije prej 80 mijë votash, PD ra me 200 mijë vota, ndërsa PS u rrudh me 300 mijë vota, gjithnjë krahasuar me rezultatin që tre partitë kanë marrë në zgjedhjet e 21 Qershorit. Pse një masë votuesish janë orientuar drejt LSI, duke braktisur dy partitë e vjetra? 
 
LSI dhe Ilir Meta kanë ndërtuar një formulë shumë efikase politike, e cila praktikisht është e bazuar në shkëmbimin e votës për vendin e punës dhe mbrojtjen politike. Ilir Meta është nga politikanët më të zotë shqiptarë dhe ka pranuar shumëçka për të kultivuar e ndërtuar këtë strukturë. Për mbështetësit e vet ai është treguar shumë luajal dhe kjo nuk ka kaluar pa vëmendje. Mirëpo, pyetja është se a na duhet ne një model partiak i tillë? Duke i bërë të varur nga shteti për një copë bukë e punë, ky model iu heq njerëzve vizionin dhe i bën të korruptueshëm. Por funksionon. Shto këtu edhe faktin se ka një hemorragji të madhe tek militantët e zhgënjyer të PS-së që nuk morën vende pune apo tek mbështesim e PD-së që për të ruajtur vendin e punës kaluan me LSI dhe e sheh se trami funksionon. 
 
Si e shihni ju tezën për një koalicion të mundshëm PS-PD për të shpëtuar të djathtën? 
 
Nuk habitem po të ndodhë. Në atë vend, edhe pse kanë miliarda e shesin lëkurën për një kothere, sepse nuk kanë as vlera ideologjike e bindje politike. Kjo tezë për mua qarkullon më shumë për të shpëtuar PS-në e qeverisjen e PS-së në këtë shtator sherri që po vjen, për të shmangur LSI-në, se sa për të shpëtuar PD-në. PS-së dhe LSI-së iu duhet një opozitë, dhe nuk iu duhet një opozitë serioze. Atyre iu duhet dikush me të cilin merren vesh dhe që punon me besnikëri me ta. Por nuk habitem nëse ka ndonjë salto të tillë sepse PD dhe PS marrëveshje kanë bërë gjithë kohën. Paria e Tiranës qeveris gjithë kohën bashkë. Grinden si më 21 Janar, por nuk e prekin njëri-tjetrin dhe interesat e tyre.  Sistemin elektoral që kemi e aprovuan PS dhe PD bashkë, po me synimin e shkatërrimit të LSI-së. Kush ka hyrë në burg nga zyrtarët e PS kur ishte në fuqi PD? Askush. Kush ka hyrë në burg nga zyrtarët e PD kur ishte në fuqi PS? Askush. Edhe pse janë sharë me libër shpije, e durojnë çdo gjë se kanë hallin e parave. Aty e kanë mendjen të gjithë dhe është e habitshme se si nuk u ngopën duke vjedhur, grabitur, shkatërruar, e degjeneruar çdo gjë vetëm e vetëm për fitimin e tyre.  
 
Ditët e fundit, një konkurs i Edi Ramës për hyrjen e Parkut të Liqenit, ka shkaktuar një stuhi reagimesh dhe zemërimi, për shkak të disa kullave të reja në krah të universitetit. Pse kjo klasë politike nuk i ndahet betonizimit të Tiranës dhe sidomos mushkërisë së saj? 
 
Sepse aty është paraja, korrupsioni dhe mundësia e fitimit të shpejtë. Mbas tokës ndërtuesit i kushton 350-400 euro metri katror i ndërtimit dhe e shet me 7-8000 euro. Po ashtu mbas nje vendimi të tillë qëndron edhe biznesi i ndërtimit që ka ngecur tërësisht, dhe që ka mbështetje politike. Të gjithë politikanët tanë janë në politikë për marrëveshje që kanë bërë dhe që duhet të gjejnë mënyrën t’i respektojnë sepse kjo punë ka rregullat e veta dhe dihet se nuk ndahet mirë kush shkel rregullat e lojës së tyre. 
 
Vizita e Angela Merkelit në Tiranë është interpretuar si shtim i interesit dhe rritje të influencës së gjermanëve në Ballkan, duke zbehur pozitat e amerikanëve. Cili është komenti juaj? 
 
Vizita e Kancelares Merkel është një vizitë e një rëndësie të veçantë për shqiptarët dhe për shtetin shqiptar. Po ashtu edhe lidhja e shtetit shqiptar me Gjermaninë është jetike për anën ekonomike e politike. Mirëpo, ajo lidhje as nuk e zëvendëson, as nuk mundet ta zëvendësojë marrëdhënien e konsoliduar strategjike midis SHBA dhe shtetit shqiptar. SHBA mund të tërhiqen një hap pas, mirëpo kjo nuk do të thotë se Gjermania ka ecur një shkallë më lart duke e zëvendësuar SHBA-në në planin strategjik as në Europë e as në Ballkan. As gjermanët vetë nuk e pretendojnë këtë. Në planin strategjik, dhe ashtu si po shkon balanca e fuqisë botërore, e ardhmja e shtetit shqiptar, Kosovës dhe e shqiptarëve në përgjithësi, pavarësisht periudhave si kjo që do të jenë shumë të tensionuara dhe ku mund të humbim territorialisht e demografikisht, do të varen shumë nga lidhja që do të kultivohet me SHBA-në, me Turqinë, dhe me Gjermaninë e përmes saj dhe BE-së, edhe me Italinë me të cilën kemi lidhje të shumëfishta. Tashmë Ballkani, dhe me të edhe ne si komb, sërish jemi fushë betejë në të cilën po përplasen fuqitë e mëdha, e shtet-kombet e vogla, sidomos kur drejtohen nga pari të tilla si këto tonat, të cilave iu mungon ndjenja e shërbimit kombëtar, rrezikojnë të humbasin shumëçka nga zgjidhjet e gabuara. Çdo forcim i lidhjeve tona me Gjermaninë është në dobi të shqiptarëve. 
 
Ka një nervozizëm të shtuar mes prezencës diplomatike të SHBA në Tiranë dhe kryeministrit Edi Rama. Pas përplasjes për tre kandidatë të inkriminuar, të cilët fituan njësitë vendore ku kandidonin, ambasadori amerikan bojkotoi edhe festën për 24-vjetorin e PS. A kemi të bëjmë me një krisje raportesh apo thjeshtë mosmarrëveshje për çështjen e dekriminalizimit? 
 
Këtë nuk di ta them. Mendoj se disa sjellje në shtetin shqiptar, disa marrëveshje me shtete të tjera e disa mosrespektime marrëveshjesh, disa shpërfillje e mungesë dëshire për komunikim publik, e kanë përforcuar këtë hipotezë të një çarjeje midis SHBA dhe shtetit shqiptar. Edhe pse paraqitet si një çarje midis shqiptarëve dhe SHBA, ky është një nuancim mediatik që nuk duhet përgjithësuar sepse shqiptarët, kudo që janë e konsiderojnë SHBA në një nivel tjetër me shtetet e tjera. Po ashtu, një deklaratë e kryeministrit Edi Rama në një blog të Financial Times, ca ditë më parë, në lidhje me amerikanizmin në rënie të shqiptarëve, dhe me radhitjen e SHBA para e mbas Zotit në kohë të ndryshme, duhet analizuar me vëmendje. Megjithatë, me marrëveshje të nënshkruara, me struktura të konsoliduara, me influencë politike, me lidhje ekonomike dhe të emigracionit, me aleancë ushtarake, dhe për nevojat tona jetike strategjike, në këtë pikë SHBA janë Fuqia e Madhe me të cilën jemi lidhur. Politika e mbas vitit 1990 e ka lidhur fatin e shqiptarëve me SHBA. Dhe obligimet e detyrimet që kanë marre përsipër qeveritë shqiptare e që z. Rama i ka trashëguar dhe është i detyruar që t’i respektojë, siç do qeveritar në vendin e tij, janë të tilla që e kufizojnë shumë mundësinë e tij për ta shpërfillur një lidhje të tillë kaq të konsoliduar.
 
Po në lidhje me çfarë u bisedua mes saj e kryeministrit Rama? 
 
Problemi kyç mbetet stabiliteti i Ballkanit dhe marrëdhëniet Serbi-Shqipëri. Këto nuk zgjidhen duke shëtitur të rinjtë shqiptarë në Serbi dhe serbët në Tiranë. As ne nuk jemi Franca as serbët nuk janë Gjermania. Ne jemi Ballkan, ku ndryshe mendojmë, ndryshe flasim e ndryshe veprojmë. Problemi i Ballkanit zgjidhet kur të zgjidhet si duhet çështja kombëtare shqiptare. Punësimi i mundshëm i shqiptarëve në Gjermani, ishte një shenjë shumë pozitive siç ishin edhe diskutimet për kontratat, e mundësitë në fusha të ndryshme. Megjithatë, shpresa se do të ketë investime dhe se kjo përkthehet në anëtarësim në BE dhe në kapital politik duhet të përmbahen sepse nuk është e vërtetë. Shteti shqiptar ka nevojë për ndihmë urgjente që të ruajë integritetin e vet territorial tokësor dhe detar, dhe të merret me hallet e veta e të mos mendojë që të bëjë presion mbi shqiptaret e tjerë, sepse jam shumë i bindur se do të zhgënjehet. Integriteti i shtetit nuk mbrohet me kocka që hidhen për punësim. Ai takimi që bëhet në vjeshtë në Vjenë, dhe që po na e shesin si pozitiv është një problem i jashtëzakonshëm për ne sepse jemi të dobët, për të mos thënë diçka tjetër, në të gjithë drejtimet.  Nuk i takon Edi Ramës të merret me problemin shqiptar sepse nuk ka tagër ky apo të tjerët të merren me problemin shqiptar në Kosovë, Preshevë, Medvegjë e Bujanovc, e as në Iliridë e në Mal të Zi. Paria e Tiranës nuk ka të drejtë me e përdorë çështjen shqiptare si monedhë për interesat e veta e të kastës së vet. Jo për tjetër, por do të zhgënjehet keq sepse nuk ka kurrfarë autoriteti në Kosovë e më gjerë. Ajo që më ra në sy ishte mungesa e z. Ilir Meta dhe kjo nuk ishte aspak e parëndësishme. 
 

Më të lexuarat