BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Intervista

Shenasi Rama: Saliut po i ikën baza e PD, në shtator qentë e politikës do hanë njëri-tjetrin, ja pse të huajt po i lënë politikanët e Tiranës në llumin e krimit dhe korrupsionit

Shenasi Rama: Saliut po i ikën baza e PD, në shtator qentë e
Një prej themeluesve të Partisë Demokratike, sot profesor në SHBA, Shenasi Rama, ka pohuar se arsimi i lartë është një prej piramidave ekonomike në Shqipëri. Duke u ndalur tek miratimi i ligjit të ri për arsimin e lartë, prof. Rama mendon se ligji i ri vendos armimin e lartë nën kontrollin e burokratëve të Ministrisë së Arsimit, ndërsa mbyt zërin e profesoratit.
 
Megjithatë, Rama shtoi se është ende herët për të folur për pasojat e këtij ligji mbi arsimin e lartë në Shqipëri. Duke u ndalur tek reforma në drejtësi, Shenasi Rama mendon se drejtësia në Shqipëri duhet të nisë me vendosjen e dënimit me vdekje si dhe me ngritjen e një Gjykate Speciale, për të gjykuar gjyqtarët dhe politikanët e korruptuar. Ai është ndalur edhe tek aktualiteti politik. Rama ka pohuar se teza e një aleance të mundshme mes PS dhe PD është një shantazh ndaj LSI. Sipas tij, paria e Tiranës shahet ditën dhe puthet natën. Duke i quajtur të gjithë politikanët një tufë qensh që dolën nga Partia e Punës dhe u ndanë në dy parti, Rama shtoi se opozita dhe mazhoranca në Shqipëri janë të lidhura me shumë fije interesash. Megjithatë, veprimtari shqiptar në SHBA paralajmëroi konflikte dhe sherre politike në muajin shtator. Rama mendon se pozitat e Edi Ramës janë të rrezikuara nga pakënaqësia e bazës së PS si dhe nga Ben Blushi, i cili ka edhe deputetët të tjerë pas vetes. 
 
-Z. Rama, fundi i këtij sesioni të ri parlamentar është dominuar nga polemikat dhe debatet e nxehta për projektligjin për arsimin e lartë. Çfarë mendoni ju për reformën në arsimin e lartë? 
 
Arsimi i lartë është një nga fushat më delikate. Në gjendjen ku jemi, arsimi i lartë është një nga piramidat e reja ekonomike, një lloj firme e tipit Sude apo Gjeneral Rrapushi, që shet diploma të gjithfarëllojshme. E kam ndjekur debatin dhe ndaj shumë nga shqetësimet e Prof. Artan Fuga, Dr. Enida Bozheku dhe të kolegëve të tjerë, që janë shprehur në lidhje me reformën, e cila është e domosdoshme. Mirëpo, mbasi e lanë arsimin e lartë në dorë të bandave për kaq vite tani duan ta lënë në duart e gardianeve e burokratëve në Ministrinë e Arsimit. Duke thirrur për autonomi të kufizuar, lejohen liri të tilla që i kthejnë universitetet private në ndërmarrje, ashtu si edhe në fakt janë, sepse janë prona individuale, e jo struktura jopërfituese dhe të përkushtuara ndaj edukimit. Nga ana tjetër, vendosen struktura të kontrollit që e kufizojnë shumë zërin e profesoratit dhe autonominë reale të universiteteve. Mirë do të ishte që qeveria të bënte një komision paraprak apo një konsultë edhe me disa nga shqiptarët që janë jashtë vendit dhe të cilët kanë përvojë të madhe në organizmin dhe drejtimin e strukturave universitare në botë. Ka shumë profesorë shqiptarë që janë edhe në pozita drejtuese si shefa katedrash e më lart, e në fusha të ndryshme apo edhe shumë shqiptarë të tjerë që janë në pension si shefa katedrash, dekanë e drejtues universitetesh në SHBA, që e njohin mirë shtetin shqiptar dhe funksionimin e universiteteve jashtë vendit dhe që do të kishin dhënë kontribut me shumë dëshirë, që të mos i mbetej kjo punë në dorë vetëm burokratëve të Ministrisë së Arsimit, por që të dilte si një ligj i fortë, por më e balancuar. 
 
-Çfarë mendoni se mund të ndodhë me implementimin në praktikë të këtij ligji? 
 
Disa nga pasojat që mund të vijnë ka thënë qartë prof. Fuga në analizën e tij dhe ndaj disa nga shqetësimet e tij. Ajo që pritet me këtë ligj është kontroll i fortë dhe i centralizuar nga Ministria e Arsimit, imponim i logjikës ekonomike për privatët, rënie e rëndësisë së zërit të vetë profesoratit, forcim i kontrollit shtetëror mbi universitetet shtetërore dhe me radhë. Por, është edhe pak herët që të thuhet se si do të shkojnë gjërat. Pasojat që vijnë nga reformat e tilla shihen mbas disa viteve. Shkurt, reforma do të zbatohet aq sa do të vendosin zyrtarët e Ministrisë së Arsimit që tani praktikisht kontrollojnë rregullat dhe vendimmarrjen. Në një anë, me rrëmujën ku jemi kjo është një zgjidhje e dobishme, por duhet masë e respekti i duhur për liritë akademike dhe një mirëkuptim për nevojat e tregut dhe të shoqërisë. 
 
-Janë shtuar zërat në kampin e djathtë për një aleancë të mundshme PS-PD. Pas Fatmir Mediut, Genc Pollos dhe deputetë të tjerë mbështesin këtë tezë. Kemi të bëjmë thjeshtë me një shtatash të PS ndaj LSI apo në PD ka shpresa për një lëvizje të tillë? 
 
Normalisht që në këtë pikë është shantazh që drejtohet kundër LSI. Se nuk duhet të kemi asnjë iluzion, njëra është një parti plehrash dhe këta të tjerët janë po ashtu parti plehrash. Pse bëhen dy palë plehra bashkë kush mërzitet? Tani pyetja nuk është se a mund të bëhen bashkë, por se sa janë bashkë e të lidhur me njëri-tjetrin që tani. Në fakt janë të lidhur në kërthizë që nga lindja. Se ja ti marrim kështu: Në lidhje familjare, të gjithë kanë vëllezërit, motrat kunetërit, baxhanakët, kushërinjtë, dajallarët, farefisin, dashnoret, dashnorët, shokët, partnerët, në të gjithë palët, edhe këta të dy që përmende me lart. Në fushën ekonomike, këta janë të gjithë të lidhur me një mijë fije në biznese, pisllëqe, në investime, në shitje e në privatizime, në koncesione e në përfitime. Në fushën politike, nuk kanë asnjëfarë dallimi sepse të gjithë këta që kemi në politikë janë për kuletën e tyre dhe nuk pyesin për ideologji, komb, vlera, apo të majtë e të djathtë, shtet apo bandë. Këta të gjithë janë në politikë për paranë. Në fushën kulturore e të mendësisë të gjithë këta janë pjella të së njëjtën strukturë e kohë dhe nuk kanë mundur të dalin aspak nga ajo mendësi. Kanë qenë që pionerë bashkë, kanë qenë në konvikte e zbore bashkë, kështu që nuk kanë pse të rrinë të ndarë. Në fushën e ligjit e të drejtësisë, çka bëri dikush dhe u dënua nga pala tjetër? Hiç, asgjë. Të njëjtët janë ata që vjedhin, vrasin, grabisin, tjetërsojnë, shkatërrojnë, ndërtojnë çka duan, plaçkisin shtetin, kombin dhe shoqërinë dhe pala tjetër nuk e thotë as edhe një fjalë. Kjo është paria e Tiranës dhe të dy palët janë banda kriminelësh që punojnë për veten e tyre e kundër shqiptarëve. Një bashkim në qeverisje do të jetë thjesht një konfirmim i marrëdhënies së tyre si pjesë të kësaj strukture që e ka kapur kombin shqiptar për fyti dhe nuk e lë të marrë frymë e të gjeje vetveten. 
 
-Pavarësisht retorikës për të tulatur mendjet e njerëzve, mes PS dhe PD ka një zbutje raportesh. Ministrja e Arsimit ka vlerësuar kontributin e Sali Berishën në demokraci, ndërsa raportet mes Ramës dhe Bashës kanë ndryshuar që pas vizitës së Sorosit në Tiranë, në 2014. Cili është mendimi juaj? 
 
Shenja se këta janë bashkë, janë banda që qeverisin bashkë që shahen ditën e puthen natën, që këtej grinden, dhe që pas shpine e kanë bërë pazarin dhe shembuj ka sa të duash. Këta shahen të enjten në Kuvend, por të gjithë pisllëqet e mundshme i bëjnë bashkë. Kanë qenë një parti, njëlloj si një tufë qensh që kafshojnë njëri-tjetrin dhe pastaj mbysin kë iu del përpara. Në lidhje me Bashën, përkufizimin më të saktë e ka dhënë Ilir Meta që tha se ky rren vetveten dhe e bind vetveten se ajo që ëndërron është e vërteta. Por ky i duhej Sali Berishës. Në lidhje me marrëveshjet që bëjnë Basha e të tjerët, këta janë të gjithë qenë të rrahur që fëmijë sepse janë mësuar të hanë nga duart e dikujt, nuk janë ngritur në jetë e në politikë me dinjitet e me vuajtjet e veta dhe nuk kanë një ideologji që ti bëjë të jetojnë e të vdesin për të mirën e të drejtën e shqiptarëve. E deri atëherë, nuk ka rëndësi kali që tërheq karrocën, por ai që mban në dorë frerët dhe këta e kanë gjetur vendin e tyre. 
 
-Keni parashikuar se në shtator do të ketë një sherrnajë politike. Çfarë nënkuptoni më këtë? 
 
Sherr do të ketë sepse politika shqiptare është sherr, kacafytje, nuk është politikë për qëllime të larta dhe për vlera. Sherri është në nivelin e politikës sepse këto janë banda e jo parti politike. Në zgjedhjet lokale, PS ia futi keq Ilir Metës dhe LSI, mirëpo me qetësi dhe dashuri edhe Ilir Meta ia ngjeshi PS-së dhe ka kontrollin e Këshillave bashkiakë dhe e ka të garantuar votën si dhe përqindjen në qeveri. Alternativat që u ofruan për të mbërritur numrin e votave do të hedhin vickla sepse janë aty për t’iu shërbyer atyre që paguajnë më mirë dhe e kanë ngritur pazarin. Po ashtu do të ketë sherr brenda vetë PS. Ben Blushi nuk është i vetëm dhe këta që nuk flasin sepse duan të hanë tani, do të bëjnë atë që bënë me Nanon dhe të tjerët, do ta kthejnë pllakën sa të ndërrojë pak loja. Baza e PS-së që voton si pjesë e makinës politike nuk ka më bukë e punë dhe e sheh se ujku LSI ia hoqi delen nga goja tufës së PS-së. Janë edhe ca deputetë pa të cilët nuk iu dalin numrat dhe me të cilët duhet të bëjnë paqe, dhe paqe do të thotë para, vende pune, influencë dhe varësi nga çmimi që kanë. Nga ana e vet PD është me një kryesi si një shportë karavidhesh që janë majmur tetë vjet dhe tani po presin të kalojë dimri si ariu në gjumë, por militantët e tyre e shohin se këta ua kanë ngjeshur paq dhe i kanë përdorur si zhele. Sherri buron edhe nga gjendja ekonomike. Vendi është në një gjendje ekonomike katastrofale. Borxhet janë rritur tek 80% e GDP, ekonomia ka rënë, emigrantët po kthehen, punë nuk ka, investime nuk ka, shitje nuk ka, likuiditet nuk ka, para nuk ka. Sa kishte para, hanin të gjithë. Paria hante nga shteti e nga biznesi i madh. Njerëzit hanin nga puna, emigrantët, tokat, ndërtimi dhe shitblerja. Bota kriminale mbahej vetë dhe mbante edhe këta me droga, trafiqe, krime, kontrabande, vjedhje e me radhë. Tanimë, shteti nuk merr borxh, populli nuk ka punë, dhe biles edhe bota kriminale ka rënë në hall sepse e ndjen se po i bëhet konkurrencë nga politika dhe nga jashtë. Nga ana e mendësisë të gjithë janë të mprehur për sherr sepse nuk shohin asnjë lloj zgjidhjeje dhe janë tërësisht të zhgënjyer. Nga ana e brezave, do të ketë sherr sepse nuk kanë të ardhme. Të gjithë kanë nga tre diploma e tundin zinxhirin e nuk duan të punojnë tokën. Por, gjithçka do të vendoset në nivelin e parisë. Sepse të gjithë po punojnë për numrat; dhe në varësi të numrave, do të përcaktohet ajo që ka me ndodhë. Ilir Meta ia ka dhënë sinjalin se nuk do të prishet qeveria. Këta do ta durojnë se nuk kanë ç’të bëjnë. Po i patën numrat e prishin aleancën e plehrave të 1 Prillit 2013, se Saliu kënaqet edhe me pak vende pune e jo me 40%. E kështu ose hapet ose mbyllet sherri i madh sepse sherri ne fakt nuk ka ikur asnjëherë sepse këta nuk i zënë besë njeri-tjetrit, nuk i kanë zënë besë as më parë mirëpo punojnë bashkë se ashtu bëhen paratë.
 
-Me asistencën dhe presionin e BE-SHBA, politika e Tiranës pritet të finalizojë reformën në drejtësi në vjeshtë. Çfarë prisni ju nga kjo reformë? A mendoni se do të ketë një shembje të murit të pandëshkueshmërisë? 
 
Po hiç asgjë. Kush pret që të ndryshojë gjë në Tiranë? Buallica rri në baltë dhe këta janë rehat në botën e krimit e të pandëshkueshmërisë. Të huajt e dinë mirë se si është kjo punë, por edhe ata që flasin e bëjnë më shumë si ritual se sa me besimin që do të mbërrihet ndonjë gjë. Kështu si jemi do të vazhdohet derisa të ketë një ndryshim në ideologji, në mendësi, në njerëz dhe ne vlerat e qëllimet e shqiptarëve. Do ja heqin edhe ca kompetenca presidentit, kaq meskine janë qëllimet, nuk do të futet njeri në burg, dhe mbyllet puna me dy arrestime e lirime të bujshme. Ne bëjmë teatër e propagandë dhe të huajt bëjnë sikur na besojnë. Kështu si janë këta, nuk ka reformë as në drejtësi, as në shtet, as në fusha të tjera sepse e kanë mendjen tek punët e tyre e jot të kombit e të shtetit. 
 
-Ku duhet të konsistojë sipas jush reforma në drejtësi? 
 
Sipas meje në ndarjen e prerë të politikës nga krimi, të një pagese konkurruese për punonjësit në këtë fushë, mbrojtjeje pa kushte nga shteti, por edhe të vendosjes së dënimit me vdekje më së pari për gjykatësit, policët e korruptuar dhe të tjerët, për çdo veprim të kundërligjshëm që bëjnë, në krijimin e një Gjykate Speciale për krimet e Tranzicionit, në vendosjen e ligjeve drakoniane të përkohshme dhe në kthimin e shoqërisë në normalitetin e ligjit e të rendit të duhur sipas kushteve ku jemi. Ka shumë për të thënë por edhe kaq, që është thelbi i fillimit do ju duket të gjithëve e papranueshme. E pa një fillim të tillë, të mbështetur tek ligji e vetëm tek ligji, para të cilit duhet të jenë të gjithë të barabartë e pa imunitete, nuk do të ketë ekuilibrat të duhur për të mundësuar zhvillimin normal të një shoqërie. Kështu me ligje e fjalime që nuk ngjallin frikën e ligjit dhe të ndëshkimit nuk shkojmë kund dhe nuk kemi për të shkuar kund. 
 
-Po gjatë kësaj vjeshte pritet të hapen edhe dosjet e Sigurimit. A do të ketë gjueti shtrigash dhe shantazhe?
 
Shantazhe do të ketë, sa të duash, edhe vetë hapja e dosjeve është një shantazh. Mirëpo do të kalojë edhe kjo pa ndonjë pasojë. Ligji është tepër i zbutur dhe efekti do të jetë tek ata që janë në lojën politike. Ama nga ana tjetër, këta duan të bëjnë Sigurimin pa e quajtur Sigurim. Mirëpo nuk ka shtet që funksionon pa një strukturë të tillë dhe e mira do të ishte që të mbyllen këto punë e të merren me hallet e vërteta të njerëzve sepse jemi në një krizë të tillë dhe nga e cila nuk do të mund të dalim pa përplasje të frikshme që mund ta bëjnë 1997-ën të duket si fushë me lule.  Intervistoi: Adriatik Doçi  
 

Më të lexuarat