BREAKING NEWS

‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari zbardh detaje të reja nga biznesi i Vis Martinajt: Kishte lidhje me elementë të botës së krimit në të gjithë Shqipërinë, fitimet rriteshin për shkak të...

‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari zbardh detaje
x
BREAKING NEWS

“Ballkani më i rrezikuar se kurrë”, Mediu bën paralajmërimin e frikshëm: Jemi në “luftë” me Iranin ndërsa qeveria...

“Ballkani më i rrezikuar se kurrë”, Mediu bën
x
BREAKING NEWS

Zhdukja e bosit të lojërave të fatit, gazetari zbulon kush po i publikon fotot e Vis Martinajt

Zhdukja e bosit të lojërave të fatit, gazetari zbulon kush po i
x
BREAKING NEWS

Fantastike! Liberalizimi i vizave, Kosova merr lajmin e madh nga Greqia

Fantastike! Liberalizimi i vizave, Kosova merr lajmin e madh nga Greqia
x
BREAKING NEWS

Hapen aplikimet për pranim në Akademinë e Sigurisë, ja cilat janë kriteret për tu bërë efektiv policie

Hapen aplikimet për pranim në Akademinë e Sigurisë, ja cilat
x
BREAKING NEWS

Vrasja e Pjetër Kolës në Pukë, shoqërohet edhe një grua nga Berati, zbardhen dyshimet e policisë

Vrasja e Pjetër Kolës në Pukë, shoqërohet edhe një
x
BREAKING NEWS

Senatorja amerikane vizitë zyrtare në Shqipëri, pritet nga presidenti Begaj, e pranishme edhe ambasadorja Kim

Senatorja amerikane vizitë zyrtare në Shqipëri, pritet nga
x
BREAKING NEWS

“Yuri Kim foli si kryeministre e Shqipërisë”, Baton Haxhiu kritika ndaj ambasadores amerikane: SPAK duket më shumë si prokurori e Ambasadës, se...

“Yuri Kim foli si kryeministre e Shqipërisë”, Baton Haxhiu
x

Rajoni

Skenari i frikshëm në tryezën serbo-ruse, “vijat e kuqe” mes SHBA-së dhe Rusisë mund të ndezin Kosovën, Putin kërkon gjakderdhje në Ballkan

Skenari i frikshëm në tryezën serbo-ruse, “vijat e

Kosova është damari i hapur i Ballkanit.Po i bën ballë presioneve të njëpasnjëshme nga pala serbe e ndikuar nga fryma ruse. Në horizont po shfaqet një situatë që mund të destabilizoje tërësisht Ballkanin, por ende gjithçka është skenar. Një qëndrim që mbështetet në shumicë është se nuk ka kthim pas që nga viti 2008, sepse Kosova e pavarur është qendra e të gjithë agjendës së Shteteve të Bashkuara për Ballkanin. Mirëpo ende vijon nxitja e tensioneve nga boshti Beograd-Moskë. Ditët e fundit ka pasur shumë përplasje në Veri të Kosovës, fakt i cili ka shtuar frikën se një konflikt i armatosur mund të ndezë Ballkanin. Kryeministri Albin Kurti ka replikuar në distancë me palën serbe. Reagim ka pasur edhe nga ndërkombëtarët të cilën kanë përjashtuar këtë skenar dhe kanë paralajmëruar ndërhyrje nëse situata përkeqësohet.

Loja e “shahut” mes Moskës dhe Uashingtonit

Rusët, si shahistët e mirë, nuk i lënë asgjë rastësisë dhe çdo lëvizje mendohet me mendje për tjetrën. Banja Luka, Beogradi, Prishtina dhe Shkupi nuk janë gjë tjetër veçse ‘gurë’ tëdobishëm në kërkimin e mat-it, që nuk është ripushtimi i Ballkanit, por destabilizimi i tyre. Sepse zgjimi i fantazmave të Ballkanit është i barabartë me largimin e vëmendjes dhe burimeve të Aleancës Atlantike nga Baltiku, Bjellorusia, Ukraina dhe Deti i Zi. Arsyeja pas axhendës ruse është e drejtuar ekonomikisht: arritja e rezultateve maksimale me përpjekje minimale. Çdo lëvizje, në kuadër të kundërsulmimit të madh të Rusisë, ndjek një drejtim të saktë. Shfrytëzimi i dobësive të sistemit shumëkombësh boshnjak për të parandaluar përkeqësimin e rrethimit ushtarak të Serbisë, i cili nga një Bosnjë e zvogëluar do të fitonte banorë, territor dhe burime. Shfrytëzimi i elementëve më të djathtë të politikës serbe për të ngadalësuar perëndimizimin e frikshëm të Beogradit. Ushqimi i rivaliteteve ndëretnike në Maqedoninë e Veriut, një vend i ndarë mes sferës bullgare, serbe dhe shqiptare, por edhe kapitalizimi i çështjeve ortodokse në Mal të Zi , për të dobësuar anën ballkanike të Aleancës Atlantike.Shtetet e Bashkuara mund të përfitojnë nga një rivendosje e kufijve të mbetjeve të Jugosllavisë së vdekur. Në Bosnje dhe Hercegovinë pjesa më shqetësuese e territorit do të pushonte dhe vetoja për t'u bashkuar me Aleancën Atlantike do të binte. Kosova, një shtyllë e albanosferës, do të humbiste atë 10% të territorit që është shkaku i 90% të problemeve të saj të sigurisë. Serbia, e ndjekur nga Bosnja dhe Kosova, mund të magnetizohet drejt Perëndimit. Por nuk është kaq e thjeshtë. Dhe, krahas politikës reale, do të duhej një vullnet politik shumë i fortë nga të dyja palët. Prandaj kjo mund të shihet si një ‘lojë shahu’ ku SHBA dhe Rusi matin forcat përballë njëra tjetrës, duke shfrytëzuar influencën e tyre dhe përgatitjen ushtarake.

Kosova: ‘Vija e kuqe’ e Uashingtonit, ‘epshi’ i Moskës

Gjykimet teknike të luftës me prokurë janë duke u zhvilluar në Kosovë që nga shtatori 2021, pasi incidenti i tretë më i rëndë ndëretnik dhe antiqeveritar në historinë e shkurtër të shtetit kosovar u zhvillua në katër krahinat me shumicë serbe - pas kryengritjes së vitit 2008. Demonstratat e shkurtra por intensive në fund të korrikut 2022 i frikësuan shikuesit evropianë dhe amerikanë, ndoshta për shkak të efektit të Ukrainës. U shtuan paniku se mund të niste një konfliktnë shkallë të gjerë

Nuk është ende koha e luftës

Rusia, nëpërmjet Serbisë, mund të vendosë zjarrin përfundimtar në katër krahinat veriore të Kosovës, Prishtina është vendi ku bota ishte një hap larg Luftës së Tretë Botërore në vitin 1999 . Por Uashingtoni nuk do qëndrojë duarkryq edhe mund t'i përgjigjet në mënyrë simetrike shkeljes së vijës së  kuqe, duke pasur aftësitë dhe mjetet.  Mirëpo duhet thënë se përkeqësimi i konkurrencës ndërmjet fuqive të mëdha, mund të rrëzojë edhe tabunë e paprekshmërisë Serbi-Kosovë. Shtetet e Bashkuara ashtu edhe Rusia mund të përdorin këtë si pretekst për të ndërmarrë lojën më të rrezikshme. Çdo letër mbetet e hapur në tavolinë, mbetet për t’u parë se çfarë do ndodhë në vijim. Rreziku mbetet i lartë, por asgjë nuk është e vulosur.