BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Intervista

Skënder Gjinushi: Strukturat e PD duan rikthimin e Berishës, Basha ka humbur kontrollin, të dy janë simbol i piramidave dhe krimit

Skënder Gjinushi: Strukturat e PD duan rikthimin e Berishës, Basha ka
Kryetari i Partisë Social Demokrate, Skënder Gjinushi, gjatë një interviste për gazetën “SOT”, ka analizuar rezultatin e zgjedhjeve të 21 Qershorit. Duke iu referuar shpërndarjes së votave për parti në koalicionin e majtë, Gjinushi pohoi se ky rezultat nuk është real dhe nuk tregon mbështetjen e vërtetë që kanë partitë.
 
Sa i takon raportit me Partinë Socialiste, Gjinushi nuk e përjashtoi mundësinë e rreshtimit në koalicionin e majtë në zgjedhjet e 2017. Aleati tradicional i PS shtoi më tej se shqiptarët i ndëshkuan Sali Berishën dhe Lulzim Bashën në këto zgjedhje për shkak se dyshja në fjalë kanë lënë vetëm piramida pas. Duke analizuar humbjen e të djathtës, Gjinushit pohoi se PD humbi për shkak të aleancave dhe skandaleve kur ishte në pushtet. Kreu i PSD ka shtuar se strukturat e PD nuk e ndjejnë Bashën si kryetar. 
 
 
A i arriti pritshmëritë tuaja rezultati i Partisë Social Demokrate në zgjedhjet lokale të 21 Qershorit?
 
Partia Social Demokrate tregoi se di të ecë me këmbët e veta, pasi ajo ka votuesit e saj. Bashkëpunimet me Partinë Socialiste e më gjerë me të majtën nuk i ka bërë thjesht për përfitime partiake, por për përfitim reciprok dhe për shkak të ngjyrës. PSD ka qenë më konseguentja në rruajtjen e të majtës, më konseguentja për të ngritur aleanca sa më solide fituese, kur dihen debatet e 2005-ës e deri në 2009-ën, ku çka kemi paralajmëruar është e vërtetë. Historikisht në pragjet elektorale apo kualifikimet në Kuvend i kemi fituar së pari me votën tonë. Për hir të një propagande mbytëse, të padrejtë madje dhe të prenotuar, është krijuar ideja se partitë e vogla janë parazitare, këtu përfshijnë arbitrarisht dhe padrejtësisht edhe PSD. Në politikë është shumë e rëndësishme që të tregosh identitetin tënd, është shumë e rëndësishme të tregosh dallimin, aq më tepër duke qenë dy vjet jashtë qeverisjes dhe në një periudhë kur janë ndërmarrë një sërë reformash të mira, por duke pasur parasysh edhe mosrealizimet e tyre. Ne kemi treguar dallimin në qëndrim me PS. Të gjitha këto e bënin të domosdoshme që ne të tregonim se kemi identitet, personalitet, votues edhe pse në kushtet e një shtypjeje midis dy kampeve të mëdha. Të gjithë e dimë se hyrja vetëm përballë dy grupimeve të mëdha është gjysmë aventurë. Po nuk rrezikove në politikë, nuk mund të fitosh. Dhe PSD vërtetoi qartazi që me partitë e mëdha në kurriz del më mirë sesa në kurriz të partive të mëdha. Ne u renditëm forcë e tretë e së majtës, duke konkurruar në kushte të disfavorshme, dhe për më tepër u shtuan kushtet artificiale të kandidimit për partitë. Ndryshe nga ç’thotë Kodi Zgjedhor, na detyruan në mënyrë surprizë që dy javët e fundit të mblidhnim firmat. Kemi mbledhur mbi 20 mijë firma për të garantuar regjistrimin e këshillave, pastaj doli që u dashkan firma më vete për kandidatët, i mblodhëm dhe ato, pastaj doli që dilkan të pavlefshme firmat, mjafton të jenë dy të dyshuara. Të gjitha llojet e alogjizmit, arbitrarizmit u përdorën. Për më tepër na u s’kualifikuan edhe tre kandidatë që ishin fitues, megjithatë mbijetuam. Mbijetesa është faza e parë e rilindjes.
 
A do të jeni ju pjesë e koalicionit të majtë në 2017?
 
Ne kemi qenë dhe jemi për bashkëpunim. Nuk është PSD që zgjodhi hyrjen më vete në zgjedhje, sado që taktikat elektorale nuk kanë të bëjnë me ndarjen. Ndarje është kur kalon në kampin tjetër. PSD rrezikoi për veten, nuk është se rrezikoi të majtën. Disa u trembën se mos bëhej loja e kandidimeve thjesht për të zbehur apo për të çuar të majtën në humbje. Por, kjo nuk ishte pjesë e taktikës sonë. Duhet kuptuar që kandidimet për kryetar bashkie janë të domosdoshme, veçanërisht kur je më vete, sepse ai është identiteti i fushatës. Kandidatët janë kuajt e betejës. Kur nuk ke kandidat për kryetar, nuk mund të identifikohesh. Një numër i tillë ishte i domosdoshëm, aq më tepër pastaj që në bashki të caktuara ne pretendonim fitoren. Ishin 5-6 të tilla, ku tre na u skualifikuan. Në këtë situatë ishte e pamundur të kishim një rezultat pozitiv, pra me fitore. Në Memaliaj, kandidati ynë arriti të kualifikohej i dyti, mundi një nga të mëdhenjtë. Ishte shumë afër fitores. Ne bëmë taktikën e një mbijetese, të një rezultati pozitiv, të kontributit pozitiv të PSD për të majtën. Po të na ishte dhënë koha dhe aksesi i duhur, do kishim arritur një rezultat akoma më pozitiv. Aksesi në media mungoi totalisht, këtë radhë censura ka qenë shumë e madhe në nivel kombëtar. Shumë nga ata që preferuan mos të votonin, po të kishin vajtur në votime do kishin rritur votën e së majtës dhe të PSD.  Pra, PSD ka qenë gjithmonë e hapur për bashkëpunim. Batuta e parë që kemi bërë në fushatë, ishte; “s’ka pse mërzitet vëllai i madh pse i vogli doli më vete, aq më tepër kur i madhi s’la këmbë pa futur në shtëpi”. Ka një marrëveshje të 2013-shit të parealizuar, e cila përfundoi në një lojë, sepse qartazi u veprua nga “hyrja bashkë në zgjedhje”, u kalua në një politikë të qartë për nxjerrjen e PSD-së nga Kuvendi dhe e realizuan. Më pas dhe me aq vota sa u morën, përsëri nuk u afrua asgjë dhe sigurisht, me alibinë se tashmë të gjitha partitë e tjera janë shfaktorizuar. 
 
Si e lexoni ju rritjen e LSI dhe a mendoni se mund të ketë një krisje me PS? 
 
Vota që lexohet është vota politike. Këto analiza i kemi bërë edhe në 2011 apo 2007, kur me kryetar bashkitë kryesore i fitonte e majta, ndërsa me këshilla fitonte PD. Saliu mburrej atëherë dhe thoshte se kam fituar 200 mijë vota plus. Dikush mund të bëjë pyetjen: kur paske 200 mijë vota plus, si i humbe bashkitë?! Vota e kandidatëve është vota më afër votës politike, veçanërisht kur njësitë janë më të mëdha. Përderisa në zgjedhjet lokale, kur partitë kalojnë nga 35-40 % në 25 %, do të thotë që të lexosh proporcionalin në lokale duhet të merret me shumë rezervë. Edhe në kontekstin e LSI nuk tregon gjithçka që merr këtë rezultat në proporcional, aq më tepër kur kampi i majtë arriti t’i marrë të djathtës edhe 100 mijë vota plus nga votuesit e vet. Një parti që ka pushtet, që ka mjetet financiare, ka mundësinë e rekrutimit me lloj-lloj kandidatësh. Në kandidatët direkt LSI pati probleme sepse humbi disa bashki kryesore, madje edhe tradicionale për të, çka do të thotë që s’përputhet fakti që këtej rritesh dhe këtej ulesh. LSI ka vërtetuar se merr një numër të caktuar votash, 100 e ca mijë vota dhe që është konsoliduar, pasi është pjesë e qenësishme e pushtetit. Tani u konsolidua edhe në pushtetin lokal, por nuk mund të flasim për rritje po të jemi objektiv sepse leximi është te kandidatët, dhe leximi real është te vota politike.
 
Çfarë mendoni për votën për këshill? 
 
Vota për këshill, së pari është mbimburrja se në këshill marrim 1 milion nuk është shumë objektive, pra mburrja është ajo që edhe në kushtet kur ishe i detyruar që të marrësh masa që kanë edhe efekte negative në shtresa të caktuara, ti arrin një fitore të bujshme, të thellë, atëherë kjo është çka vlerëson ose duhet të vlerësojë e majta. Kurse marrja e 850 mijë votave për kryetar, ndërsa 200 mijë vota plus mbi kandidatët është faktor në çdo qeverisje. Në 2011-n Sala mburrej se ndoshta se i humbi lokalet me kryetarë, i fitoi me këshillat me 200 mijë vota plus. Pra kjo tregon se gjithmonë vota në këshill ha nga pushteti. Pra kandidatët për këshilltarë që vë pushteti marrin më shumë vota se ata që vë opozita. Kështu që pushteti gjithmonë gërryen me 200 mijë vota. Por kjo nuk është votë politike, kjo është votë interesi, votë lokale. Aq e vërtetë qe, se po të ishte që Saliu kishte 200 mijë plus në 2011, e majta s’duhet të ngrinte kokë për nja 10 vjet. Leximi i dytë real është që nuk quhet firo për partitë e mëdha që dalin te 25-26 përqindëshi. Nuk kanë dalë kurë partitë e mëdha në lokale më shumë  se 25-26 për qind, sepse gjithmonë gërryhen nga të voglat. 
 
Si po e menaxhon humbjen PD, Berisha kërcënoi një javë më parë në Parlament? 
 
Berisha kështu ka qenë, kështu është, kështu do të mbetet! Ajo që është çudia, është që nuk ndryshoi Kuvendi. Ne nuk prisnim të ndryshonte Berisha, por nuk prisnim që ai të bënte prapë ligjin në Kuvend, nuk prisnim që ai të jepte prapë imazhin e Kuvendit dhe të imponojë rregullat procedurale. Nuk prisnim gjithashtu që të ketë ai prapë legjitimitetin për të luftuar korrupsionin, krimin. Është ai që kërkon dekriminalizimin është ai që kërkon pastrimin e shoqërisë shqiptare, është ai që denoncon, kur 23 vjet nuk ka lënë asgjë pa akuzuar, nuk ka lënë asgjë pa denoncuar me fjalë, asgjë pa e lëpirë të nesërmen dhe pa ndryshuar qëndrim. Dhe asnjëherë nuk ka bashkëpunuar me organet e drejtësisë për të goditur krimin e kujtdo qoftë, të majtë apo të djathtë. Kjo lloj politike i ka nxjerrë bojën politikës shqiptare, sepse krijojnë imazhin që këta vetëm shajnë njëri-tjetrin me të drejtë dhe pa të drejtë, hilet ja dinë njëri-tjetrit, por siç ja dinë edhe ja mbulojnë. Janë të tërë njëlloj, janë të tërë aty-aty. Votuesit e majtë këtë prisnin, që të paktën Berishës t’i tregohej vendi. Së pari, politikisht ia treguan vendin me votë qytetarët, por duhet t’i tregohet edhe moralisht. Duhet t’i tregojnë në Kuvend që është i fundit që duhet të flasë, jo më që ka rregullore. Kur bën shpifje pa fund duhet të shkosh t’i çosh te organet përkatëse. Po nuk i çove, duhet të dënohesh për shpifje. Këtë rregull deshin ta përdornin për Tomën, por asnjëherë për Berishën. Prokuroria u shqetësua për një shpifje, ku kërkohej ose vërtetoje ose dënohesh, por për dhjetëra të tilla edhe më të rënda nuk vepron njeri. Kjo lloj loje ka bërë që korrupsioni në nivelet e larta të kthehet në vlerë, ndërsa në nivelet e poshtme kë të kapi. 
 
A mendoni se Partia Demokratike do të shkojë në këto zgjedhje me këtë kryetar?
 
Partia Demokratike gaboi rëndë, sepse lëshoi shumë lehtësisht aleatët që kishte. Basha nuk ngriti dot një koalicion të paktën me aleatët realë të tij. Sepse 2-3 aleatë që i ikën majtas, po t’i kishte në grupimin e djathtë, do të lëviznin 3-4% në rezultat. Atëherë mund të thoshte Basha se jam mirë nga këto zgjedhje dhe kam nisur ngritjen e të djathtës. Ky është faktori kryesor për një humbje kaq të thellë. Në këto zgjedhje gaboi edhe FRD-ja, e cila duhet të kishte krijuar një alternativë konkurruese në të djathtë, atë që bëri PSD-ja nga e majta. Ai duhet të luftonte si ne për identitet dhe alternativë komplementare në të djathtë, sesa një pragmatizëm politik. FRD është e vetmja parti që merr të njëjtat vota si politike, ashtu dhe në pushtetin lokal, kur në pushtetin lokal të gjitha rriten 60- 70%. Në këtë aspekt, FRD ka rënie. Berisha e la vendin në një gropë të madhe, sepse PD gjithmonë lë gropa dhe piramida. Këtë herë piramidat ishin të tëra me detyrim direkt në shtet që nga KESH, një super piramidë, që ishte më e rëndë se Vefa+Gjallica bashkë. Në vend që ta shfrytëzonte këtë Basha, jo me të drejtë të plotë morale, por as këtë nuk diti ta shfrytëzojë. Kërkoi një aleancë të dobët, minimale. Rrjedhimisht nuk jepte sensin e fitores. Kjo tregon se kryetari i emëruar nuk e mbledh dot opozitën, madje as PD vetë. Strukturat e PD nuk e ndjejnë që kryetari do të krijojë identitetin e vet, por përpiqet të vazhdojë të jetë një shtojcë, beniamin apo besnik i Berishës. Ata duan Berishën. Me besnikërinë e Berishës nuk mund të fitosh zgjedhjet, sepse ajo çka ka bërë që e djathta të mos bëhej kurrë shumicë elektorale, është fakti që Berisha polarizon shumë elektoratin, ekstremizon, motivon fansat dhe militantët, por largon pjesën më të qetë të shoqërisë. Duke mos afruar dot kurrë pjesën e moderuar, nuk del kurrë fitues. Luli duhet ta shfrytëzonte këtë, sepse në karakter sa do të përpiqet nuk i ngjan dot Saliut, në kuptimin e agresivitetit dhe karakterit të fortë. Kjo ka bërë që të pësojë dështimin e radhës. 
 
Çfarë prisni nga hapja e dosjeve?
 
Është një gjë që duhej bërë që në vitet e para. Në ’92, dhe ’96 janë ndërmarrë 4 iniciativa, ku PSD ishte ndër nismëtaret për të hapur dosjet për politikanët. Nuk e realizonim dot se PD nuk ka dashur kurrë! nuk ka dashur se pse do detyrohej të nxirrte të vetët, i duhen me sa duket një numër i caktuar spiunësh dhe bashkëpunëtorësh dhe e dyta, sepse me dosjet është luajtur vazhdimisht. Dosjet e sigurimit dhe më pas dosjet e Blerimit, ish kreut të KLSH, ishin dy mjete që Berisha bënte presion mbi politikën shqiptare. Dallimi mes të majtës dhe të djathtës është se në të djathtën ka qenë dikush që është marrë vazhdimisht me dosjet. Berisha i ka hapur dosjet edhe në kushtet e Presidentit, edhe gjatë një periudhe të gjatë në pushtet, pra e di shumë mirë se kush janë dhe kush nuk janë të implikuar politik, i di edhe implikimet e mëtejme që nga familjare e deri korruptive, ndërsa të majtët nuk janë marrë kurrë se nuk kanë pasur një qendër. Ishin po njëlloj të organizuar për të ditur lakrat e palës tjetër. Të majtët janë marrë më shumë duke spiunuar njëri-tjetrin, nuk janë marrë për të gjetur se kush janë bazat e Sigurimit apo korrupsionit në të djathtën, por janë marrë me përplasje me njëri-tjetrin siç ka qenë KPD e famshme. Kanë çbiruar të tashmen dhe të kaluarën e njëri-tjetrit, se sa të palës tjetër. Shumë dosje janë zhdukur. Meqenëse është abuzuar shumë me këtë gjë, le të hapen. Nuk pres ndonjë gjë sepse për kryesorët i kanë marrë masat me kohë, dhe kështu që ca janë zhdukur e ca janë fshehur e zbehur. Pastaj në Shqipëri ka ndodhur që, kur i është hapur dosja dikujt, unë kam menduar se do të ishte diçka negative për të, por ai ka qenë më i vlerësuar më pas. Është vlerësuar dhe është ndjerë më “krenarë”.
 
Sulmi në Lazarat, mendoni se kishte prapavijë politike?
 
Krimi i madh ka prapavijë politike. E keqja është se e fillojmë luftën poshtë dhe jo lartë. Dhe dekriminalizimi është një mjet i gabuar, sepse është krijuar ideja se në Parlament paskan hyrë ca kriminelë dhe politika lart na qenka e pastër. Pra, këta korifenjtë sipër që kanë drejtuar për 24 vjet Shqipërinë, këta nuk kanë asnjë përgjegjësi, përkundrazi kanë dashur ta luftojnë korrupsionin, por ai është zhvilluar vetë dhe s’kanë dorë. Ne nuk pastrojmë kokën, përgjegjësit, por merremi me pasojën. Pasoja është se kanë hyrë në Kuvend disa të papërshtatshëm. Këta të papërshtatshmit i kanë futur këta të papërshtatshmit e mëdhenj. Atëherë duhet të godasësh përgjegjësit që të bëhet shembull se këtej e tutje politika nuk pranon të inkriminuar dhe disa ish-kryeministra e ish-ministra të korruptuar. Lazarati ishte një vatër e mirëorganizuar dhe e mbështetur qartazi nga politika. 
 

Më të lexuarat