BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Intervista

Vladimir Myrtezai: Artistët shqiptarë duhet të grupohen në një treg të institucionalizuar, t’i shmangen luksit të vetmisë në studiot e tyre

Vladimir Myrtezai: Artistët shqiptarë duhet të grupohen në
“Tirana Open” këtë vit ka përmbledhur librin, artin pamor, arkitekturën, muzikën dhe filmin, duke u cilësuar dhe si një prej eventeve më të mëdha. Festivali ka nisur para disa ditësh, ndërsa po vijon duke përcjellë për publikun aktivitete të ndryshme. Artisti i njohur Vladimir Myrtezai, një prej organizatorëve të festivalit, pohon se është një javë në shërbim të kulturës, duke bërë bashkë artistë me famë, por dhe të rinj.
 
Në intervistën dhënë për gazetën, artisti i njohur njëkohësisht dhe pedagog i arteve, Vladimir Myrtezai flet për risitë e këtij projekti, duke u ndalur dhe në vlerat që përcjell ky projekt. Në intervistën dhënë për gazetën, artisti Vladimir Myrtezai ndalet dhe në problemet që kalkon sot jeta artistike në vend. Sipas tij, kur flitet për politikat e Ministrisë së Kulturës, ndoshta do mund të përqendroheshin dhe më shumë në interes të publikut për të rikthyer Operan e re në Shqipëri, apo mos ndoshta të ndahej Galeria e Arteve nga një format galerie e Artit Bashkëkohor.
 
 “Tirana Open” startoi në edicionin e dytë në Tiranë, për ju si një prej organizatorëve të tij sa i rëndësishëm është ky festival që përmbledh disa zhanre të artit?
 
Sot, Tirana është shndërruar në një nga portalet më të rëndësishëm të ngjarjeve kulturore. Si përfytyrimi krejt i hershëm yni, që të ndjehemi pa dallim në tokën e lirive të barabartë, dhe në dialog të hapur e pa barriera e qëndrime inferiore. “Tirana Open” është thirrja në zë të parë e këtij portali të identifikuar si event ndërkombëtar në një përmbajtje të lartë vlerash konkurruese, duke e shndërruar nga pikëpamja gjeofizike Tiranën në barasvlerë dhe korrente të hapura për mendimin e çlirë si për Librin dhe Artet.; -Libri, Arti Pamor, Arkitektura, Muzika dhe Filmi shfaqin artikulimet e tyre në një kohë të shtrirë në gati për një javë për qytetarët e Tiranës, por dhe për artdashësit e nacionaliteteve si të ftuar në bashkëjetues me ne. Një javë e mundur në shërbim të kulturës si oksigjen i lartë nga kapacitete të mendjes dhe të shpirtit, që do performojnë me idetë talentin dhe artin e tyre, duke na afruar një jetë me cilësi ku mund të shuajmë kureshtjen e kureshtarëve dhe të aksidentojmë identitete të fshehura si në një takim të parë. Kulturë e konverguar si pakufi në mediume, kategori e zhanre në shumë evente paralel, që do ndodhin për të zgjuar kryeqytetin tonë. Artistë në famë e dhe më të rinj për nga eksperienca do bashkëjetojnë në ajrin e Tiranës si korent i lartë e në vëmendje të zgjeruar të Tiranës. Tirana në rrugën e lajmit të parë për të marrë vëmendjen e botës si stacioni më i ri jokufitar. Me dashurinë e ëndrrës së çdo qytetari për tu ndjerë njëlloj si në Paris, në Londër, Romë e Milano Berlin apo Neë York si qytetar i botës sot raportohemi me mundësinë e të qenit qendër e vëmendjes me dinjitet e programim serioz në ambicie dhe dialog të mundur. “Tirana Open” do zgjerojë dialogun dhe komunikimin në këtë hapësirë të mundur, duke e përkthyer ëndrrën dhe projeksionet në një normalitet të përditshëm.
 
A mund të flitet për strategji të eventit “Tirana Open”?
 
E reja e parë që propozon ky përbashkim institucionesh arti është mbledhja e tyre nën një çadër të vetme dhe funksionimi i tyre si në përmbajtje dhe në administrim është i pavarur nga gjithsecili. Qëllim tjetër me rëndësi është që “Tirana Open” të shndërrohet në portalin më të rëndësishëm në komunikim si në përmbajtje dhe format si event ndërkombëtar. Pikësynimi tjetër i yni është se nxit programime të posaçme nga të pesë strukturat e ndërtuara institucionale Si libri-të lexuarit, Artet Pamore, Arkitektura, Filmi dhe Muzika e të njohura e afirmuara në lëvizjet e tyre në axhendën ndërkombëtare. Risi është ndërtimi strukturor i menaxhimit të talenteve kulturore nëpërmjet strukturash e institucionesh gjë që e forcon pozitën e vetmuar të artistit, por njëherësh lejon institucionet apo entet e forumet të luajnë rolin e tyre tashmë të performimit, që mos të lindin e të shuhen brenda një viti. Sot ne duhet të përballemi me opinionin e përbashket evropian si mirëmenaxhues pa kurrëfarë kompleksi dhe të ndjehemi në kompeticionet ndërkombëtare si të barabartë e diçka më shumë në diferenca talentesh menaxherësh dhe autoriteti të ngritur në nivele konkurruese. “Tirana Open” shpresojmë, që të bëhet një portal e logo e njohur në mbarë botën për formatin dhe specifikat e saja, por edhe për kualitetet e cilësinë programore. “Tirana Open” do të bëjë të mundur për të gjithë aktorët e kulturës të kthehen përveçse në risi dhe vlera, por edhe në mundësi komunikimi dhe tregu të natyrshëm në të gjithë botën. 
 
Më herët keni pohuar se arti shqiptar duhet të nisë dhe të bëhet pjesë e tregut, që të dalë nga situata mërmëritëse nga studiot që të ftojnë në mënyrë private. Kur pohoni këtë çfarë keni parasysh?
 
Dua të them që artistët shqiptarë veçmas të mësohen të grupohen në forume bashkësi dhe projekte të përbashkëta në çfarëdo formati dhe të lëvizin, të jenë elementë tregu si të institucionalizuar, për këtë në grupimet e tyre duhet të zgjedhin liderin e tyre apo të jenë të aftë të aplikojnë idetë e tyre, duke u faktorizuar e lobuar për të qenë të dukshëm e jo pritës vetëm në studiot e tyre si të vetmuar. Ka iniciativa dhe grupime të dukshme, por dikush duhet të mohojë në një farë mënyre luksin e artistit krejt të vetmuar. Tek ne ka potenciale, që duhet të bëhen të dukshëm në të gjitha zhanret.
 
Ndërkohë që jo pak artistë të artit pamor kanë pohuar se edhe Ministria e Kulturës duhet të jetë më pranë tyre. Ju si artist çfarë mund të na thoni mbi politikat që ka ndërmarrë dikasteri ministror, për ju si kanë ndikuar deri më tani këto politika?
 
Jam përpjekur të rri disi larg këtyre polemikave, por në një lëvizje të hapur ka disnivele dhe pika pamjeje dhe zgjedhjeje njëkohësisht, që prodhojnë konflikte që ndajnë. Edhe unë përpiqem të jem në analizë dhe ndonjëherë kam qenë edhe jashtë vëmendjeje, por në natyrën time i jap kohë tjetrit dhe të gabojë, pasi që askush nuk është i pagabueshëm dhe jo të gjithë do duhet të ndjehen ministra apo drejtues. Ka një profil, që do e përmbyllë figurën e një ministreje apo të një grupi, dhe kjo zbulohet ngaherë dhe nga gabimet që bëjnë.
 
 Sipas jush, çfarë duhet të ndryshojë në politikat e Ministrisë së Kulturës në mënyrë që të ketë më shumë ndikim në zhvillimet e artit në vend?
 
Ka një qëndrim të mirë ndaj trashëgimisë kulturore si asaj material fizike dhe asaj shpirtërore. Në fakt ka dhe një vëmendje të përzier për shumë zhanre e natyra të diversifikuara në modelet, që shfaqen. Ndoshta do mund të përqendroheshin dhe më shumë në interes të publikut për të rikthyer Operan e re në Shqipëri, apo mos ndoshta të ndahej Galeria e Arteve nga një format galerie e Artit Bashkëkohor, apo të shfrytëzohen periferitë e shkretuara në qendra që do mund të animonin e bënin treg shumë gjëra që ata i dinë më mirë se unë, por duhet menaxhuar.
 
Ministria e Kulturës përmes një vendimi e riktheu këtë vit konkursin “Onufri”, por vetëm tre aplikime ishin për kurator të edicionit të 21. Këshilli Organizativ i Ekspozitës Ndërkombëtare të Arteve Pamore do të zgjedhë kuratorin më datë 20 maj, por ju si e shikoni këtë garë për kurator, sa interes ka pasur për ju?
 
Jam i pjesshëm në kurajën kur marr të tilla hapa, por mësimdhënia më ka dhënë aftësi të reja menaxhimi në grup jo shpesh futem. Ndonjëherë e marr si sfidë. Jam mbyllur e po shkruaj, pasi më duket se duhet racionalizuar fuqitë për të shenjuar nëse jo një vlerë të paktën një dëshmi të kohës.
 
Ndërkohë çfarë mund të na thoni mbi konkursin “Onufri”, rëndësia e tij në jetën artistike? 
 
Nuk ishte në vëmendjen time pasi dalëngadalë më duket se në fushëbetejë po vjen një brez që e kanë luftën mes tyre, madje nganjëherë nuk dua as ti dëgjoj. Kam shumë dashuri për njerëzit dhe artistët që janë të shumtë, që ndava pjesë kohe me ta, por janë në të drejtën e tyre të shqelmojnë siç dhe kam shqelmuar dhe unë në moshën e tyre, është normale.
 
 Intervistoi: Julia Vrapi
 
 
 

Më të lexuarat