BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Intervista

Vojkollari:“Djalli që pagova për këshillë”, është një borxh që po ia shlyej Shqipërisë

Vojkollari:“Djalli që pagova për këshillë”,
"Djalli që pagova për këshillë" është libri i parë i shkrimtares Jeta Vojkollari.  Vojkollari vendosi që të sjell një libër për lexuesit shqiptar e jo vetëm,  pas një pune të gjatë e të mundimshme. Ashtu sikurse ajo shprehet ka qenë kaq pranë grave të dhunuara, kaq pranë dhunës në familje gjë e cila nxiti që dëshira e brendshme e Jetës të konkretizohej.  Vojkollari në një intervistë per gazetën "Sot" tregon punën dhe objektivat në fushën e letërsisë. 
 
Cila është Zonja Jeta?
 
 
 
Jam  rritur me shumë dashuri.  Familjen e kam të shenjtë dhe së bashku me bashkëshortin, kam  rritur e edukuar dy fëmijë të mrekullueshëm e të suksesshëm. Punoj  jashtëzakonisht shumë, shpesh deri në vetësakrificë. Gjithmonë kam ëndërruar të bëhesha shkrimtare. Kam shkruar poezinë e parë kur isha nëntë vjeç. Kam shkruar gjatë gjithë jetës sime. Kam shkruar tekste këngësh e skenarë filmash, dhe vetëm tani e mora iniciativën për të botuar në një gjini të madhe, siç është romani. Më pëlqen filmi, muzika, fotografia dhe letërsia artistike. Unë lexoj shumë dhe  mendoj që leximi të fut në botë të panjohura, të mbush me ndjenja të mrekullueshme, të ushqen fantazinë, të mëson, të pjek, të bën më të mirë si njeri.  Do të doja që me librin tim “Djalli që pagova për këshillë”, të përçoja, pikërisht këto ndjesi të mrekullueshme tek lexuesit e mi.
 
Prej sa kohësh jetoni në Kanada?
 
15 vjet. Jetoj në Toronto, Kanada që prej verës së vitit 1999. 
 
Cili është aktiviteti juaj atje?
 
Unë mbaj diplomën e ekonomistit nga Shqipëria. Gjatë dy viteve të para në Kanada, kam punuar kryesisht si përkthyese dhe  njëkohësisht  jam riarsimuar. Kam ndjekur kurse pas universitare për “Aftësi këshillimi të avancuara” tek George Brown College, dhe kam një certifikatë pasuniversitare për “Menaxhim projekti ndërkombëtar”. Ky program, të cilin e mbarova me “Honors”  tek Humber College, ishte një vit, me kohë të plotë. Që nga muaji Mars 2002, unë punoj me kohë të plotë për qytetin e Torontos, si punonjëse sociale në Departamentin e Ndihmës Sociale. 
 
Mund të na thoni disa ndryshime për mënyrën e jetesës në Amerikë dhe Shqipëri?
 
Në Kanada (ashtu si edhe në SHBA)  zhvillimi është shumë më i shpejtë se sa në Europë. Për rrjedhoje, jeta është shumë  më e shpejtë. Jeta social kulturore  është shumë e pasur. Shërbimi mjekësor, shërbimi social dhe shërbimi i klientit janë nga më të mirët në botë. Kanadaja është një vend multikulturor, është si një botë e vogël ku të gjithë kulturat jetojnë në harmoni të plotë. Kanadezet nuk merren shumë me politike dhe zgjedhja e një partie apo tjetre nuk shoqërohet me ndryshime  të mëdha në jetën e njeriut. Kanadezët i respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor më me fanatizëm se shqiptarët. (qesh). Ka ndryshim për emigrantët:  Do të thosha që është i lumtur ai që jeton në vendin e tij. Për brezin e parë të emigrantëve, jeta është e vështire, dhe nuk po them financiarisht e vështirë. Emigrantit i mungon familja, farefisi, shoqëria, vendi i tij.  Emigranti lë pas një pjesë të zemrës së tij. Kjo shoqërohet me pikëpyetje në kokën e tij, me ndjenjën e mallit e të fajit. Emigranti i ka borxh familjes së tij, farefisit, shoqëris137, vendit të tij. Borxhin e braktisjes. Romani im “Djalli që pagova për këshillë”, është ndoshta një borxh që unë po ia shlyej Shqipërisë sime. 
 
Ju sillni për lexuesin një libër, por ju keni mbaruar ekonomikun dhe keni punuar  si përkthyese me gratë e dhunuara në Amerikë. A ka një lidhje mes ekonomisë-përkthyeses dhe letërsisë?
 
Unë jam diplomuar për ekonomi dhe kam punuar si ekonomiste në Shqipëri.  Puna si përkthyese ishte për të mbijetuar në Kanada gjatë dy viteve të para. Letërsia është pasioni im, të cilin e kam konsideruar dhe e konsideroj si një punë të dytë. Me sa duket ajo shprehja filozofike e Marksit, ‘Njeriu duhet të ketë të hajë, të pije, të vishet e të ketë një strehim, para se të merret me politike, shkencë, art dhe fe’, ishte ngulur fort në kokën time. (qesh)
 
Si lindi, si erdhi projekti për të realizuar një libër?
 
Romani është për abuzimin familjar. Me abuzimin familjar jam njohur disi që në Shqipëri, kur kam punuar, (me të shumtën e kohës si vullnetare) për një shoqatë grash, mbas viteve  ‘90. Në Kanada, kjo eksperiencë më ndihmoi për të punuar si përkthyese në këtë fushë, punë të cilën e bëra për rreth dy vjet. Gjatë kësaj kohe unë mora një njohuri të mirë për abuzimin familjar, si një problem social serioz. Unë dëgjova shumë histori gjatë punës sime si përkthyese dhe ajo që më çuditi më shumë ishte fakti që ato histori ishin të gjitha njësoj, pavarësisht nga grupi etnik, kultura, mosha, niveli ekonomik, feja apo niveli arsimor. Kjo ishte ajo që më frymëzoi të shkruaj një libër për abuzimin familjar. “Djalli që pagova për këshillë” është një histori shqiptare, me të cilën e gjejnë lidhjen të gjithë  lexuesit, pavarësisht ku jetojnë. 
 
“Djalli që pagova për këshillë” përse ky titull?
 
Romani është ndërtuar me shumë karaktere, të cilët vijnë nga shtresa të ndryshme të popullsisë dhe që s’kanë lidhje me njeri-tjetrin. Lidhja e tyre bëhet nëpërmjet psikoterapistes, e cila, ashtu si klientet e saj përleshet në marrëdhënie abuzive. Kjo bën që ajo ta humbasë  të qënurit e saj objektive e profesionale, ajo ngatërron ndjenjat, shqetësimet dhe problemet e saj me ato të klientëve të saj, dhe jo vetëm që s’është e zonja t'i këshillojë ata, por shpesh bën të kundërtën. Ajo shkarkon problemet e saj tek klientët, ajo i pështjellon ata, i shqetëson dhe për më tepër, i abuzon. Pikërisht atë që do të bënte dhe djalli. 
 
Dy personazhet kryesore në libër janë Sabrina dhe Tomi. Çfarë përfaqësojnë?
 
Personazhi kryesor në fakt është Sabrina. Sabrina dhe Tomi janë dy njerëz me intelekt, kulturë e njohuri, dhe që vine nga familje të mira intelektuale. Janë dy njerëz të cilët lëkunden mes  të mirave e të këqijave të tyre, mes sigurive dhe pasigurive të tyre.
 
Cili është mesazhi që përcjell libri?
 
Mesazhet që përcjell libri janë: Abuzimi familjar është i gabuar dhe të gjithë duhet të luftojmë për ta ndaluar atë. Abuzimi familjar ka forma te ndryshme. Ai mund te jetë abuzim fizik, seksual, psikologjik, emocional, financiar etj. Abuzimi prek të gjitha shtresat e popullsisë, pavarësisht nga arsimi, kultura, feja, gjendja ekonomike etj. Përqindja më e madhe e abuzuesve janë burra, por kjo nuk do të thotë që nuk ka edhe gra abuzuese. Hakmarrja është e gabuar, nuk është zgjidhje dhe nuk të sjell asnjë të mire.  Paraja nuk është gjithçka në jetë.
 
Duke qenë tema që trajtohet në libër është dhuna në familje, a mund të na thoni cila është politika që ndiqet në Kanada për t’i ardhur në ndihmë grave të dhunuara?
 
Ashtu si dhe në Shqipëri, dhuna familjare në Kanada është e dënueshme. Shteti Kanadez investon shumë për të lehtësuar zgjidhjen e këtij problemi, të paktën në këto drejtime: Nëpërmjet financimit të organizatave jo qeveritare që merren me edukimin dhe sensibilizimin e opinionit publik. Nëpërmjet financimit të organizatave jo qeveritare që merren me strehimin, këshillimin dhe edukimin e të abuzuarit.  Nëpërmjet ushtrimit të ligjit ndaj abuzuesit, i cili (nëse vërtetohet dhuna e tij) arrestohet në vend, pavarësisht nëse i abuzuari është dakord, apo është në kundërshtim me dënimin e abuzuesit.  Nëpërmjet financimit të organizatave jo qeveritare që ushtrojnë programe  edukimi , (të detyruara me ligj) për abuzuesin.  Duke qenë se ju njihni dy realitete të ndryshme atë amerikan dhe atë shqiptar, sa përqasen dhe ndryshojnë me njeri-tjetrin. Dhe çfarë sugjeroni ju për të zbehur dhunën në familje? Pavarësisht se realiteti kanadez  është shume i ndryshëm nga ai shqiptar, dhuna familjare ekziston edhe aty.  Ndryshimi qëndron ndoshta, në faktin që në Kanada ky problem i madh social merret shumë seriozisht, si nga ligji, ashtu dhe nga opinioni publik.
 
Përse zgjodhët që librin tuaj ta botonit dhe ta hidhnit në tregun shqiptar?
 
Ndoshta për më shumë se një arsye: Së pari: unë kisha dëshirë të shkruaja një ngjarje shqiptare. Së dyti: abuzimi familjar mund të jetë ndoshta edhe më i egër, në një Shqipëri që po kalon kohë  jo plotësisht të stabilizuara. Së treti: Ku do t'i gjeja unë ato karaktere aq të forta e aq të mrekullueshme, po e mos i gjeja në vendin tim? (qesh)
 
A do të ketë një botim edhe në Kanada për lexuesit shqiptar dhe atë amerikan?
 
Po. Romani “Djalli që pagova për këshillë” është aktualisht në procesin e botimit në anglisht . Besoj që do të hidhet në treg gjatë periudhës Mars-Prill, 2015. Libri do të jetë për shitje në tre forma: me kapak të forte, me kapak të zakonshëm dhe e-libër, dhe do jetë e mundur të blihet nga të gjithë lexuesit anglisht folës kudo në botë.
 
Ju këtë verë-vjeshtë ishit në Tiranë. Sa kohë kishit që nuk ishit kthyer dhe si iu duk Tirana e vitit 2014?
 
Zakonisht unë vij në Tiranë çdo dy vjet, por ardhja ime e fundit ishte pas tre vjetësh. Tirana më duket gjithmonë e më e bukur. Jeta në Tiranë është shumë e gjallë dhe e zhurmshme (në kuptimin e mirë të fjalës). Ne emigrantët e lakmojmë atë jetë sociale që duket aq e shëndoshë. Shërbimi në institucionet, qendrat e ambientet private është i një niveli të lartë. Kafenetë janë edhe më të bukura se ato të shumë qyteteve të Europës perëndimore. Sivjet, pashë më shumë gjelbërim në Tiranë, dhe kjo është një gjë e mrekullueshme. b.g
 

Më të lexuarat