BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Intervista

Zef Shoshi: Galeria e Arteve të bëhet muze, për artin bashkëkohor të ndërtohet një galeri tjetër...

Zef Shoshi: Galeria e Arteve të bëhet muze, për artin
Zef Shoshi, një nga emrat më të njohur të pikturës në vend, vijon punën me krijimtarinë e tij në pikturë. Për dekada me radhë veprat e tij janë cilësuar punë që janë ekspozuar dhe në institucionet më të rëndësishme të vendit, ndërsa vetë piktori nuk ka munguar dhe në ekspozita të ndryshme.
 
Edhe gjatë kësaj kohe piktorin Shoshi e gjen në studion e tij të pikturës, duke mos e lënë për asnjë ditë punën. Për artistin këto kohë nuk mungojnë porosi të ndryshme që siç tregon piktori janë edhe për përsëritje të veprave të para viteve ’90. Në intervistën dhënë për gazetën, piktori shpreh dhe keqardhjen e tij për disa vepra, që nuk dihet se ku janë, ndërsa kërkon vëmendjen e institucioneve, Ministrisë së Kulturës për më shumë kujdes, jo vetëm për këtë trashëgimi, por dhe në mbështetje të artistëve. Zef Shoshi ka mbaruar me rezultate shumë të mira Liceun Artistik të Tiranës dhe më pas ka vazhduar studimet për katër vite radhazi në Leningrad (St. Peterburg) në Rusi. Është diplomuar në Institutin e Arteve të Tiranës në vitin 1962. Ka marrë pjesë pothuajse në të gjitha manifestimet artistike të vendit dhe ka fituar shumë çmime në pikturë. Në vitin 1979 ka marrë Çmimin e Dytë të Republikës, ndërsa në vitin 1983 ka marrë titullin "Artist i merituar".
 
-Jeni cilësuar një nga piktorët më të vlerësuar në vend. Aktualisht, me çfarë po merreni në krijimtari?
 
Veç krijimtarisë sime të mirëfilltë unë po merrem dhe me porosi të ndryshme në pikturë, kjo edhe për nevoja ekonomike, porosi të ndryshme, që kërkojnë punë origjinale ose përsëritje të veprave të ndryshme, që unë i kam realizuar më përpara. Dëshira ime është që në krijimtarinë time të vazhdoj të bëj gjëra të reja, por edhe rrethanat ekonomike na detyrojnë të merremi dhe me këtë punë. Meqë pensionet tona nuk e përballojnë jetën si duhet, jemi të detyruar të realizojmë dhe këto kërkesa që kërkojnë vepra, kopje të punëve, apo portrete familjare. Të huajt kërkojnë më shumë vepra të periudhës së realizmit socialist, pra që unë i bëj replikë, përsëritje e një vepre të dikurshme, dhe shqiptarët më shumë portrete. Ato janë vepra që janë pëlqyer nga të gjithë vepra realiste pëlqehet gjithmonë. Unë për fat të keq jam detyruar të shes disa nga ato vepra për arsye ekonomike, por sot e shikoj që kam bërë gabim që i kam shituar, por në ato rrethana kishim nevojë. Nga vendi janë më shumë koleksionistët që kërkojnë veprat. Këto kohë unë po punoj një vepër replikë në pikturë, “Në prashitje”, që e kam realizuar më 1966. Sot po e punoj sepse është kërkesë për këtë tablo nga gruaja e ish ambasadorit italian.
 
-Nga krijimtaria juaj rezultojnë dhe vepra që nuk dihet se ku janë, ju vetë e keni pohuar këtë shqetësim, duke kërkuar vëmendjen e institucioneve?
 
Janë dy vepra, që kanë qenë në fondin e Galerisë Kombëtare të Arteve, njëra titullohej “Gju më gju më popullin” e 1976 dhe tjetra “Bisedë për tokën”, ka qenë më 1977, ishin tablo që kishin figurën e Enver Hoxhës. Kanë qenë tablo në fondin e GKA, por kur u ngrit Muzeu i Enver Hoxhës, te Piramida, këto dy vepra shkuan por të zbukuruar ambientet atje. Pas ndryshimeve në vend, këto vepra ngelën dhe GKA nuk shkoi të interesohej ti merrte, dhe ndodhi që këto vepra sot nuk dihet se ku janë. Është fatkeqësi, ato rrezik se mund të kenë dalë dhe jashtë shtetit, të jenë blerë nga të huajt. Ndërsa vepra të tjera diku mund t’i kenë marrë dhe koleksionistët. Një punë me Enver Hoxhën me fëmijët në Çermenikë, ka qenë në muzeun e Skraparit dhe e ka blerë një koleksionist, një punë tjetër po me Enver Hoxhën që kam realizuar për muzeun e Përmetit kam dëgjuar që ka dalë dhe e ka marrë ndonjë koleksionist. Kështu që në këtë pikëpamje ka një farë mungesë vëmendje ndaj trashëgimisë artistike të vendit. Meqë kjo periudhë quhet si e tejkaluar, por e konsiderojnë dhe veprat e tejkaluara, sikur nuk kanë rëndësi, por ato kanë vlerën e tyre historike dhe artistike. Më vjen keq që në këtë pikëpamje ka një lloj indiferentizmi nga drejtuesit e institucioneve për të ruajtur trashëgiminë. Pas ngjarjeve të 1997 shumë vepra dhe të autorëve të tjerë nuk dihet se ku janë, kanë humbur. Kam dëgjuar që pas 1997 galeria e Pogradecit është grabitur, dhe disa vepra kanë humbur, por dhe aty kam pasur dy vepra, një portret të Avni Rustemit dhe një “Valle partizane”. Është fatkeqësi që këto vepra të mos ruhen nga institucionet.
 
-Po Galeria Kombëtare e Arteve, si e shikoni sot këtë institucion?
 
GKA ka pak buxhet nga shteti, nuk arrin dot të blejë dhe vepra për të pasuruar fondin. Dikur në kohën e monizmit vlerësimi nuk ishte i lartë, ishte simbolik, dhe ishte mundësia për ti blerë veprat dhe pasuruar fondin e GKA, por sot vlerësimi është shumë më i lartë dhe nuk ka mundësi, nuk ka buxhet GKA siç më ka pohuar dhe vetë drejtori për të blerë vepra arti të reja. Edhe ato që janë mbledhur gjatë këtyre viteve, ose janë dhuruar apo janë marrë me çmim të arsyeshëm, për të pasuruar traditën e sotme bashkëkohore. Kur nuk ke para për të pasuruar veprat e fondit, kjo do të thotë të mos përfaqësohen artistët e sotëm, mbetet i varfër fondi, kjo është fatkeqësi. Për mua nëse duhej të krijohej një fond i mirë, GKA duhet të kthehet në muze kombëtar të arteve, të ketë një rang të lartë vlerësimi, por kjo nuk mund të bëhet për arsye ekonomike. Nëse GKA bëhet një muze arti kombëtar, atëherë duhet të ndërtohet një tjetër galeri për artin bashkëkohor, për ekspozime ku edhe të ruhen gjithë veprat pas viteve ’90.
 
-Është pohuar se do të jetë në vëmendje ndryshimi i linjës muzeale në GKA, por ju më herët keni pasur vërejtje dhe për linjën ekzistuese me veprat e realizmit socialist?
 
Sipas mendimit tim linja muzeale që është sot në GKA nuk është ndërtuar mbi bazë të personaliteteve artistike, përfaqësohen personalitete, por duket se është ndërtuar me një tendencë për të kritikuar periudhën e realizmit socialist, si për të thënë ja çfarë veprash ka pasur realizmi socialist, pra jopërfaqësuese. Përshembull Danish Jukniu, që ka qenë një artistët më të shquar të asaj periudhe me një bagazh artistik të avancuar është përfaqësuar me një peizazh, kjo është skandaloze kur ai ka në fond vepra më të rëndësishme, sidomos ajo e Hidrocentralit të Vaut të Dejës, ka “Barinjtë” që dikur ka shkuar dhe Kuvendin Popullor për të zbukuruar ambientet dhe nuk e di a është kthyer më në fondin e veprave të GKA. Unë në linjën muzeale kam sot vetëm portretin e Tornitores, ndonjë autor tjetër ka 5-6 vepra, disa përfaqësohen me punë të vogël. Për mendimin tim duhet të ndiqet një kriter më i rregullt për të përfaqësuar artistët mirë në periudhat e veta artistike. Të krijohet një linjë e tillë si duhet, sepse janë vënë aty dhe punë të artistëve që nuk lozin ndonjë rol të madh. Ndaj duhet të rishikohet dhe njëherë me vëmendje linja muzeale për veprat e artistëve.
 
-Sa vepra janë sot nga ju në fondin e GKA, dhe si është gjendja e tyre?
 
Duhet të jenë 22 piktura, portrete dhe kompozime e peisazhe. Ato datojnë që nga 1959 e deri në vitet ’70. Mendoj se fondi i të gjithë veprave të GKA nuk është në gjendje të mirë, probleme me kushtet e ruajtjes. Kështu portreti i Enver Hoxhës, që kam më 1974 është në fondin e GKA, por kam vënë re që kur është nxjerrë njëherë për të ekspozuar, ishte gërryer pjesa e përparme, hequr pak ngjyra. Kjo tregon se veprat nuk rrinë në kushtet e duhura, sepse është mjedisi shumë i ngjeshur. Për mua sot GKA kërkon një shtesë ambienti për të krijuar mundësitë e ruajtjes më të mirë të veprave.
 
-Sipas jush, sa ndihmohen sot artistët?
 
Të vetmit që mbështesin krijimtarinë tonë janë koleksionistët. Shteti aspak, as nuk do t’ia dijë, sepse thotë jeni të lirë, por se çfarë nevojë kanë artistët nuk do t’ia dijë. Mua më hoqën krijimtarinë më 1993 dhe as u interesuan se ku do të punoja? Ne ishim pak artistë, por askush nuk deshi t’ia dinte ku do shkonin artistët. Që nga ajo kohë u tregua një indiferentizëm ndaj nesh dhe që vazhdon. Me përjashtim të ndonjë sponsorizimi, që edhe ai shkon sipas interesave politike për mbështetje të artistëve.
 
-Ju folët për probleme në art, po Ministria e Kulturës, ju si artist çfarë kërkoni?
 
Kam dëgjuar që ministrja e Kulturës është shprehur se ambientet që ka qenë ministria do të jenë për të ekspozuar artistët. Kjo është gjë e mirë, shpresoj që ta rregullojnë sallën e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të jetë në funksion për të ekspozuar. Unë shpresoj që ajo sallë te godina e Lidhjes së Shkrimtarëve të rregullohet, të jetë dhe për koncerte dhe ekspozime.
 
-Si artist sa e ndjeni mungesën e aktiviteteve kombëtare në art?
 
Unë bëj pjesë dhe në grupin e artistëve “Nëntori”, dhe mendimi im është që ekspozita që bëjmë ne duhet të ketë mbështetje nga Ministria e Kulturës. Grupi “Nëntori” ka artistë të njohur, që krijojnë dhe duhet të ketë mbështetje nga Ministria e Kulturës për hapjen e ekspozitave, do të ishte një stimul dhe vlerësim moral. Duhet të planifikohet që të hapin ekspozitë çdo vit në GKA, të jetë e planifikuar hapja e kësaj ekspozite në GKA. Shikoj që janë të vakëta aktivitetet artistike, me sa kam parë jo vetëm në artin pamor, por dhe në veprimtari të tjera. Ndaj Tirana ka nevojë për një intensitet më të madh aktivitetesh.
 
-Çfarë i mungon sot pikturës?
 
Piktura duhet të shoqërohet dhe me gjini të tjera. I mungon zhvillimi i grafikës. Në fillim Akademia ka pasur një atelie të grafikës. Kam dëgjuar që dhe ajo është dëmtuar. Pra zhvillimi i grafikës tek ne në teknikat e saj mungon. Grafika duke e shoqëruar artistin ndihmon dhe për zhvillimin e gjinisë së pikturës, për ta pasuruar. Kur isha në Greqi përfitova se ishte atelie e grafikës atje për të prodhuar disa grafika, ndërsa tek ne artistët nuk e kanë këtë mundësi. Grafika ka disa teknike, është teknika me gdhendje në linoleum, ka gjilpërë e thatë, litografia, etj. Janë disa lloje, janë të bukura për tu realizuar, që gjithë artistët e botës i përdorin, tek ne nuk kanë mundësi. Mungon një atelie e grafikës që artistët të kenë mundësi jo vetëm të merren me pikturë, por dhe të pasurojnë teknikat e tjera. Kjo e pasuron mënyrën e krijimtarisë së artistëve.
 
Intervistoi: Julia Vrapi
 

Më të lexuarat