Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

SHBA dhe Izraeli largohen nga UNESCO

SHBA dhe Izraeli largohen nga UNESCO

Postuar: 12/10/2017 - 19:13

Organizata Botërore e Trashëgimisë Kulturore njoftoi sot se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli kanë tërhequr anëtarësinë nga organizata, pasi e kanë akuzuar atë për paragjykime “anti-izraelite” me marrjen në konsideratë të një zyrtari nga Katari për postin e kreut të ardhshëm të grupit.
 
Disa media amerikane si për shembull Foreign Policy, thanë se vendimi amerikan ka të bëjë edhe me planet për zvogëlimet e shpenzimeve.
 
Mandati i drejtoreshës së përgjithshme aktuale të UNESCO-s, Irina Bokova, është në përfundim, anëtarët e saj janë duke votuar për udhëheqësin e ardhshëm.
Pas dy ditë votimi të fshehtë, që mund të zgjasë deri të premten, kandidati nga shteti i Katarit, Hamad bin Abdulaziz al-Katari, është duke udhëhequr ndaj kandidatit të Francës, Audrey Azoulay, dhe atij të Egjiptit, Moushira Khattab.
Mundësia e madhe që Katari të bëhet udhëheqës i UNESCO-s konsiderohet nga Izraeli dhe SHBA-të si “akt anti-izraelit”.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 7

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/10/2017 - 07:57

Kompozitori i njohur Klement Marku ka spikatur me veprën e tij në krijimtarinë muzikore. Edhe këto ditë në skenën e teatrit muzika e krijuar prej tij shoqëron një pjesë shqiptare në skenë.

Postuar: 17/10/2017 - 07:56

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, nga vizita që bëri dje në parkun kombëtar të Butrintit e shoqëruar dhe nga gazetarët nuk dha detajet e kontratës me firmën e sallameve &ldqu

Postuar: 17/10/2017 - 07:54

Filmi "Dita zë fill" (Daybreak) me skenar dhe regji nga Gentian Koçi pas festivalit të filmit në Sarajevë merr pjesë dhe në festivalin e filmit të kategorisë A në Vars

Postuar: 16/10/2017 - 17:40

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka folur sërish për ndërtimin në Butrint duke thënë se në Parkun e Butrintit janë identifikuar disa probleme për të cilat është ndërhyrë.

Postuar: 15/10/2017 - 08:04

Ndërtimi në parkun kombëtar të Butrintit ka shkaktuar reagime të shumë specialistëve  të trashëgimisë kulturore, që po e kundërshtojnë jo pak.

Postuar: 15/10/2017 - 08:01

Njëzet vepra në pikturë dhe grafikë të realizuara nga piktorit i njohur Anastas Kostandini janë ekspozuar për publikun për herë të parë.

Postuar: 15/10/2017 - 07:58

Festivali “Butrinti 2000” edicionin e tij të 15 e zhvilloi në teatrin antik të Butrintit.