BREAKING NEWS

“Urdhërove vrasjen e Azem Hajdarit!”, Fatos Klosi nxjerr prapaskenat e rënda, i përgjigjet akuzës ‘bombë’ të Sali Berishës: Unë e paralajmërova që...

“Urdhërove vrasjen e Azem Hajdarit!”, Fatos Klosi nxjerr
x

kultura-bota

Vdes vokalistja e grupit të njohur Roxette

Vdes vokalistja e grupit të njohur Roxette
 Marie Fredriksson, vokalistja e grupit të njohur suedez të viteve 1990-të Roxette ka vdekur dje në moshën 61 vjeçare.
 
Ylli i muzikës roj i njohur për këngë e balada si  “It Must Have Been Love”, “Listen to Your Heart” e “Sleeping in my car” ka vdekur pas një beteje të gjatë me një sëmundje të pashërueshme.
 
Familja e Fredriksson njoftoi lajmin duke shkruar: “Me hidhërim të thellë njoftojmë se është shuar një nga artistët më të mëdhenj e më të dashur.
 
 Artistja së bashku me partnerin e grupit Per Gessle gjetën sukses në fund të viteve 1980-të e në vitet 1990-të me albumet Look Sharp! (1988) e Joyride (1991). 
 
Fredriksson ka vuajtur shëndet të keq që prej diagnostikimit me tumor në tru prej viteve 2000.