BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

kultura-lifestyle

Abaz Hado: Ja pse duhet të ndërtohet sa më shpejt një teatër i ri, godina aktuale u ngrit për funksione të përkohshme

Abaz Hado: Ja pse duhet të ndërtohet sa më shpejt një

Që kur ka nisur diskutimi për teatrin e ri, kam pasur rastin të takoj shumë nga miqtë e mi aktorë, arkitektë, aktivistë të lëvizjes civile, profesorë etj. Kam dëgjuar argumente të ndryshme pro dhe kundra, diku kam debatuar, diku kam diskutuar qetësisht dhe në fund jemi mirëkuptuar, ashtu siç kam hasur dhe histeri të madhe, ku shprehet qartë një paragjykim konstant politik. Për këtë janë bërë diskutime të shumta me grupe interesi, me arkitektë, me njerëz të skenës dhe ekranit, me shoqërinë civile, pra është debatuar për aspekte të ndryshme. Tanimë ka një aprovim në shumicë të madhe që janë dhe prononcohen çdo ditë, pro ngritjes së teatrit ri. Madje shumë prej tyre, janë figurat më të njohura të skenës, por jo vetëm, shumë të tjerë personalitete që kanë kontribute reale për ndërtimin e këtij vendi. Në këtë rast meqë kam një jetë në art dhe kam eksperiencën e duhur, shtuar moshën, nuk më lejon të nisem nga qasje momentale, për të shprehur qëndrimin tim, por ndërgjegjja prej artisti të jem pro ngritjes së teatrit të ri. Sepse që në krye të herës kam besuar se kjo është në interes të teatrit shqiptar, aktorëve dhe publikut. Ka nisur një kundërshti me argumente që më së shumti kanë qarkulluar në forma të keq informimit publik. Së pari është ngatërruar qëllimisht ndërtimi i teatrit të ri me një formë bashkëpunimi që vlen vërtet në këtë rast të diskutohet. Më parë të shohim se një nga arsyet për të mbrojtur teatrin e vjetër, është si pjesë e trashëgimisë dhe historisë si teatër kombëtar. Nëse do nisemi nga ky argument, duhet të kemi parasysh një sërë faktorësh, vlerash dhe elementësh që përbëjnë këtë objekt dhe çdo objekt tjetër, për ti përcaktuar si vlerat të trashëgimisë, në kategori të ndryshme. Në këtë rast kemi të bëjmë me një ndërtesë ku mungojnë, jo pa qëllim që në projekt, elementë të qëndrueshëm siç janë kompleksi i ministrive apo Banka Kombëtare, Bashkia, Korpusi Universitar, Muzeu Arkeologjik, Akademia e Arteve. Sepse që kur është projektuar më (1938) dhe kur përfundoi më (1939) nga Giulio Brate, është konceptuar si një godinë provizore. Që në detyrën e projektimit, është kërkuar një godinë komplekse me përdorim provizor sepse materialet e përdorura janë të tilla. Konstruksioni jo solid, muret prej pupuliti, tregon se kjo ndërtesë do kryente funksione të përkohshme. Pikërisht këtë detyrë kreu gjatë luftës, të gjithë e dimë, se u përdor për argëtimin e oficerëve dhe ushtarakëve italianë. Nëse do kishim vërtet një detyrë projektimi më të angazhuar, do ishte ndërtuar një godinë shumë më dinjitoze, shumë më e bukur, me kushte për një teatër të vërtetë. Duhet pranuar se projektimet e fashizmit, kanë stil pompoz, siç janë ministritë, apo godina të tjera të kësaj kohe. Mbas çlirimit është përdorur për funksione të tjera, për pak kohë, ndërsa për shumë vite u përdor si teatër kombëtar. Gjatë periudhës së komunizmit, për hir të së vërtetës është diskutuar shpesh, për të ngritur një teatër të ri. Kjo ka qenë dhe një dëshirë e shumë prej aktorëve të mëdhenj, që kanë luajtur në atë skenë, me kushte të vështira, për të pasur një teatër të ri dinjitoz, modern me kushte si çdo teatër në botë. Kjo nuk u bë e mundur, sepse edhe në atë periudhë mendohej, që teatri të ishte dinjitoz dhe të konkurronte në rajon, ç’ka kërkonte financime të mëdha. Për fat të keq, disa nga aktorët që kanë luajtur në këtë skenë, ikën nga kjo jetë, me pengun që nuk luajtën dot në skenën e një teatri të ri, kjo është e vërtetë e pa mohueshme, sepse disa prej tyre jetojnë pleqërinë e tyre, ata që janë larguar bashkë me pezmin e shpirtit, kanë dëshmitarë kolegët dhe familjarët. Nuk mund të gjesh teatër në botë në kushte të tilla. Ne mund të shprehim keqardhje dhe revoltë sot, për pamundësinë që një shtet shqiptar qoftë i komunizmit dhe i demokracisë e kanë lanë Teatrin Kombëtar, në godinë të tillë, kur ngritën muze dhe për diktatorin, ndërsa pas 1990, çfarë nuk kanë ndërtuar, ndërsa teatri mbeti i lënë pas dore, pa ngrohje me kushte skandaloze. Kam dëgjuar dhe debatuar edhe për idenë që të mund të restaurohet, disa nuk kanë as idenë më elementare për ndërtimin dhe arkitekturën, por si mund të bëhet restaurimi i populiteve, do vendosen materiale tjera, tulla apo beton. Duhet të kuptojmë përfundimisht se materiale të tilla, sot nuk lejohen të përdoren jo vetëm në Evropë, por Kanada etj. Përse ngulet këmbë për këtë, vetëm që të mos bëjmë një teatër dinjitoz duke e futur në hamendësime që shpesh nuk kanë të bëjnë me artistët. Në dijeninë time ka pasur relacione nga institucione të specializuara herë pas here, mbi rrezikun nga zjarri, apo shembjen e saj etj. Çdo shtet serioz, këto i merr seriozisht, se në vende të ndryshme ka pasur raste të rënie të zjarreve apo janë shembur godina publike apo shkallë stadiumesh. Sigurisht ka dhe një aspekt emocional historik, që nuk duhet mohuar, por kjo merr zgjidhje më efikase më estetike dhe me e dedikuar në godinën e re. Historia dhe memoria e teatrit është loja e aktorëve, fryma e zëri tyre, dramat, skenografitë, kostumografitë etj dhe jo muret prej populiti. Historia na mëson se në botë, disa nga objektet më të famshme janë ngritur me forcën e qëndresën për progres, përballë çdo histerie. Sot më shumë se kurrë, vlen të mendojmë si të ecim me ritëm drejt progresit dhe perceptimit më modern, për jetën e Tiranës, se sa të mbetemi peng i mentalitetit tradicional, ti nënshtrohemi politikës mendje mbyllur, imponimit të një pakice, që refuzon gjithçka, për të ngritur kauza, për mbijetesë në opinionin publik. Tirana është tanimë në dinamikën e një metropoli modern, që ka nisur ndryshimin e madh kudo, sepse ka triumfuar përfundimisht e mira, puna, dëshira, entuziazmi për progres. Të gjithë i kemi ndjekur revoltat deri në histeri për parkun e lojërave. Çfarë nuk u tha për të, por sot kemi një realitet që është në shërbim të fëmijëve dhe prindërve, për tregun e ri, shkollat, kopshtet, çerdhet, bulevardin e ri, stadiumin, sheshin, korsitë e biçikletave, pemët, deri tek kreditë e buta dhe reformat në aspektin social. Rezultatet janë jo vetëm të prekshme nga qytetarët, por tregues janë dhe çmimet e fituara në botë, se po punove drejt, në interes të qytetarëve do gjesh, kurdoherë hapësira për punë të mira. Disa në mungesë të krijimit të produktit real personal publik, krijojnë kauza që bazohen në keqinformime dhe në keqpërdorim të fakteve. Për teatrin u ngrit e pavërteta se po na marrin teatrin, se do uzurpohet trualli teatrit, kur u dha garancia se nuk preket asnjë metër tokë e teatrit, filloi teoria tjetër e kullave. Secili ka të drejtë të flasë, të ketë mendimin e tij. Por në rastin e teatrit, ajo që të bën përshtypje është se pikërisht nëse dikush nuk është me të njëjtin mendim, në mbrojtje të teatrit të vjetër, anatemohet deri në thyerje të personalitetit, ku nuk mungojnë dhe etiketimet i shitur apo i blerë. Këtu nuk kursehen dhe figura që janë tanimë emblema të artit dhe skenës. Ndërkohë vetë mbrojtësit e kanë kthyer në simbolikë të luftës politike. Pra nuk është më një çështje e një kauze, si “Monument kulture mbrohet nga populli” po si rregull populli është sovrani dhe kur adreson pushtetin, ka thënë fjalën e tij. Sepse në momentin që lëvizjes ju bashkëngjit politika si investim, kjo la shije jo të mirë, sipas meje u luajt një pjesë teatrale, e nënshkrimit të një marrëveshje, me një forcë politike, ku në skenë dolën politikanë dhe aktorë. Në demokracinë tonë ekstra, ndodh dhe kështu. Në fund doja të trajtoj edhe një problem që me qëllim, ngrihet si një argument mbrojtës për teatrin aktual. Kjo ka të bëjë me konceptin e bashkëpunimit, për zhvillimit e pronës private dhe publike. Është një formë, që çon përpara marrëdhëniet mes pronarit dhe investitorit. Me pronat private kjo ndodh rëndomtë, përditë firmosen kontrata mes pronarëve që zotërojnë prona që i japin kundrejt zhvillimit tyre. Përse mos ta pranojmë këtë logjikë, në rastin e një prone publike, që të zhvillohet në të tilla kontrata, që shkojnë në interes të gjithë qytetarëve, nga ku mund të përfitohen shkolla, kopshte, çerdhe, godina banimi për të pastrehët etj. Nëse ka dyshime për abuzime, janë institucione të specializuara audituese, që kanë kompetencë për të kontrolluar investimet me paratë publike, që është Kontrolli i Lartë i Shtetit, prokuroria, Parlamenti. Nëse pranojmë që një pronar të ofrojë për të ndërtuar në truallin, duke prishur shtëpinë e tij, për të ngritur një pallat sepse shumëfishon sipërfaqen, në këtë rast mund të jenë prona publike me sipërfaqe të vogla që ndodhen me kufij me ata që duan të zhvillojnë pronën, të bashkëpunohet në dobi të qytetarëve. Në këtë rast siç është me teatrin, ku nuk preket asnjë m2, nëse dikush i shkel ka pasoja ligjore. Gjërat janë të qarta tanimë, kjo është kthyer si një kundërshti më shumë politike, se sa një qëndresë e pastër artistike, sepse çdo artist ka aftësinë të perceptojë dhe të kuptojë ku qëndron ndryshimi mes asaj që është dhe asaj që afrohet. Në këtë shkrim nuk po bëj gjë tjetër, veçse po rikonfirmoj, që jam për një teatër të ri, ëndërruar nga breza artistësh, thënë nga qeveri të ndryshme. Sot jemi më pranë se kurrë në epokën e re, prandaj nuk mund të vonojmë, duke refuzuar projektin për teatrin e ri modern.

Më të lexuarat