BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

kultura-lifestyle

Adrian Çene: Puna më e madhe që bëri Kumbaro në trashëgiminë kulturore, shkatërroi strukturën e restauratorëve

Adrian Çene: Puna më e madhe që bëri Kumbaro në

Restauratori Adrian Çene pohon se askush nuk përgjigjet sot për dëmtimet në objektet e trashëgimisë kulturore. Sipas tij në këto vite ajo që tregoi Ministria e Kulturës ishte se shkatërroi dhe strukturën e restauratorëve në trashëgiminë kulturore.  Restauratori pohon se Ministria e Kulturës dhe IMK nuk njohin gjendjen e monumenteve të kulturës në vend. Kjo sipas tij vjen për disa probleme, por shqetësuese është dhe pushimi i specialistëve nga puna.

Në intervistën për “SOT” restauratori Adrian Çene flet dhe për problemet me licensat e restaurimit që sipas tij për shkak të mungesës së vëmendjes së ministrisë janë specialistë që nuk po mundem të zhvillojnë aktivitetin. Pjesë e problemeve janë jo vetëm buxhetet e pakta, por dhe ajo që sipas restauratorit sot në Institutin e Monumenteve të Kulturës nuk po munden më të bëjnë ndërhyrje emergjente si dukur në objektet e ndryshme të trashëgimisë kulturore.

Tenderat sipas tij janë probleme, sepse procedurat janë të tejzgjatura dhe pasojat bien mbi objektet. Për restauratorin Adrian Çene ajo që duhet të bëjë Ministria e Kulturës dhe IMK është të kenë një politikë të qartë për monumentet e kulturës, pasi kjo ka munguar.

-Si restaurator, për ju ku qëndrojnë problemet me Ministrinë e Kulturës?

Problemi kryesor në restaurimet  e objekteve të trashëgimisë kulturore siç e kam pohuar dhe më parë, Ministria e Kulturës me Institutin e Monumenteve të Kulturës nuk kanë informacion mbi gjendjen e monumenteve. Të paktën te piktura murale, që unë dhe jam specialist nuk di ta kenë në kontroll apo ta dinë se si është gjendja aktuale e monumenteve. Kjo ndoshta për arsye buxheti apo mungesë vëmendje. Por nëse ka mungesë buxheti, mendoj nuk kanë dot mundësi të përballojnë të gjitha zonat, që kanë pikturat murale. Nuk kanë dot mundësi, që ti përfshijnë të gjitha për të bërë një ekspeditë për të ditur gjendjen aktuale, kush është degraduar më shumë, kush më pak, kush ka nevojë për ndërhyrje emergjente. Kjo është një gjë që dikur në IMK ka qenë bërë dy herë në vit tani mendoj se nuk është më kjo vëmendje. Ka shumë objekte, kemi piktura murale që IMK nuk është në gjendje ti kontrollojë të gjitha. Afresku ka probleme, por janë komplekse sepse lidhen dhe me arkitekturën. Kur një objekt ka probleme të strukturës së ndërtimit, ose të shiut nga çatia, etj, këto i transmetohen dhe pikturës murale. Kështu që dhe piktura murale fillon të degradohet kur nuk ka kushtet për tu ruajtur të paktën nga shirat. Kemi sot piktura murale që janë në rrezik dhe nuk di të shikoj ndërhyrje emergjente për to. Ndaj Ministria e Kulturës duhet të krijojë buxhet për këto licensa të restaurimeve, që unë përmenda që ti çojë dhe të dijë dhe si është gjendja e monumenteve.  Ajo që unë kërkoj është që Ministria e Kulturës duhet të vërë në efiçencë licencat, që janë dhënë për restauratorët.

-Për ju çfarë problemi ka me licensat për restaurimet?

Përshembull nëse unë kam licensë ministria duhet të përcaktojë një buxhet në vit për ekspeditat informative, duke ia ngarkuar këtyre që kanë licensat përkatëse dhe ti sjelli një raport të detajuar për këtë gjë, sepse ne këto licensa nuk po i shfrytëzojmë. Janë gjithë këto specialistë dhe nuk po i vënë dot në aktivitet. Ndërkohë kështu ndahet edhe përgjegjësia, sepse nëse unë marr një projekt të tillë për të paraqitur gjithë gjendjen aktuale të një zone mbaj përgjegjësi edhe nëse bie objekti. Duhet të mbajë dikush përgjegjësi për gjërat që shkatërrohen. Unë si restaurator them që ky objekt është në gjendje që po shkatërrohet dhe duhet ndërhyrë patjetër. Por nëse unë nuk e kam përcaktuar në zonën x, ku unë kam shkuar atëherë përgjegjësia duhet të bjerë mbi atë që ka licensën. Nëse ministria nuk i ka dhënë lekët ta mbajë ministria përgjegjësinë. Pra dikush duhet të përgjigjet për objektet e trashëgimisë kulturore që bien.

-Për 11 vjet keni qenë pranë Institutit të Monumenteve të Kulturës. Ku ishte e përqendruar puna juaj?

Në fillimet e mia në 2003 në IMK kishte ekspedita në monumentet e kulturës, sepse vijonte tradita, nuk ishte e shkatërruar. Më pas me kalimin e viteve gjërat filluan të degradojnë dhe pak nga pak nuk kishte mjaftueshëm para për të ndjekur të gjitha punët. Filluan dhe u hoqën kujdestarët e objekteve dhe tani nuk janë më. U hoqën për arsye buxheti, por kujdestarët ishin një zë që informonin kur kishte probleme në monumentet e kulturës. Edhe ato vite kishte probleme me buxhetet, por kishte tjetër vëmendje. Ne në ato vite bënin dhe ndërhyrje emergjente në monumentet e kulturës. Ishin ndërhyrje emergjente, që mund të shkonin dhe te 3-4 milionë lekë të vjetra, por që shpëtoje një objekt. Por kur erdhi puna me tender në restaurime filluan problemet, doli jashtë loje dhe ndërhyrja emergjente. Ministria e Kulturës bën tenderin në këtë proces, por është i gjatë dhe ndërkohë objekti mund të bjerë. Dhe nga ana tjetër nëse është një ndërhyje emergjente nuk futet njeri për 2 milionë lekë të vjetra për të shpëtuar një objekt. Ndërsa ne në kohën tonë në IMK i bënim. Kjo puna me tender për objektet e kulturës është një llogjikë e gabuar nga ministria, sepse zgjat kohën për ndërhyrjet emergjente në objekte. Kur unë isha në IMK ne shkonim direkt vetë te objekti dhe e shikonim në kohë degradimin, ndërsa tani duhet të kalojnë procedurat e tenderit, ndërkohë që për pak para nuk hyn njeri në tender, pasi hyjnë për shumë para. Ministria e Kulturës duhet të bëjë një politikë të qartë për këtë problem me restaurimet.

-Më herët jeni shprehur se nga Instituti i Monumenteve të Kulturës janë hequr specialistët...

Kështu fillon degradimi, sepse hiqen specialistët nga puna dhe fillojnë problemet. Nuk e shikon IMK si një institucion për punën, por si formal për të punësuar disa njerëz. Nga kjo humb profesionaliteti, bëhen institucionet si vende azile për të punësuar njerëz. IMK mund të bëjë ndërhyrje në objekte, por ndërhyrja emergjente është tjetër. Nëse IMK bën ndërhyrje përfundimtare te një objekt që të nisë dhe të mbarojë gjithçka me këtë ndërhyrje, ndërkohë janë shumë objekte të tjera që kërkojnë ndërhyrje emergjente dhe kjo nuk ndodh. Mungojnë ndërhyrjet emergjente për ta shpëtuar.  Nëse nuk bëhen ndërhyrje emergjente diku përshembull bie objekti, ndaj duhen bërë. Unë di që për Kishën e Valshit u bë zhurmë e madhe dhe kam qenë një nga ata që projektuam projektin. Nisi puna dhe u bënë të gjitha gati për afreskun dhe nuk e kuptoj përse nuk e vendosin afreskun.

-Me problemet që ju folët, çfarë mund të na thoni për punën këto vite të Ministrisë së Kulturës?

Imazhi më i shëmtuar për trashëgiminë kulturore në vend, kështu e shikoj Ministrinë e Kulturës. Si mundet kjo Ministri Kulture këta specialistë që ka dhe mezi janë specializuar nuk i vë në punë? Janë hequr nga puna specialistë që ishte investim i shtetit shqiptar, projekti i shkollës së restaurimit. Këta mezi shkollohen sepse ishte projekt me miliona euro jo me kaluar kohën. Tani ti si Ministri Kulture këta restauratorë i lë jashtë strukturave të restaurimit. Nëse ti si ministri e degjeneron problemin duke hequr specialistët ata të rinjtë që do vijnë nuk e kanë idenë e punës. Papërgjegjshmëria që bien objektet monumente kulture tregon një papërgjegjshmëri nga Ministria e Kulturës dhe askush nuk e merr përsipër, është turp që të bjerë objekti dhe askush mos të mbajë përgjegjësi. Kjo vjen nga neglizhenca dhe nuk janë seriozë në punë për të ditur se si është situata në objektet e trashëgimisë kulturore. Ministria thotë që e kanë bërë projektin por ra, por normal që do bjerë objekti sepse sa të kalosh tenderat është kohë e gjatë.

-11 vjet punë si restaurator në Institutin e Monumenteve të Kulturës, pse u larguat?

Mua më hoqën nga puna në Institutin e Monumenteve të Kulturës, kjo ndodhi në shkurt të 2014. U hoq dhe një tjetër specialist dhe ne të dy kishim bërë shkollën e restaurimit të UNESCO-s, që ka qenë një investim serioz. Një shkollë dy vjeçare me profesorë që vinin nga Instituti i Monumenteve të Romës dhe nga më të mirët në fushën e restaurimit. Ideja gjoja ishte që do të ndryshohej struktura në IMK dhe ju keni të drejtë të konkurroni. Por kur kaluan disa javë i çoj një mesazh drejtoreshës së IMK që kur është konkursi dhe pse e dija që ishte vetëm një mashtrim, asnjë përgjigje nuk më ktheu. Në ndjekjen e gjërave duhet të jenë specialistë që duhet të marrin pjesë, sepse atyre në institucione iu duket vetja sikur janë pasha, sikur e kanë pronë private. Por ky është një fenomen i përgjithshëm jo vetëm në ministri apo IMK, në të gjitha nuk kanë respekt për hierarkinë e punës. Ministrja Kumbaro në këto vite në Ministrinë e Kulturës di që ka bërë vetëm një gjë, shkatërroi strukturën e restauratorëve në IMK. Kjo i mbetet puna më e madhe që bëri në trashëgiminë kulturore. Nëse ka bërë gjëra të tjera të mira nuk e di, por di që ajo shkatërroi specialistët e restaurimit. Kjo gjë ka qenë produkti më i madh që bëri ajo ministre në trashëgimi, pra shkatërroi. Edhe atë shkollë restaurimi që mezi u krijua nuk e di a funksion më, sepse unë kam qenë shef i shkollës së restaurimit gati një vit e gjysmë. Alarmante është që duhet të ketë MK dhe IMK informacion për gjendjen e monumenteve të trashëgimisë kulturore, të shtohen buxhetet për monumentet. 

Intervistoi: Julia Vrapi