BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

kultura-intervista

Adrian Devolli: Artistët trajtohen si lypës, GKA është kthyer në galeri private, ofron vetëm përbuzje

Adrian Devolli: Artistët trajtohen si lypës, GKA është

Artistët  të ndryshëm në vend shprehen se janë të përbuzur nga institucionet. Sipas tyre, sot vëmendja mungon, si dhe aktivitetet artistike zhvillohen me jo pak probleme. Piktori i njohur Adrian Devolli vazhdon të jetë me kritika ndaj Galerisë Kombëtare të Arteve dhe Ministrisë së Kulturës. Në intervistën për “SOT”, piktori Devolli shprehet se edhe pse buxhetet që  kërkojnë artistët për ekspozita janë të pakta, sërish mbështetja nuk ka qenë nga institucionet. Sipas tij, artisti sot është me aktivitetin në art pa mbështetjen institucionale, dhe as nuk mund të flitet që politikat që janë ndjekur nga institucionet kanë ndihmuar në jetën artistike në vend. Piktori pohon se sot artistët nuk shkojnë më as në Galerinë Kombëtare të Arteve. Institucioni kryesor në artin pamor, që sipas tij duhet të ishte pranë tyre, duket se deri tani ka arritur vetëm ti largojë me politikat që janë ndjekur me jetën artistike. Për piktorin Adrian Devolli sot ka një përbuzje për artistët, të cilët me vështirësi të ndryshme mundohen të organizojnë aktivitetet e tyre.

-Çdo vit ju merrni pjesë në ekspozitën “Nëntori”. Me çfarë do të prezantoheni këtë edicion të saj?

Unë do të prezantohem në këtë ekspozitë me një punë, që quhet “Dyptik” teknikë e përzier. Vazhdoj të marr pjesë në këtë ekspozitë, që bëhet çdo vit, ku “Nëntori” është një bashkim autorësh që kanë një dëshirë, ku ekziston ndjesia mendimit të lirë e shprehur me mjetet e artit. Pra ekspozita “Nëntori” nuk pranon instalacione, videoart, etj, por i mbahet linjës me një lloj koncepti të pikturimit të sipërfaqes së rrafshët. Si aktivitet në jetën artistike ekspozita e grupimit të artistëve “Nëntori” është pjesë integrale e vetë artistit. Pra artisti nuk mund të jetojë dot pa jetë artistike. Por tek ne jeta artistike është e reduktuar në maksimum. Këtu nuk ka asnjë mbështetje institucionale, qoftë dhe nga Ministria e Kulturës apo dhe të tjera. Ekspozita që ne hapim çdo vit mbetet një dëshirë e disa njerëzve me një shpirt donkishotesk, për të mbajtur të gjallë jetën artistike dhe krijimtarinë. Për ekspozitën “Nëntori” di që kanë aplikuar në bashki për mbështetje financiare nëse japin sa për të paguar thjesht sallën. Tek ne artistët u reduktuan si lypsa. Këtu nuk kuptohet fare se kush është roli i artistit. Artistët kërkojnë një lloj sponsorizimi për aktivitetet, por kjo nuk jepet nga institucionet, nga Ministria e Kulturës.

-Ju thoni se mungon mbështetja financiare, si ndikon te arti?

Kjo që kërkojnë artistët është një shumë qesharake për ekspozitat. Artisti shkon si lypës, dhe e them këtë sepse Ministria e Kulturës nuk i thërret artistët për ti thënë: ju çfarë mendoni dhe çfarë kërkesash keni? Jemi ne artistët, që shkojmë i biem derës dhe kur shkon kështu je në rolin e lypësit. Ti si lypës trajtohesh i përbuzur, sepse nuk të japin as 2 lekë siç i jepet lypësit. Sallat janë të shtetit dhe artistët duhet ti paguajnë, për ti bërë shërbim shtetit. Artistët përballen me vështirësi,  jo pak me aktivitetin e tyre artistik. Artistët duhet të paguajnë jo pak për punën, që ata i bëjnë vendit. Je në shërbim të shtetit dhe duhet ta paguajmë këtë shtet, kur duhet të na paguajnë ne nga ky shtet. Normal që për grupime të tilla artistësh si “Nëntori” duhet të jenë sallat falas për ekspozita, të ketë fletëpalosje për ekspozitat, etj. Të jenë me mbështetjen e shtetit. Këtë vit ne e hapim ekspozitën në galerinë e artit FAB, që sigurisht është e shtetit.

-Më parë ju a keni kërkuar për të qenë me ekspozitën tuaj, në Galerinë Kombëtare të Arteve?

Në atë Galeri Kombëtare të Arteve që është sot, ne nuk mund të jemi atje. Unë nuk e di, por nëse kanë kërkuar për të qenë ekspozita jonë atje duhet të pyeten organizatorët. Por mua si artist Galeria Kombëtare e Arteve më ofron mua vetëm përbuzje. Këtë e ka me shumicë. Galeria Kombëtare e Arteve vetëm për artistët nuk është, mund të jetë për çdo lloj gjëje tjetër dhe vetëm për artistët nga Shqipëria nuk është. Drejtori duket sikur e ka kthyer në një galeri private Galerinë Kombëtare të Arteve. Ku vjen një artiste nga Kosova diletante, dhe mban për muaj me radhë ekspozitën në GKA. Pra Galeria Kombëtare e Arteve e Shqipërisë është kthyer si në një galeri private. Aty mbahet disa muaj një ekspozitë e një piktoreje nga Kosova, dhe nuk pyetet për artistët shqiptarë që janë dhe të vjetër në moshë, që kur shkojnë aty i thonë nuk të njoh. Mendoni se ku është sot Galeria Kombëtare e Arteve, ku për të takuar drejtues atje duhet të dërgosh disa e-e-mail më parë. Por si mund të vihet drejtor në GKA që nuk ka bërë asnjë gjë në jetë? Ky që është drejtor, çfarë vepre ka bërë? Si mund të gjykojë artistët e një kombi të tërë një person, që se dimë çfarë ka bërë? Pra ky njeri, si e ka kurajën të gjykojë një masë artistësh, që kanë mbi shpatulla mbi 50 vjet eksperiencë. Më i ofenduari nga kjo jam unë dhe kolegët e mi. Vepra e drejtuesit është, që ka arritur të krijojë një përbuzje, një neveri të artistëve karshi këtij institucioni. Piktorët ndërrojnë rrugën kur kalojnë para Galerisë Kombëtare të Arteve, këtë ka arritur ai. E ka arritur, që në GKA të mos shkeli këmbë artisti shqiptar.

- Sipas jush gjatë këtij viti, sa u ndje roli i Ministrisë së Kulturës në jetën artistike me politikat që janë ndjekur?

Ministria e Kulturës asnjëherë nuk ka bërë politikë për artin në vend, dhe as ka për të bërë. Nëse ajo Ministri Kulture do të kishte ndërmend të bënte politikë për zhvillimin e artit në vend, jo vetëm ministria aktuale por dhe të tjera më parë qoftë majtas dhe djathtas, minimumi duhej të kishin bërë një takim me artistët. Ti thonin çfarë problemesh keni? Fjala politikë për artin, për mua është abstrakte, sepse për këta njerëz nuk është bërë asnjë takim. Nuk na ka mbledhur ndonjëherë për të diskutuar për problemet tona, si dhe zgjidhjen e tyre. Ministritë janë de jure, de facto nuk bëjnë asgjë. Thjesht janë ministri, që një shtet duhet ti ketë.

-Ju dhe artistë të tjerë keni pohuar prej kohësh, që nuk ka asnjë konkurs që organizohet nga institucionet shtetërore. Si ndikon kjo?

Kjo solli atë që tek ne të ketë një jetë letargjike, mos të ketë jetë artistike. Të mos ketë as shtyp artistik. Ishte një sistem diktatorial dikur  i kishte edhe ekspozitat, shtypin, etj, por sot nuk ka asgjë. Kjo u arrit sot me këtë që bëjnë institucionet, që të mos ketë asgjë, të ketë letargji dhe si duket të kënaqen me rezultatin kur këtu shuhet çdo gjë.

-Çfarë po ndodh sot me krijimtarinë e piktorëve dhe tregu në vend për veprat e artit?

Institucionet kanë detyrë, që të edukojnë njerëzit karshi veprave të artit, sepse në një vepër arti nuk është ajo që shitet te tregu në qytet që janë paçavure. Pra duhet të ekzistonte kritika, sallat e ekspozimit, që njerëzit të vinin të udhëhequr edhe nga kritika në art, e cila përcakton kush është vepra e artit dhe të edukojë njerëzit për të blerë veprat e artit. Por njerëzit janë të çoroditur, sepse nuk edukohen për këtë punë. Pra nuk ka se si të ketë blerës për veprat e artit. Ose duhet të kishte nivelin e tregtarëve të rrugës, por ne si piktorë nuk mund të biem në nivelin e tyre. As Galeria Kombëtare e Arteve nuk blen më vepra arti, nuk bën asnjë lloj aktiviteti për artistët galeria. Mua më vjen keq, që sot artistët nuk vlerësohen sa duhet në vend.

-Pjesëmarrës në ekspozita të ndryshme në Shqipëri, por si piktor ju keni marrë pjesë edhe në disa aktivitete që janë zhvilluar jashtë vendit. Si jeni pritur?

Unë isha së fundmi në Kalabri dhe atje ishte një pritje njerëzore, ku bashkia dhe të tjerë kishin në vëmendje aktivitetin me piktorët e pranishëm. Pra unë isha një artist i huaj, që shkova atje dhe pashë një pritje të mrekullueshme, që na u bë edhe nga institucionet. Një i huaj që vjen nga një shtet i vogël, atje shikon vetëm mikpritje dhe vlerësime. Të thonë dhe kur do të na vish sërish. U bënë një sërë aktivitetesh gjatë qëndrimit tonë atje. Kurse këtu tek ne në Shqipëri ka vetëm urrejtjeje institucionale, urrejtje ministrore, urrejtje nga galeria, nga këta që quhen zyrtarë tek ne ka vetëm përbuzje dhe urrejtje. Artisti ka apo nuk ka mbështetje, sërish do të punojë me pikturën.   Këtë lloj neglizhence si te ne, unë këtë nuk e kam hasur te asnjë nga kolegët e jashtë qoftë dhe në Ballkan, që i kemi rreth e rrotull. Nuk ekziston ky lloj agresiviteti ndaj artistëve. Nuk ekziston as në Maqedoninë e Veriut, në Mal të Zi, etj.

-Pas ekspozitës “Nëntori” gjatë këtij viti, ku do të jeni sërish me veprat tuaja?

Pas ekspozitës “Nëntori” që pritet të hapet, unë do të jem më pas edhe në galerinë “Vilson Kilica” në Fier. Atje do të hapet një ekspozitë, që janë të ftuar edhe piktorë nga Tirana.