BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

kultura-lifestyle

Adrian Devolli: GKA ka rënë në përgjumje të llahtarshme, po shkojmë drejt mbylljes ekstreme të artit dhe nuk ka asnjë lloj shprese

Adrian Devolli: GKA ka rënë në përgjumje të

Piktorë të ndryshëm shprehen se Galeria Kombëtare e Arteve është kthyer në një institucion hermetik dhe nuk po kryen funksionin e saj si duhet për jetën artistike në vend. Piktori Adrian Devolli shprehet se GKA ka rënë në një përgjumje të llahtarshme dhe përgjegjësia për këtë situatë shkon dhe te Ministria e Kulturës. Në intervistën për “SOT” piktori i njohur Adrian Devolli shprehet se GKA duhet të kishte prioritet artistë në Shqipëri, por kjo gjë deri tani ka munguar dhe më shumë hapësirë dhe vëmendje po marrin artistë që sipas tij nuk duhet të jenë aty. Piktori Adrian Devolli një nga zërat kritikë për mënyrën se si po funksion GKA shprehet se dhe drejtori i GKA nuk duhet të jetë më në atë institucion. Piktori shprehet se edhe Ministria e Kulturës është njëlloj si zyrat e Galerisë Kombëtare të Arteve, një institucion i cili nuk i intereson fare krijimtaria artistike e këtij vendi

-Ju vazhdoni punën me krijimtarinë tuaj, me çfarë po merreni këto kohë?

Për mua të punuarit është rit, krijimtaria është rit. Unë duhet të hyj në studio çdo ditë të punoj. Edhe në rastet kur nuk punoj duhet të jem prezent aty, sepse artisti jeton me pikturën. Piktura krijon një marrëdhënie intime dhe duhet ta shohësh gjatë që të zbulosh misteret dhe gabimet e tua. Ky është një rit i përditshëm i imi, që unë si piktor shkoj në studio, por ka dhe një gjë tjetër që unë duhet të merrem me 3-4 punë pikture njëkohësisht që të arrij në pozicionin që punën që bëj ta shikoj dhe me syrin e spektatorit, sepse tek ne mungon kritika. Tek ne nuk ka kritikë arti, nuk kemi njerëz që të bëjnë kritikën për artin, për pikturën, sepse ajo është domosdoshmëri për zhvillimin e artit. Duke pasur një psikologji orientale ne e shmangim kritikën, që këtu nuk ekziston fare. Kritika kur bëhen ekspozita mungon, nuk ekziston dhe mendoj se kjo është shumë problem për piktorët dhe krijimtarinë.

-Ju keni qenë një nga piktorët më kritikë ndaj Galerisë Kombëtare të Arteve. Sot si e shikoni?

Galeria Kombëtare e Arteve është një institucion hermetik.

-Pse institucion hermetik sipas jush?

Ajo është një galeri arti, në fakt është midis galerisë dhe muzeut. Pra nuk është as një muze i përkryer as një galeri. Nëse do të kishte status muzeu do të ishte tjetër gjë, ndërsa kur është galeri atëherë ka edhe funksionin si muze dhe si galeri ku ekspozojnë artistët. Mirëpo çfarë ndodh sot me këtë institucion? Në Galerinë Kombëtare të Arteve ka dhe disa departamente, ka departament të studimit, që në një vend tjetër normal duhet të jenë në dijeni të artistëve të atij vendi dhe si vijon krijimtaria e tyre. Por sot jo vetëm që nuk ka më studime për autorët që e kanë themeluar artin shqiptar, por dhe për krijimtarinë e artistëve që e lëvrojnë artin në ditët e stome nuk kemi nga GKA, nga departamentet e saj që janë brenda saj. Në një vend normal galeria duhet të ishte në dijeni se çfarë ndodh në studiot e piktorëve, por kjo gjë nuk i intereson fare. Pra për mua si piktor Galeria Kombëtare e Arteve sot është një institucion tmerrësisht burokratik i pavlerë, që nuk e di kush funksionin e saj, është pa funksion ai institucion.

-Ju jeni shprehur që Galeria Kombëtare e Arteve nuk ka komunikim me artistët. Pse?

Duke qenë se ne kemi një psikologji të theksuar orientale, dhe këta drejtorë galerie që vihen aty, e para që janë njerëz pa background artistik dhe estetik, pra për mua Shkololli është zoti askushi. Vendosja e drejtorit të asaj galerie që ka dhe rolin e muzeut sot, duhej që në fillim të jepej biografia shkencore ose artistike e tij. Mirëpo për mua nuk ka asgjë, nuk ka as botime kritike apo dhe studime. Unë si piktor dua ti shikoj veprat atij. Ai mund ta ketë CV, por me përralla vetëm në Shqipëri bëhen. Nëse bëj një ekspozitë aty jam unë dhe më shohin dhe e dinë çfarë bëj, ndërsa drejtori në Galerinë Kombëtare të Arteve nuk njihet. Duhet të dihet se çfarë ka bërë ai titullar. Deri tani problem është që Galeria Kombëtare e Arteve nuk ka pasur komunikim me artistët. Ata reagojnë dhe nga GKA vijon po e njëjta mënyrë funksionimi.

-Çfarë mendoni për ekspozitat që ka hapur GKA deri tani, sipas jush sa i është përgjigjur jetës artistike si institucion arti?

Si ka mundësi që një vendi po i ikën truri, po i ikën pjesa më intelektuale e shoqërisë, po i ikin njerëz që kanë investuar shumë në zhvillimin e tyre intelektual dhe artistik, dhe duhet të ishte një situatë emergjence, ku duhej të ishte vënë kuja, klithma për GKA që këtyre njerëzve duhet që ti krijoheshin mundësitë maksimale. Sot që ne flasim në Tiranë nuk ka një sallë ekspozimi tjetër si duhet për artistët. Dashur pa dashur ti krijon një psikologji të keqe, bën që njerëzit të largohen kur duhet që ishte e kundërta, duhet të bësh ç’është e mundur ti njohësh këta njerëz, “ti përkëdhelësh”. Duke qenë se është kjo situatë Galeria Kombëtare e Arteve duhet të jetë një vend tepër i ndezur për artistët, pra duhet të ketë një program ekspozitash të ngjeshur, por që ajo nuk ka. Aty ka një përgjumje të llahtarshme, një seleksionim provincial, ku zgjidhet një autor që lihet 4-5 muaj, zgjidhet edhe ndonjë autor nga Kosova dhe rri po aq me vepra në galeri. Por kanë harruar që ajo është galeri e Shqipërisë. Por duke qenë kjo situatë GKA duhet të ketë ekspozitë pas ekspozitash, të ketë një jetë shumë intensive. Mendoj që artistët nga Shqipëria në Galerinë Kombëtare të Arteve nuk kanë qenë të përfaqësuar fare, pasi galeria është kthyer në një vend hermetik. Një vend i pavlerë për mua, sepse nuk mbahet një Galeri Kombëtare e Arteve në situatën sot me aq pak ekspozita, ku mundësisht të jenë dhe një a dy autorë të huaj. Por në një vend ku artistët e atij vendi sakrifikojnë, galeria duhet të ketë prioritet maksimal artistët e  atij vendi, që kontribuojnë për zhvillimin e atij. Pra duhet të jenë artistët shqiptarë, që duhet të kenë vendin e nderit në Galerinë Kombëtare të Arteve dhe jo një i huaj.

-Ka pasur dhe artistë që kanë protestuar për mënyrën se si po funksion GKA. Çfarë kërkoni nga Ministria e Kulturës?

Duhet të jetë një situatë emergjence, që të gjithë artistët duhet të bëjnë një peticion, dhe nuk e di pse u ndërpre kjo iniciativë pasi dikur u nis. U nis të bëhej një peticion duke marrë firmat e artistëve për heqjen e këtij drejtori, sepse ai është një regres, një qenie i cili nuk krijon asnjë lloj situate për mbështetjen e artistëve. Unë mendoj që ai drejtor sot në Galerinë Kombëtare të Arteve nuk duhet të qëndrojë më dhe është emergjencë heqja e tij. Madje këtë duhet ta bëjmë vetë ne artistët, kjo është në ndërgjegjen dhe fuqinë tonë. Është gabim që u la përgjysmë nisma e ndërmarrë dhe artistët janë gati të firmosin për këtë punë. Ministria e Kulturës është po njëlloj si zyrat e Galerisë Kombëtare të Arteve, një institucion i cili nuk i intereson fare krijimtaria artistike e këtij vendi. Një ministri që ka funksionin de jure, por de facto nuk bën asgjë. Kjo Ministri Kulture sot nuk ka bërë deri tani asnjë takim me artistët, flas me ne piktorët, dhe ti presë të shikojë se çfarë hallesh kanë. Nuk i intereson ministrisë fare për ne. Por tek institucionet tona nuk ekziston dhe fjala transparencë. Nëse do të kishte një takim do ti hapte sytë ministrisë se çfarë problemesh ka arti. Nëse do të vijojë jo situatë pa vëmendje për artistët dhe artin në vend mund ta mbyllim me një shprehje të Ajshtajni: Injoranca është më e tmerrshme se bomba atomike. Ne në Shqipëri po shkojmë drejt një mbyllje ekstreme të artit, nuk ka këtu asnjë lloj shprese.

-Kur thoni nuk ekziston fjala transparencë në institucione, çfarë po ndodh sipas jush?

Ministria e Kulturës duhet të jetë transparente me çdo gjë çfarë ndodh në jetën artistike dhe vendimet, sepse e kemi parë se si ka vepruar deri tani. Artistëve ti si ministri nuk po i krijon asnjë lloj atmosfere.

-Sa po mbështeten nga Ministria e Kulturës artistët e grupimit “Nëntori”?

Artistët e grupimit “Nëntori” ku dhe unë bëj pjesë nuk janë mbështetur fare nga Ministria e Kulturës, ashtu si dhe të tjerë në fushat e ndryshme. Një njeri që merret me krijimtari në një vend tranzicioni që është Shqipëria bën një sakrificë ekstreme. Artisti bën një sakrificë të madhe që merret me këtë punë. Kjo lloj sakrificë e madhe nuk gjen mbështetje ekonomike, e  dyta që përballet me një lloj cinizmi të vogël nga institucionet si Ministria e Kulturës, e cila nuk i mbështet artistët as për një katalog. Tani kemi një ministre tjetër në Ministrinë e Kulturës, por asaj nuk mund ti kërkojmë gjë, sepse artistët janë mësuar me këtë situatë. Aty janë njerëz kukulla që funksionojnë vetëm pse shteti duhet të ketë një ministri de jure dhe de facto nuk bëjnë asgjë. Rezultati ka qenë një heshtje absolute për atë që është kërkuar, sepse edhe kur i kritikon nuk japin përgjigje, fshihen vetëm në heshtje. Ne nuk kemi institucione transparente, janë të errëta. Sot artistët mbijetojnë vetëm falë pasionit të tyre tejet të madh.

Intervistoi: Julia Vrapi

Më të lexuarat