BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

kultura-lifestyle

Adrian Devolli: Të jesh piktor në Shqipëri do të thotë të jesh Don Kishot, që punon nga dashuria për artin

Adrian Devolli: Të jesh piktor në Shqipëri do të thotë

Artistët janë totalisht jashtë vëmendjes së institucioneve shtetërore. Në një intervistë për “SOT”, piktori Adrian Devolli rendit një sërë problemesh, me të cilat përballen sot artistët dhe veçanërisht piktorët. Ai shprehet se në GKA nuk ka vëmendje për artistët e brezit të tij por dhe nga Ministria e Kulturës kjo ka munguar. Sipas tij, Ministria e Kulturës ka përgjegjësi të madhe, është ndoshta dhe më shumë e përgjegjshme se sa vetë drejtuesit që janë në institucionet e artit. Sipas piktorit, Ministria e Kulturës duhet të bëjë planin e punës për të gjithë zhvillimin dhe lëvizjen artistike gjatë vitit. Piktori tregon se nuk ekziston një sallë tjetër ekspozimi. Por përballë problemeve në jetën artistike piktori Adrian Devolli pohon se të jesh këtu piktor do të thotë të jesh një Don Kishot në vendin tonë, i cili ose do ta bëjë këtë punë nga dashuria që ka për artin ose në të kundërtën është i mbaruar, sepse nuk ka asnjë lloj mbështetje. Piktori shpreh keqardhjen që po vjen drejt shuarjes marrëdhënie artistike në Shqipëri. Ai tregon se shteti nuk krijon asnjë lloj hapje për të rinjtë, asnjë lloj dëshire dhe mbështetje për artin.

-Galeria Kombëtare e Arteve deri tani ka çelur vetëm tre ekspozita. Normale mbase për drejtuesit, por me plot akuza nga artistët. Ju çfarë mund të na thoni?

GKA si në këtë rast ashtu dhe të tjera shënon një nul. Janë njerëz që nuk veprojnë, këtu janë njerëz që nuk bëhet asgjë. Nuk mund të lihet në dorë të një drejtori, që për mua është pa biografi artistike. Kush është? Për mua ai njeri nuk ka një krijimtari artistike dhe kritike arti. Përderisa merret një njeri i tillë dhe bëhet drejtor kur këtu ka plot njerëz, të cilët i janë përkushtuar këtij vendi mua më duket e kotë për të diskutuar. Marrin njerëz, që nuk kanë program dhe objeksion për zhvillimin e artit në Shqipëri. Nëse jemi një vend, i cili është i mbushur me krime nga mëngjesi në mbrëmje duhet të kishim një lëvizje të madhe artistike të paktën për ti dhënë një ton tjetër jetës qytetare shqiptare dhe kryesisht asaj të Tiranës. Në situatën që jemi sot në vendin tonë duhet të ishte e domosdoshmëri, por përgjegjësi ka edhe Ministria e Kulturës për institucionet.

-Çfarë kërkoni?

Ministria e Kulturës ka përgjegjësi të madhe, është ndoshta dhe më shumë e përgjegjshme se sa vetë drejtuesit që janë në institucionet e artit dhe ka probleme. Kjo Ministri Kulture duhet ta bëjë planin e punës për të gjithë zhvillimin dhe lëvizjen artistike gjatë vitit në GKA, ose në të kundërt që është folur shumë që GKA do të kthehet në një muzeum dhe këtu nuk ka të drejtë të ekspozojë çdo njeri. Por dhe kjo është gabim, sepse tek ne nuk ekziston një sallë tjetër ekspozimi. Jemi një vend me një popullatë 1 milion në Tiranë, dhe nuk ka një sallë ekspozimi nga shteti. Flitet për teatrin, që kushton shumë më tepër, dhe për një sallë ekspozimi nuk flitet. Ndaj problemi i GKA të paktën sa të sigurohen disa salla ekspozimi si duhen është domosdoshmëri e zhvillimeve artistike të vendit, për ta gjallëruar këtë jetë ku flitet për banditë dhe kriminelë. Klima artistike në vend ka shumë probleme.

-Çfarë po ndodh sipas jush me zhvillimin e jetës artistike?

Te ne nuk ka klimë artistike. Problemi i klimës artistike është e lidhur me disa gjëra. Ne vijmë nga një sistem diktatorial dhe çuditërisht në atë sistem, që ishte një diktaturë e llahtarshme, kishte kritikë artistike paçka se ishte brenda kornizave. Kishte gazetë letrare dhe artistike, kishte mendime kritike. Në Shqipëri mungon esenca. Nëse shteti i mungon gjykata që e mban shtetin, artit i mungon një gjykatë tjetër që quhet kritikë, sepse ajo i udhëheq shijet njerëzore jo individë emocional momental, dhe kjo jo vetëm për artin figurativ, por dhe për muzikën. E njëjta gjë ndodh dhe në muzikë, ku njerëzit stimulohen me shije banale.

-Të jesh piktor sot, ku janë vështirësitë e jetës artistike?

Të jesh këtu piktor do të thotë të jesh një Don Kishot, i cili ose do ta bëjë këtë punë nga dashuria që ka për artin ose në të kundërtën është i mbaruar, sepse nuk ka asnjë lloj mbështetje. Edhe fatkeqësisht kanë mbetur dhe pak Don Kishotë nga brezi im dhe të tjerët nuk do të ekzistojnë më, vjen drejt shuarjes kjo punë. Vjen drejt shuarjes marrëdhënie artistike në Shqipëri. Nëse e marrim nga 1990 deri më sot çështja bëhet shumë serioze, dhe për më tepër kur ti si shtet nuk krijon asnjë lloj hapje për të rinjtë, asnjë lloj dëshire dhe mbështetje për artin. Unë isha së fundmi në Umbria në Itali dhe atje na pritën shumë mirë edhe nga bashkia. Por duke qenë se ne jemi të huaj si artistë që shkojmë atje dhe krijojmë një jetë artistike aty, ne na bëmë një pritje mjaft mbresëlënëse. Na nderuan dhe vlerësuan, pra bota i bën. Ne nuk po themi të na bëjnë këtu si në Umbria, por dhe më minimalen nuk bëjnë. Tek ne ka një lloj urrejtje në art.

-Kush ka urrejtje?

Tek ne nuk dinë të thonë bravo, kanë urrejtje e para dhe komplekset e fshatarit, që do të thotë kushdo mund të vijë nga një qoshe e botës, një artist diletant, dhe ai gjen terren të hapur. Por nuk duhet të jetë kështu, pasi janë artistët që jetojnë këtu dhe po sakrifikojnë për këtë vend.

-Sa probleme vijojnë të jenë studiot e piktorëve, ka pasur autorë që kanë pohuar se duhet një tjetër vëmendje nga institucionet?

Janë disa studio piktorësh që duhet të kthehen në muze, por kjo gjë tek ne nuk i shkon ndërmend askujt. Normalisht një krijimtari e tillë, e cila vjen drejt zhdukjes, duhet vëmendje për këto që në fund të fundit përbëjnë atë që quhet trashëgimi artistike. Por siç e kam thënë dhe më parë që një GKA nuk ka për ata njerëz që sakrifikuan jetën e tyre dhe formuan fondin e galerisë një minimum respekti. Ministria e Kulturës të botonte antologji të veprave të tyre. Në artin pamor ministrja e Kulturës nuk ka bëtë asgjë. Ekspozita nëntori këtë vit do të hapet te galeria FAB, sepse GKA është kthyer si pronë private. Grupi i artistëve “Nëntori” është me artistë që kanë një eksperiencë të gjatë krijimtarie. Dhe këtyre njerëzve që kanë një eksperiencë të gjatë në art i mbyllen dyert. Në vend t’iu thuhet bravo i mbyllen dyert, këtu krijohet një klimë depresive.

-Për konkursin “Onufri”, deri tani nuk ka asnjë njoftim nga GKA. Çfarë mund të na thoni?

“Onufri” është derivat ekspozitës kombëtare, që u bënte dikur në Shqipëri. Kjo ekspozitë kombëtare që u bënte në Shqipëri dhe merrnin pjesë 2 mijë vetë, ekspozoheshin 150 apo 160, pra ishte një konkurs dhe në Tiranë kishte tre ekspozita të tilla. Por kjo kombëtare ishte më madhe, pra ishte ky konkurs i madh që kishte dhe një komision, që ishin njerëz profesionistë edhe pse brenda linjave të partisë. Por çfarë ndodh me “Onufrin” tani? “Onufri” është një ekspozitë private, që megjithëse i kanë vënë dhe titull kombëtar dhe ndërkombëtar, kanë gjetur një shprehje që është një kurator, por e zgjedhin mundësisht një njeri pa asnjë lloj identiteti. Pa personalitet, dhe është e turpshme që një njeri të përcaktojë krijimtarinë e një kombi dhe pa personalitet. Ose duhej të jetë artist me emër ose kritik arti, por këtu ai që vendos mbi mua dhe të tjerët është askushi. Këtij askush i jepet një mundësi e madhe drastike për të gjykuar njerëzit, që kanë krijimtari. Konkursi “Onufri” de jure ekziston, por marrin pjesë edhe ata që nuk kanë asnjë lidhje me artin. Këta përfaqësojnë gjithë artin shqiptar, por nuk është e vërtetë. Drejtuesit në GKA duhet të jenë në korrent të artit, të marrin listën e artistëve dhe të shkojnë në studio. Por kjo nuk ndodh. Nëse ti si Ministri Kulture nuk ke asnjë lloj horizonti dhe zgjedh drejtorë të paaftë atëherë ti je kot. GKA nëse do të kishte salla të tjera ekspozimi atëherë do të kthehej në muze. Nuk është çështje fondesh, por konceptimi. Nuk ka as dashamirësi as dashuri për artin. Nuk kemi klimë artistike në vend. Shqipëria ka disa artistë që janë moshë e madhe përfshirë edhe mua, me aktivitete të përditshme brenda dhe jashtë vendit. Sa nga ne kjo ministri i ka ftuar ndonjëherë? Asnjë. Sa herë i ke ftuar ti si ministri këta njerëz, sa keni diskutuar, po mendimet e tyre? Asgjë.   

Intervistoi: Julia Vrapi