BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

kultura-lifestyle

Adriana Tolka: Kumbaro duhet të ishte në krah të artistëve, me pezullimin e ligjit të artit askush s’po mendon për projekte të reja

Adriana Tolka: Kumbaro duhet të ishte në krah të artistëve,

Në sezonin artistik të Teatrit Eksperimental aktorja Adriana Tolka ka spikatur me personazhet saj në skenë. Në shfaqje të ndryshme, dramë dhe komedi ajo është përcjellë me interesin e publikut. Adriana Tolka për të gjithë është cilësuar si aktore me një gamë të gjerë rolesh dhe karakteresh. Në intervistën për “SOT” aktorja tregon se ka qenë një punë shumë intensive me teatrin, shfaqjet dhe rolet kanë kërkuar përgatitje jo pak. Për aktoren ky ka qenë një sezon artistik shumë i ngarkuar, por ajo vlerëson punën që është bërë me regjisorët dhe për eksperiencat në teatër. Me një aktivitet të vlerësuar në jetën artistike, Adrian Tolka i bashkohet artistëve që janë në mbrojte të Teatrit Kombëtar. Jo vetëm për teatrin, por dhe për të tjera probleme shqetësuese aktorja tregon se ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro deri tani ka treguar që nuk ka qenë në krah të artistëve dhe kërkesave të tyre. Sipas aktores artistët janë në një situatë që po sjell shumë probleme me jetën artistike dhe realizimin e projekteve. Në reagimin e saj aktorja reagon dhe për mungesën e transparencës treguar deri tani nga ministria, dhe pohon se kjo është e dëmshme për artistët.

-Sezoni artistik në fundin e tij me teatrin. Për ju si aktore si ka qenë ky sezon, angazhimi juaj me teatrin?

Për mua si aktore ka qenë një sezon artistik shumë i ngarkuar. Jo për numrin e pjesëve, që kam qenë interpretuese, por për shkak të intensitetit të punës që kanë kërkuar veprat, sidomos në gjysmën e dytë të sezonit artistik, ku jam përfshirë në dy shfaqje. Ishte ajo me titull “Medea”, me regji nga greku Dimitris Mylonas, një projekt shumë i madh i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, i cili do të ketë vazhdueshmërinë e tij pasi mendohet të jetë dhe në festivalin e Butrintit tani në muajin korrik, por dhe në festivalin mbarëkombëtar të teatrit që do të fillojë në fund të muajit shtator në Teatrin Kombëtar. Gjithashtu dhe me shfaqjen “Presidentet” me regji nga austriakja Sabine Mitterecker një projekt që ka dashur punë intensive. “Medea” ka dashur punë intensive në planin fizik dhe në kohëzgjatjen e provave, që ne punonim gjatë ditës. Ka qenë e vështirë nga ana fizike dhe e kam përballur me një regjim të mirë ushqimor dhe fizik. Në shfaqjen e dytë ka qenë procesi i punës më i shkurtër, por ka qenë shumë intensiv. Në shumë pak kohë është bërë goxha punë. Gjatë një muaji që punova me regjisoren Sabine Mitterecker ka qenë për mua sikur shkoja në provim, aq kërkuese dhe me personaliet ishte ajo.

-Me teatrin ke nisur të merresh që në vitin 1993. Kur kanë kaluar kaq vite si e shikon aktivitetin tënd me teatrin?

Unë me teatrin nisa që në vitin 1993, një spektakël që i parapriu festivaleve sot. Më vonë në 1995 ka qenë konkursi i shkollave të mesme në Tiranë, ku ka zënë vendin e parë. Që nga ajo kohë unë nuk jam shkëputur nga teatri. Ka qenë një jetë artistike e mbushur me plot emocione. Unë zgjodha të bëhem aktore, atë që di të bëj më mirë, por dhe duke rrezikuar.

-Pse?

Sepse të jesh aktore teatri jo vetëm këtu te ne, por dhe në botë nuk është ndonjë punë që të siguron të ardhura financiare, sidomos dita e nesërme në kohët e sotme është pasigurt.

-Jeni aktive në skenë me role të ndryshme, kur the nuk është e lehtë të jesh aktore teatri me çfarë përballesh, xhelozia mes aktoreve për projektet, rolet?

Di që në fillimet e mia për shkak dhe të ndonjë inati, një kolegu im ka marrë vesh dhe më ka thënë që ty nuk të është dhënë x rol, sepse një tjetër nuk ka dashur që të ti të jesh. Më vjen shumë keq për këtë, sepse gjithmonë kam ruajtur relata të mira. Nuk jam konfliktuar me njerëzit dhe etika është shumë e rëndësishme për mua. Por ama kur të shkelin duhet të mbrosh veten. Ka ndodhur në disa raste në karrierën time dhe sigurisht e kam kaluar, por me rritje me moshë dhe profesionalisht e kam kuptuar që urtësia nuk pi ujë nëse të shkelin me këmbë. Duhet të hidhesh, të mbrosh të drejtën tënde. Ndoshta nga një përplasje e tilla kam marrë dhe bërrylin, por ka qenë e çastit dhe nuk më ka penguar në karrierën time në tërësi.

-Për Teatrin Kombëtar artistët po protestojnë, duan ruajtjen e tij. Edhe ju jeni bashkuar me zërin e tyre. Kjo situatë për ju si është?

Artistët ngritën zërin, sepse kërcënimi qe këtë herë më i hapur për Teatrin Kombëtar. Kur u bë faktike, që kjo ndërtesë do të shembet atëherë ndoshta u zgjuan aktorët, por kjo nuk do të thotë që dhe më parë nuk e kanë ngritur zërin. Megjithatë kur kërcënimi u bë kaq real, artistët protestuan. Por ne nuk duhet të ngrihemi vetëm kur na vjen e keqja te dera jonë, të ngrihemi të protestojnë për çdo padrejtësi që i bëhet çdo pjese të komunitetit në Shqipëri. Duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin. Jo vetëm unë si aktore, por dhe shumë të tjerë e mendojmë që shembja e Teatrit Kombëtar është një marrëzi. Një e keqe shumë e madhe. Niset nga interesat. Ne përpiqemi të luftojmë për ta mbrojtur. Tani që ne po flasim po përpiqet një grup i vogël artistësh që janë dhe përfaqësuesit tanë, disa janë anëtarë të Sindikatës së Artistëve të Skenës dhe Ekranit, që kanë dhe fjalën tonë në takimet që bëjnë.

-Në protesta që janë zhvilluar ka pasur zëra dhe thirrje që të bashkohen dhe të tjerë artistë. Çfarë mund të na thoni?

Kanë qenë mbase dhe pak artistë, sepse shumë janë kryefamiljarë u cënohet buka e përditshme. Kjo është ajo që mendoj. Secili i di vetë problemet që ka, por e drejta do të ishte që të ishim të gjithë bashkë. Por po të fillojmë të avullojmë një e nga një, sigurisht dhe ata që do mbeten, do jenë më pak të fortë. Nuk duhet të tërhiqemi, ne do të luftojmë deri në fund që ndërtesa e Teatrit Kombëtar të ruhet. Mjafton të sensibilizohet edhe shoqëria, dhe ajo ndërtesë nëse gjenden fondet mund të rregullohet dhe të fillojnë procesi normalisht i punës me teatrin. Nuk është e lehtë të bësh një teatër. Për mua një Teatër Kombëtar duhet të ekzistojë si një ndërtesë më vete, dhe është si një ministri. Ti mund të bësh si shtet teatër tjetër dhe jo ta shembësh këtë ekzistues. Për mua një teatër i ri kombëtar duhet të jetë në qendër.

-Në protestat e artistëve vijojnë akuzat për ministren e Kulturës. Ju sa bashkoheni?

Mendoj që ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro duhet të ishte në krah të artistëve, të nevojave të tyre, në mbrojtje të tyre. Kjo është ajo që mund të them, por ajo s’e ka bërë. Ministrja Kumbaro duhet të ishte në krahun tonë, por s’e ka bërë deri tani.

-Shqetësuese për artistët është dhe mungesa e transparencës nga Ministria e Kulturës...

Çdo anëtar i qeverisë është zgjedhur nga populli. Aty janë nga kjo zgjedhje. Ata janë aty dhe të japin llogari për atë që bëjnë, t’u përgjigjen të gjitha pyetjeve. Deri tani për transparencën Ministria e Kulturës nuk e ka bërë detyrën e saj.

-Artistët kërkuan dhe pezullim të projektligjit të artit që u publikua kohë më parë nga Ministria e Kulturës. Ju vetë sa ishit në dijeni?

Unë personalisht si aktore nuk e di se çfarë bëhet me këtë projektligj. Por ama gjërat kanë mbetur pezull. Ne do të presim që të zgjidhen gjërat me Ministrinë e Kulturës. Jemi në gjendje pezull, dhe kjo i bën shumë keq artit. Askush nuk po guxon të mendojë për projektet. Nëse do të bëhet një projekt në shtator ne duhet që tani të kemi hedhur idetë dhe të kemi aplikuar, por kjo gjë ka paralizuar jetën artistike. Ende nuk është marrë një vendim se çfarë do të bëhet dhe kjo është në dëm edhe të sezonit artistik që vjen. Kur gjërat janë paralizuar është në dëm të komunitetit tonë artistik. Shtresa e artistëve të skenës dhe ekranit është nga më intelektualet të shoqërisë sonë, por që po shtypet.

-Në muajin mars në takimin që u bë me artistët ju pohuat probleme, kushte pune dhe vështirësi të artistëve. Çfarë kërkon të ndryshojë?

Unë kam folur në atë takim. Por është një situatë e nderë në të gjitha drejtimet. Mungesë lirie, të drejtash.

-Kur pohon mungesë lirie, çfarë mungon?

 Ne jemi artistë dhe shumica nuk mund të merren me diçka tjetër. Tregu i punës është shumë i kufizuar dhe i keqpaguar për kërkesat krijuese dhe dinjitetin e artistit. Në momentin që të cenohet ekzistenca, nuk mund të ketë liri.

-Ju vlerësoni Teatrin Eksperimental për punën që bëhet aty. Ndërkohë, nëse për Teatrin Kombëtar dimë që do shpërngulet te Turbina, për Eksperimentalin nuk dimë asgjë se çfarë do të bëhet me të, pasi Ministria e Kulturës nuk e përmend fare. Sa shqetësuese është kjo?

Nuk e dimë se cila është arsyeja pse nuk përmendet nga Ministria e Kulturës. Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” është një zë shumë i fuqishëm në rang kombëtar, bën një numër të konsiderueshëm shfaqjesh sa disa institucione të marra bashkë. Por që ka ndoshta buxhetin më të ulët nga institucionet e tjera në varësi të ministrisë. Ky teatër është një institucion shumë produktiv, e di ministria arsyen pse nuk përmendet. Por ajo që ne shikojmë si artistë, Ministria e Kulturës nuk ka qenë dashamirëse nga këtij teatri.

Intervistoi: Julia Vrapi