BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

kultura-lifestyle

Agim Hushi: Artistët e TOB trajtohen si punëtorë fabrikash, opera nuk është shtëpi kulture por strategji kombëtare

Agim Hushi: Artistët e TOB trajtohen si punëtorë fabrikash, opera
Tenori shqiptar më famë botërore Agim Hushi është një nga emrat e vlerësuar të skenës operistike shqiptare dhe asaj botërore. Me aktivitetin e tij artistik ka shkëlqyer në shumë skena dhe vazhdon të jetë ende në vëmendjen të publikut dhe kritikës. Së fundmi ai është emëruar dhe president i “Royel Cambodian Opera” në Kamboxhia, ku siç tregon dhe vetë do të fillojë aktivitetin në këtë skenë me disa produksione madhore të operës, ku janë të ftuar yje të muzikës operistike botërore. Por këto ditë tenorin e njohur shqiptar Agim Hushi e gjejmë në Tiranë dhe tregon se po i shijon ditët e kësaj stine në Shqipëri, duke pasur në vëmendje dhe projekte të tjera. Në intervistën dhënë për gazetën tenori Agim Hushi, “Mjeshtër i Madh”, ndërsa tregon mbi projektin dhe aktivitetin e tij larg Vjenës, ndalet dhe në gjendjen që po kalon Teatri i Operës dhe Baletit. Për tenorin edhe pse shteti jep një buxhet të paktë për TOB, duhet që dhe vetë institucioni të drejtojë më mirë aktivitetin e tij. Sipas tenorit Hushi, TOB duhet kthyer në një skenë ku të huajt dhe shqiptarët që ndjekin artin e operës e meritojnë.
 
 
Këto ditë ju shikojmë në Tiranë. Rikthimi juaj këtë stinë çfarë ka në vëmendje, ku ju shohim dhe në takime me miqtë tuaj?
Vërtetë është një mrekulli të jesh në këto ditë të bukura në Tiranë. Por unë po e shoh Shqipërinë më të bukur se kurrë, sigurisht për këtë kohë që flasim, sepse unë e di që e ardhmja i ofron Shqipërisë dhe këtij brezi të ri që meriton një Shqipëri po aq të bukur sa ëndrrat e saj, do të jetë shumë më ndryshe. Por gjithsesi ne që e lamë atë në vitet ’90, gjejmë një Shqipëri me shumë më kulturë dhe qytetari në rrugë, në kafene, në shërbime, etj. Me një treg shumë të pasur. Mund tu them që kam gjetur këtu gjëra të mrekullueshme. Por rikthimi im këtë herë kishte të bënte dhe me faktin se po mendojmë që është koha për tu kthyer në atdhe dalëngadalë, edhe pse unë jam në kulmin e punëve të mia. Unë shpresoja, që do filloja të ndjeja ngadalësimin, por shumë gjëra janë me vrull dhe unë e dua punën. Ne jetojmë në Vjenë, por kemi blerë në Tiranë dhe një apartament të bukur nga një ballkon shikoj gjithë Tiranën dhe te tjetri shikoj parkun. Por kemi blerë dhe një apartament për djalin tonë dhe këto ditë po ashtu jemi duke pasur në vëmendje edhe për të blerë një sipërfaqe toke në Golem pranë detit. Ne ende nuk e kemi marrë vendimin se përfundimisht do të jetojmë në Shqipëri, por ama bashkë me bashkëshorten time jemi të sigurt që pleqërinë tonë do ta kalojmë në Shqipëri, do të jetë një gjë shumë e bukur.
 
Por sa i takon aktivitetit tuaj, si po vijon këto kohë?
Këto ditë unë kam marrë leje nga shkolla në Vjenë. Jam shkëputur. Jam emëruar dhe president i “Royel Cambodian Opera” në Kamboxhia, por dhe si këshilltar i ministres së kulturës Phoeung Sackona. Janë obligime që më vlerësojnë, më bëjnë të privilegjuar dhe të arrirë si profesionist dhe si shqiptar. Sa i takon Vjenës, nga fundi i muajit shkurt unë kam marrë statusin e përfaqësimit të Vjenës për projektin e Universitetit Muzikor të Vjenës që po mendohet të ndërtohet në Shqipëri, ku jam përcaktuar si rektori i këtij universiteti.
 
Meqë jemi tek opera, më shumë se një vit më parë ju ishit në skenën e TOB ku u shprehët se mbyllët dhe karrierën tuaj me operën. Pas kaq kohësh, çfarë mund të na thoni?
Ishte një vendim shumë i matur dhe i pjekur. Dinjitoz, sepse kantoja është një art që nuk ka të bëjë me anën fizike, por me emocionin që krijon vokali. Maturia vokale lidhet me vitet. Është e kundërta e asaj që po ndodh sot në botën e operës, ku të rinjtë aktivizohen në një moshë kur vokali ndoshta fizikisht është i freskët, por emocioni nuk e ka arritur atë maturitetin e tij dhe për fat të keq në kohën tonë, kur unë futa këmbën në operën ndërkombëtare gjykohej që një tenor piqej në moshën 31 vjeçare, ndërsa në botën sot tenorët fillojnë në moshën 22 vjeç dhe mbarojnë 36 vjeç, kjo do të thotë që kemi një opera që është e prirur drejt konsumimit dhe një spektakli fiziologjik dhe jo emocional. Ka një krizë botërore, që shpjegohet jo me krizën e fabrikave apo fuqisë punëtore, por ka krizë të moralit ku profesionalizmi është në dorë të dytë. Kjo ka pushtuar dhe operën e sotme. Ka dhjetë vjet, që opera në botë sot është në dishezë.
 
Meqë po flisni për operën, ju vini herë pas here në Tiranë, çfarë shikoni këto kohë tek TOB?
Shteti jep një investim sa për ta nxjerrë atë në pika vdekjes, por TOB duhet të lëvizë me këmbët e veta. Kjo gjë nuk po ndodh dhe ka një arsye.
 
Ku e shikoni ju këtë problem?
Koncepti i menaxhimit nuk ka asnjë ndryshim nga ai i mëparshmi, sepse opera nuk bën thjesht audicione këngëtarësh, plane shfaqjesh. Për mendimin tim opera nuk është shtëpi kulture, që ta mbushim me shfaqje, por opera është një strategji kombëtare, që duhet të pasqyrojë një nivel të caktuar. Ndoshta kjo opera sot ngatërrohet me një opera që duhet të ishte bashkiake, që duhet të ishte për publikun, siç e kanë kryeqytetet në botë dhe ajo i ngjan kësaj opere ekzistuese. Por duhet të kishim dhe një opera kombëtare, ku bëhet fjalë për produksione të reja dhe madhore, ku vijnë spektakle madhore, ndërkohë që dhe buxhetet duhet të jenë dinjitoze nga shteti dhe artistët duhet të paguhen mirë. Por unë nuk jam i mendimit që një artisti të operës duhet ti kontrollohet orari kur duhet të vijë dhe kur ikën. Një artisti të operës i vihen detyra dhe përgatitje rolesh profesionale dinjitoze dhe duhet të lihen të lirë të përfaqësojnë veten, dhe të kenë agjentë të tyre dhe në botë. Të marrin dhe energjinë ndërkombëtare, që i jep kjo lëvizje, dhe jo të jenë viktima të një orari pa vlerë. Çfarë vlere ka të kontrollosh një artist kur vjen dhe ikën nga opera? Nuk janë punëtorë fabrikash, por artistë të lirë. E para duhet t’u garantohet liria artistike.
 
Por këto buxhete dihet që prej vitesh janë të pakta për aktivitetin e Teatrit të Operës dhe Baletit. Si e shikoni Ministrinë e Kulturës?
Ministria e Kulturës është për t’u fajësuar plotësisht për gjendjen që ka sot TOB. Përmes saj lëshohen udhëzime se si të udhëhiqet opera. Por udhëheqja e operës do të thotë çlirim të operës dhe jo ta shtrëngojë. Ne jetojmë në botë dhe nuk kemi parë këtë mënyrë udhëheqje. Kemi rikonstruksionin e TOB, që më vjen mirë që thonë do të bëhet, por ama kjo duhet të ishte bërë me kohë. Ne kemi artistë të mrekullueshëm në TOB sot, dhe nuk duhet të ngatërrojmë artistët me mënyrën se si udhëhiqet opera. TOB është një trung i madh që ka 60 vjet, atje kemi artistë personalitete, dhe si mund të marrësh në audicion një artist, që ka 30 vjet që këndon? Normal që ka audicione dhe ato duhen, por çfarë janë këto audicione që vjen një violiniste dhe të dëgjon atje?
 
Ju përmendët dhe rikonstruksioni e TOB, i cili për shkak të buxheteve ka qenë problem dhe vazhdon të jetë. Si kanë ndikuar zvarritjet me projektin dhe buxhetet?
Çështja e parave është e mirëfilltë qeverisëse dhe unë nuk jam ekspert të gjykoj arsyen pse. Por ama gjykoj që kthimi i dinjitetit të kësaj ndërtese, ku Shqipëria krenohet me të drejtë që ka nxjerrë yje dhe mbushin skenat, normal që kjo skenë duhet rinovuar. Duhet kthyer në një skenë ku të huajt dhe shqiptarët që ndjekin artin e operës e meritojnë. Por kur kjo qeveri apo ajo që do të vijë e kontrollon artin me buxhete dhe opera nuk është në gjendje të krijojë dhe të dalë si një institucion i pavarur, kjo nuk është opera perëndimore, këtë lloj opera nuk e kemi.
 
Ju përmendët probleme, por Teatri i Operës dhe Baletit ka pasur dhe vepra të suksesshme në skenë. Çfarë mund të na thoni për këtë?
Suksesin e artistëve unë nuk e diskutoj. Unë flas si mund të menaxhohet ky art i madh, këto artistë të mëdhenj. Sado keq të menaxhohet opera, ata artistë janë atje dhe do shkëlqejnë në skenë. Nuk duhet fshehur dështimi i menaxhimit pas suksesit të artistëve. Ka një kurth, që i bëhet artit shqiptar. Unë i kuptoj ato procese që janë jetike për artin. TOB nuk është një stoli apo biznes që është lënë në dorë apo të një apo dy njerëzve. Opera është një art i madh, që ka 62 vjet që ka ngulur rrënjët. Opera shqiptare ka një traditë të jashtëzakonshme, për fatin e saj të keq ishte e izoluar për 45 vjet, por kësaj gjinie të madh nuk mund ti heqësh dhe jehonën botërore, që ka krijuar. Nuk mund të ketë kulturë planore, nuk mund të bëhet me plane, por me krijimtari të lirë dhe me personalitet që dinë se çfarë bëjnë. Nuk është kontrolli, por është çlirimi i forcave krijuese. Ky kontroll çon në ngushtim të mentalitetit kulturor, të mentalitetit menaxhues. Çlirimi i këtyre energjive bën atë që ky art të kthehet në një industri të mirëfilltë politike, që i shërben promovimit të vlerave. Jo se nuk e kanë bërë këta artistë, por duhet bërë më mirë nga ata që menaxhojnë, këta që janë dhe ata që do vijnë. Më vjen keq që në TOB nuk ka as strategji, as vizion, kjo sepse nuk ka para, nuk ka skena të reja apo produksione madhore të atij niveli që të shiten dhe të blihen në botë. Po marr një shembull, opera që bën bujë në botë është ajo e Pekinit. Produksioni i Pekinit “Turandot” është më i miri që qarkullon sot në botë. Kemi produksione të Vjenës që shiten në botë, etj. Por ne kemi dhe artistët tanë që këndojnë në skena madhore. Ku janë këta sot? Sa herë ka ardhur një televizion i huaj i fuqishëm të filmojë këtu te ne? Po flas për një axhendë botërore dhe independencë, dhe jo nuk na jep fonde ministria. Por nëse e themi thjeshtë, koncepti i dështimit të administratës është ne nuk na ka dhënë para Ministria e Kulturës dhe koncepti i ministrisë për të kontrolluar me fonde aktivitetin e operës është dështimi i ministrisë.
 
Si president i “Royel Cambodian Opera” në Kamboxhia do të ftoni artistë të TOB të jenë në produksionet tuaja?
Këtë punë e filloj në shtator të këtij viti. Isha para dy muajsh që bëra prezantimin. Do të filloj me dy projekte në shtator, dy projekte madhore ku ka ftuar yje të botës, ku njëra është Angela Georgiu, që do të këndojë “Toskën”. Patjetër që dhe artistë nga Shqipëria do të kenë mundësi të vijnë në atë skenë, uroj që të ketë një bashkëpunim mbi baza profesionale dhe mirësi të tillë, dhe me artistë që meritojnë.
 
Intervistoi: Julia Vrapi