BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

kultura-lifestyle

Agim Janina: Ora e GKA ka mbetur në vitin ’90, artistët nuk afrohen dhe as ekspozohen

Agim Janina: Ora e GKA ka mbetur në vitin ’90, artistët nuk

Studiuesi i artit Agim Janina shprehet se artistët nuk kanë ende vendin që meritojnë dhe nga institucionet përgjegjëse mungon respekti. Në intervistën për “SOT” studiuesi Agim Janina flet për një sërë problemesh që has sot aktiviteti i artistëve në vend, por sipas tij edhe GKA është një institucion që as ndiqet krijimtaria artistike, as blihen vepra dhe as nuk afrohen artistët. Sipas tij, sot ekspozitat janë në dorë të drejtuesit të institucionit. Për studiuesin e artit Agim Janina shteti ndihmon dhe nxit krijimtarinë dhe ka shumë forma për ta bërë, por kjo ka munguar në vendin tonë prej vitesh. Me shumë problem studiuesi shikon dhe shkatërrimin e studiove të piktorëve, që sipas tij nga Ministria e Kulturës apo dhe GKA nuk ka pasur vëmendje se çfarë ka ndodhur.

-Ju jeni shprehur me kritika për institucionet për promovimin e artistëve shqiptarë. Çfarë ka munguar nga institucionet?

Gjendja e artit pamor pasqyron tollovinë politike. Ende arti nuk është institucion. Kjo do të thotë, që politika është ajo që vendos dhe fjala është së politika vendos vlerat e artit. Në art ka vend për të gjithë, që shpërfaqin vlera, pavarësisht mënyrës së shprehjes, formës apo rrymës artistike. Dramaturgu Bertold Brehti shprehet, se qielli është i bukur se ka yje të madhësive të ndryshme. Në art ka vlerë ajo se çfarë shpreh, jo mënyra se si e shpreh, pa u futur në logjikën e formës dhe përmbajtjes. Asgjë nuk është e tejkaluar dhe ka vend për të gjithë. Vlera është kryefjala e artit. Nën shtysën e artit modern, që shpesh është i diskutueshëm në vlera me ato se çfarë ekspozohen dhe nxiten e ushqehen nga institucionet, të lenë jo në dyshim, por me gojë hapur, ku për vlera janë shfaqur edhe banalitete të neveritshme në antivlera, sa të vjen ndot edhe t’i përmendësh. Nga ana tjetër shpesh është institucioni shtetëror, ai që vendos se kush duhet të ekspozohet dhe kush jo, veprim krejt i njëanshëm, aspak dinjitoz, por më keq, aspak profesionist. Vendi që zë kultura në buxhet dhe mënyra e shpërndarjes së tij lë për të dëshiruar, por nuk është kjo ajo që vret. Në tërësi artistët pamorë ndihen të braktisur, duke iu ngushtuar hapësirat e ekspozimit. Ndryshimet e sistemit, futja në ekonominë e tregut, solli ndryshime rrënjësore. U vunë në dyshim shumë vlera dhe shumë artistë. Hapja më botën, vërshimi i formave të reja shprehëse krijuan gjendje të re artistike, ç’ka solli dhe përplasje në kuptueshmërinë e vlerave. Shteti me institucionet përkatëse është syri dhe veshi i kombit. Kultura dhe arti është pjesa e ashtit të tij. Ende artin nuk e kemi institucion dhe artistët në vendin që meritojnë. Ajo që mungon nga ministria dhe GKA është gjëja më e trishtë për ta thënë: respekti. Mungojnë takimet, pritjet, bisedat, mungon dëgjimi dhe fjala. Pra gjëja më njerëzore. Kur organizohen ekspozita vetjake apo nga grupime artistësh në përurime nuk duket asnjë përfaqësues. Keqardhje! Të dhurosh salla të mbushura me vepra arti dhe ata që e kanë për detyrë t’i ndjekin të mos vijnë, thjesht dhe për mirësjellje është pikëlluese dhe fyese. Piktori Zamir Mati, emigruar në Francë, ka fituar të drejtën të pikturojë në një nga lagjet më të bukura të Parisit. Aty çdo ditë kalonte ish presidenti i Francës Zhak Shiraku. Një herë kur piktori nuk kishte dalë si zakonisht të pikturonte, pasi ishte me temperaturë, i ftohur, presidenti ndali makinën, zbriti dhe pyeti, ai piktori që pikturonte këtu pse nuk ka dalë sot? Mos i ka ndodhur gjë? Dhe me që jemi në Francë, një mik kur kishte datëlindjen i erdhi urimi nga kryetari i bashkisë së qytetit. A u shkon mendja pushtetarëve të bëjnë veprime të tilla? Artistët edhe një fjalë i ngre peshë. Autorë të tillë si Jakup Keraj, Abdulla Cangonji, Isuf Sulollari, Bujar Asllani e shumë të tjerë janë lënë krejt në harresë. Fondi i galerisë rrallë nxjerr ndonjë vepër apo të kujtohet për ta. Jo se ministria nuk ka dhënë ndonjë lek për ndonjë ekspozitë, kjo është sa për të larë gojën. GKA i ka mbyllur dyert për shumicën e artistëve. Në demokraci shteti ka nevojë për artistin dhe jo artisti të ngjitet pas shtetit, i detyruar financiarisht, ku politika u ka zënë frymën.

-Galeria Kombëtare e Arteve ka hapur ekspozitën me veprat e Kol Idromenos, sipas jush a duhet të ishte bërë më shumë për autorët shqiptarë, që kanë vepra në fondin e GKA?

Kol Idromeno është një artist meritor dhe shumëdimesional. Ka lënë disa vepra që bëjnë pjesë në fondin e artë të artit pamor shqiptar. Një veprimtari për të është shumë e mirëpritur për ta parë piktorin në të gjithë hapësirën e tij piktorike dhe fotografike. Idromeno nuk është i vetëm. Tradita radhit një sërë artistësh pamorë me vlera të ndryshme artistike, çka krijojnë mozaikun e artin pamor shqiptar. Fatmirësisht nuk janë të paktë, por rrinë skutave të fondit të paekspozuar, e jo më të organizohen veprimtari për ta. Në raste ato janë bërë nga familjarë. Pa folur këtu për botime të GKA, të cilat janë të pakta dhe pothuajse janë ndërprerë. Edhe shtypi e media më shumë rendin pas skupeve artistike, se sa drejt vlerave. Në ekspozita më shumë ndikon parapëlqimi i drejtorit, se sa mendimi artistik gjithëpërfshirës.

-Piktorë të ndryshëm shprehen se po mbyllen studiot, nuk paguajnë dot as energjinë, sepse shteti i quan si biznese, por sipas tyre nuk është e drejtë. Ju si e shikoni këtë problem?

Raporti i shtetit me artistin gjithmonë ka qenë dhe do të jetë një raport shpesh i mbrapshtë, për vetë natyrën e artit, lirinë që arti mbart. Studiot e artistëve dhe këtu fjala është për studio, që u janë dhuruar në të kaluarën artistëve, se sot kjo nuk funksionon më, është një plagë e rëndë dhe e turpshme. Shkatërrimi i një numri të madh të tyre është një njollë e pashlyeshme në ndërgjegjen artistike të vendit, një humbje vrastare, e pakorrigjueshme. Në vend që të ishin tempuj artistikë, ku do tërhiqnin shikues të shumtë dhe do të zbukuronin profilin e qyteteve, ato u rrënuan dhe u zhdukën pabesisht, në mënyrë të dhunshme, sikur brenda tyre jo të kishin vepra arti, por sikur ishin me sëmundje vdekjeprurëse. Në vend që të mbesnin dëshmi artistike, u rrafshuan, u dogjën, u tjetërsuan, duke i lënë veprat në mëshirë të fatit, ku dhe u vodhën, u thyhen apo u shitën s’dihet se ku. Sikur kaloi kolera mbi to. Një e vërtetë lemeritëse. Mirë apo keq, të dhëna nga sistemi i shkuar, ato duhet të ruheshin e mirëmbaheshin nga shteti. Ishin pasuri kombëtare dhe i takonin historisë. Me zhdukjen e tyre, u zhduk një pjesë e vyer e kulturës shqiptare, një gjurmë e kthyer në hi, që nuk vjen më. Kështu ndodhi me studiot e Odhise Paskalit, Janaq Paços, Skënder Kamberit, Nestor Jonuzit e shumë të tjerëve. Shumë vepra dergjen magazinave të mykura e të mbuluara nga pluhuri dhe harresa. U shkatërrua e humbi pa gjurmë “Monumenti i Heroinave të Mirditës” në Rrëshen, u orvat të hiqej mozaiku nga ballina e Muzeut Historik Kombëtar, u kërkua prishja e disa monumenteve të tjerë në qytete të ndryshme, fenomen makabër i vjetër sa bota, që tek ne u bë nën duhmën e luftës së fshirjes së çdo gjurme të periudhës komuniste, pa kuptuar se po zhdukej një dëshmi artistike historike, tregues i një kohe. Në Tiranë fatmirësisht është ende në këmbë ndërtesa, ku u ngrit për herë të parë në vitet ’30 Shkolla e Vizatimit dhe dhanë mësim apostuj pedagogë dhe mësuan nxënës, që më pas do të ndërtonin tempullin e artit shqiptar si Andrea Kushi, Odhise Paskali, Abdurrahim Buza, Lasgush Poradeci, Sadik Kaceli, Foto Stamo, Nexhmedin Zajmi, Ibrahim Kodra e shumë të tjerë, por askush nga institucionet nuk kujtohet ta kthejë në muze apo më e pakta të verë një pllakë përkujtimore. Studiot u dhanë për t’u kthyer në muze. Shkatërrimi i tyre është krim i pastër artistik. Ka goditur shi në zemër kulturën shqiptare. Gjurma artistike është gjurmë identiteti. Këto gjurmë edhe pse në heshtje ulërasin. Kush e dëgjon atë? Askush nuk kujtohet dhe drejtuesit e Ministrisë së Kulturës apo të GKA, besoj as që i dinë, jo më të kujdesen për to. Marrja nën mbrojtje është më e pakta, që duhet të bëjnë dhe e kanë për detyrë të bëjnë për sa i përket asaj që ishte realitet, se sot në ekonominë e tregut veprojnë rregulla të tjera dhe nuk është shteti që dhuron studio. Shteti ndihmon dhe nxit krijimtarinë dhe ka shumë forma për ta bërë.

-Vijojnë akuzat e artistëve ndaj GKA për mbyllje të dyerve. Sipas tyre është e njëjta situatë dhe për artistët nga Shqipëria nuk ka ekspozita. Çfarë duhet bërë, sipas jush?

Jo vetëm për autorë të njohur, por nuk ka as për autorë të rinj. Ora e GKA, me përjashtime të rralla, ka mbetur në vitin ’90. As blihet dhe as hyjnë më vepra në të. Me keq krijimtaria artistike as që ndiqet. As që njihen. As afrohen dhe as ekspozohen. Ndoshta drejtuesit e institucioneve presin të zbresë ndonjë talent i jashtëzakonshëm për ta venë re. Përgjegjësia është e drejtpërdrejtë për drejtuesin e institucionit. Artistët i janë larguar GKA. Nuk e gjejnë veten aty. Nuk i njohin dhe nuk i duan. Skandaloze që ekspozita të grupimeve të mëdha, përfaqësuese të artit pamor shqiptar, u përplaset dera e galerisë në fytyrë. Përzgjedhja e ekspozitave është thjesht në dorë të drejtuesit të institucionit. Ai vendos. Ai vulos.

 -Në një politikë që të reduktonte këto probleme për artin figurativ për ju çfarë duhet të jetë parësore, pra nga duhet të nisë nga institucionet?

Çdo gjë fillon nga njohja dhe respekti. Çfarë të kërkosh kur institucionet janë në humbëtirë, në mosnjohje dhe në mosvlerësim? Jorgji Gjikopulli para ca kohe hapi një ekspozitë meritore në FAB me punime impresioniste mbresëlënëse, por GKA e pa si vlerë të tejkaluar e jo më ta kërkonte të ekspozonte në sallat e saj. Po ashtu Gazmend Leka apo Perikli Çuli (ndjesë për ata shumë e shumë artistë të tjerë që nuk po i përmend), që pret ta hapë ekspozitën e tij në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar, ç’ka duhet ta bënte GKA. Shembujt janë të panumërt. Shumë artistë pamorë kërkojnë të hapin ekspozita përvjetorësh në GKA, por largohen e shmangen paturpësisht. Në radhë të parë është në nderin e institucionit ekspozimi i tyre.

-Mungojnë ekspozitat kombëtare, por edhe grupime si “Nëntori” apo “Pranverart” nuk mbështeten nga ministria për ekspozitat. Sa është kjo shqetësuese?

Nuk janë vetëm ato. Çdo vit krijohen grupime të reja, nga se artistët pamorë kërkojnë të shprehen. Përsëri me dhimbje, shumica e artistëve ndihen të braktisur, jetimë. Ironia është se kur ndërrojnë jetë, atëherë pushtetarët kujtohen të dalin para kamerave dhe të thurin ditirambe, duke bërë të diturin në paditurinë e tyre. Problem më vete është mungesa e tregut artistik dhe mungesa e kulturës së atyre, që u pasuruan në mënyrë marramendëse dhe kanë harxhuar me miliona për mobilimin e shtëpive dhe i mbushin muret e shtëpive me tablo me anonimatë të pavlerë, si të ushqehesh me produkte të kalbura, sepse arti është ushqim shpirtëror, pa kuptuar dhe pa ditur, që një vepër arti, jo vetëm të pasuron, por mund t’i rritet vlera, aq sa e të gjithë mobiljeve që janë blerë. Kërkesat e artistëve janë kaq të thjeshta e njerëzore. Çdo gjë fillon nga dëgjimi dhe respekti për artistët. Por vallë kaq meritojnë artistët pamorë?

Intervistoi: Julia Vrapi

Më të lexuarat