BREAKING NEWS

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me
x
BREAKING NEWS

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën,
x
BREAKING NEWS

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për
x
BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x

kultura-lifestyle

Agim Krajka: Ka një ndryshim të tmerrshëm në emër të së keqes, po humbim kulturën tonë popullore

Agim Krajka: Ka një ndryshim të tmerrshëm në emër

Kompozitori Agim Krajka shprehet se për artin dhe kulturën nuk bëhet sa duhet nga institucionet që janë përgjegjëse për zhvillimin e jetës artistike në vend. Kompozitori shpreh keqardhjen që sot për krijuesit mungon mbështetja për aktivitetin artistik. Sipas tij vlerësimi që bëhet sot për artistët është shumë i paktë. Në intervistën për “SOT” kompozitori pohon se artistët janë pa status dhe me pensione të ulëta. Në fushën e krijimtarisë muzikore ai shpreh keqardhjen që shumë krijime nuk janë të mbështetura në kulturën tonë popullore. “Nderi i Kombit”Agim Krajka kërkon më shumë kujdes për Ansamblin Popullor, që sipas tij nuk është më si dikur. Me krijimtarinë muzikore ndër vite Krajka ka marrë pjesë në shumë festivale të muzikës deri në ato të fundit të pas viteve ‘90, duke filluar me këngën e famshme “Lemza”, kënduar nga Vaçe Zela në Festivalin e Parë të Këngës në Radio më 1962.

-Koncerti “Të gjithë e duan Agim Krajkën” bëri bashkë artistët. Si u ndjetë nga ky koncert që risolli në skenë krijimtarinë tuaj?

Rëndësi ka për mua, që u riprodhua krijimtaria ime. Për mua si autor ka rëndësi që krijimtaria ime muzikore u ekspozua në popull. Unë nuk bëja kurrë një këngë nëse mua nuk më pëlqente shumë mua si krijues dhe nëse nuk gjeja Krajkën aty si talent. Por pasi bindesha që kjo këngë mua vërtetë më pëlqen, atëherë unë e nxirrja këtë këngë, janë ato krijime që bëjnë përshtypje dhe sot për ata që i njohin. Ndërsa tani më vjen keq, sepse duket se ka marrë fund gjithçka në krijimtari. Ulet dikush në keyboard dhe dalin të gjitha këngët njëlloj.

-Edhe Ansambli Popullor ishte pjesë e koncerteve tuaja. Çfarë mund të na thoni sot për ansamblin, për ju sa bëhet?

Në Ansamblin Popullor unë kam punuar për 17 vjet, si drejtues orkestre dhe fizarmoniçist. Natyrisht me zanatin që kisha unë shkruaja dhe krijimtarinë time personale si valle, etj., por kisha një shtrat ku shkoja dhe gjeja një të vërtetë. Përshembull kur shkuan në festivalin e Dizhonit që ishte ndërkombëtar, më para unë kisha menduar se ku duhej të shkoja që të gjeja një motiv dhe të shfrytëzoj dhe veten time. Shkova në Konispol dhe qëndrova dhjetë ditë, njoha atë stil dhe shkruajta vallet çame, por me një veçori të veçantë siç është në tingëllim ajo. Dhe vallja çame na veçoi atje në Dizhon menjëherë. Ishin gjashtë pallka floriri kur iu dha gjerdani i artë në Dizhon të Francës ansamblit. S’e mora unë, por ishte krijimtaria jonë, muzika jonë e mbështetur në kulturën popullore. Por më vjen keq që për Ansamblin Popullor nuk ka më vëmendje si dikur nga shteti. Bëhet fare pak dhe nuk ka më ansambël si dikur. Janë akoma po me atë repertor si dikur. Ansambli Popullor ishte një ekspozim i kulturës së një kombi dhe nuk duhet të përgjigjesha unë për atë punë por shteti, institucionet që merren me këtë punë. Unë punova 17 vjet si dirigjent orkestre dhe si kompozitor, dhe ato vite unë kam hulumtuar shumë dhe në kulturën shqiptare të popullit tim. Ndaj dhe sot vallet e mia janë akoma gjallë. Ansambli sot punon, por ama duhet vëmendje nga shteti. Ministria e Kulturës duhet të krijojë një ansambël profesional që të përfaqësojë kulturën e të gjithë këtij kombi. Një ansambël me korin, me valltarët me orkestrën siç ishte në atë kohë dhe ato të jenë përfaqësuesit e kësaj kulture të popullit.

-Sa jeni shpërblyer ndër vite me krijimtarinë tuaj për të drejtën e autorit?

Unë si autor këngësh nuk jam shpërblyer për të drejtën e autorit. Kam një krijimtari muzikore, përtë cilën nuk marr asnjë cent. Më kanë dhënë vetëm tituj si vlerësim, por për të drejtën e autorit asgjë nuk kam marrë. Unë kam një krijimtari që nis më 1962 e deri në 1992, por për të drejtën e autorit nuk kam asnjë shpërblim. Muzika ime shfrytëzohet dhe nuk marr gjë si autor. Shteti s’i ka ligjet, sepse nëse do të funksionin, do të më kishin ardhur dhe mua paratë për të drejtën e autorit të krijimtarisë sime muzikore. Por shtetit, as i bie mendja për të drejtën e autorit.

-Artistët e brezit tuaj herë pas here shprehin dhe problemet për pensionet e ulëta. Sa është shqetësues ky vlerësim i paktë?

Artistët nuk marrin pensionin që duhet sepse sot nuk kanë status. Ka shumë vite që flitet për statusin e artistit dhe asgjë. Janë vetëm premtime. Statusi i mbron artistët, por nuk kanë. Statusi e para është vepra e artistit, që ai ka lënë dhe që mbahet sot akoma dhe që përfaqësohet ansambli. Artistët janë pa status dhe kjo ka sjellë dhe rroga të ulëta. Ne në vendin tonë nuk kemi një sistem organizativ që të ndihmojnë artistët, nuk e ka shteti këtë sistem. Më thoni, a kemi ne sot ansambël shtetëror? Ku merr frymë ky ansambël? Sa vlerësohen artistët?

-Ju keni qenë dhe kritik për festivalet, që zhvillohen sot. Çfarë mungon?

Së pari muzika e festivalit sot nuk mbështet në kulturën e popullit për të cilën duhet të shkruhet. Nuk e ndjen veten njeriu shqiptar te x këngë që këndon dikush. Janë zëra të krijuara në shtëpi me një keyboard, janë pajisje elektronike dhe bëhet kënga. Po ju them sërish që në kohën time nëse mua nuk më pëlqente një këngë e imja nuk guxoja kurrë që t’ia jepja një këngëtari ta këndojë as në festival, dhe askund tjetër. Por ky ishte një formim i imi dhe i gjeneratës sime. Nuk ka më muzikë të lehtë shqiptare sot. Dhe kur them muzikë të lehtë shqiptare të kuptohet menjëherë siç kuptohet një këngë e Çelentanos, apo dhe këngët e shteteve të tjera. Tek ne nuk ndodh kjo, sepse së pari mungon arsimi, pra mungon shkolla. Së dyti i gjejnë të gatshme gjithçka, së treti dhe kur ulet të shkruajë është pranë një keyboard që incizon vetë keyboard. Për mendimin tim ka një ndryshim të tmerrshëm në emër të së keqes, kur është puna për muzikën tonë kombëtare. Në festivalet e asaj kohe mbeteshin këngët, 2, 3, 4, mbeteshin dhe i këndonte populli. Por dhe të tjerat nëse nuk këndoheshin dëgjoheshin në festivalet shqiptare. Por sot më merrni një këngë të festivalit dhe a mbahet mend? Janë dhe kopjime. Nëse një festival nuk ka këngë që të emocionojë atëherë janë problemet që po flasim. Mund të ketë në skenë të veshur bukur, me zë, të ketë orkestrën, por ama ta quash si këngën e popullit tënd është vështirë.

-Sa humbet krijimtaria jonë duke mos u mbështetur në tabanin kombëtar sipas jush?

Ne po humbim kulturën tonë popullore.

-Në aktivitetin tyre sot artistët shprehen se duhet të kenë në shumë mbështetje. Mosvlerësimi i artistëve si ndikon?

Shteti nuk merret fare me artistët. Por mohon një simbol të kombit të tij shteti. Shteti nuk mendon fare për kulturën e popullit të tij. Polifoninë labe e merr UNESCO dhe ne as e dëgjojmë.

-Në aktivitetin tuaj ju keni dhe krijimtarinë me muzikën e filmave. Sa rëndësi ka për ju kjo pjesë?

Muzika e filmit ka pasur shumë interes për mua si krijues. Filmi i parë për mua është ai me titull “Çifti i lumtur”. Por në krijimtarinë time janë tetë filma që unë kam bërë muzikën ndër vite. Muzika e filmit është i vetmi zhanër që mjaft të njohësh skenarin dhe regjisori ta lë në dorë ty më pas që ti japësh jetë me tingullin tënd. Është si një shpërthim shumë i madh artistik.

 -Çfarë mund të na thoni për krijuesit e rinj, një mesazh për punën?

Modele në këtë botë ka shumë me çfarë mund të mësojë njeriu. Edhe në shtëpi po të rrijë të dëgjojë është në gjendje me formimin që ka të seleksionojë se kush është zhanri që i pëlqen atij, kush është mënyra që e ripohon vokalin krijues të tij. Në radhë të parë njeriu i referohet krijimtarisë së tij që e bën për vete dhe më pas mendon se cili do të jetë këngëtari. Është shumë e vështirë që të gjesh një këngëtar, sepse këngët po i bëjnë në sekonda sot. Zëra ka Shqipëria si mungojnë, por i mungon ajo me çfarë kënge do të merret zëri. Krijimtaria sot është ja shikoni festivalet. Më këndoni një këngë nga festivalet? A mbahet mend?

-Krijues të ndryshëm shprehen se Ministria e Kulturës duhet të ketë një fond të veçantë për krijimtarinë muzikore. Sa bashkoheni?

Normal që duhet ta ketë shteti, ministria një fond për krijimtarinë muzikore. Krijuesit kanë të drejtë në kërkesën e tyre. Si zhvillohet një komb nëse nuk zhvillon artin?

-Si i kaloni ditët?

Unë dal, bëj një xhiro çdo mëngjes afër shtëpisë dhe më pas jam te kafe “Lemza”, nuk dal më tutje. Aty vijnë dhe miq e shokë plot që më takojnë.

Kompozitori Agim Krajka, “Nderi i Kombit”

Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansambli Popullor sollën në skenë koncertin “Të gjithë e duan Agim Krajkën” në dhjetorin që lamë pas. Koncerti në nder të mjeshtrit të muzikës Agim Krajka ishte dhe në përmbyllje të 60-vjetorit të Ansamblit Popullor. Gjatë koncertit mjeshtri Agim Krajka u nderua me titullin e lartë “Nderi i Kombit”. Agim Krajka i kushtoi çdo ditë të karrierës së tij artistike, folklorit muzikor duke e eksploruar në çdo cep të Shqipërisë, për ta pasur si muzën më të shtrenjtë, më të dashur, e cila do ti jepte frymëzimet më të bukura për veprat muzikore, të cilat gjithmonë bënin tendencën e muzikës së kohës. Ai ishte i fundit që shkëputej nga folklori dhe i pari që ndiqte trendet e muzikës së kohës, prandaj të gjithë e kërkonin dhe donin të bashkëkrijonin e ndanin skenën me të. Në vitin 1963, Agim Krajka filloi studimet për teori e kompozicion, nën drejtimin “Artistit të Popullit” Çesk Zadeja. Krijimtaria e tij është voluminoze. Mjeshtri ka kompozuar qindra këngë, valle popullore dhe shumë pjesë për orkestër simfonike si: “Suite me valle popullore” për orkestër simfonike, “Uverturë rinore” për orkestër simfonike, “Romancë” për violinë e orkestër simfonike, “Fantazi” për fizarmonikë e orkestër simfonike. Krijimtaria e tij mori vlera të tjera me muzikën e shumë filmave. Kryeveprat e kinematografisë si “Çifti i lumtur”, “Zonja nga qyteti”, “Një shoqe nga fshati” etj, nuk do kishin vend të veçantë në historinë e kinematografisë tonë, pa kolonat zanore që shkroi për to “Mjeshtri i Madh” Agim Krajka. “Krijimtaria e tij është skenë e madhe që bashkon artistë të melodisë e valles popullore, të këngës së lehtë moderne, sepse muzika e tij është kinematografike e simfonike. E duan se ai i shkroi gjyshes, e duan se Agim Krajka është kompozitori i rinisë. Agim Krajka është kompozitori i dashurisë”, shkruan TOB.

Intervistoi: Julia Vrapi

Më të lexuarat