BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

kultura-lifestyle

Agim Krajka: Në artin shqiptar çdo gjë ka marrë fund, kam këngë të reja por nuk ka këngëtarë për t’i kënduar

Agim Krajka: Në artin shqiptar çdo gjë ka marrë fund, kam

Krijimtaria muzikore e kompozitorit Agim Krajka është një pasuri e madhe për artin. Kompozimet e tij në këngë të muzikës së lehtë, popullore, valleve, muzikë filmash, etj, janë vlerësuar shumë ndër vite. Edhe sot krijimet e kompozitorit të njohur e ruajnë suksesin e tyre. Në ditët sot vendi ku gjithmonë e gjen kompozitorin Agim Krajka është “Lemza”, lokali të cilit i vuri emrin e një prej këngëve të tij më të bukura, krijimi i disa dekadave më parë. Tregon se ky është vendi ku herë pas herë vijnë dhe miqtë e tij, e gjithmonë vëmendja shkon te krijimtaria muzikore dhe problemet që has sot. “Mjeshtër i Madh” për kontributin e tij, Agim Krajka tregon se brezi i tij ka punuar dhe studiuar shumë për muzikën, por sot fatkeqësisht kjo nuk është sa duhet tek më të rinjtë. Kjo tregohet herë pas here tek këngë, që sipas kompozitorit duken sikur janë njëlloj, i mungon ajo cilësi që ti bëjë të jenë ndryshe. Në intervistën e tij këtë muaj të parë të viti, kompozitori Agim Krajka një emër i shquar në muzikën shqiptare, vijon të pohojë se nuk investohet sa duhet për krijimtarinë. Gjithmonë këmbëngul, që baza duhet të jetë në tabanin tonë kombëtar, por që duket se ka humbur jo pak ndër vite. Problem për kompozitorin, arti dhe kultura kanë humbur shumë. Institucionet janë në gjendje që tregojnë se ka munguar investimi që duhet, dhe kur flitet për krijimtari të re edhe ajo është e paktë në ansambël. E drejta e autorit, një tjetër problem që shqetëson krijuesit dhe që duket se situata nuk po ndryshon. Me një krijimtari të pasur, në këngë, muzikë filmash, e më gjerë, kompozitori pohon se ka marrë vetëm 10 mijë lekë të reja nga muzika e filmave të Kinostudios. Nuk shikoj të kemi një Ministri Kulture shton më tej kompozitori, duke shprehur keqardhjen për gjendjen që kanë institucionet.

-Lokali “Lemza” mbetet një nga vendet tuaja më të preferuara?

Ky është vendi më i mirë për mua. Vendi që ka dhe emrin e një prej këngëve të mia, “Lemza”. Natyrisht që këtu e kam dhe si vend takimi dhe për shokët e miqtë e mi. Kur vijnë e pimë dhe kafen këtu, bisedojmë, problemet, jeta e përditshme, flasim për muzikën ndër vite, kujtojmë ato kohë që kemi kaluar. Koha ime dhe e gjeneratës sime nuk ka ikur, por nuk riprodhohet më. Në kohë tonë të bëheshe kompozitor duhet të mbaroje Akademinë e Arteve. Unë kam mbaruar shkollën me gjigandin e muzikës shqipe Çesk Zadenë, pedagog kam pasur dhe Nikolla Zoraqin, Hamide Stringa, Tish Daija, të cilët më kanë dhënë gjithë ato që më mungoni, dhe nuk i gjeja dot në kërkesat e mia. Kisha talentin, mundësinë për të krijuar këngë të bukura, etj, por kur vinte puna për ti materializuar dhe të përgjigjesha profesionalisht për to u desh të mbaroja studimet për kompozicion.

-Më herët në reagimet tuaja keni pasur vërejtje për kompozitorët e rinj. Këshillat tuaja për ata?

Akademia e Arteve të jep një gamë aq të madhe, që po t’ia kërkosh vetes ia gjen. Kemi muzikën e filmave, orkestracionet e tyre, veprave simfonike, etj, duhet ti njohësh dhe të kesh marrë mësime për së mbari, dhe më pas vihet dhe tek tema jote. Por sot kanë ndryshuar gjërat. Mbase atyre nuk i duket keq, por për mua në krijimtari në muzikë ka marrë fund gjithçka. E kam thënë dhe më parë, që vetëm me një aparaturë elektronike në shtëpi, nuk ka më krijimtari si dikur. Këshilla ime, nuk bëhesh dot kompozitor se e quan veten të tillë. Duhet të investosh për tu bërë kompozitor i mirë. Por sot nuk investohet si duhet për të marrë dije. Ata që merren vetëm me elektronikë janë pseudokompozitorë. Shikojmë sot këngë që janë njëlloj, sepse nuk ka vëmendje që duhet në muzikë. I kemi këngët njëlloj, dhe nuk gjejmë këngë të veçanta që të themi, kjo ndryshon. Po ju jap një shembull në këngët e mia. “Djaloshi dhe shiu”, një këngë që është krejtësisht tjetër me “Këngën e gjyshes”. Ndërkaq që kjo e fundit është krejt ndryshe me këngën “Lemza”. Njeriu duhet të krijojë në fillim në mendjen e tij si duhet të jetojë kënga. Në radhë të parë jo nëse i pëlqen të tjerëve, por a e pëlqen vetë krijuesi këngën. I pari është kompozimi, po të jetë i bukur tingëllon bukur. Koncepti për kompozimin sot është tjetër.

-Si është për ju?

Kënga “Lemza” është krijuar në 1961 dhe jeton dhe sot. Pse? Sepse muzika duhet të jetë krijimtari e shkruar bukur. Në krijimtari njeriu duhet të gjejë melosin e kombit vet, melosin e tij, por kush e vret mendjen sot për tabanin tonë, për folklorin tonë, sa shqiptare është muzika. Që të bësh një këngë shqip, janë elementët që e ndërtojnë atë këngë të marrë në popull. Jo të vjedhur në popull, por të riprodhuar në popull . Kështu doli dhe kënga “Djaloshi dhe shiu”, të gjitha elementët të dalë nga muzika e popullit. Unë gjithmonë në krijimtarinë time jam mbështetur në tabanin tonë kombëtar. E njihja shumë mirë muzikën popullore dhe mbështetesha në atë krijimtari. Më ka ndihmuar shumë kjo krijimtari, por është vlerë e popullit. Por prej vitesh ka humbur interesi që duhet për kompozimin në këngë. Në art dhe kulturë ka humbur shumë. Fatkeqësisht unë nuk e di a ekzistojnë sot më institucionet. Kemi sot institucione të artit, që lënë për të dëshiruar.

-Institucionet e artit kanë varësi nga Ministria e Kulturës. Ju me aq sa e keni ndjekur aktivitetin artistik, gjendjen që kanë sot, çfarë mendoni për ministrinë?

Unë kam vite që jam kthyer nga Amerika, dhe nuk e di a ekziston një Ministri Kulture te ne. Nuk e di me çfarë është marrë ministria. Shikoni si është bërë Ansambli Kombëtar, prej vitesh është folur që duhet më shumë vëmendje. Sot Ansambli jeton akoma me krijimtarinë, veprat dhe vlerën e para ’90. Janë po ato valle, po ajo krijimtari muzikore në pjesën më të madhe të aktivitetit të tij. Mund të jenë rinovuar mbase elementët që kërcejnë, por gjeje sot një Naile Hoxha, një Xhevdet Hafizi, Ibrahim Tukiçi, etj. Ka humbur ajo që duhet të të emocionojë. Pas viteve ’90 në arte ka marrë fund gjithçka. Më thoni sa jeni të kënaqur sot me muzikën që bëhet? Sa jeni të kënaqur me filmin sot? Kanë probleme dhe kjo tregon se ka munguar vëmendja e duhur nga shteti. Në Ansambël vijojnë dhe sot vallet e Panajot Kanaçit, Besim Zekthit, dhe ata i riprodhojnë. Ndër vite jam shprehur se nuk mund ti lihej në atë gjendje Ansambli Kombëtar. Mos harrojmë kemi marrë Gjerdanin e Artë dikur në një festival ndërkombëtar të folklorit botëror, që u zhvillua në Dizhon të Francës. Po ku e keni sot atë që bëhet për kulturën e kombit tonë?

-Gjatë vitit që lamë pas nga Ministria e Kulturës u fol për ligjin e ri të së drejtës së autorit dhe u pohua se situata problematike do kishte ndryshim. Për ju si kompozitor, sa problem vijon të mbetet e drejta e autorit?

Nuk po flas për këngët, por nga muzika e filmave që kam realizuar kam marrë vetëm 10 mijë lekë të reja. Janë tetë filmat e Kinostudios me muzikën time, por nuk jam paguar më. Nuk kam marrë asnjë cent as për muzikën vokale, as për atë instrumentale, as për vallet që kam shkruar në Ansamblin Kombëtar apo këngët. E vetmja që gëzoj nga gjithë ajo krijimtari është vetëm pensioni dhe 10 mijë lekë të reja. Kur erdha nga Amerika Shqipërinë e gjeta me rrënim në art, e gjeta me muzikë tallava, etj. Unë nuk u ktheva nga Amerika se mund të merresha me artin, por kur thotë populli, breshka ferrën do. Fëmijët u shkolluan në Amerikë dhe vijuan aktivitetin, dhe unë mendova më mirë të kthehem në vendin tim. Por këtu shikoni sot si janë institucionet e artit. Mjerim. Kam dëgjuar që do të ketë investime, uroj të bëhen mirë.

-Në një nga intervistat tuaja më herët jeni shprehur se keni këngë të reja, që i keni shkruar. Pse nuk kemi dëgjuar asnjë nga këto krijime deri tani?

Kam këngë të reja që kam shkruar, por nuk mendoj se do t’ia jap dikujt ti këndojë. E them këtë, sepse nuk ka nga ata këngëtarë të formuar që duhet për krijimtarinë time.

Intervistoi: Julia Vrapi

 

 

Më të lexuarat