BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

kultura-lifestyle

Agim Sulaj: Galeria Kombëtare e Arteve jashtë funksionit, ka ndërprerë çdo komunikim me artistët

Agim Sulaj: Galeria Kombëtare e Arteve jashtë funksionit, ka

Problemet në jetën artistike për piktorin Agim Sulaj tregojnë se ka munguar vëmendja dhe mbështetja për artin nga institucionet. Në intervistën për “SOT” piktori i njohur Agim Sulaj tregon se një GKA nuk funksion nëse nuk blen vepra arti, dhe sipas tij është shqetësuese që institucioni fle në një kohë kur Shqipëria ka artistë të zot. Për piktorin e vlerësuar dhe në shtete të ndryshme, përgjegjësia për situatën shkon dhe te Ministria e Kulturës. Sipas tij nëse është dëshira e ministrisë gjenden fondet për të blerë disa vepra arti në vit nga artistët. Mungesën e ekspozitave kombëtare piktori e shikon me shumë problem, sipas tij nëse vijon kjo situatë pa aktivitete dhe promovime të krijimtarisë së artistëve, kjo po e çon artin drejt anonimatit. Këto ditë në Tiranë piktori i njohur ka çelur ekspozitën “Rrënjët 3”, ku deri tani publiku ka shfaqur përshtypjet më të mira për krijimtarinë e tij.

-Jeni rikthyer në Tiranë për “Rrënjët 3”. Çfarë mund të na thoni për ekspozitën tuaj, që e ka krijuar traditën e saj?

Ekspozita “Rrënjët 3” ka pasur goxha entuziazëm dhe njerëz, dëshirë për të parë pikturën time nga afër. Ka pasur kuriozitet për të deshifruar tablotë e mia, detajet artistike dhe mënyrën e punimit si dhe dashamirës koleksionistë, që kërkojnë punët e mia. Të gjitha këto më bëjnë entuziast dhe japin një gjendje pozitive në qëndrimin tim në Shqipëri. Ekspozita është e ndarë në dy grupime. I pari që fillon me historinë, një lloj përshkrimi piktorik i rilindësve ose luftëtarëve ose tablove historike, ku bënte pjesë një nga punët më të rëndësishme “Koka e prerë e Ali Pashait”. Vepra është një variant i dytë i tablosë së parë origjinale, që kam bërë në 1989 dhe është në muzeun e Janinës. Këtë tablo në përmasa më të vogla e kam pasur dëshirë t’ia ktheja dhe publikut në Shqipëri. Një vepër që u bë me përmasa më të vogla dhe ishte një miniaturë, e kam punuar me detaje shumë të imta, por kjo tablo u shit te “Rënjët 3”. Në ekspozitë kemi të bëjmë dhe me disa peizazhe të vogla ovale, që në Itali përdoren. Po ashtu kam dhe një peizazh të qytetit të Riminit, ku unë jetoj, një urë e vjetër që lodh dy lagjet e qytetit me qendrën. Por ka dhe vepra të tjera që janë të ekspozuara, si Ura e Bratit e fashiti tim. Janë punime që janë prezantuar për herë të parë, dhe tabloja e Ali Pashës u shit sepse pati kërkesë nga një privat, si dhe tabloja me Skënderbeun u shit. Unë në Vitin e Skënderbeut erdha në Shqipëri, dhe doja që tablonë për Skënderbeun dhe të Ali Pashës ti merrte GKA për fondin e veprave, ose ti Muzeu Historik Kombëtar. Por gjeta një ftohtësi prej institucioneve madje nuk kanë ardhur as në inaugurimin e ekspozitës.

-Artistët akuzojnë GKA për mbyllje të dyerve. Çfarë mund të na thoni?

Mua më duket se nuk po funksion Galeria Kombëtare e Arteve. Është si një derë e madhe e mbyllur. Unë kam shkuar dy vite më parë, sepse doja të shikoja veprat e Vangjush Mios, mirëpo nuk e gjeta fare në atë sallë ku unë e dija. Më thotë një punonjëse aty që punët janë ngjitur lart në një tjetër vend. Unë i shikoj si vende të shenjta dhe nuk mund ta spostosh diku tjetër. Në 2004 unë kam bërë një kërkesë për një ekspozitë personale në GKA, ishte drejtor Abaz Hado dhe funksionoi mirë. GKA funksiononte në ritmet e një galeria kombëtare. Në 2008 ishte Genc Mulliqi drejtor, që ishte dashamirës dhe kam ekspozuar dhe atë vit. Por më pas gradualisht GKA filloi të flerë, filloi gjumin e madh, një lloj ndërprerje të komunikimit me njerëzit, me artistët, duke filluar që nga mosblerja e veprave të artit, nga kuratorët, që nuk merreshin me zhbirimin e veprave të artit. GKA ka kuratorët e saj, që edhe shkruajnë për artin, janë dhe kritikët e pikturës. Shqipëria mendoj për kritikë të artit ka goxha hapësirë, sepse jemi në një shpërthim të madh, ku artistët zhbirojnë çdo rrugë të tyre. Vërtetë liria është e shenjtë, por dhe pa një dije ku do të arrish nuk mund të lihet, sepse çoroditet arti. Por sot GKA ka filluar të flejë dhe shikoj që sa më shumë fle, akoma dhe më të rëndë e ka gjumin.

-Që pas viteve 90 artistët pohojnë se GKA nuk ka funksionuar si duhet për të blerë veprat për fondin. Sa është shqetësuese?

GKA minimumi duhet të blejë 2-3 punime në vit dhe kjo është minimumi. Nëse nuk blen punime nuk ka më interes për njerëzit dhe të artistët. Nëse kjo do të vijojë GKA izolohet dhe kthehet në një muze. Duke qenë në gjumë GKA, atëherë detyrimisht kthehet në muze sepse nuk blen as punë të artistëve si dikur. Duke mos blerë punë i heq kureshtjen dhe publikut të vijë në galeri dhe të shikojë vepra të reja, stile të reja. Por unë do ta pëlqejë GKA siç e ka çdo shtet, që duhet të funksionojë dhe me ekspozita dhe me kuratorë të jashtëm apo brendshëm. Të bëhen ekspozita siç bëheshin dikur në GKA, sepse do ti japin ritmikë institucionit. Ndoshta dhe ky fond me vepra në GKA që nuk pasurohet, ai mbetet në vitet e para ‘90 dhe në situatat e një muze. Galeria po nuk u pasurua harrohet dhe koha se çfarë kanë krijuar artistët në atë periudhë. Pra është anonime dhe nuk dihet se çfarë kanë krijuar artistët. Është fondi me vepra i realizmit socialist, por më pas çfarë u bë? Edhe nëse janë blerë mund të jetë bërë shumë pak dhe nuk të japin profilin e kohës që kalojmë.

-Këtë vit mungoi dhe konkursi “Onufri” në GKA. Ju çfarë kërkoni?

Po u mbyll dhe “Onufri” i hiqet frymëmarrja GKA. Ekspozitat që bëhen në galerinë kombëtare janë frymëmarrje për institucionin. Ngecja e “Onufrit” mund të jetë ose gjëra teknike ose mungesë fondesh. Por mungesat e fondeve më duket pak çudi. Ministria e Kulturës duhet të mendojë dhe për artistët. Vërtetë jemi në ekonomi tregu ka probleme, por dhe artistët duhen ndihmuar jo të lihen në këtë gjendje. Është GKA ajo që mbledh dhe organizon artistët, i sistemon brenda linjave të saj pa e tepruar. Por galeria mund të organizojë 2-3 ekspozita në vit, dhe prej tyre mund të blihen dhe veprat e artit. Ekspozita mund të bëhen me peisazhin tonë përshembull, mund të merreshin 4-5 vepra të Vagjush Mios dhe të ftoheshin dhe piktorët e tjerë me peisazhet e tyre dhe mund të ishte një ekspozitë “Vangjush Mio pret kolegët e tij”. GKA nuk mund të blejë nga çdo artist tablo, por nga këto ekspozita mund të blejë më të mirat për fondin.

-Deri tani GKA me tre ekspozita, si ndikon kjo për publikun?

Nëse vijon kjo gjendje publiku mund të të largohet. Nuk mund të thuash më që Shqipëria është kaq e varfër saqë një Ministri Kulture të mos ketë mundësi të organizojë një ekspozitë vjetore me 2-3 çmime. Por mua më duket e lënë pas dore qëllimisht. 10 mijë euro për një ministri të një vendi, që në fundvit të blejë 3 vepra të artistëve më të mriz nuk besoj do jetë kaq problem, dhe kjo i shërben dhe pasurimit të veprave të fondit në GKA. Më vjen keq për artistët në Shqipëri, që janë në gjendje që lë për të dëshiruar. Ka akoma artistë të zot Shqipëria, që po i rezistojnë vështirësive për të mbijetuar. Unë kam biseduar me kolegët e mi dhe shumë prej tyre janë dhe të vrarë shpirtërisht. Muzeu Historik Kombëtar duket se po mbush pak atë boshllëkun që ka krijuar GKA. Muzeu duket se i është futur linjës së ekspozitave edhe pse nuk ka kushtet e mira për të ekspozuar veprat. Sallat e muzeut janë ato të vjetrat, që kanë ngelur dhe nuk janë të përshtatshme për një galeri, aty po shfrytëzohen muret vetëm për të varur pikturat. Artistët i kanë lënë përpiquni sa të mundeni vetë. Por nuk është gjë e mirë ta lësh artin shqiptar kështu. Nuk po them të blihen vepra çdo muaj, por mund të bëhen ekspozita vetëm me autorët shqiptarë sepse nganjëherë vijnë artistë të huaj si me parashutë në GKA për ekspozita, sa krijohet dhe mister se nga i gjeti këta artistë kur ka kaq autorë të zot në Shqipëri. Të bëjë GKA një ekspozitë kombëtare përshembull me titull “Bjeshkët” apo “Transparenca e Vlorës, gurët” apo “Guri dhe betoni”, mund të kemi dhe tema sensibël për ambientin.

-Ky vit po mbyllet dhe pa një kalendar artistik GKA. Si ndikon kjo për institucionin?

Një drejtor në GKA që është emëruar të drejtojë institucionin, që vetëm sa vjen hap galerinë dhe e mbyll e ikën, pyes po prit se ai paguhet për punën? Për çfarë po paguhet drejtori, për të hapur derën e GKA dhe të iki në mbrëmje në shtëpi?

-Nëse vijon kjo situatë me artin çfarë ndodh?

Nëse kjo situata me probleme do të vijojë artin shqiptar po e çon drejt anonimatit. Drejt asgjëje, po sfumohet.

-Ju vijoni me pjesëmarrje në konkurse të ndryshme në botë, jeni vlerësuar me çmime. A keni pasur ftesë nga institucionet shqiptare për të prezantuar punët tuaja?

Unë nuk kam pasur ftesa nga institucionet, as nga Ministria e Kulturës as nga GKA. Madje dhe me çmimet ndërkombëtare që kam marrë, asnjë mesazh nga institucionet. Me mua institucionet nuk kanë komunikuar ndonjëherë dhe nuk ndihet mirë artisti kur nuk vlerësohet në vendin e tij.

-Në Umbria ju do të hapni një ekspozitë me karikaturat që keni bërë te “Hosteni” dikur. Punimet nga cili vit fillojnë?

Me datën 16 dhjetor unë do të çel ekspozitën time në Umbria, në sallën e bashkisë. Vendosa që në atë ekspozitë të dërgoj pjesën më të madhe të karikaturave, që janë botuar dikur te revista “Hosteni”, sepse unë i ruaj punët. Punimet janë nga viti 1985 deri në 1988. Unë i zgjodha qëllimisht ato punime në karikaturë, sepse po ti shikosh i flasin dhe kohës sot. Kanë dhe mesazhet për kohën sot, por kam dhe temat që kam trajtuar gjatë këtyre viteve në Itali. Ndërkohë që vazhdon puna ime dhe me konkurrime të tjera në botë për karikaturën.

Intervistoi: Julia Vrapi