BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

kultura-lifestyle

Agron Domi: Europa na mbështet me fonde, Mirela Kumbaro me postime në Facebook

Agron Domi: Europa na mbështet me fonde, Mirela Kumbaro me postime në

Tirana International Film Festival (TIFF) është event i rëndësishëm kinematografik, që zhvillohet në Shqipëri jo vetëm për nga vjetërsia dhe eksperienca, por edhe për numrin e madh të aplikimeve dhe aftësinë selektive të filmave, programit të pasur dhe zbulimeve interesante. Drejtori i festivalit Agron Domi pohon se edicioni i 15 që ka nisur në Tiranë është me një numër rekord filmash, premiera botërore dhe shqiptare. Në intervistën për “SOT” drejtori Domi flet për punën që është bërë për festivalin me 254 filma dhe programet e tij. Por shqetësuese për drejtorin e TIFF vijon të mbetet mungesa e vëmendjes që ka Ministria e Kulturës për evente të tilla në jetën artistike. Sipas tij në një kohë që TIFF ka gjetur mbështetje dhe nga Creative Europe ka munguar mbështetja e duhur financiare për festivalin nga Ministria e Kulturës. Drejtori Domi pohon se janë buxhete të pakta, që nuk jepen as sa kufiri që ka vënë vetë ministria për financime. Sipas tij dhe mungesa e transparencës është shqetësuese, një situatë kjo që vijon njëlloj në ministri. Nuk dihet kush vlerëson projekte apo dhe si ndahen buxhetet.

-Po zhvillohet edicioni i 15 i TIFF në Tiranë për ju si ka qenë deri tani atmosfera e festivalit?

Është një festival me një rekord numër filmash, më i larti i shfaqur ndonjëherë në Shqipëri. Janë  254 filma në TIFF dhe të gjitha premiera kombëtare dhe disa janë premiera botërore, evropiane apo rajonale. Këtë vit kemi bërë një ndryshim në strukturën e programit në competition, duke i dhënë një hapësirë të gjerë filmit dokumentar me metrazh të gjatë, të mesëm e të shkurtër. Në festival për vlerësimin e filmave kemi gjashtë juri ndërkombëtare.

-Përveç programit kualitativ në competition me filma të vlerësuar gjerësisht në festivalet më të rëndësishme europiane të kategorisë A me 167 filma në konkurrim çfarë mund të na thoni për dy programet kryesore speciale Panorama dhe Focus me 87 filma?

Fokus është i përbërë nga disa programe, ku më i spikaturi është homazhi kushtuar regjisorit të madh shqiptar Viktor Gjika, me rastin e 80-vjetorit të lindjes. Në bashkëpunim të ngushtë me AQSHF organizojmë shfaqjet e 4 filmave të tij më të spikatur të subtitruar në gjuhën angleze. Programi i ri në Focus është Made In Albania ku do të shfaqen për herë të parë prodhime kinematografike të realizuara në Shqipëri apo në gjuhën shqipe. Ky program reflekton rritjen e ndjeshme të prodhimit kinematografik në Shqipëri e Kosovë, sidomos të filmit indipendent. Mes të tjerave në Focus mbetet po ashtu edhe programi special më tradicional i TIFF: Reflecting Albania. Panorama është seksioni me filma, që i dedikohen programeve tematike për fëmijët, adoleshentët, gratë, problemet midis brezave, emigracionin dhe plagët e krizës botërore financiare dhe të identitetit, integrimit të personave me aftësi të kufizuara, LGBT, panoramës ballkanike të filmave të shkurtër, etj. Veçanërisht filmi për fëmijë ka qenë një synim i veçantë gjatë programimit të edicionit të 15-të duke i kushtuar një hapësirë të veçantë me filma të metrazhit të gjatë, fiction dhe animacion si një investim afatgjatë për rritjen e audiencës shqiptare në kinema dhe stimulimin e fëmijëve e të rinjve me frekuentimin e sallave të kinemave si vende edukimi, kulturimi dhe rekreacioni. Për këtë arsye kemi bashkëpunuar ngushtë me Qendrën Kombëtare Kulturore për Fëmijë dhe filmat e këtij programi do t’i shfaqim te Teatri i Kukullave. Special Screenings do të ketë premierën rajonale të filmit dokumentar të vlerësuar në Locarno Film Festival, A Skin So Soft nga regjisori i mirënjohur kanadez, Denis Cote. Në vijim të projektit të suksesshëm që startuam vitin e kaluar Festival to Date, Festivali Simultan si një skemë inovative të shpërndarjes së filmit europian, në bashkëpunim me CutAway, partnerin tonë maqedonas, dhe të mbështetur nga programi MEDIA i Creative Europe sjell dy premiera të suksesshme të metrazhit të gjatë: Fado dhe filmi për fëmijë Raffi. Sipas projektit të miratuar këto filma do të shfaqen në mënyrë simultane në të njëjtën ditë dhe orë në Tiranë dhe në Shkup gjatë Festivalit Europian të Filmit Cinedays si dhe në platformën VOD Cinesquare.net.

-TIFF vjen në edicionin e 15, sa është mbështetur këtë vit nga Ministria e Kulturës. Si është vlerësuar ky projekt?

Festivali është me shumë të ftuar të rëndësishëm, zhvillohet për nëntë ditë. Gati gjatësinë që kanë festivale të kategorisë A dhe i afron Tiranë një paketë të rëndësishme për të qenë dinjitoze. Për rëndësinë që ka për prurjet kinematografike, të tillë vëmendje duhet të kishte dhe nga Ministria e Kulturës. Por ne nuk po shikojmë ndonjë ndryshim nga Ministria e Kulturës për aktivitete kulturore. Problem tjetër për aktivitetet kulturore në Shqipëri nuk po krijohen ende mekanizma të tillë që të përfshinte biznesin apo të tjera burime financimi. Nga ana tjetër ministria të krijonte një grup pune nga ata që të merrnin kriteret, të studionin dhe të krijonin disa sisteme se çfarë janë aktivitetet që kanë impakt dhe i bëjnë jehonë më shumë Shqipërisë në Europë, që shërbejnë si ambasadorë të mirë të kulturës dhe këto projekte të mos kalonin në radhën e aplikimeve 1 vjeçare të ministrisë, por do të ishte një lloj ndihme një kalendar i qartë dhe me platforma, të mos ishim të kufizuara në aplikimet e ministrisë që thotë do të financoj deri në x milionë. Në ministri vënë një kufi të buxhetit edhe pse festivali çdo vit ka ambiciet për më shumë sa i takon zhvillimit si aktivitet. Festivali ka kërkesat e veta dhe nuk mund ta kufizosh. Nuk mundet që në të njëjtën garë të futet dhe një festival si TIIF që po zhvillon edicionin e 15 dhe një tjetër projekt që sapo ka nisur apo evente të tjera që bëhen vetëm njëherë që nuk lënë asnjë gjurmë. Të krijoheshin dy ndarje të financimit, një ndarje hierarkike dhe strategjike, ku ministria identifikohesh me disa aktivitete pra i konsideronte patrimon të vetin dhe aktivitetet e përkohshme që sigurisht mund ti gjykojë. Të kishim vlerësime më të hapura, më transparente vlerësimet për projektet apo evente të rëndësishme sepse nuk mund të quhet më projekte një event i tillë si TIFF. Projekt është një njeri që shkon aplikon në ministri si projekt. Por TIFF ka treguar që nuk i ka ulur ambiciet e veta dhe kërkesat meqë fondet publike janë ulur. Përkundrazi ka qenë si festival më ambicioz dhe ka krijuar në forma të tjera të tentojë të kërkojë dhe fonde në Europë. Por nga ministria pati një fond minimal.

-Pra TIFF ka gjetur një mbështetje nga fondet europiane...

Ne kemi aplikuar për festivalin tonë në Europë. Dhe këto evente që vlerësohen në Europë është gjynah, është krim mos të marrin një vëmendje më speciale nga vetë Ministria e Kulturës, që dhe ajo paguan një shumë për Creative Europe. Duhej të kishte një ekuivalent midis atyre eventeve që specifikohen nga Creative Europe, pra ndahen nga aplikimet e tjera dhe marrin vlerësim atje dhe po këtë vlerësim special duhet të kishte dhe nga Ministria e Kulturës. Ju më pyetet se sa është vlerësuar nga Ministria e Kulturës festivali, por këtë vit ka dhënë një ndihmë fare minimale. Kur u bënë projektet në shkurt ka dhënë një ndihmë minimale për TIFF sikur të ishte një aktivitet i zakonshëm, nuk dha as maksimumin e fondit që vetë ka caktuar ministria për projektet. Kjo sepse ministria ka si mentalitet të japë nga pak buxhete për më shumë projekte. Por duke e pjesëtuar fondin në shumë aktivitete, nganjëherë shumësia në një vend të vogël si ky i yni nuk lë gjurmë ngelet pa vëmendje. Duke u pjesëtuar në këtë mënyrë buxheti nxit pa dashje ose me dashje mediokritetin në art dhe kulturë. Ne e dimë fare mirë që duhen para për të zhvilluar evente të rëndësishme. Vetë Ministria e Kulturës apo dhe më tej që nga qeveria, për të bërë një koncert me Shkëlzen Dolin i duhen 300 mijë euro. Pra për të bërë një event madhështor për një natë duhen 300 mijë euro. Pse për festivale të këtij kalibri bien kaq poshtë? Eventi që u bë, pra koncerti është i një artisti që vjen nga Austria dhe kjo nuk e nxit në nivelin kombëtar. Ndërsa TIFF nxit studentët, regjisorët, pra i ka vënë dhe në një garë, nxit një grup të tërë njerëzish. Një festival që i promovon në nivel ndërkombëtar këta individë. Pra vetë ministria e di që kur do të bësh gjëra me kualitete duhet të kesh një shifër 300 mijë euro, por nëse do të kishte vetëm 1 milionë lekë të reja Doli çfarë do të arrinte të bënte në Tiranë?  

-Mungesa  e transparencës sipas artistëve vijon të jetë problem për projektet në ministri. Në gjykimin tuaj kjo situatë?

Sigurisht që kjo është një tjetër problem. Është kushtetuese, që duhet të ketë transparencë në Ministri të Kulturës. Nuk është në vullnetin e titullarëve të ministrisë. Transparenca është kusht, të dimë sa është fondi këtë vit, sa u shtua nga viti më parë, etj. Lirohen fonde kur bëhet fjalë për persona që vijnë si rasti që ju përmenda, për ata dalin fonde ekstra. Sa merr Doli është i gjithë buxheti i projekteve. Pra një individ vetëm në një natë merr një buxhet sa merr gjithë kultura në një vit. Kjo është e paimagjinueshme. Shifra e një koncerti e barabartë me buxhetin e kulturës së projekteve për një vit. Ne dhe tani që po flasim nuk dimë se kush është bordi, që vlerëson projektet në ministri. Ne nuk dimë kush i analizon nga ana financiare dhe artistike. Kush janë njerëzit në ministri që japin opinione, që bëjnë analiza dhe vendosin për projektet dhe buxhetin. Unë me TIFF aplikoj në Europë dhe marrim përgjigje se pse u vlerësua apo nuk u vlerësua projekti. Duke na dhënë dhe arsyet se pse fitoi apo nuk fitoi projekti, dhe duke qenë kjo unë e di se çfarë të korrigjoj vitin tjetër nëse nuk fitoj. Unë aplikoj dhe them objektivat e festivalit në Creative Europe, por te Ministria e Kulturës i lexon njeri këto objektiva? I lexon njeri planifikimet për projektin. Ministria e Kulturës nuk të jep asnjë shpjegim për projektin. Dhe sot që flasim unë nuk e di kush janë ata anëtarë të bordit në ministri. Për mua bordi duhet të ishte me njerëz jashtë ministrisë, me njerëz profesionistë të fushës që të mos kishte konflikt interesi dhe të gjykonin për aktivitetet. Një bord i thirrur nga ministria, por jo vetëm i përbërë me njerëz nga ministria. Nga ministria nuk vijnë as të ndjekin festivalin. Nuk vjen njeri ta ndjekë dhe të shikojë se si shkon festivali, që ka dhënë dhe vetë një buxhet. Kjo jo vetëm për festivalin, por dhe projekte të tjera dhe të bëjnë raporte. Por nuk vijnë sepse japin pak fonde. Ministria e Kulturës për aktivitetet mjaftohet vetëm me postimin në Facebook.  Duke bërë një gjë të tillë ministria mendon se e krye detyrën për eventet. Ministria këtë bën e poston në Facebook si aktivitet dhe bën dhe disa fotografi vetë ministrja kur shkon dhe kaq. Kemi një indiferencë totale nga ministria.

Intervistoi: Julia Vrapi