BREAKING NEWS

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për
x
BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x

kultura-lifestyle

Aleksandër Peçi: Konkurset e Ministrisë së Kulturës për veprat muzikore nuk ekzistojnë si praktikë botërore, kërkon veprën e më pas jep vlerësimin

Aleksandër Peçi: Konkurset e Ministrisë së Kulturës

Krijimtaria muzikore në vend po zhvillohet mes problemeve. Krijuesit pohojnë se është përgjegjësi e institucioneve, të cilët jo vetëm që nuk bëjnë porosi për veprat muzikore, por dhe mbështetja financiare mungon prej vitesh. Në intervistën për “SOT” kompozitori i njohur Aleksandër Peçi pohon se edhe një konkurs që Ministria e Kulturës çeli këtë vit për veprat muzikore ka gabime nga mënyra se si është konceptuar. Sipas tij, konkursi duhej të ishte menduar më me kujdes në shpalljen e kritereve. Për kompozitorin e njohur, i cili prej vitesh me veprat e tij po merr vlerësime në skenat shqiptare dhe të huaja, jemi në një situatë kur edhe TOB nuk ka dot mundësi që të porosi vepra nga krijuesit. “Mjeshtër i Madh” kompozitori Aleksandër Peçi tregon se baleti i fundit i shkruar shqiptar ka qenë ai për Gjer Elez Alinë para viteve ’90, pas kësaj kohe ka munguar. Ai pohon se është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, që të ketë një fond për kompozicionin.

-Festivali “Pianodrom” ka nisur edicionin e gjashtë këtë vit në Tiranë. Për ju ku qëndron e veçanta e këtij edicioni?

Ky është një event, që unë e kam drejtuar së bashku me drejtoren artistike Etrita Ibrahimi. Përgjithësisht ne i projektojmë që një vit më parë programet, pjesëmarrësit, interpretët dhe datat, kush do të vijë nga jashtë dhe kush do të zgjidhet nga ata që janë më të mirë brenda vendit. Është një punë që kur e bën me pasion dhe dëshirë, e ka brenda më shumë çlodhjen se sa lodhjen. Në edicionin e tij të gjashtë festivali ka në qendër të tij pianistë e interpretues të talentuar nga Nju Jorku, Trieste, Roma, Kosova dhe Shqipëria, që do të ngjyrosin me tinguj klasikë e bashkëkohorë sallën e UA. Një pjesë e programit është konceptuar me muzikë të shekullit të 21. “Pianodrom” mbetet festivali promotor i muzikës bashkëkohore. Festivali këtë vit ka 41 vepra që janë të trashëgimisë botërore si Bach-Busoni, Glinka, Prokofiev, Bartok, Listz, Stravinsky, Reger, Mozart, Chopin, etj. Në festival për publikun do të luhen dhe 24 vepra shqiptare të 16 autorëve Ibrahimi, Lara, Harapi, Dizadri, Sina, Zacharian, Simaku, Tole, Çene, Çekiçi, Mullaj, Sopiqoti, Dhamo, Spahiu, etj. Nëntë produksione gjatë festivalit, që përfshijnë 65 vepra në total. Në këtë festival janë nëntë vepra shqiptare, që luhen premierë botërore.

-Sa është mbështetur festivali juaj këtë vit, aplikuat për projektin në ministri?

Për festivalin e këtij viti unë nuk kam kërkuar ndihmë nga Ministria e Kulturës. Do të mbështet nga Bashkia e Tiranës por ka dhe donatorë të tjerë privatë, që na kanë mbështetur për zhvillimin e festivalit.

-Në gjashtë vite me sa vështirësi jeni përballur me zhvillimin e festivalit?

Nga gjashtë festivale “Pianodrom” Ministria e Kulturës mund të ketë mbështetur tre. Problemi është, që duhet të ketë vëmendje më të madhe nga Ministria e Kulturës. Unë do të doja shumë, që festivali të ishte dhe në Korçë, apo dhe në ndonjë qytet tjetër, por kjo kërkon mjetet dhe mungojnë. Është e rëndësishme, që krijuesit shqiptarë në festivalin “Pianodrom” e kanë pasur vazhdimisht portën të hapur. Është i vetmi festival, ku këtë vit luhen 24 vepra shqiptare, por në edicionet e tjera mund të ketë pasur dhe më shumë. I vetmi festival, ku kompozitorët e rinj dhe muzika e shekullit të 21 është e mirëpritur dhe mirëseardhur. I vetmi festival që është shndërruar në një stimulator apo gjenerator, ku kompozitorët e rinj në mënyrë të veçantë gjejnë hapësirë dhe luhen veprat e tyre. Unë jam dhe profesor titullar këtu në universitet, dhe më dhemb shpirti, që të gjithë atë investim që bëj unë dhe kolegët e mi për brezin e ri të kompozitorëve të shkojë dëm.

-Çfarë duhet bërë nga institucionet?

Duhet të ketë një strategji në aktivitetin e institucioneve tona, për ti dhënë më shumë hapësirë dhe për ti lënë vend krijuesve dhe veprave shqiptare. Unë e them me bindje, që ka vepra të mira muzikore, ka të bukura, që duhet ti marrin në konsideratë institucionet qoftë Orkestra e RTSh apo dhe Orkestra e TOB. Kemi emra kompozitorësh interesantë, që duhet të kalojnë në filtrin e publikut. Nga klasa ime e kompozicionit janë 3 kompozitorë veprat e të cilëve luhen në Melburn, Australi. Po sa larg është Australia, dhe si ndodh kjo? Kjo ndodh sepse vjen një kompozitor shumë i mirë australian dhe dëgjon disa kompozitorë të mirë, dhe zgjedh nga klasa e Aleksandër Peçit Dorian Çenen, Ergis Spahiun, Enis Mullën dhe i luhen veprat atje më pas. Ky është një stimul për këta kompozitorë, por dhe vetë kolegët e tyre, që me punë dhe mund të arrihet shumë gjëra. Ne bëjmë një punë të çmuar si krijues, por duhet dhe vëmendje nga institucionet.  Janë institucionet që duhet të organizojnë konkurse. Duke organizuar konkurse si në botë, ka më shumë mundësi për artistët, ku elementi i talentuar del në sipërfaqe, dhe ai në vetvete bëhet një lokomotivë, që të tërheq nga pas talentet e reja. Por këtu edhe një konkurs që u bë në 2012 nga MTKRS atë kohë, ikën tre ministra dhe as u shpallën çmimet. Aleksandër Peçi mori çmimin e parë me baletin “Dodona”, dhe as 15 milionë lekë të vjetra nuk ia dha ministria, që duhet të kishte nder. Po jepte 15 milionë lekë të vjetra për një vepër të re shqiptare, që e shpallën vetë konkurs. Ishte vepër shqiptare baleti, që nuk ka ardhur në skenën shqiptare që pas premierës së “Gjergj Elez Alisë”. Premiera e “Gjergj Elez Alisë” mund të jetë ndoshta dy vjet, pasi ka vdekur Enver Hoxha. E shikoni sa kohë e largët është. Ka qenë premierë e Feim Ibrahimit, por që nga ajo kohë nuk ka më premierë të baletit shqiptar.

-Çfarë mendon për konkursin me vepra muzikore, që ka hapur Ministria e Kulturës në kuadër të vitit të Skënderbeut?

Nga mënyra se si e kishin konceptuar për mua ka gabime.

 

-Çfarë gabimesh?

Gabimi është që ata i thonë kompozitorit, që shkruajë njëherë operën, baletin dhe muzikalin, na i sill veprat deri në një orë të përfunduar gjithë muzikën. Por kush është ai që merr e shkruan veprën, punon shumë, pa ditur nëse ajo do të vlerësohet apo jo. Unë nuk e di se sa mund të kenë çuar opera dhe balete, por jam i bindur që nga brezi im do të jenë të paktë. Bota nuk ka këtë praktikë me konkurset e veprave muzikore.

-Sipas jush si është në botë?

Në botë shpallet një konkurs për veprat muzikore. Thonë duhet të biesh sinopsin, që është një përshkrim teoriko-kompozicional me fjalë dhe skicat e motive të temave të zhvillimit të tyre, të strukturës, të personazheve, dhe kjo është faza paraprake. Shkruhet një skenë dhjetë minuta nga kompozitori dhe e dorëzon. Por konkursi që ka hapur Ministria e Kulturës këtë vit për veprat muzikore, është njëlloj sikur ti thuash një kineasti ti bëje filmin më pas sille në konkurs. Por si mund të bëhet kjo? Filmi kërkon pra që të xhirohet. Pohojnë konkursi në Ministri të Kulturës, por unë se di se çfarë do të sjellë ai konkurs. Unë vetë nuk marr pjesë në mënyrë absolute, sepse nuk mundet të investoj orë energjie për një opera apo balet, kur ata nuk kanë likuiduar akoma veprën baletit, që unë kisha më parë çmim të parë. Baleti “Dodona” me dy orë muzikë ende pa likuiduar. Po ku ka shkuar gjithë ai investimi im me dy orë muzikë dhe punë? Dhe ishte një vepër e shkruar në këtë stad pjekurie të Aleksandër Peçit pas 5 simfonish, 14 sonatash, 2 baletesh, një opera dhe gjashtë koncerte instrumentale. Nuk bëhet konkursi për veprat muzikore si e bën ministria. Është rasti i parë Shqipëria, që organizon një konkurs në këtë mënyrë sepse në botë nuk bëhen kështu. Në mënyrë kategorike unë nuk kam dëgjuar në botë të shpallen të tilla, ajo bëhet me porosi. Verdi kur ka bërë veprën “Aida” ka marr porosi nga teatri i operës së Kajros dhe nuk ka rënë dakord ta shkruante në fillim, sepse ishte honorari jo ai që mendonte. Ia kanë shtuar honorarin, ai e shkroi dhe është ajo kryevepër.

 

-Konkursi ku u shpall sipas jush fitues vepra e baletit “Dodona” ka qenë kur ishte një tjetër qeveri. Por ju vijoni të pohoni se keni të drejtën për pagesën e veprës. Pse?

Unë nuk kam pasur probleme nga ai staf dikur në MKTRS. Por iku ministri Bumçi erdhi dikush tjetër, më pas erdh Kumbaro dhe asgjë. Që nga 2012 dhe asnjë zgjidhje? Ku ka shkuar gjithë ai mund? Unë shkova mora pjesë në 2012 në një konkurs dhe asgjë.

-Ju prej vitesh kërkoni një fond të veçantë për krijimtarinë shqiptare. Çfarë po ndodh?

Ka qenë ideja ime që të kemi nga ministria një fond të veçantë për krijimtarinë shqiptare. Unë që kur kam marrë takim me ministren Kumbaro, ideja ime ka qenë të jetë një fond i përcaktuar në dispozicion të zhvillimit të kompozicionit. Si do të zhvillohet muzika? Kush i paguan krijuesit kur shkruajnë? Çfarë është bërë nga Ministria e Kulturës për të zhvilluar kompozicionin?

-Për ju sa është bërë ndër vite për kompozicionin, zhvillimin e tij?

Nuk është bërë asgjë për të zhvilluar kompozicionin. Unë di që fondi i ministrisë për projektet të paktën 6 vite më parë në mos më shumë ka qenë diku te 1 miliardë e 400 milionë lekë të vjetra. Tani ky fond është rrudhur në 380 milionë lekë të vjetra. Pyes çfarë u bë ai fond për projektet? A është më ky fond? Buxheti i projekteve duhet të kthehet në atë pikë që ka qenë, nëse shteti ia ka shkurtuar 4 fish buxhetin më pak, atëherë ata mund të vënë në disponon të projekteve rreth 400 milionë lekë të vjetra, por ai duhet të rikthehet atje ku ka qenë.

-Nëse vijojnë këto probleme çfarë ndodh me muzikën shqiptare?

Duhet që institucionet të bëjnë porosi, por dhe Universiteti i Arteve duhet të bëjë për veprat muzikore.

 -Me këto probleme, klima artistike në vend sipas jush si është?

Klima artistike krijohet në një mirëkuptim komunikimi ndërinstucional midis faktorëve që kërkojnë art në aspektin kreativ dhe organizativ, dhe institucionet. Pra këtu pushtetin e të krijuarit të artit nuk e kanë ministrat. Pushtetin e kanë artistët për të prodhuar art. Ky pushte i të prodhuarit të artit që e kanë veti të vetën artistët, duhet të jetë shumë i harmonishëm me ata që kanë pushtetin e politikave kulturore, ministri, ministrja. Por ne jemi në përplasje, dhe të gjithë ankohen. Ne të na rrojë pasioni i idealistit për të vazhduar edhe pse me kosto. Të kemi vëmendje te krijimtaria muzikore shqiptare. Të kemi një fond të kompozicionit.

Intervistoi: Julia Vrapi

Më të lexuarat